"A je me ne apo me arushën" - Shqiptarët në revolucionin Trump

25 Qershor 2025, 12:12Blog TEMA
"A je me ne apo me arushën" - Shqiptarët në

A je me ne apo me arushën, pyetje që u bë e vështirë në shekullin XXI

Nga Veton Surroi

1.

Është një dilemë ciklike me të cilën ballafaqohen kosovarët apo edhe shqiptarët në tërësi në momentin kur shtrohet pyetja se a duhet përkrahur një qëndrim politik amerikan apo evropian atëherë kur shfaqen divergjencat, e ato në masë të madhe shfaqen rreth Lindjes së Mesme. Në formën më të butë, kjo dilemë i shfaqet Shqipërisë kur duhet të votojë në OKB (Kosova është e liruar nga kjo dilemë për shkaqe evidente), dhe tashmë prej kohësh Shqipëria mbetet vendi pro-amerikan, edhe kur mbetet në një grup minimal vendesh që janë në përkrahje të Izraelit, një vendi që ushtron gjenocid në Gazë. Kryeministri Rama, me vetëthumbim disa herë në konferenca ndërkombëtare konstatoi për këtë lloj besnikërie të këtillë gati si për një pjesë të ADN-së kolektive të vendit: Shqipëria do të jetë vendi më pro-BE edhe po të mos (apo kur të mos) ekzistojë BE-ja.

Në formë më të vrazhdë kjo manifestohet me përkrahje për veprime ushtarake të SHBA-së, siç ishte lufta në Irak. Atëbotë unë isha njëri prej përkrahësve të kësaj ndërhyrjeje - (një përkrahje e gabuar për një ndërhyrje të gabuar) siç u bënë përkrahëse politika në Shqipëri e Kosovë. Për shqiptarët, të çliruar në Kosovë falë ndërhyrjes politike e ushtarake të prirë nga SHBA-ja më 1998 e 1999, ndërhyrja ushtarake amerikane kundër diktatorëve e autokratëve për të çliruar popuj të robëruar ishte krejtësisht e kuptueshme. 

Arsyet reale (si p.sh. a ka Iraku armë të shkatërrimit në masë), normat ndërkombëtare, vlerësimet gjeopolitike e të tjera ishin dhe ende janë të dorës së dytë për shqiptarët. Në një pjesë të madhe të ligjërimit tonë kemi një obligim moral të qëndrojmë pranë shtetit që na ka çliruar dhe ky është shtytësi ynë kryesor politik. Kështu ndodhi me bombardimin amerikan të Iranit: kryeministrat Kurti dhe Rama - çdonjëri veç e veç dhe në formën e tyre - vunë theksin si çështje parësore qëndrimin shqiptar pro aleatit strategjik e pastaj arsyetimin se bota është më e sigurt nëse një autokraci (a teokraci) si Irani mbetet pa mundësi për armë bërthamore.

2.

Bombardimi i Iranit nga ana e SHBA-së edhe tashmë si akt i kryer do të nxjerrë dilema morale. Njëra prej tyre është ajo e një pjese të madhe të vendeve evropiane, të OKB-së e të ekspertizës shkencore se bombardimi nuk ishte legjitim (legal jo se jo sipas së drejtës ndërkombëtare), sepse Irani ka njëzet vjet që dëshmon se nuk ka vënë në funksion procesin e vet bërthamor drejt qëllimeve ushtarake. Këtë në marsin e këtij viti e deklaroi edhe drejtoresha amerikane e inteligjencës, Tulsi Gabbard, konstatim i cili u hodh nga presidenti Trump. Tjetra dilemë është ajo e ligjërimit zyrtar amerikan: nëse nuk kishte (dhe nuk ka) ndërmend të zhvillojë armë bërthamore, çka i nevojitet Iranit uraniumi i pasuruar 60 për qind? Pyetje legjitime, ngase uraniumi për përdorim civil është pothuajse 20 herë më pak i pasuruar, e kalimi prej 60 për qind në 90 për qind sa nevojitet për armë bërthamore është relativisht i lehtë. Pra, Irani ishte më afër ndërtimit të armës bërthamore sot sesa që ishte para 20 vjetësh.

Por, përtej dilemave morale - për të cilat ligjërimi shqiptar nuk është mjaftueshëm i informuar dhe i përgatitur - bombardimi amerikan i Iranit ka nxjerrë në pah një “truism”, siç quhet në anglisht, pra një të vërtetë evidente që më nuk thotë gjë të re. E “truismi” është se në Iran çfarëdo qëndrimi do të merrte Evropa ishte krejtësisht irrevelante. Fuqitë evropiane dhe BE-ja u përpoqën deri në moment të fundit të mbanin të hapur tryezën negociatore - siç kishin prirë në procesin e Marrëveshjes më 2015, por presidenti Trump shpërfilli tërë këtë angazhim. 

“Truismi” rrjedh prej veprimeve të mëhershme të administratës Trump, që nga vendosja e tarifave ndaj shteteve partnere, shpërfaqja për aneksim të Grenlandës e deri te një krizë tjetër, ajo e luftës së Rusisë kundër Ukrainës. Aty, pa kurrfarë konsultimi me Evropën - e cila edhe po të mos ishte formalisht pjesë e Aleancës Transatlantike është hapësira në të cilën zhvillohet lufta - SHBA udhëhoqi negociata, deri tani të pasuksesshme, për të realizuar një premtim të atëherë kandidatit Trump, se do ta përfundonte luftën brenda një dite.

Veprimet e presidentit Trump, rrjedhimisht, nuk janë përjashtim i përkohshëm nga politika e zakonshme amerikane, por janë rregull i ri - ai i “rikthimit të sovranitetit amerikan”, siç quhej në fushatë pjesa e këtij revolucioni që po ndodh në marrëdhëniet mes SHBA-së dhe botës. Ndonëse SHBA-së nuk i ka munguar ndonjëherë sovraniteti, “rikthimi i sovranitetit amerikan” në revolucionin Trump do të thotë shkëputje prej botës së deritanishme, të ndërtuar në masë të madhe me udhëheqje amerikane nga viti 1945 e këtej, në të cilën janë ndërtuar aleanca e institucione. Në vend të tyre “sovranizmi” amerikan është e drejta për veprime unilaterale, të mbështetura në forcë, pa nevojë konsultimi me kë; një Amerikë që nuk konsultohet e bashkëvepron me institucionet dhe aleancat ndërkombëtare të cilat i ka ndërtuar si një vizion i shumëfishimit të forcës së vet e të forcës së modelit të demokracisë liberale.

3. 

Në mendjen e shqiptarëve, atëherë, përkrahja automatike ndaj veprimeve të presidentit Trump ka të bëjë edhe me njohjen e këtij realiteti të ri, në të cilin administrata amerikane mund të tërheqë veprime të papritura. Kjo nuk paraqet ndonjë rrezik për Shqipërinë, e cila ka apo ka krijuar mbrojtje të dyfishtë. Ajo nga njëra anë nuk është pjesë e krizave të luftërave të ish-Jugosllavisë dhe për dallim prej Kosovës nuk përbën pikë tërheqëse për ndërhyje eventuale të administratës Trump. Nga ana tjetër, kryeministri Rama vendosi që në vend të dhënies së ishullit Sazan për zhvillim turistik ndonjërit prej ndërmarrësve të favorizuar shqiptarë këtë t’ia bënte një pjese të familjes Trump - pra një investimi të madh sa amerikan aq edhe i lidhur me familjen e presidentit.

Shqiptarët, vështrues të ngjarjeve nga margjina evropiane, kanë vërejtur diçka që popujt e tjerë evropianë tashmë e kanë shndërruar në bindje. Në sondazhin e fundit të realizuar nga ECFR (Këshilli Evropian për Marrëdhënie të Jashtme) me 16 mijë të anketuar, njëri prej konstatimeve thelbësore është se qytetarët tash po e shndërrojnë BE-në nga një projekt të paqes në projekt të luftës. Pra, lufta e Rusisë kundër Ukrainës dhe sjellja e presidentit Trump ndaj kësaj lufte kanë bërë që qytetarët e BE-së të kuptojnë nga njëra anë se SHBA-ja nuk është më garantuesi i paqes në kontinentin evropian dhe se tash shtetet e tyre duhet të marrin përsipër edhe dimensionin e sigurisë evropiane. 

Dyzet vjet pas Luftës së Dytë Botërore në institucionin më të lartë të një pjese të madhe të kontinentit evropian ekziston komisionari për mbrojtje. Ky është njëri realitet i veprimit të “revolucionit Trump”, të cilin evropianët e anketuar e shohin si strukturor. Pra në shumicë, evropianët (me përjashtim të rumunëve dhe hungarezëve) e shohin problemin jo vetëm te Trumpi, të cilin e perceptojnë si të dëmshëm për shoqërinë amerikane dhe shoqëritë e tyre, por shprehin mosbesim ndaj sistemit politik amerikan në tërësi.

E, megjithatë, evropianët e tjerë (ata të anketuarit) nuk janë larg shqiptarëve. Shumica e respondentëve nuk besojnë se Evropa do të ketë së shpejti “autonomi strategjike”, pra fuqi unike ushtarake mbrojtëse. Shumica e respondentëve mendojnë se duhet përkrahur Ukrainën që ta mbrojë Evropën prej Rusisë. Dhe shumica e respondentëve mendojnë se politika amerikane mund të ndryshojë pas mandatit të presidentit Trump.

Në mënyrë instinktive, evropianët e tjerë u afrohen shqiptarëve, si vështrues, ndonëse aktivë, por megjithatë në margjina të ngjarjeve.

4.

Në traditën shqiptare të Kosovës ka mbetur një pyetje, prej një barsolete: “a je me ne, a me arushën?”.

Në shekullin XXI kjo pyetje, që duhet të nënkuptojë zgjedhjen binare, është bërë shumë më e ndërlikuar se ndonjë herë tjetër. Jo ndoshta me pyetjen për “arushën”, por për përcaktimin e asaj kush jemi “ne”. Në fillim të këtij shekulli, “ne” nënkuptonte instinktivisht Perëndimin. Por Perëndimi, si koncept politik nuk ekziston, së paku jo i atillë çfarë e kemi njohur atëherë kur e çliroi Kosovën dhe kur e ndihmoi të pavarësohej. 

Dhe, në këtë rizbulim shqiptarët janë bashkë me evropianët e tjerë.

16 Komente

  1. K
    Kapterri

    Shqiptarët janë me $/€. Feja e shqiptarit është pasuria dhe babëzia. Dhe mik me kaubojsin më të fortë. Njëherë Bashkimi Sovjetik, pastaj Kina. Tani Ameriqia. Nesër dreqi e di

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pejani

      Shoku Enver! Ashtu siç edhe ju shkruani, ndërhyrja dhe bombardimi i Irakut nga SHBA rezultoi i gabuar...... . Mirëpo që kur kryeministër në Kosovë është Albin Kurti, ShBA është dukë reflektuar edhe mbi ndërhyrjen në Kosovë dhe bombardimin e Serbisë........ . Dhe me ato që po bën sot Kurti, të mos habitemi kur Trump ti kërkojë falje Serbisë për ndërhyrjen dhe ti thotë : - Mereni, është juaja Kosova.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Poseidon

        JE NJE KOQE KANDARI......A E PE SI JU SERVILOSEN TE GJITHE ,APO KU SHEH KOQJA???? AMERIKANE ESHTE SHTETE QE PERBEHET NGA TE GJITHE KOMBET DHE U SHERBEN TE GJITHEVE, JO NJEKOHESISHT KUPTOHET....

        Përgjigjjuni
        1. A
          Asd

          Trump mori persiper nje aksion te shpejte, unilateral me pergjegjesi te tijen. Tani qe doli me sukses i takojne padyshim edhe meritat. E kollajshme te shkruash fjale (si ne kete artikull) por ne ring duhen grushta. Ushtrite e SHBA dhe IDF shkelqyen ne nje skene te veshtire, te pergjakshme dhe qiejt mbushur me raketa. Ato mposhten Hamas, Hesbollah, Houthi dhe Iranin. Nuk kane mundur te eliminojne fabrikat e pasurimit? Ndoshta. Por do te kete nje kthese te pashmangshme ne politiken e Iranit. Ata e dine qe tani e tutje do te mbajne pergjegjesi per cdo krim. U shpua Fordow, mund te shpohet prape, mund te shpohen edhe dhomat e gjumit te projektuesve te terrorit. Lindja e mesme po ndryshon pergjithmone.

          Përgjigjjuni
          1. A
            Ana

            Jam pothuaj dakort me ju. Por, ndaj mendimin se urdheri Trump per bombardimin e 3 qendrave te prodhimit atomik ishte i detyruar nga menyra sesi veproi Netanyahu ne sulmin e befte ndaj Iranit, me shume gjasa pa e pyetur Kapterin Trump. Dhe ka bere shume mire!

            Përgjigjjuni
            1. D
              Dakord

              Asd, koment brilant. Asgjë për të shtuar.

              Përgjigjjuni
            2. a
              astrit

              Analize koti. I vogli dhe i dobeti ka perhere faj, i madhi e i forti ka perhere te drejte. Trampi do kete perhere teka e sebebe sepse ka fuqi, dhe shumica do ti puthin doren. Pastaj çmendojne "Kosovaret" e pastaj Shqiptaret nuk ja vlen te harxhojme kohen.

              Përgjigjjuni
              1. K
                Kurtvarri.

                Per mendimin tim Vetoni ka bere nje analize te sakte, por te cekte. Eshte e cekte sepse nuk tregon shkaqet qe Evropa dhe Amerika, nuk perfaqesojne me te njetat interesa. Ardhja ne pushtet ne Amerike e Trampit(shpesh ne e quajme Trap)pershpejtoi interesa te kunderta midis Evropes dhe Amerikes. Ketu qendron per mua gabimi. Kryesisht ky gabim u quajt faj nga Trampi, kur ne kuader te mbledhjes ne NATO, kritikoi Merkelin(pra Evropen) se Evropa e dreth. Ai i tha troc Merkelit se ti zonje do te te mbroje Amerika nga rusi, por tregetine dhe bisnesin e ben me Rusine dhe jo Ameriken... Shkon, i tha dhe blen gazin nga Rusi dhe jo nga une....Kjo teme nuk eshte per mua, por them se gabimi ka qene i Evropes "kurve" qe nga nje ane llafet e "ngrohta" i kish per Ameriken, por parane ja jepte rusit. Pra Evropa ishte ajo qe si "Kurve e Vjeter" luante me Ameriken. Me ardhjen ne pushtet te Trampit, ne Amerike erdhi po ashtu nje "kurve e vjeter", ne krahasin me Bajdenin qe ishte "leshko"...Dhe keshtu historia vazhdon ne dicituren se kush eshte me shume kurve: Eshte Evropa apo Amerika....Putini zgerdhen dhembet nga ana tjeter dhe mendon qe Trampi eshte nje leshko qe donte te bente pazar me "kurven e vjeter". Putini e njeh me mire kurven evropiane, per te mos folur me tej per Kinen dhe deri tek Irani.....Bota nuk eshte me ajo qe ka qene dhe kjo, sipas "studimit" tim me sa duket vjen nga fakti se njeriu nuk eshte qenie e persosur. Ndoshta do na zaptojne aljenet... Koha po afron sepse shikojme qe Trampi(Trapi) po kundershtohet nga Kina dhe Rusia per ceshtjen e bombes atomike te Iranit. Kina dhe Rusia mendojne se Irani edhe po e pati bomben atomike do sulmoje Ameriken dhe jo Rusine apo Kinen me bombe atomike...! Hahahah, kjo vertete eshte nje lajthitje jo me e nje "kuve te vjeter" por e satanit. Bota po behet katraure....

                Përgjigjjuni
                1. k
                  kureshtari

                  Bravo shauuuum i mençëm je! Krejt çka the janë të sakta.

                  Përgjigjjuni
                2. K
                  Kritiku

                  Gabim i rënd Z.Veton

                  Përgjigjjuni
                  1. v
                    vv

                    Veton Surroi, a e din ne fakt se cili ? une psh nuk te njof. ti per vete a e din cfare peshe ke ne shoqeri ???? Psh. ne se do votohej nje Veton Surroi ne popull per KREDIBILITET, sa vota do merrje. a do merrje sa nje DEPUTET. Ke perfaqson ti ? Prandaj ne artikuj te tille qe te zere vend fjala duhet te dish kredibilitetin Tend ne shoqeri. ke te drejte te shfaqesh mendimin Tend sigurisht, por duhet te dish sa vlere ka artikulli jot per shoqerine e empacipuar. Gjithe te mirat zoteri, eshte mendimi jot. POR KUJT I VLEN KY MENDIM?!

                    Përgjigjjuni
                    1. L
                      Lindi

                      Trump po e kthen amerikën atje ku duhet. Amerika e ka mbajt botën për 80 vjet larg luftës botërore. Pra duhet një lider ndryshe bota bëhet rrëmujë. Shëmbulli është rusia, Irani, Pakistani etj. Këta garipat e vegjël po ti leash i venë zjarrin botës.

                      Përgjigjjuni
                      1. A
                        Agimi

                        Zoti Veton do te te sugjeroja ta mesoje me mire shqipen dhe ne shkrime te mos perdorje fjale qe nuk e di as une çfare gjuhe i perkasin si p. sh. Respondenteve. Shkruaj shqip sepse ka shqipja fjale te veçant per kete apo e ke huazuar nga serbishtja e nuk e mbane mend si i thone ne shqip. Nje popull po humbi gjuhen ka humb gjithçka, ketu futet edhe artikulli yte, nëse më kupton.

                        Përgjigjjuni
                        1. A
                          Agimi

                          Zoti Veton do te te sugjeroja ta mesoje me mire shqipen dhe ne shkrime te mos perdorje fjale qe nuk e di as une çfare gjuhe i perkasin si p. sh. Respondenteve. Shkruaj shqip sepse ka shqipja fjale te veçant per kete apo e ke huazuar nga serbishtja e nuk e mbane mend si i thone ne shqip. Nje popull po humbi gjuhen ka humb gjithçka, ketu futet edhe artikulli yte, nëse më kupton.

                          Përgjigjjuni
                          1. Z
                            Zefi

                            Lindi, komenti yte eshte tregon per nje nivel shume te ulet dhe per njohuri shume te pakta.

                            Përgjigjjuni
                            1. B
                              Ben

                              What ae you trying to say? I think your clock has stopped a long time ago. Aso, you do not represent all Alanians, only yourself.

                              Përgjigjjuni

                              Lini një Përgjigje