
Nga Marko Caka
Dy ngjarjet që lam pas këtë javë, ajo e vrasjes në Pogradec, dhe e policit të inkriminuar në Durrës ndoshta nuk ngjajnë me njëra tjetrën por që i lidh se janë që të gjithë shqiptarë por nuk e dimë se sa atdhetarë jemi për njëri- tjetrin. Pikerisht tek ky atdhetarizëm i shqiptarëve dua të ndalem. E para si mund të quhemi popull atdhetarë kur ne ja marrim jetën njëri- tjetrit, me kriminalitetin më të lartë në europë. Si mund të jesh atdhetar kur ti thua se vendit tim ja dua bukuritë e natyrës së saj por që ja vret njerëzit që e jetojnë dhe e ndërtojnë këtë vend të bekuar nga Zoti. Si mund të jesh atdhetar kur ti don fshatin tënd por jo komshiun që e ke të përjetshëm në të mira e në të këqija . Si mund të jesh atdhetar kur ti do një cop tokë më tepër se komshiu dhe e vret për një gardh, por ti nuk mendove se vrave të ardhmen fëmijëve të tu se nuk do luajnë më bashkë me fëmijtë e komshiut. Si mund të jesh atdhetar kur ti don mirëqenien e fëmijëve të tu, duke ja shit drogën fëmijës së komshiut.
Si mund të jesh atdhetar kur ti i zë pritën dhe i merr jetën një hallexhiu të sapo kthyer nga puna me fitimet e ditës, se zotëria e jote nuk jeton dot larg basteve dhe kumarisë së lojrave të fatit. Si mund të jesh atdhetar kur ti si zyrtar ja dëmton mirëqenjën komunitetit duke vjedh fondet publike që duhen për rrugët, parqet e shkollat e fëmijëve sepse don të shkollosh vetëm fëmijët e tu jashtë shtetit dhe kur të kthehen për pushime ti kenë edhe makinat e shtrenjta për në plazhet e jugut. Pra e gjitha kjo na bën jo që nuk jemi atdhetarë por brenda nesh kemi kaq shumë kriminel përbindësh që me babëzinë dhe harbutërinë e tyre të vrasin edhe në ditë me diell pa u hyrë gjëmba ngaqë shteti është i kapur prej tyre. Sa atdhetarë jemi kur e dimë se Atdheu pa njerëzit nuk ka kuptim, se është njësoj si jeta pa oksigjen. Kjo është njëra anë e medaljes. Ana tjetër është, a jemi solidarizues kur dikush është në hall, apo gjithkush shikon menderen e vet. Ne nuk kemi asnjë një tregues që ne mblidhemi dhe solidarizohemi për tu gjetur në krah të dikujt që është viktimë apo i dëmtuar nga dikush tjetër si nga një individ, grup i organizuar apo si nga dikush që të vret në emër të shtetit. Cfarë populli jemi ne me të vertetë pas daljes nga sistemi totalitar, se për të thënë të mirë apo të këqinj izolimi nuk kishte një tregues matës që vinte në provë vlerat tona si shoqëri. Ja kam bërë këtë pyetje vetës që ngaherës që kur isha në Greqi, madje më shumë atëherë kur isha gazetarë ngaqë kisha filluar të njihesha më në brendësi të halleve të emigrantëve shqiptarë. Kisha dëgjuar për popull bujar dhe ç'është e verteta përjashto luftën e Kosovës nuk kisha ndonjë indicie apo provë tjetër që ne sakrifikonim dicka nga vetja për të mbrojtur të drejtat themelore të një tjetri.
E kush nuk i kujton incidentet pas ndeshjeve të Shqipërisë me fqinjët grek në mesin e viteve 2000 ku numëroi disa të plagosur me një viktimë, të ndjerin Gramoz Palushi që u vra nga dora e ekstremistëve grek se pse festoi me flamurin e atdheut të tij . Të gjithë sindikatat greke bashkë me të majtët grekë dolën më rrugë për të protestuar dhe asnjë shqiptarë nuk doli për të mbrojtur të drejtat e tyre dhe që ishin viktimë në këtë histori. Më vinte turp nga kolegët gazetarë grek se nuk dija si të raportoja apo tu spjegoja për mungesën emigrantëve të tjerë shqiptarë që ishin në gjumin e tyrë të thellë letargjik të rehatisë. Po tu thoje për të bredhur klabeve dhe buzuqeve greke shqiptarët ishin të parët ndërsa për hallin e bashkëmbësve të tyrë të keqtrajtuar nga dhuna e policisë greke ishin neglizhentë sepse ishte larg pragut të tyre. Për dhjetëra denoncime të dhunimi të shqiptarëve në rajonet e policisë greke, në rrugë duke protestuar dilnin me dhjetëra mijëra grek bdlrsa shqiptarët asgjëkundi. Asnjë nuk u ngrit për protestë për motrat tona viktima të trafiqeve të mishit të bardhë në Greqi nga bashkëkombësit tanë trafikant. E njëjta gjë ishte edhe në Shqipëri, ku shqiptarët dalin vetëm për partinë me shpresën për ndonjë kockë sesa për të protestuar për padrejtësitë që i bëhen atij vendi, për problemet sociale të tij. Dhuna ndaj grave është një fenomen që ka prekur shumicën e familjeve shqiptare dhe asnjë protestë solidarizuese nuk ka . Për çdo problem që ka shoqëria ne mendojmë gjithnjë se oborri i Atdheut tim është brenda oborrit të shtëpisë sime. Vetëm kur duam ta "mjelim" atdheun vetëm atëherë dalim jashtë pragut të shtëpisë dhe bëhemi të egër e kush me bishë se tjetri.
po jemi atdhetare te qepes e rakise
Atdhetare me xhami dhe hoxha qe pellasin gjithe diten? Jeni akoma nen sundimin osman…
Nje mut jane edhe greket, se nje adn kane me osmanet.
Po te vesh re te gjithe ata qe jane pasuruar nga ky vend ne menyre te padrejte bejne rolin e superatdhetarit!
Gjithmone me kujtohet i madhi Gjergj Fishta ...... edhe pas me shume se 100 vitesh,thenia e Tij mbetet me vlere ......... " Para se me u ba atdhetar,shqiptari duhet me u ba njeri i zbutun" ...... Mendoni per nje moment,a ka ende te drejte valle !? Lymi Tutit
Gjithmone me kujtohet i madhi Gjergj Fishta ...... edhe pas me shume se 100 vitesh,thenia e Tij mbetet me vlere ......... " Para se me u ba atdhetar,shqiptari duhet me u ba njeri i zbutun" ...... Mendoni per nje moment,a ka ende te drejte valle !? Lymi Tutit
Nuk e njoh këtë person por ja ka futur kot në çdo aspekt,në radhë të parë ti je idjot komplet sepse po shan vendin tënd kur flet për atdhe dashurinë që mungoka.Nga cilat statistika e nxjer Shqipërinë vendin më të inkriminuar ....sigurisht duket qartë nga arkiva e Sali non gratës....po cili qenka ky vend që të mos ketë problematika të tilla mor pall i ndyrë.Në Shqipërinë e sotme të mbushur me turistë mund të shkosh nga jugu në veri maleve dhe fushave dhe nuk të prek njeri sepse jemi popull i dashur por si në çdo vend pyll pa derra nuk ka ashtu siç je dhe ti ndyrësira.
Po fjal mw vende, duhet mar shembull likja nga Skrapari, patrioti. Qe pasi e voli mire e mire Atdheun,del me kazma e lopata dhe kraqaf nje kallash.Arsyja ezhte se i kane blloku paret dhe Likja del i pari ne mroirje te Atdhet. Shembullin e likes e ndjekin shume te tjer qe e dun Atdheun te varfer
Po ti vete, a je atdhetar ??? !!! Fol njehere per veten , pastaj jep pergjigje ne emer te gjithe popullit shqiptar.
Po çmut atdhetar jemi ne..... . Nga ballkanasit , shqiptarët janë ata që e duan më pak vendin e tyre.............. . Nuk gjen një serb, grek, turk, malazias, bullgar, maqedonas, harixhi, jevg, që të thotë se jam shqiptar................. . Gjen me dhjetra e qindra shqiptarë që thonë, jam grek, jam turk, jam serb( një fshat i tërë në Fier, që nuk kanë asnjë lidhje me Serbinë, dhe nuk dinë asnjë fjalë serbisht, por janë shqiptarë të ndjekur nga Bosnja, në vitin 1924, në rregjistrimin e 2023 u deklaruan se janë serb), jam bullgar, maqedonas, jam jevg, jam harixhi, jam çoban-vlleh.......................... ... ..................... . Shikoni në lagjen tuaj, fisin tuaj! ..... . Kanë ardhur emigrantët..... . Për turp, fëmijët e tyre nuk dinë shqip..... Këta fëmijë i pyet që sot, jam grek, të përgjigjet greqisht........... . Shikoni harixhinjtë, kanë 300 vjet që kanë ardhur në Shqipëri, flasin harixhinjçe........... . O sa mirë me qenë dhe këlyshë shqiptarë o hej, o hej.
Shqiptaret Atdhetare vetem ne momente Emocionale dhe ne momentet nga ngrohja e Alkoholit ! Atdhetare jane krimineli spiuni ordinere sali qe nuk heqe dore nga krimet ! ankohet pse jane vrare disa veta ( nga 97 mbi 3000 te vrare ) me Armet e tije te Depove qe hapi vete me urdher ! Atdhetare eshte Ai Florriri qe tha : Florrite me takojne mua dhe Jo Gimi me tha 7 % ... Atdhetatare jane shumica e Deputeteve qe marin rrogat nga Taksat e qytetareve vetem per te djegur kuvendin apo per ti manipuluar shqiptaret per vellavrsaje njeri me tjetrin ! Atdhetare jane ata qe u gdhine milionere ( shikoni Listen e biznesmeneve ne Internet se cilet jane ? ) nuk ka Atdhetare ! Atdhetare kane vendet e EU qytetaret e vete ! ku qeveria kujdeset per qytetaret per gjithcka !
Shqiptaret Atdhetare vetem ne momente Emocionale dhe ne momentet nga ngrohja e Alkoholit ! Atdhetare jane krimineli spiuni ordinere sali qe nuk heqe dore nga krimet ! ankohet pse jane vrare disa veta ( nga 97 mbi 3000 te vrare ) me Armet e tije te Depove qe hapi vete me urdher ! Atdhetare eshte Ai Florriri qe tha : Florrite me takojne mua dhe Jo Gimi me tha 7 % ... Atdhetatare jane shumica e Deputeteve qe marin rrogat nga Taksat e qytetareve vetem per te djegur kuvendin apo per ti manipuluar shqiptaret per vellavrsaje njeri me tjetrin ! Atdhetare jane ata qe u gdhine milionere ( shikoni Listen e biznesmeneve ne Internet se cilet jane ? ) nuk ka Atdhetare ! Atdhetare kane vendet e EU qytetaret e vete ! ku qeveria kujdeset per qytetaret per gjithcka !
Allah ekber ,,amin ,,,Kirje lejson ,kristos anesti ,,amin