Imagjinoni të ndodhë në Shqipëri, kjo që po ndodh në Kosovë

19 Gusht 2024, 10:34Blog Andi Bushati
Imagjinoni të ndodhë në Shqipëri, kjo që po ndodh
Andi Bushati

Një debat i vërtetë demokratik, nga ata që në pamje të parë duket se i interesojnë vetëm një elite të ngushtë, por që në të vërtetë janë termometër i shoqërisë së një vendi, po zhvillohet ditët e fundit në Prishtinë. Në qendër të tij është vënë Televizioni Publik i Kosovës (RTK), ndërsa në anën tjetrër partia në pushtet. Personazhe janë dy gazetarë tejet kritikë me Albin Kurtin, Berat Buzhala dhe Ilir Mirena dhe në krahun e kundërt një shpurë zyrtarësh mediatikë mes të cilëve është gjendur çuditërisht edhe moderatori, Adi Krasta, që ka një post të lartë drejtues në RTK.

Kësaj menyje perfekte për të shkaktuar polemika i janë shtuar disa dorëheqje të rëndësishme gazetarësh dhe anëtarësh bordi të transmetuesit publik, prononcime opinionistësh me emër e po ashtu dhe reagime të shoqatave të lirisë së shtypit.

Kur përmend të gjitha këto elementë që konvergojnë tek beteja e përhershme mes medias dhe pushtetit, instikti të thotë se bëhet fjalë për një vend me demokraci të kërcënuar. Dhe po të shtjellosh ngjarjen, që i ka mpleksur bashkë këto ide dhe këta personazhe, kjo përshtypje të përforcohet.

Diçka më shumë sesa një muaj më parë, padyshim me frymëzim nga njërëz pranë pushtetit në Prishtinë, një portal i dyshimtë boshnjak, “Slobodna Bosna” (Bosnja e Lirë), publikoi një lajm se mediat online të Buzhalës dhe Mirenës, përkatësisht Nacionale dhe Periskopi, financoheshin nga Serbia. Sa hap e mbyll sytë, këtij artikulli skandaloz dhe pa fakte i’u dha hapsirë edhe në RTK. Situata u bë më absurde kur deputetë të Vetvendosjes bënë deklarata që e merrnin të mirqenë këtë produkt, simbol të epokës të të vërtetave alternative, ndërsa antarë të kabinetit qeveritar i bënë thirrje prokurorisë të hetonte ata që financoheshin nga Beogradi. Deri këtu ngjarja është rënqethëse. Një amalgamë e shkallmimit të kufijve mes pushteteve që ndodh vetëm në sisteme autoritare.

Ajo dëshmonte së pari për depërtimin e zgjatimeve të politikës mbi median, aq më tepër mbi atë që financohet nga paratë e qytetarëve. Ajo ngrinte shqetësimin e mentalitetit diktatorial, që reket ti etiketojë kritikët, që mendojnë ndryshe, si “të shitur tek armiku”. Ajo shtonte dyshimin e një qeverisjeje, që lojdhja e ka bërë nervëshkatëruar, të pa duruar, dhe me riskun e humbjes së sensit të realitetit.

Le të jemi të qartë. Për mbarëvajtjen e punëve në Kosovë, unë personalisht, kam mendim krejt të kundërt nga Mirena dhe Buzhala (me këtë të fundit tani më ndan dhe kthesa e beftë që ka marrë ndaj qeverisjes në Shqipëri), por ama do t'i lutesha të afërmve të mi të më vizitonin tek psikiatri, ndonëse, qoftë edhe një herë të vetme, do më përshkëndiste në mendje, se idetë e tyre financohen nga Vuçiçi. As unë, e besoj asnjë njeri normal, nuk mund të ndajë asgjë të përbashkët me ata që logjikojnë kështu dhe që përpiqen t’i imponojnë shoqërisë një mentalitet të tillë.

Në këtë kuptim, ajo që ka ndodhur me lajmin e infiltruar, në “Slobodna Bosna”, me rimarjen e tij nga RTK dhe më pas me propogandimin që i’u bë nga deputetë e ministra të VV është një skandal. Edhe më skandaloze është përpjekja për t'i mbrojtur abuzuesit, paçka se shumë dëshmi dhe një raport zyrtar, i nxorën në dritën e diellit mëkatet e shërbimit të tyre.

Pra, nëse do të vendosim të shohim vetëm gjysmën bosh të gotës, kjo ngjarje mund të përdorej si kazus perfekt për të ilustruar rezikun e një pushteti autokratik në Prishtinë, ku rolin e të keqit nuk e luan askush tjetër përpos Albin Kurtit.

Por, fatmirësisht gota ka dhe anën tjetër të saj. Me të ndodhur ky skandal, shumë gazetarë brenda televizionit publik ngritën zërin dhe treguan të vërtetën. Presioni i shoqërisë e detyroi bordin të niste një hetim dhe të hartonte një raport. Në rekorde u shënuan profesionistët e parë që dhanë dorëheqjen në respekt të parimeve të tyre. Atyre iu shtuan edhe kreu i bordit të RTK-së dhe një anëtare tjetër, që u dorëhoqën, në shenjë proteste për mosndëshkimin e fajtorëve. E gjitha kjo u zhvillua në një gati unison, mes gazetarëve kritikë të Prishtinës dhe atyre që punonin në mediat pro qeverisë, për të denoncuar këto përdhosje të profesionit.

Tani, si një gazetar që me punën e tij të përditshme e di se çdo të thotë të mbijetosh në një mjedis antidemokratik, unë i pyes kolegët e mij kosovarë: A mund të ndodhnin këto akte lirie në Tiranë? Sa kohë ka që në këtë anën tonë të kombit, jo vetëm në media por askund, askush nuk jep dorëheqje për arsye morale? Sa vite ka që reporterët që punojnë për pronarë të lidhur me qeverinë janë bërë memecë dhe nuk guxojnë të shprehen kundër padronit të shefave të tyre? A mund të mendohet, këtej kufirit, që dikush nga bordi i RTSH- të mund të hedhi dorashkën, ngaqë nuk bie dakord me politikat botuese të institucionit?

Natyrisht që dikush mund të përgjigjej thjeshtë se nuk ka ç’i duhet krahasimi me një shembull të keq si Shqipëria. Por këtu qëllimi nuk është tek paralelizmi në vetvete, por tek përpjekja për të kuptuar se cilat janë rrethnat reale të mungesës së lirisë. Mendimi i pavarur, artikulimi i tij pa drojë në publik dhe dorëheqjet si formë proteste mund të prodhohen vetëm në kushtet e mungesës së shtypjes.  

Në një regjim autokratik këto janë lukse të harruara. Në Shqipërinë e Edi Ramës, që është shumë më keq se ajo e Berishës së parë, as nuk debatohet më për gjëra të tilla.

Prandaj, sa do i madh të jetë skandali i “Slobodna Bosna”, sado keqëdashëse qëllimet e tij, sërish në Kosovë ka arsye për të qenë optimist. Ndryshimi mes asaj që ndodh këtu dhe realitetit të atyshëm është i ndjeshëm. Ne jetojmë në një hapsirë ku vullneti i njishit e ka mposhtur shoqërinë, ndërsa atje ka shenja të qarta të rezistencës ndaj tekave të pushtetit. Ky është në thelb dallimi midis demokracisë që vazhdon të gjallojë në Kosovë dhe asgjesimit të saj që ka ndodhur tek ne.

Si e tillë, sado e trishtë të jetë historia e sajuar me gazetarë të paguar nga Beogrdi, sado shqetësuese që të jetë shija që të lë ajo, prapsëprapë, mënyra si u zhvillua debati rreth saj, forma si u protestua dhe u kundërshtua, janë dëshmi të forta se me gjithë përpjekjet për shtrembërime, loja në Kosovë vazhdon të zhvillohet në kuadrin e një shoqërie të lirë, ku frika dhe paraja nuk e kanë mposhtur guximin për të reaguar. Kjo është gjysma plot e gotës së cilës duhet ti gëzohemi të gjithë.

51 Komente

  1. S
    Selim

    Ky optimizmi jot per demokracine ne kosove mi sjell zorret ne fyt. Cnevoje kishin deputetet te shpreheshin per nje shkrim idiot aq me keq ta suportojne ate pervecse me bo figure te mire ke shefi i vet? Po ty sa here te kane pushkatu qe vjell vrer nga mengjesi ne darke kunder qeverise?

    Përgjigjjuni
    1. T
      Trakua

      Andi shkruan per ata qe duan te jetojne me mire ne nje vend me te mire. Ti "selim" mire e ke ne vrime.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tartufi

        Mirë e ke, thuaj mami Verës të çojë urgjent tek psikiatri se do qetësohesh vetë, do mbledhim mëndjen dhe ne. Hall i madh me trutë e kokës, duan shumë kujdes.

        Përgjigjjuni
        1. B
          Budallenjte i merr turma

          Trako, mos u merr me budallenj qe nuk lexojne gje po "komentojne" !

          Përgjigjjuni
          1. A
            Andi dhe Mehdi dhe Vera Bushati

            Shume e vertete ajo qe shkruan per Andin mor komentues "Trakua". Te "jetosh me mire ne nje vend me te mire" nuk ka se ku tjeter, veçse ne çdo vend te botes, por vetem me nje kusht: Nuk ka rendesi vendi, rendesi ka qe qeverrija te iete "demokrate" dhe te drejtohet nga nje ish komunist fanatik, dhe mundesisht KRYTARI i qeverrise te kete qene mjek ne sherbim te GJYSHIT TE MADH, demokratit te fshehte nga Terbaçi. Prandaj ti "Trakua" je filozof e shkuar filozofit, se per babe ke Sahalene, kurse "Ti selim mire e ke ne vrime"

            Përgjigjjuni
            1. H
              Hordhia e ndyrë e Sali Rrumpallës

              O Trako, akoma në gjimnaz je mo, që bën hartime? Ky Andi Bushati mirë i ka ka thënë të gjitha në fakt. Por, ...... Ka harruar vetëm një gjë. Një gjë të voooooockël fare. Që Andushi vret e pret majtas djathtas me atë penën e tij m'a ka si shpata e Enverit Hoxhës sikur, por nuk ka frikë nga Edi Rama. Ai flet, akuzon, akuzon, e akuzon, dhe abuzon. Pa pasoja. Jo vetëm ai Po është një listë, Arjan Çani, Qim Peka, Andi Bejtja, Armand Shkullaku, Ergys Mërtiri (ky i fundit është me sakti dhe ha bukë veç bashke me Namir Lapardhanë). Edhe Ylli Manjani, edhe si Ylli tjeter i Gazetes Albania, se ja harrova mbiemrin. Kush ka frikë nga Rama nga këta? Askush. Ndersa shko e pyet Nikollë Lesin se çfare hoqi nga Sali Berisha, deri në djegie të godines se Gazetes Koha Jonë. Uh, se harrova Nikollë Lesin, që me hengert një mortje. Qysh e harrova? Keshtu që o Trako, rri pi ate kafe, futi dhe një teke, dhe je mire. Se këta që permenda unë me shumë kane frikë nga Saliu dhe nga mua, se sa kanë nga Rama. U ra gjoja, Rama, Rama, Rama, Rama, dhe Rama, Rama, Rama. Kur është shumë e thjeshte. Po patët bythe, çojeni Saliun me gjithë horrat e tij në të s'ëmës, rinovoni PD-në me intelektualë, dhe Rama eshte i ikur që të nesermen. Dilni një tufë pordhacësh ketu që bëni shurrën nga plak i keq si Saliu, dhe keni bythë të flisni për Ramën sepse e dini që ai as nuk ju prek, por as edhe e rruan se çfare thoni ju, per sa kohë që ka Saliun në krah. Paska folur Andi Bushati. Mos se na dhjeu. Të paktën ai Tartufi më poshte na bëri per të qeshur. Hallall.

              Përgjigjjuni
            2. M
              Me emër

              Ça do të thuash me këtë, që Shqipëria e Edi Ramës, është më keq se ajo e Berishës së parë? .... . Mos do të thuash se Berisha i dytë ishte shumë keq ? ..... . Ti rruaç lesht Berishës së dytë ti?... . Kur nuk të futi në burg kur e zbuloi më 21 janar se ti ishe pjesë e grushtit të shtetit.

              Përgjigjjuni
              1. P
                Pena

                Prape ti o kelyshi berishes, dhe i hisniut,

                Përgjigjjuni
              2. S
                Skraparliu

                Ti nipce je zgjuar shume mere veshe nga te gjitha I ke ngjare gjyshit,ty te djege barku per Shqiperine,por qe mendja te rri ku ka leke dhe na hiqesh I virgjer e thua dhe vete qe duhet te vizitohesh qe ti Bushat nuk ke rrjedhur por ke PJERDHUR,ti cdo gje ne Shqiperi e shikone me syzet e LUBONJES DHE LEKET E SALIHUT E TE LIKES bolle se na cave BYTHEN.,je Shqiptari me i uryer bashke me Lubonjen.

                Përgjigjjuni
                1. L
                  Lusni

                  Qe u ke thënë miqeve tr tu te vizitojnë në pdikiatri, i ke rrnë më të .., për td tjerat ke mbi 15- vjetr qe vetr poshte dritares, js blnë hsm hsm ham te kërma plakë , met parstë fhd fillonë prspë.. p.s.. mos harro neser te bashkia , mbasdite td ballkoni, në darkë te syri .. tani we po iki .., hajde më pi pordhën.,!!

                  Përgjigjjuni
                  1. 1
                    1

                    Zoteri ti krahason autokracine e Berishes se pare me ate te Rames dhe thua se kjo e Rames eshte me e keqe se e berishes se pare.Ky eshte trillim dhe tregon urejtjen patologjike qe ti ke me Ramen.Vetem nje fakt te kujtoj te flisje atehere per Saliun si flet sot per Ramen as shenjat nuk do te ishin gjendur si Remzi Hoxhes dhe media ku do flisje do pesonte fatin e Koha jone.Ti je me keq se Rama se e ke kthyer penen ne mitraloz qe lufton kush nuk te ploteson deshirat.Kaq ke ne dore kaq ben Periudha e Saliut te pare ka qene periudha me e eret.Sigurimi i Enverit ka qene nxenes para SHIK-ut te Saliut te pare.Ky eshte eshte mendimi im pa militantizem

                    Përgjigjjuni
                    1. K
                      Kolegu i SPAK-UT

                      Berisha i dogji i rrahu gazetarët që shkruanin kundër qeverisë së tij. Sot kush shkruan kundër qeverisë? Edhe syri i Xenit nuk del kundër me fakte që i hapur. Ke parë media të hetojnë ndonjë skandal?? Sa shkrime ka tema për 5D drejtorët e lalit që janë burg??

                      Përgjigjjuni
                    2. D
                      Dardani i Ri

                      Kur do të zhduket ky sharlatani Bushati

                      Përgjigjjuni
                      1. S
                        Salihi

                        O Mero pse nxjerre kete novejtore ne gazeten tande apo e dine se do kesh 1000 klikime per kete qenef qe u ba gazetar ne kohen e salehut,idiot klasi

                        Përgjigjjuni
                        1. W
                          Washington

                          Gjysh Husniu kishte ure tw fshehte me Beogradin qe kur ishte ambassador ne Jugosllavi me 1946 , e me pas I fronted ne vesh Enverit Duke spiunuar shket si armiq .Fis pleherash

                          Përgjigjjuni
                          1. S
                            Salihi

                            O Mero pse nxjerre kete novejtore ne gazeten tande apo e dine se do kesh 1000 klikime per kete qenef qe u ba gazetar ne kohen e salehut,idiot klasi

                            Përgjigjjuni
                            1. E
                              Enea

                              Mua me duket me shume si debat krahinor sesa demokratik. Po ishe nga Shqiperia nuk ka shans te behesh drejtor ne Kosove. Po u bere do te fillojne doreheqjet.

                              Përgjigjjuni
                              1. B
                                Berati

                                Po te ishte Tirana zyrtare soc do te duhej te ishte, nuk do te vinim ne nje kohe kur RTSHGjirokastra shpall minoritar fshatrat patriotike shqiptare. RTSH-Gjirokastra e bere kete diverzion antikomnetar dhe snje tru shqiptar nuk u revoltua. Ja deri ketu ka arritu Tirana zyrtare. E te mos flasim per voriolesh kandidate qe kandidojne e votohen nga shqiptaret qe te udheheq Bashki Shqiptare. Pastaj aty je Vloren e Flamurit vendosin ne poziten e prefektit nje greqitje te organizates terroriste antishqiptare MAVI…

                                Përgjigjjuni
                              2. N
                                Ne kete vrime bythe jetojme

                                Dhe kur ankohet nga liria e shtypit ky buburec malinj i bllokut,qe tere kohen flet nga vrima e bythes,se Hysniut dhe Vitos, duke share njesoj si dikur imperializmin amerikan dhe cfare ti doje bytha kesaj vemje te peshtire,dhe paguhet per keto,tani nga klysha bllokmenesh te pasur,qe vazhdojne te sundojne ne keto ane.

                                Përgjigjjuni
                                1. D
                                  Dakord

                                  Je analisti me i mire sot per sot! Te lumte Andi

                                  Përgjigjjuni
                                  1. F
                                    Fytyr veremliu Andi pederasti

                                    Ti dakord duhet të jesh i persekutuar nga i jati pederastit bllokut Andi...ore Andi pse të ka lënë gruaja.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. R
                                      RAIFI

                                      Ene un jom shum "Dakord" me toj zoti "Tokort" Andi culli i qenbirqenit Mehdi o "analisti" ma i mire n bot. Ne ke harrue t shtosh se ne mutmuti Sali o kryministri ma i mir n bote, ma "trimi" n bot, ay qy ja bani 8 me 2 "Washington Post" kur e qujti leter higjenike.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. R
                                        RAIFI

                                        Ti o mut muti mos përdor emrin tim për poshtërsitë Tuja.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. I
                                          IFIAR

                                          "RAIFI" nr 2. Pse dhjasesh kot? Se RAIFA si ti ka Turqenia sa te dhjedin qente dhe jo te gjithe RAIFI-at urrejne Ramen dhe dashurojne perdhunuesin e njerzve, Sahalene.

                                          Përgjigjjuni
                                    2. s
                                      st.

                                      E nisi mire ...por nuk rri pa henger mut ky Andi...

                                      Përgjigjjuni
                                      1. F
                                        Fatosi-kosove

                                        Ky anallisti fillozof andi bushati seq mundohet tna shpifet si i menqur, i drejte dhe i paanshem politikisht,por kur lexojme shkrimet e tij nuk n'a del i tille, pasi thot se sulmon padrejtesine e ne anen tjeter thot se krimet e berishes ishin te mira dhe te arsyeshme,andaj para se familjaret ta qojne te psikiatri te pyes familjaret e viktimave qe ka ber berisha, pastaj sikur padashje ky mundohet tna thot se sllobodna bosnia duhet te merret si e vertet sepse shkruan kunder perkrahesve te Rames apo pro pushtetit ne kosove andaj reagimi i profesionisteve te gazetreve dhe bordit te RTK eshte per çdo lakmi, e Ku ne RTSh as qe mendohet te kete! Une do ta pyesja kete anallistin se Ku shef gazetar profesinist ky dhe kush nga bordi ne RTK eshte profesionist,pasi ne boten e zhvilluar profesinist eshte ai qe ka nje eksperience te gjate professionale dhe suksesi, kurse nga te gjithe keta profesinist te RTK-s kosova nuk e njef asnje ama asnje pasi eksperience profesiniste llogaritet kohezgjatja dhe suksesi i dikuj e JO si ketyre te RTK-S,pasi asnje ska moshe mbi 25 vjet por edhe kur i degjon te flasin te turperojne e nje profesinist nuk ban gjera te tilla, ndoshta ti i gezohesh keti suskesi i nderuar si dikur shoket tu me spikericen hajrie rugovi si gazetare e RTP-s se rrahman morines, e kosova i nderuar nuk e ka duruar ate poshtrim as nuk e ka merituar kete perdhunim te médiumit te vetem shtetror, ndoshta ti po sepse kur mbrone pushtetin e berishes kur masakronte gazetaret dhe bombardonte redaksi e kallte gazeta kjo ska dyshim se ti spaske njerez qe ta duan te miren per te quar te psikiatri, vetem nje i marre si ti mbrone pushtetin e berishes kur ne RTSH me shpesh ishte fazlliq shkau sesa Skenderbeu dhe ti krenohesh me ate kohe e nese te mungon eja edhe ti ne kosove se sot me shum se kurre e ke mundesine te kontribon dhe te bashkepunon me kriminel qe i sherbejne pushtetit dhe serbise sepse te gjithe serbofilet i ke ne présidence,ne qeveri dhe ne RTK, pa dyshim se do ta takon edhe adi krasten dhe profesinistet analfabet por edhe sllobodna bosnia dhe shum te tjer qe ste lene kohe te merresh me RTSH-n as me Ramen hiq e hiq.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. v
                                          vorri bomit

                                          Andi Andi sa te shijon ajo vila ne Rollin Hills vllaa

                                          Përgjigjjuni
                                          1. e
                                            eli

                                            Ne Shqiperi RTSh ska lidhje fare me qeverine.Qeveria vetem i jep para sa asnjehere me pare ketij institucioni, qe te ringrihet dhe te modernizohet!Kete e sheh ç' do njeri qe i ka syte ne balle dhe nuk mund ta shohe ç'do bushat qe i ka syte ne bythe!Jam dakord qe drejtuesi eshte zgjedhje e qeverise,por linja editoriale eshte komplet e pavarur.Kete gjithashtu e vene re shume mire te paret qe permenda ne siper,por nuk e dallojne dot ata te dytet.Ndersa sa i perket emisioneve me tema politike nqs nisesh nga drejtuesit e tyre ne te shumten e rasteve me duket sikur jam duke pare Syrin e Qimit.Nje rast psh.Lutfi Dervishi.Nuk kam degjuar nga goja e atij njeriu nje fjale te mire per qeverine!Por askush ama nuk i ben presion atij qe te ndjeke nje linje editoriale te diktuar nga Rama.Absolutisht jo,sepse ai vazhdon te kete emisionin e tij ne RTSh.E pra kjo nuk ka se si te jete me keq se ne kohen e Berishe se pare!Ate kohe do ta kishte zili edhe televizioni i kohes se Enverit.Qe Berisha e kishte per zemer dhe ne vend te zemres televizionin publik me shume se qarte e tregon veprimi i tij ne 98-ten,ku institucioni i pare qe pushtoi me tanke ishte RTSh ja.He more Bushat ke memorie apo jo?!Ndersa Rames edhe po tja zhdukesh fare televizionet nuk i rruhet fare ne fakt.A hap podkaste,shkruan ne platforma sociale dhe fatkeqsisht per ty Bushat gjithmone ka me shume ndjekes.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. J
                                              Jimi

                                              Te eshte mbushur mendje se kjo gazete nuk lexohet po nuk shkrove ti, sikur edhe dicka te vogel. Po ti harron, se ke nje jete te tere qe zhgarravit dhe njerezit tashme u mesuan me to dhe nuk e marrin me mundimin te lexojne ato qe brockullis ti. Ta kane pire lengun, i hedhin nje sy titullit te shkrimit tend dhe thone : Po akoma vazhdon ky "pioneri i Saliut" te na neverisi gazeten ? Ty tashme te eshte bere lekura sholle nga te sharat dhe ofendimet e lexusve, por ty nuk te ka mbetur as ndere, e as namuz. Ti qofsh qe del ne faqe te dheut pas gjthe atyre sharjeve me liber shtepie !?

                                              Përgjigjjuni
                                              1. e
                                                eli

                                                Ah se harrova te thoja ne komentin e mesiperm.Kam nja dy tre te diela qe e kam patur radion e makines tek radio Tirana.Ne mengjes eshte nje emision me tema nga sporti dhe drejtohet nga nje tip qe quhet Piro Ruvina.Eshte me te vertete i motshem ne radio.Ka patur te ftuar ne studio, keto here qe e kam degjur edhe te ftuar dhe mes te tjereve ne cdo puntate ka qene edhe Kujti Gjuhzi.E mbani mend besoj te gjitthe.Ish deputeti i naltmadhnise!Eh ça vlon aty!Injoranca e drejtuesit dhe e te ftuarve kapercen c'do limit,por ajo qe doja ti thoja Bushatit eshte qe aty nuk rreshtet se kritikuari qeverine dhe ministrine per punen e dobet qe jane duke bere per sportin.E pra Bushat çfare doreheqjesh kerkon ne RTSh.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. 8
                                                  88

                                                  Ti je nje kopil i refuzuar nga te gjithe.Je nje pjelle e komunizmit dhe kerkon te manipulosh nje grusht mjeranesh te pa shprese. Je nje Uriah Hip ne kerkim te ndonje kocke.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. P
                                                    Për prostitutën "culo, bocca, faccia"

                                                    Ik edhe gjëj ndonjë mut vorjoqimarjoti dhe greku të fusësh surratin dhe ti bësh portapotty, se nuk ngeli morali për prostitutat që nuk lënë kar qeni pa shkërdhyer!

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. E
                                                      ENTSOE

                                                      Pordhi Bushati, si perhere, e Ka fiziollogjike!!!

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. R
                                                        Rruga e Dibres

                                                        Vendosa t'ia lexoj shkrimin ........ duket qe Edi Rama eshte per te nje "obsesion absolut" !! "Around the o'clock" (gjate tere 24 oreve),ne cdo gje i del perpara "Gogoli" Edi Rama ! "Keqardhje" ... po e vuan shume dhe gjasat jane ta mbylle karieren po duke vuajtur.Rruga e Dibres

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. H
                                                          Humoristi

                                                          Trimat e xha Sulos mo kane hyre ne kinflik intrresi!?

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. C
                                                            Cecua

                                                            Ti ke qen dhe mbetesh dobic i bllokut dhe haleja ku dhjet maloku.

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. S
                                                              Sadiu

                                                              Doli ky korbi prapë të kakarisë.

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. S
                                                                Shkullaku

                                                                O qelbesire. Kush te ka penguar ty te shkruajsh cdo dite dhe te vjelles vrere kunder qeverise, madje te ka lene edhe Baze vend ne gazeten e tij.

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. T
                                                                  TIRONA

                                                                  O kapo i mbarove detyrat ne Shqiperi dhe tani do te rregullosh kosoven!

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. t
                                                                    tony

                                                                    Nuk le byth dhe car pa lepi o fundrine i nxive gjithe njerezit e familjes tende o pederast qe ste rrine grate dhe zeri te eshte bere si Torja e Tirones deri kurdo te vazhdosh te leoishe car e bythe cte dale perpara deri sa te thahet byshtyma

                                                                    Përgjigjjuni
                                                                    1. L
                                                                      Lame Duka

                                                                      Kur u dogj "Koha jone", kur u gjymtua Zamiri, ndjese paste, kur u hodh ne kanal per vdekje kolegu i tij, Badhoku, kur Frroku quhej agjent serba a grek, kur, kur, kur Shik-u godiste cilindo gazetar anti pushtetit autoritarist te Sali Berishes, ku ishte ky Andi. Nuk di te shaj njeri, por ky e tepron aq, sa me duket pak ta quaj pizeveng. Lipsu nga Tema.

                                                                      Përgjigjjuni
                                                                      1. V
                                                                        Vezhguesi

                                                                        Bushati mire e ka,qeni leh aty ku ha! Duke qene se eshte bere keto kohe me i pasur se me pare,mbas Berishes se pare e te dyte,sic thote vete,eshte bere armiku nr.1 i individit Rama dhe pas Berishes se trete i kryeministrit Rama.Saliu i dyte ka bere nje gabim se duhet ta kishte kokeluar me kohe kete rrembythje te pluralizmit mediatik,sic ka bere me shume te tjere.Arsyeja eshte enigme.Ky jo vetem ka mbijetuar me ambiguiditetet e tij por sot eshte me i pasur dhe me i sigurte.Perfundimi eshte i qarte ne kete kohe nuk e gjen asgje e keqe (ruajna o zot),megjithe gjuhen e gjate kunder autokracise dhe diktatures se Rames!!!???

                                                                        Përgjigjjuni
                                                                        1. C
                                                                          Cuku

                                                                          Po ty as Spitali Psiqatrik nuk te viziton se je akoma me keq se per aty......Or Nevojtore gjej nje TV apo gazette qe kontrollon Rama. ......Te gjith shtypin dhe TV-te rreth 90 %i kontrollon Sala dhe Likja qe te ushqejne dhe ty per geto gomarlliqe qe mundohesh te shkruash

                                                                          Përgjigjjuni
                                                                          1. K
                                                                            Kolegu i SPAK-UT

                                                                            90% e komenteve shajnë Andin si person. Jo çfarë thotë. Të gjithe punonjës administrate

                                                                            Përgjigjjuni
                                                                            1. E
                                                                              Ervin Sali(hi)jani.

                                                                              "Kolegu i SPAK-UT"! Askush nuk e shan si person, kulishin Andi, megjithese i ka hak sharjet sepse ai ne çdo fjale qe shkruan shan njerzit e punes dhe promovon plehrat e shoqerise. Prandaj leçiti mire komentet.

                                                                              Përgjigjjuni
                                                                            2. Çepani.

                                                                              O ti pordha e Hisniut që ke tash 20 vjet që dhjet (menderos ) me gojën tënde të mutosur totalisht dhe askush s'ta ka mbyllë halenë bën paralelizma e flet për mungesë të lirisë të medias në shqipëri s'ke faj pasi duhet që ty e tërë sojit tënd Alla Sali e Alla Sllobodan që i keni shërbyer e i shërbeni me devocion sipas amanetit të gjyshit tënd Hisni klanit sërb ,s'do mënd që arritjet e Shqipërisë ju vrasin sytë e copëtojnë zemrën,... Që të shpëtojë Shqipëria ju jashqitje kombëtare ju duhet prerë gjuha në rrëzë...ashtu siç i priste Gjishi jot Hisni dikur.

                                                                              Përgjigjjuni
                                                                              1. A
                                                                                Aron

                                                                                Doli ky nipi i komunisteve te na mesoje per demokracine. Na ka care prapanicen.

                                                                                Përgjigjjuni
                                                                                1. S
                                                                                  Shqiptari nga Kosova

                                                                                  Demokraci ne Kosove? Çëre thua mer jahu. Une jetoj vet ne Kosove po demokracine nuk e takova gjekundi. Aaa po, ne emer te demokracise behen vjedhje, dalin ca organizata e indivd qe duan tia falin Serbise token qe na "dhuroi "Rankoviqi. Po ,ketu ka demokraci te shfrenuar..!

                                                                                  Përgjigjjuni
                                                                                  1. N
                                                                                    Noci

                                                                                    Mbi bazën e sjelljes se qeverive si ne Shqiperi,si ne Kosove,duam apo nuk duam,Rama dhe qeveritë e drejtuara nga ai qendrojne shume me lart se te tjerat ne lidhje me sjelljen ndaj shtypit dhe mediave vizive.Rekordin pa dyshim e mban Berisha,por edhe ne Kosove qeveria e Kurtit.Bushati e ka zakon e fillon analizen mbare se nuk eshte gazetar kot por ne fund pa dyshim do dali te Rama,qe nuk i dhurohet alergjia pa e nxjerre me te keqin.Une nuk mbaj mend qe RTSH vitet e fundit te merret me te tjeret siç ka ndodhur ne Kosove dhe mund te them se politika a RTSH ka ndryshuar keto vite duke mos qene skllavi i qeverise

                                                                                    Përgjigjjuni
                                                                                    1. V
                                                                                      Vilma

                                                                                      Rtsh, nuk eshtë media. Rtsh eshte bankë. Rehatohen shumica e patronazhisteve, qokat behen mirë dhe shumë mire. Pra hynë leku, një pjese shkon për keta më siper. Llokma vihet në tepsi, pasi ha, Qeveriu, hanë edhe boçkot e tjerë. Nuk eshte Media Rtsh.

                                                                                      Përgjigjjuni
                                                                                      1. T
                                                                                        Timo

                                                                                        E kujtoni qarte ! Pulishti I Husniut filozifon per demokracine ! Keshtu bente gjyshi per" demokracine " qe gati , kete Po gatuan dhe pulishti . Trap , trap Po pasuri I DHA dhe Sala dhe ky I gjate !

                                                                                        Përgjigjjuni

                                                                                        Lini një Përgjigje