Asgjë e re në sanksionet amerikane kundër Kosovës!

1 Qershor 2023, 17:37Blog TEMA

Asgjë e re në sanksionet amerikane kundër Kosovës!

Nga Ruben Avxhiu

Degradimin e marrëdhënieve mes dy vendeve nuk e shkaktoi kriza në Veri – ai ka filluar prej vitesh dhe do të vijojë edhe nëse qeveria e Kosovës i pranon menjëherë të gjitha kërkesat amerikane

Ndëshkimet amerikane për Kosovën, të trumbetuara mbrëmë, do të kishin më shumë peshë nëse do të sillnin realisht diçka të re. Ato thjesht konfirmojnë hapur një degradim tashmë ekzistues të angazhimit amerikan ndaj Kosovës.

Së pari, SHBA ka thënë se nuk do të angazhohet më me vendet mosnjohëse për të siguruar njohje të reja. Mirëpo, me përjashtim të rastit të bujshëm të njohjes nga Izraeli me ndërhyrjen personale të presidentit Trump, ka vite që njohjet kanë shteruar. Përkundrazi ka pasur sinjale për kthim pas të njohjeve.

Ose SHBA ka ezauruar mundësitë e saj në këtë drejtim ose ka humbur interesin.

Akoma më keq, në disa raste aplikimesh për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, SHBA ka pranuar që anëtarësimi i Kosovës të vonohet si kusht që ajo të bëjë më shumë hapa në normalizimin me Serbinë.

Së dyti, përjashtimi i Kosovës nga stërvitjet e Defender23 është vërtet një shpullë politike, mirëpo, vetëm aq. Pjesëmarrja e saj në këtë raund të ri stërvitjesh ishte përsëri më shumë simbolike se sa do të sillte ndonjë rritje masive të kapaciteteve ushtarake. Dëbimi i Kosovës nga stërvitjet, ndërkohë që NATO ka bërë manovra të përbashkëta me Serbinë është në dëm të interesave aleate dhe atyre amerikane në veçanti. Sa më shumë kapacitet kanë forcat e armatosura të Kosovës aq më shumë lirohen nga barra trupat amerikane të ngecura në Kosovë.

Së treti, ndalimi i procese euroatlantike, për fat të keq është një shaka e keqe. Nuk ka ende asnjë perspektivë serioze për Kosovën që të fillojë rrugën e integrimit në NATO dhe BE. Kosova ka në plan të aplikojë për në BE por të them të drejtën anëtarësimi në bllok është shumë larg për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Shumë nga këto vende kanë vite që sorollaten përgjatë procesit pa mbarim dhe ende nuk e shohin anëtarësimin në horizont.

Së katërti, njoftimi se udhëheqësit e Kosovës nuk janë të mirëpritur në SHBA është gjithashtu diçka simbolike të them të drejtën. Presidenti Joe Biden konsiderohet si mik i Kosovës, por ai as që ka pasur ndërmend të ftojë ndonjëherë në Shtëpinë e Bardhë, udhëheqësit e Kosovës. Prej shumë vitesh është bërë e qartë se udhëheqësit e Kosovës tani mund të hynë në Shtëpinë e Bardhë vetëm së bashku me udhëheqësit serbë. Në mënyrë skandaloze, Kosova u përjashtua nga Samiti i Parë i Demokracive ndonëse është demokracia më funksionale në rajon dhe vetëm pas një kori zërash proteste iu dërgua ftesa e vonuar, por një e tillë iu dërgua njëkohësisht edhe Serbisë së autokratit Vuçiq. Ishte një tallje me vetë konceptin e Samitit. por edhe një kujtesë se Kosova në Washington pranohet vetëm në shoqërinë e Serbisë. (Degradimi i marrëdhënieve u zbulua padashje edhe nga korrespondenca diplomatike të kohëve të fundit që dolën në media.)

MIRËKUPTIM PËR ALEATËT

Pa diskutim, marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara janë më të rëndësishmet për Kosovën. Prania e trupave amerikane është garancia më e madhe e sigurisë së kufijve. Mbështetja amerikane është kyçe në betejat diplomatike e politike në botë. Aprovimi amerikan hap dyert në institucionet financiare, qetëson dhe inkurajon investuesin e huaj. Përballë një Bashkimi Europian të përçarë, qartësia amerikane ka shërbyer rregullisht si kundërpeshë e nevojshme.

SHBA ka investuar shumë për paqen dhe sigurinë në rajon dhe janë të interesuar të pengojnë shtrirjen e ndikimit rus e kinez. Ne jemi të interesuar për të njëjtën gjë dhe kemi nevojë për mbështetjen prej tyre dhe mbrojtjen që ofrojnë nga kërcënimi serb.

Situata është serioze. Ndonëse diplomacia amerikane ka fajet e saj se ka trimëruar Vuçqin me deklarata të papërgjegjshme e të njëanshme dhe po vazhdon të ushtrojë presion më shumë mbi Kosovën sesa mbi Beogradin, kjo nuk është arsye për të shpërfillur irritimin amerikan.

Kosova është vend sovran por SHBA ka qindra ushtarë dhe shërbyes të gardave shtetërore që mund të jenë në vijën e parë të rrezikut nëse shpërthen një konflikt. Kosova ka të drejtë të marrë vendimet e saj por ajo duhet të tregojë ndjeshmëri për shqetësimet e aleatëve që nuk duan ta vënë në rrezik trupat e tyre për gjëra që mund të shmangen. Ata shpenzojnë për këtë prani ushtarake, jo vetëm financiarisht por edhe kapital politik në vendet nga vijnë. Në një kohë kur ngurrimi për angazhime ushtarake jashtë vendit ka ardhur duke u rritur.

Është shenjë respekti për forcat që mund të ofrojnë jetën në mbrojtje të Kosovës që t’i bësh pjesë të procesit vendimor aty ku siguria mund të cënohet. Le të mos ua përplasim në fytyrë argumentin e sovranitetit atyre që garantojnë në terren këtë sovranitet. Le të përqendrohemi në problemet konkre0te më shumë se sa në deklarata epike.

Argumenti se demokracia duhet respektuar është shumë i mirë dhe ashtu si sovraniteti i jep epërsinë morale Albin Kurtit, mirëpo po ashtu si në rastin e sovranitetit që shkrova më lart, edhe ky argument duhet përdorur me modesti.

Vërtet katër kryekomunarët janë rezultat i demokracisë, por fitorja e tyre është më shumë një aksident i demokracisë. Ata janë përfaqësues të një periudhe kalimtare që do të mbarojë sapo shumica e popullsisë lokale të rikthehet në kutitë e votimit.

Së fundi, Kosova mund të refuzojë të ndryshojë qendrimet e saj, por artikulimi i qëndrimeve ka gjithashtu rëndësi. Aleatët duhet të trajtohen me respekt dhe ndjeshmëri. Reagimet e diplomatëve duhen lexuar me kujdes për të gjetur pika të përbashkëta.

Kryeministri Albin Kurti ka të drejtë, por fakti që ka të drejtë nuk është arsye që të mos zgjedhë në fund epërsitë e ndonjë alternative praktike që i ndihmon edhe amerikanët që të justifikojnë tërheqjen nga retorika e ashpër dhe e njëanshme që kanë zgjedhur këto ditë. Nuk ka aleanca të përkryera dhe aleatëve shpesh u duhet të nxjerrin njëri-tjetrin nga situata pa rrugëdalje.

Si përfundim, degradimi i marrëdhënieve mes Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës nuk ndodhi për shkak të krizës së fundit në veri. Kriza vetëm sa e nënvizoi duke hequr vellon diplomatike. Arsyeja pse ndodhemi në këtë situatë kërkon një analizë serioze dhe qartësinë se raporti nuk do të ndryshojë menjëherë edhe nëse qeveria e Kosovës zbaton të gjitha kërkesat amerikane. Përkundrazi, nxitimi për të pranuar disa kërkesa të diplomatëve të radhës, që sot janë larguar nga skena e Ballkanit, ka lënë pasoja afatgjata për Kosovën.

8 Komente

  1. V
    Visi

    Arsyeja e degradimit të mardhëneve mes Kosovës dhe SHBA është lobimi i shtetit serb me qindra milion euro që nga paslufta e tutje. Duke shfrytëzuar kështu metodat e njejta që i zbatuan shqiptarët para luftës. Që nga paslufta shqiptarët e mernin si të përhershme plrkrahjen amerikane dhe vet u lëdhuan si hiena në plaçkitjen e Kosovës e bile njëri pagujti qindra mijëra dollarë për të botuar një libër për veten. Ivica Daçiç,para 4 vjetësh pati deklaruar se do ta mundim lobin shqiptar në Amerikë dhe rezultatet po shihen tani.

    1. R
      RAIFI

      Sa herë që Rusia kërcënon SHBA dhe Europa gjejnë fajtorin kujdestar dhe normalisht në këto 100 vitet e fundit kurban gjithmonë kanë bërë shqiptarët dhe tokat e tyre dhe ate në dobi të klyshve të Rusisë.Nuk është msheftësi se në Ukrainë është puna jo mirë andaj frika nga ariu polar është e madhe dhe duhet lëshuar pe Serbisë. Ne nuk kemi mik më mirë por vetëm mik e jo Zot shtepie.Çka nëse Amerika thot t'i jepet Veriu i Kosovës Serbisë,duhet apllauduar Qeveria?.Është po kjo Europë që para 100 vitesh iu dha sllave e grekut më shumë se gjysmën e tokave shqiptare dhe kurr ato shtete nuk e kanë parë si gabim as sot,me përjashtim të Anglisë.E dij që shumë kush po qeshet në Shqipëri me veshtersit e Kosovës,por fatkeqësisht i njejti fat,në mos më i keq po e pret edhe Shqipërinë e Jugut,veç sa ka filluar.Sa merak në lekë pa djersë është një pjesë e popullit shqiptarë për pak vite deri në Tiranë do regjistrohen grek për një pension grek.Qofsha i gabuar dhe kurr mos u realizonte parashikimi im,por ditë të vështira po vinjë.

      1. R
        Remo

        Raif o dallkauk,, kur ti "zotin e shtepise" ja le atij qe te pushtoi, nje tjeter erdhi dhe te beri pak a shume te tille(mos prit qe tjetri te te keshilloje gjithmone),, sot per pordhet Albiniste, po tregoni anen me te lige sikunder asaj bashkesie shtetesh perendimore, po ashtu edhe kunder Shqiperise. Leri historite anadollake te "Europes kurves", ajo ka mekatet e saj me ish kolonite por perpara 100 vjetesh, ata e bene nje shtet sepse mbi 80% e Shqipove, akoma ishte ne mesjeten e turqerise qe e kishte hipnotizuar, shume kohe me vone, me 1999-en, po ata u investuan per nje shtet te dyte...tregoni mirenjohje dhe behuni konstruktive, mos hidhni ne ere te ardhmen, lereni edhe Shqiperine, keq a mire do te vazhdoje perpara, perseri pa ze do t'ju prese ne rast lufte(uroj qe kurre mos te ndodhe), behuni njehere njerez e lerini idiotlleqet.

      2. C
        C'jan kto Brockulla "Sanksione " !

        E dini ju perse vihen Sanksione dhe kur vihen ? Boll i hidhet benzine Zjarrit . Nuk mundet te ndodhe qe Shba-te te ndryshoj Qeńdrimet e saja Politike e kaloje nga Mbeshtetes i Kosoves si nji Aleate Kryesore i shqiptareve ( Kosove Shqiperi) dhe te kaloje ke Serbi ,kur dihet fare mire se kush eshte Serbia _si nji nder Aleatet me te afert te Rusise . _ Pra , nji MIqesi te Shba-ve me serbine duke dal Kunder Kosoves , do me dukej e pamundur jo sepse do ishte Politikishte e pamundur , por sepse Amerikanet s'mundet te lepijne ate qe peshtyne ne surrat dje . Serbet ! Sa i takon pastaj Albinit , (vet nuk kam asnji lloj simpatie per A.K sidomos pas puthjeve te till me Dy Esadistet sab .i.m Armiqe te Kombit Shqiptare ) por ne gjithcka ka vepruar Albini Korrekt ,ne kte Shperthim te papritur Krize e nxitur Artificialishte nga Vucic i cili eshte Kapobanda e Horrave Serb qe hodhi ne Mitrovice ,i cili s'ka asnji te drejte as Juridike e as Morale te ndeerhyje ne ne Shtetin e Kosoves . Nuk mundet te kemi nji Politike te niveleve "naive"nga Amerikanet ,sepse Albin Kurti i ndodhur nen Tension e Pergjegjesi te jashtezakoneshme si KM i Kosoves i shpetoj nji fjale e tille ,sepse i kidhte ardhur ne maje te hundes ,qendrimi i Zyrtareve Amerikan sepse te gjithe kane syte ne balle dhe shikonin se ishte Serboa Vucic qe nxiste e nisis Huliganet ne Veri te cilet sulmuan KFOR-in dhe nderkohe Bota Diplomatike dhe vet Amarikanet , i drejtoheshin e benin Presion Albinit !!!!!!! KJo eshte Absurde eshte e papranushme nga te gjithe Nderkombetaret qe drejtonin gishtin nga Kurti kur duhej ta Drejtonin nga Shteti i Krimineleve te Ballkanit dhe miku i Milloshevicit _Vucic ! _______ Pra , ktu nuk eshte problemei se po injoronin Kurtin zoterinjte Amerikane ,por po kercenonin Kosoven . Pra , nqs jeni shqiptare do ju thoshja Boll Derdellitet kunder Kurtit .Eshte kush eshte Kurti ai eshte Shqiptare dhe perfaqson Shtetin e Kosoves .

        1. F
          Funksionali

          Kosova eshte demokracia me funksionale ne rajon? Ik ere pirdhu me gjith kacile!

          1. a
            astrit

            Analize e logjikshme, une nuk shoh nga kendveshtrimi i rrezikut kombetar shqetesim. Thjesht do jete nje furtune ne gote. Kurti do jete akoma me i fuqishem ne elektoriatin e qytetareve te Kosoves, mundesia qe serbia te futet ne ndonje aventure ushtarake eshte ne kufite e te pamundshmes. Opozitaret e Kurtit sot per sot e kane te pamunduar ta permbysin Kurtin ne votim. Fuqite e medhe e dine kete keshtu qe do gjejne nje te mesme te arte me Kurtin e Vuçiçin qe ata te kene qetesine qe duan ne kete cep te varfer te Europes.

            1. A
              Alpizo

              Të lumtë mendja dhe pena Ruben !

              Lini një Përgjigje