
Nga Andi Bushati
Tensionet e fundit në Veriun e Kosovës, në mënyrën më banale të mundëshme, e kanë shndëruar një debat mbi ligjin, të drejtën dhe ekzistencën e një shteti funksional, në një sherrjajë mes “pro” dhe “anti” amerikanëve. Në plan të parë kanë dalë të njëjtët idiotë të dobishëm që përsërisin refrenin, “Albini po na prish me Amerikën”, “Kurti ka pasur gjithmonë këtë qasje”, “ai s’pyeti partnerët ndërkombëtarë”, “për të futur një kryetar komune në zyrë, ai u përplas me Uashintonin” etj.
Në fakt, përtjej kësaj qasjeje prej çilimijsh të pakënaqur apo vasalësh folklorikë, qëndron një shqetësim real. Rrallë ndonjëherë më parë Kosova ka marrë paralajmërime kaq të rënda, sa në këtë rast. Përjashtimi nga manovrat ushtarake, ndërprerja e vizitave të zyrtarëve në SHBA, ose deklarata si ajo e sekretarit Blinken, mund të kenë vërtet për shumë shqiptarë efektin e elektroshockut.
Ky fenomen i ri kërkon përgjigje sepse, pikërisht në raste të tilla, ndahen mendjet përtace prej skllavi nga shpirtrat e lirë që kërkojnë arsyen. Të parët vënë kujën për pasojat, të dytët kërkojnë të gjejnë shkaqet.
Nëse duhet pranuar se ka një mosmarveshje të thellë mes qeverisë së Kosovës dhe parnerëve perendimorë, pyetja racionale nuk është zbulimi i armikut mes nesh, por gjetja e thelbit të konfliktit.
Të gjithë e mbajmë mend se serbët lokalë i bojkotuan katër komunat e veriut (bashkitë… po ta shkruanim me titra), provokuan zgjedhjet e parakohshme në të cilat më pas nuk morën pjesë. Ndonëse ato duheshin mbajtur në afat, në rakordim me partnerët ndërkombëtarë, Kosova dëshmoi tolerancë duke i shtyrë nga dhjetori në prill. Lista serbe sërish u tërhoq duke prodhuar katër kryebashkiakë me legjitimitet të cunguar. Ndonëse të tillë, ata u njohën nga amerikanët dhe europianët.
Por, kur të zgjedhurve u erdhi dita të merrnin funksionet shpërtheu dhuna, ekstremizmi, plagosja e ushtarëve të KFOR-it.
Pikërisht në këtë pikë opinioni është ndarë në dysh: idiotët e dobishëm të ‘pro” amerikanizmit fajësojnë kryeministrin e Kosovës si shkaktarin e kësaj gjendje, pasi ai ndërmori veprime pa u konsultuar me aletatët perendimorë. Në fakt, e vërteta është krejt ndryshe. Ajo që ndodhi është pasojë e një strategjie të mirfilltë serbe për të disfunksionalizuar shtetin e Kosovës. Ajo është një manovër e Beogradit për të treguar se cili komandon në Veri. Ajo është një strategji tensioni për të fituar sa më shumë në planin për ta çuar asocacionin drejt një tjetër republika serbska.
Që Albin Kurti nuk është nacionalisti, anti-demokrat i cili do të vendosë me dhunë disa kryekomunarë shqiptarë në zonat e banuara nga serbët, këtë ai e tregoi edhe gjatë forumit të Bratislavës. Ai e spjegoi qartë se legjitimiteti i atyre që po futen në zyra është i cunguar. Ai i quajti ata kryetarë me “k” të vogël. Ai e përshkroi funksionin e tyre si teknik, me kompetenca minimale dhe hodhi dorashkën për një marëveshje politike, ku përmes zgjedhjeve të parakohshme, serbët të zgjedhin drejtuesit e komunitetit të tyre.
Pra, ai nuk këmbënguli në imponim, por në zgjidhje. Ama nga ana tjetër janë serbët që duan ta vazhdojnë bojkotin për të thellelluar boshllëkun institucional.
Albin Kurti do marrëveshje, Vuçiçi provokon konflikt. Kryeministri i Kosovës jep propozime për zgjidhje, presidenti serb hedh shkëndija për zjarr.
Kaq të vështirë e kanë ta kuptojnë këtë ata që sot anatemojnë në parin duke kryer indirekt punën e të dytit? Nuk e besoj. Ata e bëjnë këtë ose se i është errur vështrimi nga urrejtja për një person, ose se janë shdëruar në besimtarë të verbër të superfuqisë.
Ky i fundit është në fakt një nga argumentat e tyre: Po, po qe e vërteta kështu si shkruhet në reshtat e mësipërm, pse atëhere SHBA, fajësoi Kurtin-pyesin ata? Pse Blinkeni bëri deklaratën e padëgjuar? Pse nga Borelli tek Makroni rrudhën buzët?
Kjo po, është një dilemë që do përgjigje. Dhe ajo nuk ka të bëjë pothuajse fare me meritat apo gafat e Albin Kurtit. Shqiptarët andej dhe këndej kufirit duhet të ndërgjegjësohen se situata gjeopolitike nuk është në ditët më të mira për ta. Lufta në Ukrainë, fronti kundër Rusisë, e ka yshtur perëndimin në një ngasje të madhe për të joshur Serbinë nga vetja, për të ndarë Vuçiçin nga Putini. Dhe përpara këtij qëllimi përkëdhelja e tyre me ndonjë favor, në provincën e largët në Veri të Kosovës është sakrifica më e vogël që mund të bëhet. Herezi mund të thonë disa.
Por kur sheh se si këmbëngulet se Asocacioni duhet përfunduar para pikave të tjera të marrëveshjes, se si kryetarët e komunave që i ke bekuar vetë, duhet ta drejtojnë punën me “Zoom”, fillon e mendon këtë opsion. Edhe më i prekshëm bëhet ai po pe aktivitetin e ambasadorit amerikan në Beograd, Kris Hill, këtij mbështetësi të çdo nisme të Vuçiçit. A nuk tradhëtoi ky negociator i marrëveshjes së Rambouillet trashigiminë e Klintonit dhe Ollbrajt duke u kërkuar falje serbëve për bombardimet e ‘99-ës?
Kur, për interesat e momentit hidhet kjo hije për “luftën humanitare” të SHBA-së, pse nuk po u sakrifikoka edhe ndonjë ngastër tokë nga ato që vetë Hashim Thaçi i quante dikur “dhurata të Marshallit Tito”?
Frika është pra se mund të kemi arritur në një pikë, kur për hir të bërjes për vete të Vuçiçit, po i bëhet presion Kosovës. E kjo s’ka të bëje fare as me gafat, as me egon e sëmurë, as me marrëzinë e madhështisë së Kurtit. Në interesin e këtij të fundit do të qe të shndërrohej në yes-men i ndërkombëtarëve për të sunduar më lehtë vendin e tij, ashtu si bëjnë plot maskarenj të tjerë në Ballkan. Dhe ky është paradoksalisht drejtimi nga duan ta shtyjnë kundërshtarët e tij më të mëdhenj. Fiks kjo sjellje prej idiotësh të dobishëm “pro” amerikanë, është gjëja që na bën keq më shumë se gjithçka tjetër. Ajo shkon përtej venerimit të tyre për superfuqinë dhe ka shumë më tepër pasoja se pëmbushja e inateve që ata kanë me Kurtin.
Këtë të fundit le ta bëjnë copë, le ta gjuajnë me domate në rrugë, le ti thonë i korruptuar, i marrë apo diktator, por ama asnjë shqiptar që vetëquhet i tillë nuk ka luksin ti kërkojë të bjerë në lojën shkatërrimit të shtetit, ku e fton Serbia. Ky pretendim nuk ka çmim, madje as kur e kërkojnë çlirimtarët tanë amerikanë.
Analiza e Bushatit kërkon vemendje.
Shkrimi i Bushatit super i sakte . Eshte absolutisht sic thote Bushati ne kete shkrim. Keta qe shkruajne kunder ketij shkrimi jane kopeja e lopcareve qe ju ka ngecur koka ne prapanice vellait te Vucicit, Rama hajdutit
Për Raimondin dhe Nikon kam një pyetje: a është në gjendje Kosova të hyjë e vetme në luftë me serbinë? Edhe se personalisht mendoj që serbët e meritojnë një mësim të mirë nga shqiptarët, por ja që nuk kemi takat.
Krijimi i Asosacionit te komunave serbe ne Kosove eshte TRADHETI qe perendimi po i ben Kosoves njelloj sic i beri Bosnjes! Se pse ndodh kjo ,nuk e kuptoj,por eshte THIKE PAS SHPINE! Populli i Kosoves duhet te ngrihet ne kembe ne mbrojtje te Kushtetutes dhe dionjitetit shteteror! Vertet Kosova si shtet i pavarur u be me ndihmen e madhe te SHBA,por kjo nuk do te thote,qe "BABAI TE VRASE FEMIJEN E VET"!
More si nuk the njëherë "shëndet" po gjithmon "plaç".Sherbetor më të mirë se ty nuk kanë për të gjetur armiqtë e kombit Shqipëtar. Po si thua ti,mos pyesni për Amerikën dhe mos dëgjoni këshillat e tyre ?
o Muzgu, bajga ! Ik vizitohu tek ndonje psikiater ti o deficent , se nga sa flet duket qe te ik truri dhe te eshte mbushur koka me mut
Po lexoje shkrimin se nuk te kafshon. Po thote qe, per shkak te Luftes ne Ukrahine, interesat e Amerikes per momentin nuk perputhen me interesat e shqiptareve te Kosoves. Kaq gje e kupton edhe nje femije po me sa duket eshte vertete ceshtje mentaliteti prej skllavi.
"Ky fenomen i ri kërkon përgjigje sepse, pikërisht në raste të tilla, ndahen mendjet përtace prej skllavi nga shpirtrat e lirë që kërkojnë arsyen. Të parët vënë kujën për pasojat, të dytët kërkojnë të gjejnë shkaqet." T'ia u shkruash me hekur te nxeht ne balle bastardeve pakurrizor qe deri para 30 vjetesh "anglo-amerikanet" i kishin armiq te perbetuar e tani i kan si dikur sovjetiket dhe kinezet.
Nje fjale latine thote: "Ubi maior, minor cessat" (kuptimin e gjeni ne google). Keshtu ka qene gjithmone. Tani ç'duhet bere? Albinit, idhullit te Bushatit, Perendimi po i bie kokes, ngaqe dergoi policine ne Veri, dhe me gjithe qellimet e mira qe mund te kete pasur (dyshoj shume), u be shkrepsja qe ndezi zjarrin, pa pyetur as per keshillat e amerikaneve, as per pasojat dhe as per telashet qe u hap atyre ne kete çast. Kete gomarllek beri Albini, per kete ia kane hequr vizen albinit dhe shpresojme te mos ia heqin Kosoves. Sado te kacavirret ne qelq Bushati me te tjere, pyetja e madhe qe mbetet pa pergjigje eshte: C'TE BEJME? Te bejme lufte me Serbine per 4 komunat e veriut te Kosoves? Per kete duhet te dalim nga NATO, se NATO nuk te vjen pas ne keto aventura. NATO-ja e beri punen e saj me 1999, sot jemi ne 2023. Kemi fuqi? Kemi armatime? Kemi ushtri? Dhe a na lejon njeri te ndezim zjarrin ne mes te Europes? Apo te bejme sehir e te presim te na nxjerrin nga balta amerikanet? Pas dy vjetesh mund te kthehet Trumpi. Dhe rezultati i pare i Trumpit do te jete ndarja e Kosoves dhe zgjidhja e sherrit shqiptaro-serb. Po edhe tani eshte veshtire t'i shpjegosh Perendimit perse duhet te mbaje me zor ne kembe nje shtet me kete strukture, duke harxhuar shume para dhe energji, kur mund te gjenden zgjidhje te tjera. Apo te mbledhim trute e kokes, te mesojme diplomacine, te mesojme qe bota nuk rrotullohet rreth shqiptarise, qe NATO nuk eshte krijuar per te zgjidhur sherret shqiptaro-serbe, e te sjellim politikane te pergjegjshem ne krye te shteteve tona. Ose, ne emer te sovranizmit e te anti-amerikanizmit alla BuBu (Bushat-Burim), te dalim nga NATO, te nderpresim marredhenit me BE e te kthehemi te rruga e Enver Hoxhes (pa dyshim qe Putini do te na prese me shume deshire ne gjirin e Rusise kesaj radhe dhe mbase ia mbush mendjen Vuçiçit qe ta leshoje Kosoven e te krijoje federaten shqiptaro-serbe).
Xhaxhi Hysniu po rote Cari ngeli..
Pinjolli komunist është më kriminel se vete komunisti , ti je edhe i dhjere.., mut i jati mut i biri mut ai qe bëri tanë..!! Kurre ste lexojë , sa për te tjënë këtë qe ta kujtojë qe jeni rrace e ndyre..!!
O Andi, kaq budalla je ? Pse nuk i di Amerika keto gjera ? Po kush e krijoi shtetin e Kosoves , more Andi ? Permende Rambujene. Po kush ishte atje o Andi ? Ishte i madhi Rugova me Thacin. Njeri me mend e tjetri me pushke. Po Albini ku ishte ? Ti ke nje alergji per Ameriken e vendet e BE. E ke nga gjyshi e babai yt. Edhe opozita kosovare kerkon me insistim doreheqjen e Kurtit Po , mos ki merak , o Andi. Ato qe krijuan shtetin kosovar, do e zgjidhin situaten. Shkrimin duket ta ka shkruar Albini
kelyshet e flliqesirave bolshevike
TI DHE ALBINOVIQI JINI KURVAT E VOGLA TE PUTINIT DHE VUCIQIT....
Foli beqiri i frustruar nga saliu,kur ishte saliu ne bllok i fuste gishtin ketij se kujtonte ishte cjapi vicidolit.Si tha gjyshja e ketij birit sadistit,cfare te beja me pare te qaja hysniun apo te pushoja saliun
O shoky Hysni birbilos se nuk ju qine rop ne 91 ta kishin bero bllokun kasapane po ishte dobiçi i Viçidolit qe ju shpetoi dhe tani birbilos ti dhe jeton si princ me leket qe merr nga rusia.
Qeke i vogel or bir dhe nuk i mbajtke mend gjerat. Njerezit i mbajti Ceka (dhe mire beri) se Viçidolsi donte qe njerezit te hynin ne Bllok dhe te behej kasaphane. Dhe dyshoj qe Bushati te kete jetuar ne Bllok ne ate kohe.
Bravo Andi. Si gjithmone amerikanet ndjekin interesat e furrikut te tyre ne dem te kujtdo tjeter dhe ky nuk eshte anti-amerikanizem por objektivitet
Mendoj se duhet te flasim per ngjarjen konkretisht dhe jo aq shume per ato qe jane dytesore se vetem ne kete menyre mund te arrijme ne konkluzione te drejta. Problemi kryesor ketu jane zgjedhjet dhe ne kete rast si u veprua nga qeveria kosovare. Nuk mendoj qe ka njeri ne bote me dy pare mend ne koke te pranoj qe nje komunitet te drejtohet nga njerez qe jane votuar nga 3.5% e zgjedhesve. Si mundet keta te drejtojne komunitetin kur populli nuk i do dhe pranon?! Qeveria e Kosoves i njeh keta si krybashkiak pa asnje te drejte. Edhe pse u bojkotuan zgjedhjet nga popullsia serbe( qe ne te vertete nuk duhet t'i bojkotonte), prapseprap ato nuk duhet te njiheshin e te pranoheshin nga shteti dhe komisioni i zgjedhjeve. Qeveria kosovare per mos te thene qe eshte treguar qeveri fashiste ne kete rast, eshte treguar mendjelehte, kokeforte dhe arrogante me popullsine vendase te atyre komunave. Ata jane njerez si te tjeret dhe kane te drejta te barabarta me shqiptaret dhe duhen degjuar e respektuar dhe duhet vet qeveria te gjej menyren per te negociuar me ta. Dergimi i policise ne mbeshtetje te tre klouneve qe te drejtojne atje eshte nje turp dhe akt shovinist i rende. Ne se te huajte i njohin si zgjedhje ato, ata kane te drejte se nuk pati shkelje te rregullave gjate dites se zgjedhjeve, por kjo nuk do te thote se ato duhet te aplikohen se votuan vetem nje pjese e paperfilleshme e popullit atje. Pra edhe pse ato u ben sipas rregullave, ato prap duhet te perseriten se numri i votueve ishte i paperfillshem dhe nuk mund te lejohen keta kandidate fitues te drejtojne. Ky ka qene edhe reagimi i te huajve, pra edhe pse zgjedhjet nuk paten shkelje dhe ne i njohim, prap keta kandidat fitus nuk e kane te drejten te kryejne kete detyre. Ndersa qeveria e Kosoves e injoron kete fakt qe eshte shume domethenes qe tregon se ajo ne kete rast e ka deshiruar vet abstenimin e popullit ne zgjedhje per te nxjere fitues kandidatet e saj. Ky eshte nje veprim shovinist dhe duhet te denohet ne radhe te pare nga ne shqiptaret kudo qe te jemi. Kurti me pasuesit e tij na ulin vlerat ne si komb dhe fyejne popullsine vendase dhe te huajt qe i keshillojne qe te mos nxitojne ne kete rast se i hedhin benzine zjarrit i cili behet me i madh dhe do te jete shume e veshtire te shuhet. Ne se ne votime do te kishin mare pjese afersisht gjysma e zgjedhesve, atehere asnje i huaj nuk do te thoshte te nderpritet procesi, por edhe ne se ndokushi do ta bente, atehere Qeveria kosovare nuk duhet ta merte ne konsiderate dhe te gjithe shqiptaret do ishin me te. Por tani ata nuk mund te jene dakort me qeverine e Kosoves se ata jane njerez dhe mbi te gjitha ata vene drejtesine perpara patriotizmit te semure. Te gjithe qytetaret e nje vendi, pavaresisht etnitetit te tyre kane te drejta te barabarta dhe duhet te respektohen ne menyre te barabarte. Pra te qenit mos dakort me Kurtin nga shumica e shqiptareve nuk i ben ata mendje shkurter e tradhetare sic mundohet ti paraqesi Bushati, por ne radhe te pare i ben shqiptaret njerez me mend ne koke qe para se gjithash cmojne drejtesine dhe barazine sociale midis njerezve, pavaresisht se te cfare etniteti jane.
E saktë Niko Shpiragu. Por besoj se do ta kuptojnë që nuk duhen bêrë veprime të pa matura.
Perse i botoni shkrimet e ketij spiunit rus?
Bushati ka të drejt,me këmbënguljen e tanishme të Albini i ka demaskuar plotësisht qëllimet e Amerikanëve për kompromis në dëm të Kosovës dhe insistimi i amerikanëve që asociacioni të bëhet tani në fakt veç se fsheh qëllimin e vëretetë që pas themelinit të asociacionit Veriu i Kosobës ti jepet Serbisë si kompdnzim të kthimit të Serbisë kah perëndimi.
Idioti me i madh ne shqiperi akuzon te tjeret si idiote te dobishem. Mesoje se "idiot i dobishem" i thuhet dikujt qe demton interesat e veta duke rene ne kurthin qe i ngre armiku i vet. Kosova nuk ka armik Ameriken por Serbine dhe po demton interesat e veta e jo te Serbise. Nejse, se keto jane te thella per ty. Ti vazhdo ha mot tek Erla per Edi Ramen se aq e ke kapacitetin.
Sic jane ata ne kosove je dhe ti o bythqire ne shqiperi,je gati te shtrihesh e heqesh breket vete Sales vetem e vetem pse urren Ramen.Te tille njerez bajga e kane shkaterruar dhe po e shkaterrojne shqiperine e shqiptaret historikisht
Idiot eshte ai qe nuk e kupton se jemi askushi pa Ameriken! Pse ndodh kjo! Amerike-Rusi! Por Bushati se bashku me te tijet jane kunder Rames,edhe per Lubonjen e kisha fjalen dhe per te gjithe te shiturit! Jane shume te peshtire me Saliun me Liken? Cfare mjerimi Bushat!
Gjyshi I këtij pisit e mbajti Shqipërinë të izoluar duke mbështetur Enverin.Babai i këtij hetues kush e di sa njerëz të pa fajshëm ka marrë në qafë.Ishte Shkodran.Saliun e pranovi Hysniu në bllok. Arben Kraja i Spakut, Shkodran.Sa vjet ka që mbron Saliun dhe Ilirin.Shkodra 32 vjet voton për Saliun.Pra dhe ky klysh Shkodrani.Çfarë prisni më tepër?
Bravo Bushati!!! Politikat e "medha" behen mbi kurrizin e popujve te vegjel...Kosoves me te vertete po i kerkohet te paguaje haraçin e te qenurit Vasal ne kete moment,pra te shkelë Kushtetuten e saj per te kenaqur interesat e "Pertejdetit"! Kot nuk thone:"Liria nuk dhurohet ne tavoline,por fitohet...",sepse kjo lloj lirie e dhuruar dhe e interpretuar ne menyre te tille nga "Dhuruesi" e ka gjithmone bishtin prapa...Do Zoti dhe shqiptaret e Kosoves do te dine te ruajne me ngulm dhe dinjitet lirine dhe Kushtetuten e tyre! Nuk mund te behen kurban shqiptaret per hir te prapaskenave dhe interesave te Superfuqive!
Me gojen e ketij birbos flet berisha , pra urrejtja per SHBA- te. Qellimi i ketyre “ sovranisteve”eshte teper i qarte, destabilizimi i Kosoves dhe krejt rajonit te Ballkanit duke i dhene jete planit te Rusit, si dhe per te armiqesuar Kosoven me ata, qe e krijuan si shtet me vete.
Degjoni e mbani vesh..! Kurre Albin Kurti ne jeten e tij politike nuk ka qen serioz. Kjo eshte me e pakta. Albini i sherben agjendes serbe. Te gjithe politikanet ,kush me hir kush me pahir luajn lojen e shtetit serb. Ku eshte pare e degjuar qe nje shtet te fut hundet ne shtetin tjeter kaq hapur sa Serbia ne Kosovë?!?! Fut hundet sepse ne (politikanet)jemi te shitur e te shantazhuar.Po Amerikanet? Pozicionimi i tyre tregon se ata shohin se pari interesin e tyre. Interesi i tyre tregon se deri ne ç'shkalle eshte e drejta. Ajo shihet ne raport me Kosoven. Kurre amerikanet nuk kane qene miq te sinqert te Evropes. Kurre evropianet nuk kane qene miq te amerikaneve. Serbet e dine mire kete gje,prandaj kan çu krye. Serbet jane miq edhe te ruseve edhe te amerikaneve. Ne nuk kemi miq as andej e as ketej. Ne jemin te vetmuar. Prandaj ne do te duhet qe vet ti zgjidhim problemet. Pa fjale shume e me pune shume. Albini ben "bam" akoma pa e mbush' pushken. Zhurma e Albinit i kovenon vetem Serbise. Rrethanat nderkombetare jane ne disfavor te Vuçiqit sepse Rusia (aleati kryesor i saj) gjendet ne lufte. Amerikanet e dine kete gje shume mire,prandaj ata jane me serbet. Duke qen pro ata godasin BE -ne. BE ka probleme pa fund,nga me te ndryshmet. BE eshte " lodhur",prandaj problemin tone ata duan ta zgjidhin ne kurrizin tone( si çdo here gjate historise). Dhe per te na nenshtruar amerikanet dhe europianet kerkojne qe pjesen me te pasur te trojeve shqiptare tia jap Serbise. Vazhdon tragjedia shqiptare ne keto 100 e me shume vjet.
Te lumte dora. Nje shkrim qe te nderon, qe na nderon, qe respekon te verteten. Nuk ka anti amerikanizem, por politikat e huaja nuk kane qene gjithmone te mira per shqiptaret. Cuditerisht disa shqiptar, dhe jo skllevrit shqiptare, e harojne kete. Shqiptaret harojne se kane votuar per shqiptar, por keta shqiptar kan qen shpesh here skllever dhe anti shqiptar. Enveri, Saliu,... jane te fundit. Si mund te shpjegohet ndryshe mos zhvillimi i shqiptarve ? .....
Shrim/analizë brilante e Andit! "Ky fenomen i ri kërkon përgjigje sepse, pikërisht në raste të tilla, ndahen mendjet përtace prej skllavi nga shpirtrat e lirë që kërkojnë arsyen. Të parët vënë kujën për pasojat, të dytët kërkojnë të gjejnë shkaqet." Citat që do ta mbaj si moto për mendjet prej skllavi dhe idiotët e dobishëm puthadorës të gjithkujt më të fort se vetvetja.
Fale Amerikes u njohen dhe ekzistojne dy shtetet shqiptare. Kaq mjafton per te mos bere garipin kot me kot.
z Bushati Kjo që, ke shkruar sot, është GAZETARI.Lehësit e komenteve, në shumicen e rasteve janë nën nivelin e lehësit normal.Të thënat e tua ndërmjet rrjeshtave, mëndja e topitur nga politika e Shqiptareve, nuk ka durimin ti kapi e ti kuptojë ,se nuk kane “ lexuar” dhe ato që qëllojnë si vare. Shkruaj po kështu dhe për gjëndjen ne Shqiperi .Harro që, ketu tek ne, ka dhe politikanë te " mëdhenj" per kohën e gjatë në politikë ,por jo për vlerat e tyre. Shkruaj pa mllef
Ky Andi Legen Blloku duket se ka gjetur Fletoren e Xhaxhi Enverit dhe komentet e Gjyshit Hyse per Agresionin Anglo-Amerikan.Nuk i shqitet dot Anti-amerikanizmi i Ngjeshur ne Sumen e Andushkes me vare marksist -leniniste
Bravo, shume sakte e ke thene te verteten. Me vjen keq qe me penden tende i sherben Sali Berishes qe eshte kryemashtruesi i ketij kombi.
DNA is the problem.
Bushati eshte kunder te gjitheve dhe kunder cdo gjëje edhe pse perpiqet ta "mbuloje" sikur mban anen e ndonje "gjëje". Arsyeja eshte tek e shkuara. Ky njeri eshte i deshperuar deri ne cmenduri per humbjen e pushtetit nga kasta e byrose politike pas viteve 90. Dhimbja i eshte krijuar jo sepse adhuron vecanerisht komunizmin, perkundrazi i quan matufer edhe ata (byrone politike) sepse nuk diten te mbajne pushtetin me teveqele si ne shqiptaret qe ishte aq e kollajshme ti shtypje e komandoje pergjithmone, por ai e ka me ne. Pra ai e ka me shqiptaret qe sipas tij injorante dhe te pagdhendur kane marre tashme pushtet dhe para qe vetem ky dhe kasta e tij mund dhe duhej ti levronin. Pra jo ata (shqiptaret), por ky. "Ky", nuk e duron dot qe Shqiperia po behet sepse "berja" nuk pati dhe as ka nevoje per "ate" apo mendimet e tij apo te kastes se tij. Shqiptaret ndertuan qytete, ndertuan shtepi, ndertuan rruge, biznese, zbukuruan qendrat urbane, fushat, kodrat, malet, plazhet perparuan ne politike, marredhenie nderkombetare, ngriten grataciela, permiresuan gjithe boten shqiptare pa e dhjere fare "kete", "intelektin" dhe "kontributet" e tij. Kjo eshte dhimbja kryesore e tij. Me SHBAte e ka sepse ata jane aleatet e shqiptareve dhe me ndihmen e tyre po realizohet dhe rinovohet Projekti i Shqiperise dhe i shqiptareve. Kjo e ben te vazhdoje te vuaj deri ne thelb. Kjo shpjegon pse eshte gjithnje kunder SHBA dhe kunder progresit apo cdo gje progresive. Sipas tij ai ka peshe, ai duhet pyetur se cfare mendimi ka, nderkohe qe... e kane lene pas dore duke u plakur pas bythes se shqiptareve ku do tju marre ere vetem pordheve dhe do vuaje merine e vet qe e ka pushtuar dhe nuk e leshon.
Andi nuk e kupton ti se ku qendron shkaku dhe ku eshte qellimi i kesaj perplasje.Po nuk e kuptove hap abetaren e te qenurit analist politik dhe lexoje germ per germe per ta ditur e jo per ta dhene provim.