Ata që thonë se kjo do na fusë në Europë, ja fusin kot – Ja pse Rama ka të drejtë në “betejën” e tij me gjykatat

15 Dhjetor 2025, 10:05Blog TEMA
Ata që thonë se kjo do na fusë në Europë, ja fusin kot

Nga Ylli Manjani

Gjykatat e posaçme nuk janë për drejtësi, por për ndëshkim.

****

Duhet pranojmë se ngrirja në mënyrë të përhershme e gjykatës dhe prokurorisë së posaçme ka qenë gabim.

Ata që thonë se kjo do na fusë në Europë, ja fusin kot.

Askund në Europë, Azi, Amerikë, Australi, Oqeani e Afrikë nuk do gjeni një kushtetutë që të ketë në tekstin e saj gjykata apo prokurori të posaçme.

Askund nuk do gjeni një kushtetutë ku në tekst të ketë fjalët "korrupsion" e "krim i organizuar".

Arsyeja është se këto janë çështje të përditshmërisë dhe përkohshmërisë së punëve të shtetit. Janë mjete që përdoren në kushte të caktuara, sipas nevojës dhe vetëm për pak kohë. Ndaj ska se si të jenë pjesë e kushtetutave.

Ne, si vendi më i posaçëm që jemi, shpikim dhe eksperimentojmë deri në vetvrasje shtetërore e sociale.

Edi Rama kërkon sot, jo pa argument, të ndalë sulmin abuziv të strukturave të posaçme si ndaj lirive të njeriut ashtu edhe ndaj financave publike.  Krejt dakord, por e keqja është ngrirë  në mënyrën më amatore të mundshme në ligjin themeltar të shtetit. Duhet pranuar kjo gjë si fillim.

Duhet pranuar gabimi amatoresk dhe duhet kthyer situata në normalitet me abrogimin kushtetues të të gjitha atyre parashikimeve, që të posaçmen e bëjnë të përhershme.

E posaçmja mbetet e tillë me një ligj të posaçëm dhe gjithmonë me afat. Në të kundërt shteti gjendet në emergjencë të përhershme. Shihni shtetin e post reformës, gjithnjë në alert artificial për shkak të organizimit kushtetues të posaçëm, kundër të zakonshmes....

Ne kemi sot Republikën e Posaçme të Shqipërisë, ku çdo e posaçme është ligjore!!!

Tmerr kushtetues kemi.

Duhet përmbysur kjo gjë o njerëz.

Në çdo rast, me apo pa ndërhyrje në kushtetutë NUK MUND të ketë Gjykata e gjykime të posaçme!

Këto gjykata e gjykime janë qendra dënimi me vdjekje, pa provë e pa proçes të rregullt!!!

Ligji për këto gjykata e gjykime të posaçme është thjesht legalizim i ndëshkimit pa fakte.

Kjo nuk ka asnjë lidhje me Bashkimin Europian të të drejtës së shkruar kontinentale që njohim, as me konstitucionalizmin anglo-sankson të preçedentit.

Kjo që kemi bërë është një bolshevizëm me spruco demokracie. Këtë të fundit (sprucon pra) e hedh burokracia e perëndimit për të krijuar një qendër dënimi pa ligj të shqiptarëve që nuk i dënojnë dot atje me prova e proçese të rregullta.

Ky realitet ka qenë e mbetet i papranueshëm. Ne duam të hyjmë në Europë pikërisht për proçese të rregullta e sundim të drejtësisë se me ndëshkimi kemi 110 vjet shtet që i kemi midis nesh.

Prandaj një reformë reale fillon me rishikimin, në mos rishkrimin e Kushtetutës.

Nuk kemi pse ti vijmë vërdallë fare këtij muhabeti.

41 Komente

  1. L
    Liku - Kush me shan per debat nuk ia mban !:"?,;:"

    Vazhdon fushata e Yllit ne mbrojtje te " Vip-ave te shumevuajtur te politikes". Shyqyr qe Spak kontrollohet nga amerikanet , se po te ishte ne dore te njerezve si ky , do e vertiste ligjin sic donte Maliqi !!!

    Përgjigjjuni
    1. p
      pirro

      e ke gabim liku dukesh sikur sapo ke rene nga fiku. Nuk e kupton se SPAK dhe BKH kane tejkaluar ligjin? Askush nuk quhet fajtor nese nuk denohet nga gjyakata. Ketu po denohen njerezit me procese popullore mediatike te shpikura nga Berisha dhe kelyshet e tij per te dentuar shtetin dhe lirite e te drejtat e njeriut.

      Përgjigjjuni
      1. L
        Liku - Kush me shan per debat nuk ia mban !;:'!?,;

        Spak eshte krijuar nga amerikanet , financohet nga ata , mbeshtetet nga ata !!! Madje edhe drejtuesit e Spak i vjetri dhe i riu moren mbeshtetje 100% nga gjithe ambasadoret USA , BE , UK. Tani ti perdor shprehjen " procese te shpikura nga Berisha" dhe drejtuesit e Spak etiketohen ushtare te Saliut !!!. Atehere ne kete realitet te supozuar prej teje ka nje pike te pazbardhur : C'lidhje dhe ndikim ka Berisha tek amerikanet dhe ambasadoret??? A na e sqaron dot ???

        Përgjigjjuni
        1. k
          kureshtari

          Atëherë le ta paguajnë amerikanët,pse të paguajmë na. Janë trimëruar këta jurist të plepave kërkojnë ritje të rogës 12000 euro.

          Përgjigjjuni
          1. L
            Liku - Kush me shan per debat nuk ia mban ,.;:",?!

            Jo i nderuar , mos i fut te gjithe ne nje thes. Juriste te plepave ishin ata qe nxirrte Saliu me 6 muaj kurs !!! E kush tha qe amerikanet nuk paguajne , ku e di ti sa leke sjellin per financimin e Spak !!!

            Përgjigjjuni
      2. T
        Temali

        Degjojeni kete avukatin e Pellumb gjokes. Ka te drejte ky

        Përgjigjjuni
        1. L
          Liku - Kush me shan per debat nuk ia mban !:";,.:"

          Meso shqip njehere pastaj fol , i thone "avokat" ne shqip !!! Apo harrova , ti flet dialektin e Saliut nga Vicidoli !!!

          Përgjigjjuni
        2. L
          Liku - Kush me shan per debat nuk ia mban !:"?,;:"

          ky siper nuk eshte Liku i vertete, ky eshte nje spiun i kriminelit te Hasit, Sali Vuk Karaxhixhit! Liku i vertet jom un! Ylli, ke shum te drejte, madje une do te thosha qe drejtesia e posacme, eshte bere si drejtesia e Aranit Celes, qe denon pa pranine e avokateve dhe merr per te verteta ato cfare paraqet prokuroria e posacme, pa bere asnje lloj verifikimi! Ka edhe me teper, per shembull Kadriun e denojne me vdekje, sepse deri ne fund te procesit nuk pranon qe ka qene agjent dhe deri ne piken e fundit te jetes, deklaron qe e do fort Partine dhe Enverin, ndersa njerin prej vartesve te tij e denojne me 25 vjet mbasi mbajti qendrim te mire, u pendua dhe pranoi qe Kadriu ishte spiun i perendimin, pra ketij te fundit ia bejne me te lehta vajtjet. Sot e njejta gjykate, Ilir Metes i njeh te drejten (sipas te drejtes te kodit penal) per te pasur aktet e prokurorise, ndersa Erjon Veliajt ia mohon kete te drejte, pa asnje motivim, pra duke shkelur ligjin, nderkohe qe gjykatat duhet te jene zbatuese te ligjit. Nuk ekziston asnje lloj kontrolli per keta gjykates qe e trajtojne drejtesine sikur te ishte mall i shtepise te vet dhe mund te bejen si u ka qejfi, ne baze te simpative apo antipative!

          Përgjigjjuni
          1. L
            Liku - Kush me shan per debat nuk ia mban !:"'!?,;

            Ej sa u pelqen emri im !!! Do ta nxjerr ne ankand !! Sa fjale ke thene o i nderuar , dhe po e lexoja me vemendje se isha kurioz per konkluzionin, deri kur ndesha emrin e Lalit...aty e lashe leximin se u morr vesh ku e ke hallin !!! Mesa duket u mbyll rubineti i qumeshtit te Lalit qe mbushte tasin tend dhe u nervozove....por mos u shqeteso , me shume gjasa nje nga lojerat qe po luhen do e nxjerre Lalin te lire : 1) Gjykata Kushtetuese 2) Loja e zvarritjes qe beri Lul Basha qe e fitoi gjyqin e rruges se kombit pa bere gjyq fare. Pasi Lali te dale , edhe Ylli edhe ti do ndryshoni qendrim per sistemin gjyqesor ...!!!!

            Përgjigjjuni
          2. P
            Popull

            Ylli avokati I hajduteve e krimineleve,gojecthururi psikopat,qe ka lepire bythen e Nanos,Metes,Rames e pastaj I ka share e tradhetuar nuk meriton asnje vemendje.Ky duhet bojkotuar

            Përgjigjjuni
            1. I
              Ilirikum

              Manjan, Po na suprizon me llogjiken mendoj te sakt qe po perdore. Imagjino si mundemi te ndryshojme keto situata kur cshtjet ligjore ne kurrize te kombit shqiptare jane shtuar shume! Kosova me UÇK-n, ne me keta te posaçmit, nga jugu me ligjin e luftes. Te gjitha keto sikur jane shpikur apostafat qe ne te mos ngrejme koken kur, por ta gjejme veten vetem ne emigracion!!!!! Ashtu siç kemi gjuhen me te vjeter ne europe por qe s'na lejuan kur ta shkruajme!!!!!

              Përgjigjjuni
            2. T
              Teo

              Ja Manjani I Rames e pasks mare detyren per sot. Te ndryshojme kushtetuten e ta bejne pershesh. Vetem ne e prekim kushtetutetn cdo vit pothuajse sipas interesave te momemtit. Gjete fle lepuri...duan te kufizojne Spakun.

              Përgjigjjuni
              1. P
                Pjeter

                Ne koke i ke rene

                Përgjigjjuni
                1. J
                  JETON KALLOJER FADIL EDEPSĒZ MEMELE GJOLEKA

                  Ylli Manjani ke plotēsisht 100% tē drejt Shqipria ēshtē katandis keq e pēr ktē fajtor kryesor ēshtē politika qē ja marin Amerikēs dhe nē goj. I vetmi shtet nē Bot qē thot Amerika Amerika nē njē koh qē ky shtet ēshtē shteti mē kriminel e mē hajdut nē Bot.

                  Përgjigjjuni
                  1. K
                    Kurizo

                    Bravo Ylli, ja kur je esëll dhe kë mendjen në mesim s të bie fjala pertoke por lufton për kuptim????????????????????????????

                    Përgjigjjuni
                    1. C
                      Cubi

                      Me kete spakun e leshit ja kan futur kot. Me kete e kam then me qindra here nuk do te kemi kurre drejtesi. Jo qe sbehet kurre e pamvarur,por jan vegla ne duart e sali qenit dhe agjenturave dhe bejn çfar u thon. E keqja me e madhe eshte se ne pergjithesi njerezit ne shqiperi nuk din çfar detyre kan. Po ju tregoj nje fakt. Ne ushtri si shum detyra te tjera kishte edhe shef sigurie,qe pergjigjej per sigurine dhe sekretin e institucioneve,por ne fakt ne 100 % te rasteve e ngaterronin me detyrat e sigurimit te kohes se kaluar. E po ti kontrollohet zyra edhe kryeministrit ma thot mendja do jete rast unikal ne bot,se edhe regjimet diktoriale se bejn ,se te arrestojn pa shkuar ne zyre fare. Ky grup duhet arrestuar e te tregojn nga kush urdherohen,se ketu ka nje dore qe ka vepruar nga 35 vjet dhe do vazhdoj te veproj deri sa te vdes. Se çfar si ka ber ketij kombi edhe gjemb ne kemb si hyn. Te shkrihet urgjentisht sa seshte von.

                      Përgjigjjuni
                      1. T
                        Ton

                        Mos te jete Spak keta vijne te vjedhin dhe ty ne krevat. Do jesh administrate e larte zotrote....opozite skemi....te pakten kemi spak.

                        Përgjigjjuni
                        1. E
                          E

                          Po po. Te pjekme e ke. E Saliut eshte drejtesia. Ka qene, eshte dhe do te mbetet. Ne mendjet e pjerdhura padyshim.

                          Përgjigjjuni
                        2. A
                          Az

                          Plotësisht ke të drejtë me asyetim logjik, se unë nuk jam jurist që të themë edhe ligjor. Por midis këtyre prevalon logjika.

                          Përgjigjjuni
                          1. V
                            Vlora

                            Po kur nuk je jurist per cfare ha mut o Az pleraxhiu?

                            Përgjigjjuni
                          2. E
                            E drejta

                            Duket qe kete zagar e pagun mire mafia , se nuk kuk e mbyll fare kete kamaren " Profesioniste "

                            Përgjigjjuni
                            1. A
                              Ana

                              Ylli eshte vazhdimisht i frustuar, i inatosur, i merzitur me realitetin. Ylli dhe shoket e Yllit qe jane mbeshtetes te individeve te akuzuar per krime apo te akuzuar per korrupsion nuk duan dore te forte drejtesie. Duan drejtesine e para 2016 Llalla

                              Përgjigjjuni
                            2. A
                              Alban Luma

                              Ik o idiot depresiv. Me njerez si ti qe ke akses ne media Shqiperia vec te keqija do te kete.Bisht qeni mbete tere jeten o Manjan si dibran pa idin e iman. Servil klasik i pushtetit si te gjithe dibranet je ti. Ishin dibranet ato qe ndezen fishek zjarre per Belinda Ballukun.Zoti u marrofte ty rdhe ats

                              Përgjigjjuni
                              1. R
                                Rogner

                                Alban Suma, kujdes se te perzier zorra e trashe me fytin

                                Përgjigjjuni
                              2. V
                                Vjola

                                Te lumte Ylli ! Sala me Liken i kan pasurite te pafund dhe ja u din te gjith jasht e brenda vendit dhe kan 30 vjet dhe vin verdall dhe po shkaterojne kete vend akoma .Njerzit e tjere futuni brenda dhe gjat rruges do shohim cdo bejme ?????!!!!!!

                                Përgjigjjuni
                                1. V
                                  Vjola

                                  Te lumte Ylli ! Sala me Liken i kan pasurite te pafund dhe ja u din te gjith jasht e brenda vendit dhe kan 30 vjet dhe vin verdall dhe po shkaterojne kete vend akoma .Njerzit e tjere futuni brenda dhe gjat rruges do shohim cdo bejme ?????!!!!!!

                                  Përgjigjjuni
                                  1. P
                                    Profesori

                                    Të lumtë Ylli. I ke rënë kokës.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. F
                                      Feniks

                                      Ylli Manjani , me konseguenti ne qendrime: 14 Korrik 2018, 19:44Politika TEMA “Më në fund drejtësia u vendos! E barabartë sa më s’ka! Nëse ja lyp një femre, harrohesh në burg! Nëse shet femra je i nderum e i rrespektum në liri të plotë!!! Rilindje e drejtë, si drapri!”, O tempora o mores !

                                      Përgjigjjuni
                                      1. f
                                        fjala

                                        Ka shume te drejte Ylli Manjani sepse ne kerkojme te ndertojme familje pasi e qine gruan dikush tjeter nga jashte dhe e bie te gateshme tek burri. Nje dite para shkon tek hoxha apo prifti, pastaj burri gezon se u martua. Pra, reforma qe kushtetuta me 140 deputet, idioter se nuk jane as juriste e as intelektuale, shikoji si sillen e flasin ne parlament e jashte tij, ishte nje hapje varri qe vendi y u be te ishte kembe e koke brenda dhe kur te donin ambasadoret mund te jepnin ndonje dore per te dale ne siperfaqe. Fatmir Xhafa ka pergjegjesi te madhe bashke me juristet e tjere. Kushtetuta qe aprovoi me voten e tij populli unanim dhe rrezoi kushtetuten e Sali Berishes, ishte libri ku hidheshin themelet e shtetit demokratik. Nderhyrja brutale jashteligjore dhe jashte logjike e futjes se organiztatave si SPAK apo BKH, jane artifica qe themelet e saj te ishin te lekundura ashtu si po i shikojme. SPAK e BKH me prokurore e gjyqtare te plepave, por dhe KLP e KLGJ si organizta terroriste qe punojne ne qetesi dhe menyre te njeaneshme, po minojne çdo gje ne Shqiperi. Presidenti ka detyre nepermjet Keshillit Sigurimit te inicioje inisiativa parlamentare qe perfaqesuesi popullit te rirregulloje kete handikap kombtar per egzistencen e tij, se mund te na ndodhe qe nje prokurore ne Spak si Olsi Dado ose nje gjykates si Bani te na heq dhe emroje nje kryeminister apo gjithe qeverine qe voton populli me vote. Keta lloj juristesh duhet te largohen me ligj nga detyra dhe kur drejtesia te filloje, duhet ti paraqiten asaj per tradheti dhe organizim terrori duke çfrytezuar pavaresine e gjyqesorit. Duhet nje fshese e hekurt qe shteti te funksionoje. KJo qe behet sot eshte rremuje ne bulevard dhe shtet. Pergjegjesia eshte e disa njerzeve qe fshihen me kobure ne mes, per te hyre legalisht brenda ne qeveri si terroriste apo "hetues" , pa le qe i i bron dhe anonimati BKH ! Korrupsioni luftohet me prokurore dhe gjykates qe jane betuar ne kushtetute dhe nuk e cenojne ate. Korrupsioni luftohet me voten e popullit duke permbysur qeverite e korruptuara dhe jo me persona te veçante kushdo qofte ai. Eshte tradheti ndaj demokracise dhe lirise se popullit dhe lejon keto organizata te bejne grusht shteti ne emer te pavaresise dhe kushtetutes. Kurre nuk duhet te lejohet, veçanerishte ne kushtet e soteme kur bota eshte e trazuar.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. C
                                          Cubel Breca

                                          Shih ca komentues qe yllin e quajn te rames. E para me kete ai spo mbron ramen,por shqiperine se keto 35 vjet eshte ber lesh arabi se mer vesh i pari te dytin. E dyta ai ka mbi 10 vjet qe shan ramen edhe me shum se saliu,por kur sju pelqejn shkrimet eshte i rames. m

                                          Përgjigjjuni
                                          1. S
                                            Sosja

                                            Po flet kotë SPAK u dhe gjykatat nuk po luftojnë sa duhet korupsionin bashëpunimin e politikës me krimin Gjykatat nuk po arijnë ti mbledhin dëmet e shkaktuara nga korupsioni, bëjnë burgë dhe miljonat i kanë të fshehura Shqiptarët të rrinjtë ikin sa më largë Shqipëris

                                            Përgjigjjuni
                                            1. A
                                              Arber Melani

                                              Jane vene ne rrjesht dibranet, pa dallim feje, krahine e ideje ne mbrojtje te kryehajdutes se ketyre dekadave Belinda Balluku.Pasi per turpin e tyre ndezen fishekzjarre pas vendimit antishqiptar te gjykates shqiptare me emrin kushtetuese, ato tani po i dalin ne mbrojtje neper media, perfshi ketu edhe dibratnet e opozites si Gent Strazimiri sot ne emisionin e mengjesit te syri tv. Dibraneve ju eshte dhene mundesia te jene ne qeveri prej me shume se tete dekadash, por sherrin jua kemi pare duke filluar me Nexhmie Hoxhen, Safet Zhulalin, Monika Kryemadhin dhe tash se fundmi Belinda Ballukun. Prandaj heshtni ju o dibrane dhe mos u kapardisni si kaposhi maje plehut duke i dale ne mbrojtje nje hajduteje qe ka futur duart ne xhepat e shqiptareve

                                              Përgjigjjuni
                                              1. N
                                                Niku

                                                Ti Arbër vetëm emrin e ke të bukur, por je injorant, pérderisa të gjithë dibranët i fut në një thes! Mëso historinë o vulë humbur! Dibra ka qenë qëndër e gjithë shqiptarëve që nga koha e Skëderbeut dhe deri në shekullin 20, kur e mori Vlora e Ismail Qemalit. Lexo, se do të mbetesh tru shkulur gjithë jetën!

                                                Përgjigjjuni
                                              2. K
                                                Keshilltari

                                                Ylli ka te drejte kur thote qe jemi bere per eksperiment dhe eksperimenti me drejtesine e re deshtoi nga keq perdorimi I ligjeve nga njerezit qe punojne ne keto institucione

                                                Përgjigjjuni
                                                1. d
                                                  drejtesi e munguar

                                                  Z.Ylli ti nuk je studiues per te percaktuar se a eshte provuar vertete kjo drejtesi.Merru me eksperimente dhe do te gjejme te verteten.Ne bote eksperimentet per semundjet e ndryshme behen mbi minj,majmune e te tjere.Per ligjet nga bota eksperimenton mbi shqiptaret.Mos u merzisni o njerez,eksperiment bejme,se keshtu jemi katandisur.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. P
                                                    Pena

                                                    Zoti Manjani ka plotesisht te drejte, drejtesija e posaçme, d.m. th. , e porositur nuk eshte drejtesi por ndeshkim dhe duhet te kete nje kornize ligjore shume te preçizur dhe te jete e perkoheshme, nuk duhet te kete fare lidhje me kushtetuten. Ka ca kohe zoti Manjani qe keni hyre ne linjen e duhur, jashte ndikimit te cfurqeve, tashme jeni ne fushen e juridiksjonit, aty ku duhet te ishit me kohe, nuk e di si mund ta shpetoni drejtesin tone nga bataku ku eshte zhytur, gjithçka duhet ribere nga e para, ....

                                                    Përgjigjjuni
                                                  2. S
                                                    Suli

                                                    Në Shqipëri nuk ka drejtësi.Gj K ,në vendimin pëe Z.Balluku pas aqë shumë shtyerjesh ,votoi me 3:5për ta lënë të lirë….Vallë aq shumë kohë u dashka për të lexuar disa nene të kushtetutës? Dhe pastaj ai vendim…Vendimi duheshte të lexohet njësoj dhe votimi të ishe 8:0 për ose jo.Kjo ka të bëjë me proçedurë,nuk ka si të lexohet ndryshe nga njëri,ndryshe nga tjetri.Kjo do të thotë se edhe këtu vendoset sipas tutorit.Nëse nuk reagon presidenti parlamenti,drejtësia vetëm drejtësi nuk do jetë.Ylli Manjani ka plotësisht të drejtë.

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. V
                                                      Vlora 97

                                                      Ylli s ke moral te flasesh Ke qene dhe je nga klasa e hajdutve Ju ka tmerruar Spaku ëëë Gjeni bishta gjeni Kur ka akona qorra qe je besojn

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. T
                                                        Tefta

                                                        Ylli ka plotesisht te drejte . Urgjent duhet te behen ndryshime ne ligj dhe te Posacmet duhet te marrin afat edhe 1 vit qe te mbarojne dosjet qe kane ne dore qe I mbajne ne dore kot nga 4 vjet dhe ai institucion ( I posacmi) duhet te shkrihet. Kemi prokurori ne qe I hetojne me mire se ata te posacmit dosjet e tyre dhe nuk denojne njeri pa prova. Te Posacmit nuk e kane problem t’i denojne njerezit pa prova pasi shffytezojne perkrahjen qe ju ka dhene shteti me 10 milion leke ne muaj rroga dhe fjalet e bukura qe ju thone SHBA dhe BE. Prandaj mos folni kot kur nuk dini gje dhe kur nuk ju ka rene ne kurriz te keni ndonje hall aty. Pastaj e di qe te gjithe do te flisni ndryshe dhe do ta perkrahni Yllin ne ate cfar thote dhe ngre si probleme.

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. B
                                                          Besmir

                                                          Mos u merrni me yllin por me cfare ka shkruar. Per mendimin tim ka te drejte.

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. D
                                                            Drejt dhe bukur

                                                            Manjani, pikes i ke ra! Po na pekqen logjika dhe analiza juaj.

                                                            Përgjigjjuni

                                                            Lini një Përgjigje