PD ka nevojë për reformim, vlera dhe ringritje, jo për rreshtim dhe antivlera

14 Dhjetor 2025, 13:35Blog Nga Gjergji Nika

Zgjedhjet e pjesshme vendore, me kandidatë “apolitikë” të servirur si zgjidhje emergjente, nuk ishin tregues hapjeje i partisë, as bashkëpunimi.

Ato ishin simptomë e krizës së thellë të Partisë Demokratike.

PD u fsheh pas figurave neutrale, pavarësisht se duhet të ishte mendjehapur e të kishte kandidatë politikë, sepse nuk prodhon dot më politikë, nuk gjeneron dot as edhe ide, nuk përbën më dot as alternativë serioze për rrëzimin e Ramës.

Ka vite që PD e ka humbur identitetin, besimin dhe guximin për t’u përballur me realitetin.

E kam thënë me kohë: "Në vend që të prodhojë figura politike me integritet, vizion dhe profil publik, PD zgjedh rrugën e shkurtër: kandidatë pa ngjyrë, pa histori politike, pa konflikt me pushtetin, ose në sintoni të plotë me pushtetin, pra “të padëmshëm”.

Kjo nuk është hapje, as reformim. Ky është dorëzim i heshtur. Ngaqë politika nuk bëhet me njerëz që s’duan të duken politikë, por me njerëz që duan, dinë e mbajnë përgjegjësi politike.

E njëjta logjikë u shfaq edhe në dhënien e firmave për Avokatin e Popullit. Një proces që duhej të ishte shprehje parimore e opozitarizmit, u kthye në tregues konfuzioni dhe rreshtimi pa busull. Firmat u dhanë jo mbi bazë parimesh, por mbi bazë pazari, presioni apo frike partiake. Pastaj situata degradoi në portokalli.  

I dhamë, por i tërheqim firmat. U gënjyem, por kërkojmë ndjesë. Ndërkohë "Ta gëzoni Avokatin e Popullit "!

E gjithë kjo situatë absurde kafkiane demoralizon dhe largon edhe demokratin më të flaktë, pasi kur opozita humbet sensin kritik dhe shndërrohet në notere të proceseve të dyshimta, ajo pushon së qeni opozitë.

Ndërkohë konflikti i hapur në kryesinë e PD dhe më media, Noka–Salianji është pasqyra më e qartë e kësaj gjendjeje.

Jo ngaqë individët kanë mendime të ndryshme (kjo do të ishte shenjë shëndeti në PD), por sepse konflikti nuk është ideor, nuk është programor, nuk është për vizionin e PD-së.

Është konflikt për rreshtim, për besnikëri, për mbijetesë brenda një strukture që ndëshkon mendimin ndryshe dhe shpërblen bindjen pa kushte. Në një parti normale, debati është vlerë; në PD-në e sotme, debati shihet si tradhti.

Partia Demokratike nuk ka nevojë për rreshtim ushtarak, as për disiplinë verbale, as për figura që duartrokasin në kor. Ka nevojë për reformim të vërtetë, për riorganizim nga baza, për rikthim të vlerave themeluese: liri mendimi, meritokraci, integritet moral dhe politik, për hapje të vërtetë dhe rrëzimin e idhujve të rremë.

PD  ka nevojë për ringritje, për guxim, jo për retushim dhe heshtje.

Ka nevojë për opozitarizëm real, jo për antivlera të ambalazhuara si “unitet”.

Pa këtë moment kyç të historisë së tranzicionit tonë, PD rrezikon të mbetet një emër pa përmbajtje, një strukturë pa shpirt, një opozitë pa opozitarizëm.

Dhe historia politike mban mend ato parti që patën guximin të reformohen, të qarkullojnë elitat, të ndryshojnë dhe të dinë të jenë me vlerat.

6 Komente

  1. K
    Kapterri

    Nga hupi dr Alimadhi,ylli tjeter i Pd Tabaku,qe rrine si minj tek shalet e holla te Saliut.Keto jane politikane pa fryme,pa ngjyre,ide etj.Ne ate parti ka nje problem te madh,nuk ka ne udheheqje ndonje me stof lideri,te gjithe jane bythelipersa,frikacake dhe mendojne qe vetem te jene deputete e t'kapin cfare t'kapin.Asnjerit nuk ja mban bytha,as Salianjit,ti thone Sales,po, ti je shkaktari i rrenimit te Pd-ës,i humbjeve te zgjedhjeve,po i mshojne se na vodhen zgjedhjet, farse etj.Te gjithe e dinim, para se te beheshin,se zgjedhjet Pd-ja do ti humbiste dhe tani flasin kot,e ngre Sala farse e terci verci,por edhe vete e dine qe ja fusin kot.Pd-ja ka falimentu por nuk duan ta shpallin falimentin.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Munika

      PD, kjo parti fashiste qe kreu krime shteterore, ka nevoje per tu dhier fund e krye nga shqiptaret.

      Përgjigjjuni
      1. V
        Vetem drejtesi

        O i nderuar pd eshte nje organizate e madhe qe udhehiqet nga nje bande terroriste me ne krye krye-terroristin Sali mut Berisha . Duke filluar nga i pari Sali Berisha pothuaj shumica e atyre qe ai i quan qendrestare duhet te kalojne ne sater ata me kryesoret ne makine mishi te grihen e kam frike se nuk lahen krimet qe kane bere . Te gjitha partite kane nje NJESH po Saliu eshte me ekzemplari kriminel i regjur pa ju prere koka atij qeni e disave me besnikve nuk ka qetsi vendi . Kete pune duhet ta beje Spaku qe deri tani nuk e ka bere as KRAJA e as ALITIN DUMANI me dy kokat e para , te shohim tani me te tretin e vertetin , se si shume lavde po i thurin vetemvpse solli nje gote uji ne canten e punes .

        Përgjigjjuni
        1. k
          kureshtari

          Edhe i treti pas Dum Dumanit i dhjerë!

          Përgjigjjuni
        2. t
          tetovari2

          PD-ja nuk ka nevojë për reforma as për rireshtim.PD bashkë me Sali m...duhet të zhduket nga skena politike shqiptare! PD nuk ka njerëz me backgraund që të çijë në binarë normal. Si Saliu edhe deputetët janë të infektuar me salivirus, kanë të njëjtën sjellje dhe fjalor! Për më shumē se 15 vite nuk kam dëgjuar nga PD për një program për daljen nga kriza, një program për zhvillim ekonomik etj,etj.Gjuha e tyre është vetëm sharje dhe përgojime psh.shalgjati,palloshi, narkobossi,narkoshteti,Escobari i ballkanit,Ramaduro etj,etj.Prandaj PD komplet me Saliun në krye sa më parë të thejë qafën në gropën septike të historisë.

          Përgjigjjuni
          1. K
            Kjo Organizate duhet te futet

            ...ne Uzinen e Shkrirjes te Kombinatit Metarlugjik Elbasan ( qe ia dhuruan Turkut )...per SKRAP.....ne FURRENALTE.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje