Nga kafazi i gjyqit te standardet e drejtësisë

13 Dhjetor 2025, 09:00Blog TEMA
Nga kafazi i gjyqit te standardet e drejtësisë

Nga Thoma Gëllçi

Shikojeni me kujdes këtë foto. Ajo paraqet një moment nga një sallë gjyqi në Norvegji, gjatë një procesi penal që lidhet me një nga aktet më të rënda të dhunës në Evropën moderne. Në qendër të imazhit shihet i pandehuri, i ulur në tavolinën e mbrojtjes, i veshur formalisht, duke pirë ujë, i rrethuar nga avokatët e tij dhe nën vëzhgimin e forcave të sigurisë.

Ngjarja lidhet me sulmet terroriste të 22 korrikut 2011 në Norvegji, ku fillimisht shpërtheu një bombë në Oslo dhe më pas u krye masakra në ishullin Utøya, ku u vranë 68 të rinj pjesëmarrës në një kamp veror politik.

Kjo foto më solli ndërmend përvojën time kur ndodhesha i paraburgosur në burgun 313 të Tiranës.

Ishte herët në mëngjes kur polici i rojes thirri emrin tim: “Thoma Gëllçi të bëhet gati, ka gjyq.” Pas pak, policët e shoqërimit erdhën dhe më vunë prangat, të lidhura pas shpine. U vendosa mes dy policëve dhe, pas kontrolleve fizike trupore, kaluam nëpërmjet një tuneli betoni që lidhte ambientet e paraburgimit me sallat ku zhvilloheshin gjyqet e Gjykatës së Posaçme. Kaluam disa dyer të hekurta që ndanin segmente të ndryshme të tunelit. Në nivelin e tunelit ndodhen qelitë e betonit, të pista, ku i paraburgosuri priste derisa të vinte ora e gjyqit. Aty, pas një kontrolli tjetër fizik, më hoqën prangat dhe më futën në një qeli bosh, pa asnjë karrige. Vetëm një hapësirë e ngushtë, e pistë, dhe unë në mes duke bërë ec e jakë lart e poshtë, duke pritur të më merrnin për gjyq. Qelia ishte e ngushtë, pa dritare, me një derë të rëndë hekuri pa frengji, e pistë, e mbushur me bishta cigaresh dhe me një banjë që rridhte ujë, edhe ajo e ndotur.

Sa prita aty? Nuk e di. Kishte raste “me fat” që kam pritur tre orë, por kishte edhe raste kur kam pritur tetë orë, për t’u kthyer sërish në ambientet e paraburgimit pa u zhvilluar gjyqi, sepse gjyqtari apo gjyqtarja kishin gjyqe të tjera që zgjateshin më shumë se planifikimi. Në rastet fatlume, dera hapej dhe policët shoqërues, zakonisht dy, më merrnin mes tyre dhe ngjisnim shkallët për të shkuar në katet e sipërme ku ishin sallat e gjyqit.

Futeshim në sallë? Jo. Pas një dere hyja në një dhomë të vogël që kishte një dritare prej xhami ose hekura, të ngjashme me kafazet e kafshëve të egra në cirk, të cilat edhe aty i quanin “kafaz”. U ula mes dy policëve dhe përshëndeta me dorë dy avokatët e mi, të ulur në vendin e tyre, përballë gjykatësit, rreth katër a pesë metra larg meje. Pak më tej, po përballë meje, ishte ulur prokurorja që shikonte vazhdimisht telefonin dhe dukej sikur nuk e kishte mendjen në sallë.

Mundoja të komunikoja me avokatin, të paktën për të kuptuar çfarë do të bëhej atë ditë, por ishte e pamundur. Fillonte gjyqi dhe avokati paraqiste ato që kishte përgatitur për debatin me prokuroren dhe, ndonjëherë, edhe me gjykatën. Gjithmonë kishte dy kërkesa: i mbrojturi prej tij, dmth unë, të ulej në sallë pranë avokatëve të tij, dhe së dyti, të mbrojturit prej tij t’i viheshin në dispozicion të gjitha aktet e gjyqit, sipas ligjit, sepse unë isha i burgosur, nuk qëndroja aty me dëshirën time, dhe kisha të drejtë të njihesha me dosjen. Nuk mjaftonte që të njiheshin vetëm avokatët etj.

Gjykata i hidhte poshtë këto kërkesa. Dhe unë pyesja veten: pse në kafaz? Isha aty pa ndonjë akuzë konkrete, por i dyshuar për një shtesë kontrate dyjavore. E ligjshme apo e paligjshme, këtë ta vendoste gjykata, sepse kjo lidhej me fajësinë apo pafajësinë time. Por pse në kafaz? A kishin frikë se mos kafshoja Dorianin? Apo Maksin? Apo prokuroren? Kisha dy policë në krahët e mi që nuk më lejonin të bëja asgjë. Nëse nuk mjaftonim dy për të më mbajtur, le të më vendosnin katër policë rreth e rrotull.

Kisha parë shumë filma me gjyqe në SHBA ku i akuzuari për vrasje rrinte ulur bashkë me avokatët e tij. Por kisha parë edhe fotografi nga gjyqet speciale në kohën e komunizmit, kur të ashtuquajturit “armiq të popullit” dërgoheshin në litar. Edhe ata ishin në sallë, jo në kafaz.

Si mund të komunikonja unë me avokatët në këtë rast? Ata flisnin për diçka me të cilën nuk isha dakord. Si t’ia thosha? Apo harronin diçka që mua më dukej e rëndësishme. Si t’ia thosha? Kaq i rrezikshëm isha unë për Republikën e Shqipërisë? Unë ndodhesha i paraburgosur thjesht për firmosjen e një shtese kontrate. 

Ai inxhinieri i ri, Juliani, përgjegjës transmetimi në RTSH që sapo ishte bërë baba, ishte aty sepse një certifikatë ISO e përkthyer në shqip nuk kishte vulën e noterit. Për të njëjtën certifikatë ishte pas hekurave edhe Ervini, një tjetër inxhinier dhe përgjegjës transmetimi në RTSH. Të dy i njoha aty në burg sepse nuk i kisha parë asnjëherë gjatë pesë viteve si drejtor në RTSH. Nuk më lidhte puna me ta. Dhe këta i mbanin të mbyllur në kafaz njëlloj si mua? Kaq të rrezikshëm i dukeshin këta qytetarë model Republikës sonë të dashur?

Shpesh më shkonte mendja, me humor, t’u thosha Dorian Matlisë apo Maks Haxhisë të futeshin me mua në kafaz, të shikonim si do reagonte gjykata. Por nuk e bëra.

Kjo ndodhte sa herë kishte gjyq. Zakonisht dy herë në dy muaj, kur diskutohej masa e arrestit: një herë në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë dhe një herë në Gjykatën e Posaçme të Apelit. Duke llogaritur kohën që kam qenë në burg, duhet të kem shkuar rreth njëzet herë në sallën e gjyqit me të njëjtin ritual. Nuk mungova kurrë, edhe pse e dija që rezultati ishte i paracaktuar jashtë atyre ambienteve. Por, ditët e gjyqeve, vishesha mirë, për respekt të ligjit dhe të gjykatës. Sepse kështu kisha qenë gjithë jetën time 60-vjeçare deri atë ditë: një qytetar që nuk shkelte as rregullat e qarkullimit rrugor, dhe megjithëse kisha tridhjetë vite që ngisja makinën në SHBA, nuk kisha marrë asnjë gjobë.

Kështu po rri dhe shikoj këtë fotografi të Norvegjisë, një vend europian në të cilin synojmë të anëtarësohemi deri në vitin 2030. Fakti që e nxora këtë fotografi nga interneti ishte rasti i dy kërkesave të Erion Veliajt, të njëjta me dy kërkesat e mia, që nuk u morën kurrë parasysh.

Edhe Erion Veliaj, i paraburgosur, ka paraqitur dy kërkesa aq elementare sa në një sistem normal drejtësie do të ishin rutinë: të mos mbahet në kafaz gjatë gjykimit dhe t’i jepet dosja për ta lexuar vetë. Thënë ndryshe, ai kërkon të mos trajtohet si një kafshë cirku dhe të ketë të drejtën minimale që çdo njeri ka para se të gjykohet: të dijë pse akuzohet dhe çfarë provash ka kundër tij. Është gjykata që do të vendosë pastaj për fajësinë apo jo.

Kërkesa për të mos qëndruar në kafaz nuk është kapriço. Kjo praktikë krijon paragjykim vizual dhe e bën të pandehurin të duket fajtor që në derë të sallës së gjyqit. Në Shqipëri, si duket, ekziston ideja se hekuri i kafazit i jep procedurës një “solemnitet”, sikur të jetë prova e parë materiale e fajësisë. Por Veliaj nuk kërkon dekor; kërkon thjesht të ulet pranë avokatit, si çdo i pandehur që pret të mbrohet. Dhe e vërteta është se prania në kafaz e dëmton realisht mbrojtjen, sepse krijon distancë fizike, psikologjike dhe profesionale mes tij dhe avokatit. Nëse drejtësia duhet të jetë e paanshme, duhej të filloje duke e ulur njeriun në një karrige, bashkë me avokatët e tij, jo pas shufrave të hekurta apo xhamave anti-plumb.

Edhe kërkesa e dytë, njohja vetë me dosjen, është po aq e arsyeshme. Kodi i Procedurës Penale është i qartë: i pandehuri duhet të njoftohet personalisht për përfundimin e hetimeve dhe ka të drejtë të njihet vetë me aktet dhe të marrë kopje të tyre. Ligji nuk thotë “mjafton ta dijë avokati”, as nuk e trajton të pandehurin si spektator të procesit të tij. Sepse, në fund të fundit, i pandehuri është ai që gjykohet, ai që mban përgjegjësinë dhe ai që duhet të kuptojë thelbin e akuzës. Në rastin e Veliajt, dosja paska rreth 60 mijë faqe – një mal dokumentesh. Të pretendosh se avokati mund t’i përmbledhë të gjitha në dy fjalë dhe kështu mbyllet çështja, është aq absurde sa të kërkosh të lexosh “Luftën dhe Paqen” në tre rreshta.

Arsyetimi i gjykatës se “është njohur avokati, pra mjafton” ul rëndësinë e të drejtave procedurale të të pandehurit. Avokati mund të mbrojë, por nuk mund të mendojë në vend të klientit. Ligji nuk e trajton të pandehurin si dekor në sallë.

Prandaj kërkesat e Veliajt, të ulet në karrige dhe të lexojë dosjen, janë minimumi që çdo proces i drejtë duhet të garantojë. Nuk kanë të bëjnë me privilegje, as me status politik. Nuk kanë të bëjnë as me fajësinë apo pafajësinë. Kanë të bëjnë me atë që në çdo vend normal quhet procedurë penale e rregullt.

Nëse drejtësia shqiptare kërkon besim, duhet të respektojë ligjin e shkruar, jo humorin e ditës. Sepse sot është Erion Veliaj në kafaz; nesër mund të jetë dikush tjetër. Mund të jetë secili prej jush apo të afërmit tuaj. Dhe në atë sallë ku çdo njeri hyn i pafajshëm derisa të provohet e kundërta, trajtimi dinjitoz dhe e drejta për t’u njohur me dosjen nuk janë vogëlsira. Janë themele.

26 Komente

  1. M
    Martini

    Ke shume te drejte

    Përgjigjjuni
    1. L
      Liku - Kush me shan per debat nuk ia mban !;:,?.:"

      Ore ok , jam dakord , por rregulli per mbajtjen ne kafaz te te pandehurit , sic thua edhe ti , duhet te behet per te gjithe te pandehurit , jo vetem per Lalin !!! Por gjyqtarja e ceshtjes , operon ne baze te nje ligji dhe rregullore per gjykaten. Kete ligj dhe rregull nuk e ben gjyqtarja , ajo vetem e zbaton !!! Duhet ta miratoje parlamenti si ligj apo kod penal per te gjithe .Por....i them Thomait shume mire ben qe ngre zerin per te drejtat e njeriut , por pse pikerisht tani....pse nuk ke reaguar me pare kur ke pare ne TV nje qytetar te thjeshte te mbyllur ne kafazin e gjykates ???!!! A nuk ka qene edhe ajo shkelje e te drejtave te njeriut ???!!! Arrestimi i Lalit u be shume qete , kurse Meta u terhoq zvarre si qen. Po kjo a eshte shkelje te drejtash ??? Pse disa si ty e te tjere ngrene zerin vetem kur shkelen te drejtat e " Vip-ave te ndershem " !!!!

      Përgjigjjuni
      1. I
        Ilirjan

        A di te lexosh o.... njeri? Lexoje 10...20 here derisa ta kuptosh e te mos besh pyetje te tilla sikur NUK E KE LEXUAR.

        Përgjigjjuni
        1. L
          Liku - Kush me shan per debat nuk ia mban !:",;?!.

          Ok , me thuaj cilat pyetje jane te gabuara , meqe e paske lexuar 20 here dhe me shenime besoj. Ai krimineli nga Norvegjia ne foto , pasi u denua , u ankua se s'kishte internet ne qeli....dhe ja plotesuan !! A do beje Thomai artikull tjeter per kete ??!!! Ok , le te ndertojme edhe nje godine burgu me 5 yje per trajtimin e " Vip-ave te ndershem ".....!!!!!

          Përgjigjjuni
        2. B
          BB R BACK

          Qe je AR me k perpara, kjo s'do mend e kalëm, por qe te thuash like florini u terhoq "zvarre" si qen dhe po vete thua qe si qingj lali u arrestua .. qe ketu duket ndryshimi... Mut florini kundershtoi, ofendoi dhe i rezistoi forces operacionale te policise.. dallohet qarte se ke mbron si dhe kush te dhimbset ty. Mut Likja dhe kake lali figue, por ti or rroçke pse ben si koke e ditur ore truthare, se argumentimin ne fillim e ke "te sakte" per gjykaten dhe procedurat qe zbatohen nga gjyqtari... POR PRAP ORE TRUSHPELLkARE, ne Gjykaten Kushtetuese, ky i rrezikshmi pse nuk ishte ne kafaz, apo DUBLE STANDARDS?

          Përgjigjjuni
          1. L
            Liku - Kush me shan per debat nuk ia mban !"';:"?!

            Nese ben nje koment dhe e nderthur me sharje banale , tregon se ke qene para pasqyres dhe objektin e pare qe ke pare ( dmth ai me k para) e shkrove direkt ne koment !!! Nuk dua tja di as per Lalin as per Meten....por a po flasim per "te drejtat e njeriut".....atehere " Ligji eshte i barabarte per te gjithe"....

            Përgjigjjuni
      2. T
        Tirana e Re

        BE esht e zgjuar dhe ben mir qe nuk lejon as Islanden as Norvegjin dhe as Zvicrren ne antarsine e bashkimit, largpames qe kuptojn se keto 3 shtete kan histori te erret duke filluar nga qeveria pronaziste e Quisling ne Norvegji, LARG BASHKIMIT TONE keto 3 vende te errta

        Përgjigjjuni
        1. p
          pjeter

          Cfare komenton or teej?? E lexove shkrimin e ketj zoterise, ish drejtor i Radio Televisionit Shqiptar?? Po thekson rendesine e trajtimit te te akuzuarve nga drejtesia, mes Shqiperise e vendeve me kulture njerezore si Norvegjia, e meqe nuk e di, nuk kas asnje lidhje me quislinget naziste te atehershem!!

          Përgjigjjuni
          1. T
            Tirana e Re

            Ik o rrot kari se neonaziste te fshehur jan, ben BE dhe pa ta

            Përgjigjjuni
            1. G
              Gnt

              Është nga Rusia ai komentuesi or teej. Janë programe kompjuterike automatike ose si i quajnë tani : inteligjencë artificiale. Janë kudo, dhe bëjnë punën e Putinkës ditë e natë

              Përgjigjjuni
            2. T
              Tirana e vjeter

              Seprathi i di gjeret , e verteta eshte krejt ndryshe ....BE ja u kerkon perher ketyre shteteve te bshkohen ne kualicionin uropian dhe keto nuk duan , jo se sdo EUja por nuk duan keto ....bile kane ne qarkullim monedhat e tyre kombetare ...nuk e di se si do shkoj puna ne nje te ardhme te afert ose te larget , nje here per nje here ato shtete nuk kerkojn e ti bashkohen Unionit Europian ....informohu drejt

              Përgjigjjuni
            3. H
              Haka Tekizoti

              Mirë e ke ti, po Maliqi s'heq dot dorë nga zakoni i menderngrënësit.

              Përgjigjjuni
              1. V
                Vala

                Per te fituar besimin e popullit, kjo drejtesi e degraduar turpshem, duhet te kaloje nje prove: te gjykoje e denoje autoret e krimeve shteteror (sic I quan me te drejte gjykata nderkombetare). Metoda e qelbur e shtyrjes ne pafundesi te gjyqeve, vetem I acaron shqiptaret

                Përgjigjjuni
                1. B
                  Bato

                  Zoti Gellci, je dhe do ngelesh elite intelektuale ne media! Te uroj shendet e mbaresi!

                  Përgjigjjuni
                  1. P
                    Piro

                    Shumë e drejtë po ne nuk i perkasim kohes ku jetojme, as shoqerive që ju permendni. Shiko urrejtjen me të cilin komentuesit shprehen kundër Veliaj. Dhe prania e kafazit ka brenda ate urrejtje. Kjo është drejtësia jonë sepse kjo është kultura jone.

                    Përgjigjjuni
                    1. V
                      VLONJATI

                      Po mire tthua ti ketu te behet drejtesi duhet te nderohet sistemi ,saliu kriminel dhe vrases dhe hajdut, .zeni kriminel 26 ne gedrec dhe 1 miliard $ ,medi elifara poashtu plus burdello ne amerike me shtepi te cobank kurves,edi ,balluku duhete te jene ne burg .KUJT ti ja japim profesor preshit ne bytth apo injorantit noka Nuk ka drejtesi ka vetem korrupsion ,vrasje dhe prostitucion i pa pare

                      Përgjigjjuni
                      1. d
                        drejtesia

                        Bravo Thoma Gellçi,respekt dhe mirenjohje! Jane themelore problemet qe ngre me te drejte dhe shpresoj qe ky i "riu" qe u zgjodh ne krye te Spak te kete dinjitet njerzor dhe te vendosi pikat mbi i, ne Spak duhet revolucion per gjithçka!

                        Përgjigjjuni
                        1. K
                          KOMENTI

                          Drejtësia është ndërgjegje duhet empati për tjetrin, vuajtjet i ka i akuzuari, zbatimi i ligjit duhet të ketë anën njerëzore brenda nuk është lexim mekanik të neneve, gjyqtarit të makinave të shtrenjta, të diplomave të blera, gjyqtari që nuk ka lexuar një libër në jetën e tij, gjyqtari/ja që kënaqet dhe shet po... me bizhuteritë etij, nuk i duhet besuar as derrat e dosat (ndjesë këtyre të fundit ""). Drejtësia është e shenjtë është hyjnore qetëson shpirtra vendos rregullat.

                          Përgjigjjuni
                          1. E
                            Edi

                            Pidhi I motres tende.... kokra e hajdutit ti dhe Veliaj .... ti ca pidhin e motres do qe ben si i pafajshem ,,, ti qe vodhe sa munde Kur ishe ne TV .... dhe na tregon standartet e karit nga Norvegjia .... nje shtet nazist , plehr we I ben fresk nje psikopati qe vrau 68 Adoleshent te pafajshen ..,. Me vdekje dhe I kishte pak ---- ky rrobqiri , qe me mir Jeton ne Burg se sa jashte ne ate vend kurv ...

                            Përgjigjjuni
                            1. E
                              Edi

                              Pidhi I motres tende.... kokra e hajdutit ti dhe Veliaj .... ti ca pidhin e motres do qe ben si i pafajshem ,,, ti qe vodhe sa munde Kur ishe ne TV .... dhe na tregon standartet e karit nga Norvegjia .... nje shtet nazist , plehr we I ben fresk nje psikopati qe vrau 68 Adoleshent te pafajshen ..,. Me vdekje dhe I kishte pak ---- ky rrobqiri , qe me mir Jeton ne Burg se sa jashte ne ate vend kurv ...

                              Përgjigjjuni
                              1. J
                                Josifi

                                Flm.për artikullin dhe keqardhje! Ky lloj trajtimi është preludi i një sistemi diktatorial i ushqyer nga metodat nazi-komuniste,ku edhe infrastruktura ka mbetur si e tillë!Në se i duhet këtij shteti të tërheqë sa më shumë turistë të huaj,këto ambiente të bëhen atraksione për të rritur të ardhurat e gjyqtarëve dhe prokurorëve shqiptarë!Ky është paradoksi i një shteti as mish as peshk?

                                Përgjigjjuni
                                1. R
                                  Romeo juristi i njohur

                                  Ore Thoma, a e ke ngritur ti këtë pretendim kur dole perpara Gjykatës? Po në Itali, pranë avokatit qendrojne të pandehurit? Pse për këtë hajdutin e Bashkise duhet vepruar ndryshe? Pse ky pleh që pretendon që është i pafajshem ndryshon avokatet? Per te zgjatur fillimin e procesit dhe ballafaqimin ne Gjykatë! Ato fashikuj nuk janë prova, ato janë pretendime të akuzes, të cilat perpara Gjykatës behen prova ose Jo! Pra, ky hajdut i cili kerkon kompjuter, se do të lexoje dhe bëje mbrojtjen ne nje kohë që gjykimi nuk ka filluar, dhe pretendimet e SPAK janë pretendime, dhe gjatë shqyrtimit gjyqësor në Gjykate marrin forme ligjore dhe behen prova. Erion Hajduti të ballafaqohet në sallen e gjyqit dhe mos bëje dengla, se një mashtrues me shkolle të mesme është, do të na behet edhe avokat tani. Ky klloun i Rames dhe Alexis. Po dhjetra mijra të tjerë që dalin në sallat e gjyqeve neper kafaze qelqi dhe askush nuk thotë gjë, vetem per Erion Hajdutin dalin Merot, Thomate, Carlot që mbrojne parimet! Ky ishim keta më parë? Gjykatat kane patur zgara hekuri, dhe ne 2016 u bene me kafaza xhami. Po në burg Erion Hajduti mos do ti heqin hekurat dhe zgarat nga dritaret, dyery, rrethimin etj. Ta bejme burgun pa rrethim, sepse nuk futon Hajdut Erioni dhe çeta që mbron këtë hajdut. Ore, Thoma, mbase nuk duhet të vendosen as prangat sepse edhe ato hekura janë.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. K
                                    Km

                                    Nje pyetje per zoti Gellci:si Ne rastin tend edhe te zotit Veliaj, a kemi te bejme me shperdorim te post it zyrtare, si nga prokurori(mosdhenia e dokumentave qe permban dosja E akuzes, shkelje e parimit te prezumimit te fajesise Duke e konsideruar te denuar te rrezikshem te mbyllura ne kafaz). Ju è fituat te drejte tuaj, pavarsisht se ku iu dha kjo e drejte. A nuk keni te drejte ju, Erioni, Iliri, koka te kerkoni te drejte tuaj, Duke akuzuar prokurorin dhe gjyqtari per shperdorim te post it zyrtar? Po' ai qe I thote vehte jurist a e kupton shkelje e rende te ligjit nga Ana e tij. Denoncimi nga Ana juaj do ti bente te kupton in mire qendrim in e tyre antiligjor.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. S
                                      Sociologu

                                      Gëllçi ka të drejtë, pak më respekt për hajdutët zotërinj gjyqtar! Ç'është kjo shkelje kaq brutale e të drejtave të tyre? Edhe nëse vjedhin diçka nga fondet publike, kur ata janë zgjedhur dhe vendosur në detyrë për t'i ruajtur, kjo ndodh pasi djalli, i cili ndodhet brënda cep qënie njerëzore, i ysht drejt së keqes. Jo vetëm kaq, por ata kanë dhe bindjen se ky është një veprim në të mirë të partisë në radhë të parë, por edhe të popullit. Kjo sepse populli i do shtetarët e tij të jenë të aftë, jo të squllët, frikacak. Vetëm për dualitetin, luftës së brëndshme që ndodh në subkoshiencën e çdo hajduti midis të mirës dhe të keqes, midis yshtjes, që "të vjedh" mund t'më fusin brënda, "të mos vjedh" të gjithë në rrugë më shohin si budalla, pra vetëm për vuajtjen e marrjes së këtij vendimi çdo hajdut i fondeve publike meriton respektin dhe nderimet e nevojshme nga drejtësia. Jo po t'a bëjmë siç e bëjnë kinezët që i futin hajdutëve koqen e plumbit. Dakord, por kinezë ka pa hesap, kurse ne jemi komb i vogël, vlera e jetës së njeriut, sidomos kur është dhe hajdutë, për ne ka rëndësi të jashtëzakonshme.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. E
                                        ENDRI

                                        BESOJ SE ME KETE PERHKRIM QE KE BERE NUK TA MBAN TE VJEDHESH MO, DMTH KE HEQ DORE NGA HAJDUTLLIKU?

                                        Përgjigjjuni
                                        1. D
                                          Durrsaku

                                          Ku e di Olsi Dado se cdo te thote "Arrestim" dhe kur behet? Pa le pastaj se cfare eshte "Ndalimi"dhe kur behet? S'ka faj I shkreti, e ka nga mungesa e formimit professional, Noter eshte ne fund te fundit. Prokuror e ka bere politika Greke.

                                          Përgjigjjuni

                                          Lini një Përgjigje