Nga Adrian Thano
Belinda Balluku është nën hetim nga Prokuroria e Posaçme, SPAK, për shkelje të barazisë në procedurat e prokurimit publik. Një akuzë e tillë në Shqipëri ka një domethënie të qartë. Dyshime për favorizime, konflikt interesi, përfitime të mundshme nga kompani të lidhura.
Pikërisht për raste të tilla, ligji dhe praktika ndërkombëtare e llogaridhënies kërkojnë që zyrtarët me peshë të qendrojnë larg detyrës, derisa drejtësia të bëjë punën e saj.
Arsyeja është elementare: pushteti aktiv i një ministri ka një ndikim real mbi hetimin. Prandaj, pezullimi prej detyrës në raste të tilla nuk është dënim. Është një mbrojtje e procesit penal nga politika.
Rikthimi në zyrë përpara përfundimit të këtij procesi prodhon një sinjal të dyfishtë dhe të rrezikshëm. Së pari, tregon se statusi politik mund të mbajë një zyrtar në pozicion, pavarësisht nga serioziteti i akuzave. Së dyti, sugjeron se procedurat e drejtësisë mund të ndërpriten ose zbuten kur preken figurat më të larta të qeverisë.
Kjo e fundit është pasoja më e madhe, pasi është morale. Në epokën e Reformës në Drejtësi rikrijohet bindja se drejtësia është e pavarur vetëm për të dobëtit. Të fortët ose ata me mbrojtje politike gjejnë gjithmonë derën nga hyjnë dhe derën nga dalin. Ky është problemi real.
A duhet një zyrtar i lartë ekzekutiv të vazhdojë të ushtrojë funksionet e tij, ndërsa ndaj tij rëndojnë akuza për korrupsion dhe manipulim të tenderave?
Kush ka përparësi: Funksionimi i qeverisë? Apo masat parandaluese të drejtësisë penale?
Nëse ka përparësi qeveria, edhe kur ka akuza me prova kaq të forta, atëherë përse e krijuam Prokurorinë dhe Gjykatën e Posaçme?
Do ketë një seancë plenare publike më 22 janar 2026. Vendimi i 22 janarit do ndikojë edhe këtë të 12 dhjetorit. Por për momentin Gjykata Kushtetuese ka bërë një interpretim goxha “të gjerë” të imunitetit dhe kompetencave ekzekutive.
Nuk diskutohet vendimi i gjykatës, dakord. Por si mesazh është i gabuar. Na del se proceset gjyqësore mund të rrëshqitkan prapë si më parë, sapo politika të lëvizë kandarin./Gazeta Dita
O TI QE HAN THANA PSE NUK KE PERMENDUR AS NJEQIND RAST ,KU ESHTE APLIKUAR NE BOTE OSE EUROPE NJE PEZULLIM I TILLE APO ASHTU KOT SI TIK LLAPA QE PRET TE BEHET KRYEMISER??????
Ik o idiot....shkelja nga gj.k.k.o eshte flagrante. Nuk synohet per te mbrojte Belinden se nuk thote askush nese ka apo jo faj ajo,porMinistri nuk pezullohet nga gjykata. N.q.s gjykata t'ja heqe imuniteti nepermjet ligjit(PARLAMENTI)dhe autmatikisht i bie edhe si ministre. Emerimi,pezullimi she shkarkimi nga posti eshte kopetence e kryeministrit;prandaj mos fut turinjte aty ku nuk di....etj...etj.
O Thano me duket se po ngateron kekun me byrekun .spaku nuk ka te drejte te pezulloj nje njeri me pozite ne qeveri .Ka te drejte te paraqise akuzen dhe ti drejtohet parlamentiteshte qeveri parlamentare dhe jo qeveri prokuroresh .Perse nuk e ngrini zerin per favoret qe po I behen kriminelit , shkateruesit vrasesit sali ? Po mediun qe hodhi ne ere nje fshat te tere dhe vrau 26 vete e le te lire dhe bredh me parate e taksavepagues shqiptar ne amerike ? .Mos na tregoni pallavra dhe mbroni kriminelet .Turp per drejtesine , nuk rezohet qeveria me veprime antiligjore .Veprimet e aspakut te çojne ne nje grusht ndaj shtetit .Turp per shkrimin gjasme te nje intelektuali .
Keto dheniet e tenderave filluan me balluken apo ishin edhe ne kohen e qoftlargut sali? Ku jane genc rulrat e hajdute te tjere qe filluan dhenien e tenderave me korporaten e gesjtenjave dhe te arrave
Shko ha thana se po mbarohen
Shkrimini Thanos në çdo rrjesht është gabim, ose le të themi i sforcuar. Ndoshta, mund t'ia bëja dhe një oponencë po ashtu rrjesht për rrjesht, por druaj se kështu do humbte karakteri i një komenti. Ndaj po them vetëm se, më vjen keq që ai shkrim është bërë nga një gazetar me përvojë dhe me integritet si Thano, për të cilin gjithsesi rezervoj konsiderata të mira.
Ç’kandar, mo, ate te Çajupit
do te rrosh me gjate se une.
O Thano ! unë të dija Dash tyja po nuk qënke as sheleg e na dole fare kec.Të të vijë turp nga personeli i gazetës dhe nga sotë është mirë ta mbyllësh botimin .Turp të kesh për moshën dhe vitet e punës si gazetar ,nuk i justifikon . Mer shëmbull nga z Mero Baze që i analizon këto probleme më mirë nga shumë jurist të profesionit.Unë ta hoqa sot vizën.
Te lexoi me respekt por paske edhe ti probleme të ekuilibrit psiqik. Komplet jashte teme e ndoshta ke inat me Belën por këtu nuk flitete për femra dhe parade mode por për gjene më te shenjte drejtësinë . Mjafton vetem neni 103 i Kushtetuetes dhe nuk ka muthengers qe ben si jurist të thotë se ky nen mund te shkelet sep nuk ka asnjë paragraf per ...me sikur apo po sikur edhe kur shpaten e kanë në dorë ca injorant me nivel te turpshëm intelektual dhe juridik të diplomuan ne Institutin Pedagogjik Luigj Gurakuqi në Shkodër ku nuk mbeti shqiptare pa shkollë pa marrë diplome jurist
Sa keq kur rolin për të komentuar një ligj një vendm gjykate apo një vendim të istitucioneve të drejtësisë apo të qeverisë e marin për sipër ta bëjnë komentues si puna ime ,apo ndonjë gazetar për probleme të kulturës ,ekonomisë për fushatat e mbjelljeve apo korrjeve të të lashtave ,apo për grumbullimin e gështënjave të pyjeve të Tropojës ,me tepër akoma kur gazetar me një bagazh jo të pakët në fusha të veçanta por që i janë futur me bindje se janë ata dhe vetëm ata që komentojnë apo zhbirojnë vepritarinë kriminale të mafies në Shqipëri dhe që nuk tunden nga mendimi i tyre se janë kopetent për ato që thonë se i kanë nga burime të sigurta e tj etje Të bën përshtypje se edhe në media televizive apo në shtypin e shkruar në studio të të gjithë spektrit mediatik flasin komentojnë gjykojnë ulërasin bërtasin shajnë e ofendojnë pa doganë për politikën për ekonominë per mbrojtjen për vendimet e gjykatave pëe prokurorinë etj dhe mirë bëjnë por në të gjitha këto kanale mungon mendimi i specialistëve të çdo fushe Ja një shëmbull i freskët është vendimi i GJK për Ballukun .Çfarë nuk shkruajnë çfarë nuk komentojnë dhe diskutojnë duke u ndarë në parcela politikisht të stacionuar që në vitin 1991 pro e kundërdhe deri më sot dhe mirë e kanë .Por ku është mendimi i specializuar i juristëve i konstitucionalistëve i akademikëve i profesorëve të juridikut etj për të thënë një mendim i bazuar në ligjet kushtetutën në profesionin e juristëve etj për të interpetuar e sqaruar në mënyrë profesionale vendimin apo gjykimin .Si është e mundur që në media në shtyp në studio pak ose shumë pak i dëgjojmë profesionalistë dhe pastaj do mosdo që ju ngel të na iluminojnë në këtë fushë Lalatë Artanët trakot i mingot e tjer që i orjentojnë drejtuesit e emisioneve se si dhe çfarë të flasin Direkt po e them që ky Thano është gazetar me reputacion pozitiv për aq sa e ndjekim në artikujt e tij .Ama të jesh kategorik në komentimin e vendimit të GHK duke e thënë në vetë të parë dhe pa ekuivok se kjo gjykatë ka gabuar në këtë vendim më duket se ky kërkon të presë tërë pyllin me një të rënë të spatës Kjo nuk e justifikon përvojën në gazetari kur merrë përsipër të mbrosh me stoicizëm një vendim të një organi superior me specialistët më të mirë që mundet të kemi në drejtësi . Nejse kjo është një linjë e gjithë gazetarisë tonë që sotë e 34 vjet demokraci nuk e ka gjetur pozicionin e duhur në shërbim të opinionit publik .