Nga Baton Haxhiu
Tre gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese, në pakicë, kanë dhënë një arsyetim të detajuar kundër rikthimit në detyrë të zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë.
Arsyetimi i tyre ishte i ndërtuar me kujdes procedural, duke konstatuar se nuk ka pasoja të pariparueshme, Qeveria është organ kolegjial, vendimi penal është ende në apel, Gjykata Kushtetuese nuk duhet të ndërhyjë në procesin gjyqësor, dhe një precedent i tillë nuk ka ekzistuar më parë.
Para se të shkruaja këtë tekst, fola me dy miq që e njohin mirë të drejtën kushtetuese dhe praktikën e ndarjes së pushteteve.
Jo vetëm për të kërkuar ndihmë, por për të kuptuar nëse arsyetimi i pakicës në Gjykatën Kushtetuese qëndron juridikisht, apo thjesht tingëllon i tillë.
Të dy, me kujdes dhe pa emocione, më çuan te i njëjti përfundim, se argumentet e tyre janë të ndërtuara mirë në procedurë, por të paargumentuara mire dhe të paqëndurueshme në Kushtetutë.
Në pamje të parë, thuhet se ky është një arsyetim i rregullt, i pastër dhe teknikisht korrekt. Por drejtësia kushtetuese nuk ekziston për të mbrojtur rregullsinë procedurale. Ajo ekziston për të mbrojtur ekuilibrin e pushteteve. Dhe pikërisht këtu qëndron dobësia themelore e pakicës.
Gabimi i parë dhe më i rëndë i këtij arsyetimi është se e redukton pezullimin e një ministri në një masë individuale, sikur të bëhej fjalë për një zyrtar administrativ. Por zëvendëskryeministri dhe ministri nuk janë individë privatë. Ata janë organe kushtetuese funksionale.
Në rendin kushtetues, nuk pezullohet një person, por cenohet një funksion. Dhe kur një funksion qeveritar hiqet përkohësisht nga qarkullimi me vendim penal, prodhohet efekt i drejtpërdrejtë politik dhe kushtetues. Këtë pakica e gjyqtarëve në Kushtetuese refuzon ta pranojë.
Pastaj, argumenti se Qeveria është organ kolegjial dhe nuk paralizohet nga mungesa e një anëtari është argumentim formal, por i varfër kushtetues. Qeveria nuk është thjesht aritmetikë votash. Ajo është një arkitekturë politike e ndërtuar mbi besimin parlamentar.
Heqja e një figure kyçe ndryshon ekuilibrin real të ekzekutivit, edhe nëse mbeten votat numerike. Paralizimi nuk matet vetëm me funksionimin teknik, por me cenimin e mandatit politik që i është dhënë nga Kuvendi.
Pakica kërkon prova për pasoja të pariparueshme, por kërkon prova të gabuara. Pasojat kushtetuese nuk maten me dëme materiale apo me afate urgjence. Ato maten me efekte politike që nuk zhbëhen dot.
Një ministër i pezulluar humbet autoritetin, legjitimitetin dhe funksionin publik, edhe nëse më vonë shpallet i pafajshëm. Ky dëm nuk riparohet. Dhe pikërisht kjo e bën masën kushtetuetshmërisht të ndjeshme.
Më problematikja në arsyetimin e pakicës është përmbysja e rolit të Gjykatës Kushtetuese. Ata argumentojnë se ndërhyrja e saj do të ishte ndërhyrje në gjyqësor. Në fakt, e kundërta është e vërtetë. Gjykata Kushtetuese nuk është instancë mbi gjykatat, por garante e kufijve të pushteteve.
Kur një vendim penal prodhon efekt të drejtpërdrejtë mbi përbërjen dhe funksionimin e ekzekutivit, mosndërhyrja e Kushtetueses nuk është neutralitet – është abdikim.
Argumenti i precedentit është po aq i dobët. Historia kushtetuese është ndërtuar pikërisht mbi vendime që “nuk kanë ndodhur kurrë më parë”. SPAK është institucion i ri, me fuqi të reja dhe ndikim real politik. Të pretendosh se Kushtetuta nuk duhet të reagojë sepse nuk ka precedent, do të thotë ta ngrish rendin kushtetues përballë një realiteti të ri institucional.
Në thelb, pakica e Gjykatës Kushtetuese ka ndërtuar një mbrojtje të procedurës, por ka lënë të pambrojtur Kushtetutën. Ka mbrojtur rrugën penale, por ka injoruar efektin politik. Ka lexuar ligjin, por ka harruar arkitekturën e pushtetit.
Dhe pikërisht për këtë arsye, arsyetimi i tyre nuk mjafton. Sepse drejtësia kushtetuese nuk pyet vetëm nëse një vendim është i rregullt, por nëse ai është i rrezikshëm për balancën e pushteteve.
Dhe kur një pushtet, sado legjitim, fillon të ndryshojë përbërjen e një tjetri pa mandat politik, atëherë nuk kemi më thjesht procedurë. Kemi problem kushtetues.
Në këtë pikë, Gjykata Kushtetuese nuk kishte luksin të heshtë. Dhe kush e sheh këtë ndërhyrje si cenim të drejtësisë, po ngatërron disiplinën procedurale me përgjegjësinë kushtetuese.
Ky lexim nuk është rezultat i një reagimi të nxituar dhe gazetar, por i një bisede të qetë me dy juristë që e njohin mirë Kushtetutën dhe kufijtë e saj.
Konkluzioni i tyre ishte i thjeshtë dhe i matur me konstatim të qartë se kur procedura mbrohet pa parë pasojën kushtetuese, rreziku nuk është vendimi, por precedenti që ai krijon.
Ouuu , foli dhe Batoni , se po e prisnim.Eshte lehtesuar ndoshta se rubineti qe i sjell qumeshtin e perditshem u hap perseri. Te dy krahet e politikes kane ushtrine e analisteve , por qe nganjehere kercejne sa andej kendej....I ndjeri Nano , u perball ne kohen e tij me nje situate edhe me te komplikuar : parlamenti nuk ia miratonte disa ministra. Dhe ai delegoi kompetencat dhe vazhdoi te qeveriste me zevendes ministra. Po kjo a ishte Kushtetuese ??? Por as ti as te tjere nuk u ankuan ne Kushtetuese. Pse Rama nuk perdori kete metode te " babes se vet politik" per Belen , duke " mos nderhyre ne ceshtjet gjyqesore" sic deklaronte gjithmone ???!!!!Atehere le te miratohet ligji per " Legalizimin e korrupsionit per zyrtaret e larte" dhe e mbyllim kete ceshtje !! .....por sigurisht fajin e ka Saliu !!!
Imagjinoni për një moment Batonin sikur mos të jetë më mercenari mediatik i Ramës! S'do e mbante dot portalin e tij online, s'do kishte financime nga inceneratorët siç pati dikur, s'do kishte reklama nga oligarkët, s'do kishte më atë postin si menaxher spitali me rrogë milioneri. Por ja që Batoni kështu mbijeton mediatikisht e kështu pasurohet, dhe nën sundimin e korruptuar të Ramës kështu funksionon, servilët , sahanlëpirësit, pazarxhinjtë shpërblehen, kurse të tjerët le të shpopullohen.
Gahhahahahhahah. Doli miku i Frangaj
Cfare degjojme e lexojme… Zot na jep durim! Qe t’i biem shkurt e shkurt. Gj.K ka marre ne shqyrtim kerkesen dhe si e tille, ka vertetuar proceduren KUSHTETUESE se kur gj.k merr ne shqyrtim nje “ efekt” ligjor, CDO MASE E MEPARSHME ESHTE NUL. Pra, asgje me shume a me pak. E vertetuar kjo nga “ studentet kunder parlamentit, presidenti kundra parlamentit, veliaj kundra presidentit etj” . Dhe e fundit o baton. NUK EGZISTON FJALA APO TERMI “ cenim fuksioni” o idiot.
Ministrite jane drejtuar dhe me zv ministra. Asnje shkelje deri ketu. Ka raste pa fund . Por Rama e beri te veten i lau duart, tani drejtesia duhet te gjeje kush e beri demin 50 mil euro. Kush pagoi jashte cdo logjike 50 mil euro plus e la njerezit me minus 50 mil euro dem. Gjeni hajdutin e denojeni. Kaq.
Drenica jone,krenaria e Kombit,krenaria e Kosoves,lindi e rriti nje legjend te pa krahaseshum ne rruzullin toksor,ADEM JASHARI,por drenica jone e lindi dhe rriti edhe nje pleh,nje krimb,nje serbo fil dhe kryetrathtar te sofistikuar e intelegjent,nje anti Shqiptar dhe anti Kosove i pa krahseshum me sojin e tij,baton haxhiu.Mjer populli qe t'ka o baton,e lum serbia per ty...
Dmth Batoni
Pra ministri nuk pezullohet nga detyra , jo se keshtu e thote ligji , por keshtu duan gjykatesit politik te kushtetueses . pra ministri le te vazhdoje vjedhjen ..
As nje nuk flet qe Balluku ka vjedhur !!. Kur vjedh nje minister Jane cenuar te gjitha edhe existence e shteti ,ku akuzohet nje minister duhej mbledhur keshilli I ministrave dhe duhej shkarkuar ose pezulluar dhe ta dorezonte ne prokurori O BATOOOO
Kosovari qe merr 20 mije ero ne muaj te spitali antianerikan,na jep keshilla!?Ha ha ha!?
Un nuk jam jurist por njoh mirë shtetin . Pezullimin , uljen në detyrë ngritjen në detyrë, shkarkimin, emnimin i bën ai që i ka në nomenklaturë. Pra zv. Kryeministren e emron kryeministri dhe po ai e shkarkon, e pezullon, e ul në detyrë. Mirëpo ajo është edhe deputete që betohet para presidentit edhe si deputete dhe si antare e qeverisë. Pra këtu hyn në lojë edhe presidenti. Prokuroria heton, heton mbyll dosjen dhe ja çon gjykatës. Po e konsideroj dosjen e plotë të ndërtuar mirë e merr dhe e gjykon. Po marrim shembull që jep vendim për denim, prap nuk ka mbaruar çdo gjë se përsoni ka drejtë të ankohet dhe kur mbaron gjykimi dhe jepet vendimi përfundimtarë me denim me burg atëhere mbaron puna por kryeministri mund ta shkarkojë por edhe mund ta mbajë në detyrë deri sa të jepet vendimi përfundimtarë. Ja kjo është me pak fjalë rruga që duhet të ndiqet.
Dhe keshtu vazhdojne (km zv/km) ndertojne Shqiperine e Rilindjes (zhvajtje). Tung “shtetar”.
Shqiperia eshte vend I pasur qe nuk i mban si duhet liderat e vet.Balluku duhet te vazhdoje te ndihmoje Ramen dhe rrogen. Rrofshin rojet qe rruajne kushtetuten dhe paret e taksapaguesve
Ju analista dhe të gjithë ju të medjave për çdo gjë ndaheni përgjysë pro dhe kundër për çdo problem, që disa e interpretojnë sipas dëshirës tyre duke ja ndryshuar kuptimin e stërhollojnë. As nuk duhet të diskutojmë në favor të qeverisë as në favor të organeve të drejtësisë. Ja p.sh, organet e drejtësisë duhen kritiku për veprime me dy standarte të një rasti të njëllojtë. Por rastin e Veliajt që nuk e lënë me u taku me homologët dhe ato ndërkombëtarë, ndërsa Belerin e takoshin të gjithë dreqi dhe i biri deri edhe ato të Asfalisë greke. Gjithashtu po tregohen edhe trima kundër Ramës, me që ky nuk vret, ndërsa dhjesin gjak nga Berisha e nuk janë në gjendje me e denu por e zvarrisin pa fund deri sa të vdesin se nuk jua mban bytha me e denu si trimi Dumani dhe Dumani tjetër para tij, trimi shkodran edhe dumani që u zgjodh dje , ta shohim çfarë do bëjë.
Ti edhe ato shoket e tu Avokat ja fusni kot. Nuk e di perse flet per kete tem kur nuk i di ligjet? Kushtetuesja ashtu si Supreme Court ne SHBA rishikon cdo gje, edhe proceduren! Nuk e di se cfare po ndodh me kete hajduten se nuk jam ne Shqiperi por kam pershtypjen qe gjykatat dhe ai palo kryeminister bejne verprime proceduriale te gabuara per ta shpetuar te korruptuaren edhe veten e tyre. Ia kane mare dotren me daljen te palaguar me procedura. Keshtu keto organe te kpreruptuara bejne sikur punojne. Sapo SPAK mori kete vendim, kryeministri, nese do te ishte me te vertete kryeminister qe e do Shqiperine dhe zhvillimim e saj, duhet ti kish kerkuar asaj bibes te jape doreheqje. Por nuk e beri dhe nuk do e bej kurre sepse Shqiperia nuk eshte shtet demokratik dhe ligjor por nje shtet rrumpalle.
Nje gje duhet te kuptojmë Pushteti ka tre kolonat baze qe te funksionoj 1 pushteti legjislativ -- parlamenti - ben ligjet 2-- pushteti ekzekutiv- qeveria- zbaton ligjet 3-- pushteti gjyqesor- gjykata - drejtesi sipas ligjit Kurre nuk duhet te ndërhyjnë pushtetet tek njeri tjetri Quhet tejkalim pushteti ose tradhti legjislative Merre individin arrestoje, ndaloje per veprën penale qe ka bere, vjedhje, vrasje, presje etj Kaq Pezullimi, shkarkimi te harrohet. Gjykata jep vendim i fajshem ose i pafajshem Merr fund loja
Po ky legen ky rropqim mbetje serbe , kush po kerkon mendim nga ky rropqim , po si nuk doli nje tjeter si ai djali mbrenda gjykates , tua shkerdhej motrat ketyre plerave , nje prokurori , nje politikani , nje analisti, ne cdo fushe nga nje , se ndryshe me keta rropqima nuk ju dilet
Ç'fatkeqësi.Një kryesimin serb,Baton Haxhiu,bënë opinionet në Shqipëri,deri edhe e këshillon Kryeministrin duke futur Shtetin Shqiptar në tutelën serbe.Heshtin gazetaret,shkrimtaret,politikanët,nga frika e Ramës apo se u pëlqen Serbia,e cila shpërndan lekë në Shqipëri me grusht.Ruaje Zot Shqipërinë nga shqiptaret.
O kafshe eeeee ministrat e gjith arrestohen n flagrance jo se mendoj se ke vjedh.....nja 20 vjet n burg se mendoj..ini shndërrua ne turma gjakpirës...turp e ai qe ka pir gjak e doni at gjakpirës tuaj legjendar sali ziun