Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, a mund të kërkojë SPAK një masë më të rëndë për Ballukun?

13 Dhjetor 2025, 11:31Blog Nga Namir Lapardhaja

Trupa e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese ka pranuar të kalojë për shqyrtim në seancë ankesën e kryeministrit Rama lidhur me pezullimin e zëvendëskryeministres dhe ministres së Ekonomisë, Belinda Balluku. Njëkohësisht, ajo ka hequr pezullimin e vendosur nga shkalla e parë e GJKKO-së, të paktën deri më 22 janar, datë në të cilën çështja pritet të shqyrtohet në tërësinë e saj.

Sigurisht që në anën e qeverisë ka pasur arsye për gëzim, pasi ky vendim paraprak praktikisht paralajmëron edhe atë përfundimtar, i cili, sipas të gjitha gjasave, do të çojë në heqjen e pezullimit ndaj numrit dy të qeverisë.

Pavarësisht kësaj, ajo që keqkupton opinioni publik në këto raste, edhe si pasojë e një kakofonie të qëllimshme, është fakti se nuk është rrëzuar çështja Balluku për Tunelin e Llogarasë dhe për Lotin 4 të Unazës së Re. Këto dosje do të vijojnë të trajtohen nga SPAK dhe GJKKO. Ajo që është rrëzuar është vetëm kërkesa paraprake e Prokurorisë së Posaçme që, përveç marrjes së pasaportës dhe ndalimit të udhëtimit jashtë vendit, të ndalohej edhe ushtrimi i detyrës, për shkak të rrezikut të prishjes së provave.

Në këtë panoramë, çudia më e madhe lidhet me një pjesë të konsiderueshme të opinionistëve dhe të njerëzve pranë opozitës, të cilët i tregojnë Prokurorisë së Posaçme se si duhet të veprojë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, duke i kërkuar asaj të kërkojë masa edhe më shtrënguese, siç është arresti.

Në fakt, janë po të njëjtët që mëngjes e mbrëmje nuk lënë sulm pa bërë, sharje pa lëshuar dhe linçim pa ushtruar ndaj Prokurorisë së Posaçme dhe prokurorëve të këtij institucioni.

Janë po ata që e anatemojnë SPAK-un si vegël të Edi Ramës, si institucion të kapur nga ndërkombëtarët apo si mekanizëm për të goditur opozitën dhe demokracinë në vend.

Madje, edhe kjo qasje nuk bën gjë tjetër vetëm se i shërben idesë së legjitimimit dhe sulmit ndaj insitucionit të akuzës, duke e vënë atë përballë një çështjeje që i tejkalon kompetencat e tij, duke dashur t’i tregojnë opinionit publik që është nën kontroll të pushtetit, çka do t’i ulte edhe më tepër besimin publikut te drejtësia.

E vërteta është se Prokuroria e Posaçme nuk është e gjithë drejtësia. Ajo është vetëm një pjesë e sistemit, që ka të bëjë me mbledhjen e provave, ngritjen e akuzës dhe përfaqësimin e shtetit në gjykatë. Pjesa tjetër i takon gjykatës.

Edhe në rastin Balluku, SPAK e bëri punën dhe detyrën e tij. Mirë apo keq, kjo është diçka për të cilën duhet të shprehet gjykata.

Por, afërmendsh, Prokuroria e Posaçme nuk mund të dalë jashtë kornizës ligjore dhe jashtë vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, të cilat, edhe në këtë rast, do të shërbejnë si kazus për punën e këtij institucioni në të ardhmen.

Mund të na pëlqejë ose jo vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Belinda Ballukun, por e vërteta është se drejtësia ose mbështetet në tërësinë e saj, ose anatemohet po ashtu.

Ta sulmosh kur nuk të intereson dhe t’i japësh mend kur të intereson, nuk është as e ndershme dhe as e moralshme.

Edhe ligjërisht, Prokuroria e Posaçme duhet të presë vendimin përfundimtar të 22 janarit nga Gjykata Kushtetuese dhe nuk mund të kërkojë një masë më të rëndë, në një kohë kur kjo gjykatë ka rrëzuar një masë të një shkalle më të ulët.

15 Komente

  1. O
    Oficeri dulles

    Edhe ti prap po meson drejtesine si te punoje, kjo pune eshte vari kart moj teze

    Përgjigjjuni
    1. D
      Driton

      Vendimi i GjK, kur është puna e leximit të kushtetutës e interpretimit të kushtetutës duhet të jetë unanim dhe jo 5:3. Kjo muk ëshë drejtësi,kuvendi në kësi raste duhet të veproj,duhet shkarkuar menjëherë ata që abuzojnë.

      Përgjigjjuni
      1. N
        Nandi

        Hajde bravo laperdhari belindes. Diten shan berishen naten kerkon mos arrestohet Belinda. Letyre!

        Përgjigjjuni
      2. M
        Miku i madh SHaBAni

        Se pari, ASPAK DHE GJKKO Argita te presine vendimin e GJK. Pas Saj te bejne ate qe me done ne rruge ligjore dhe kushtetuese. Sic I zbatojne ato per Saliun dhe Like Floririn, te bejne dhe per Ballukun

        Përgjigjjuni
        1. I
          I habituri

          Sa e forte kjo Argita! Dhe Drejtesine e Re te, veper te Rames e ka veten. Bravoooo

          Përgjigjjuni
          1. T
            Tmerr

            Nga faji është i Saliut te Spak është i Argites pas 13 vitesh ne opozitë. Mjer ne kush na rrethon, nje idiot si ty.

            Përgjigjjuni
          2. N
            Noci

            SPAK u mund te kerkoje diellin dhe henen por nuk ja japin.Vetem nje mundesi ka Spaku,te kerkoje detyrim paraqitje,te gjitha te tjerat i ka ne dore parlamenti,pra PS.Po te kishte fakte korruptive te sigurta qe nuk i ka ,kërkonte arrest.GJK beri mire qe i vendosi kufirin Spakut se ishte harlisur .Nuk eshte problemi se jane burra te mire qeveritaret,por njefare mbrojtje te veçante ,si ne gjithe boten duhet te kene para nje prokurori dhe gjyqtaren,pa u hetuar asgje por vetem me dyshime.Te ishin kaq te zot mbaronin pune me Gerdeci e Mediut,apo Partizanin e Berishes,qe kane vite qe jetojne,por jane te paprekshme se ata te shajne me liber shtëpie per ate dhe para tyre ulin koken e gjithe drejtesia

            Përgjigjjuni
            1. F
              Fjala

              Ti flet kur prokurori apo gjykatesi vendos logjiken ne interpretimin e ligjit dhe kjo eshte e drejta se duhet, por me ate qe ben Olsi Dado dhe gjyqtari Bani me Veliajn, jo logjiken dhe ligj ka aty, por prokurori e as gjykatesi, po sillen si barbare antinjerezor se duhet eleminuar nga drejtesia'.

              Përgjigjjuni
              1. Y
                Ylli

                Lapardhaja ne siklet te madh per Belen, thua se Bela ja ka adresuar atij shtrembaluqi ato "Palloshi i gjate" aq konfidencialisht.

                Përgjigjjuni
                1. L
                  Lala K.

                  Lapordhaja na çave bythen me këto zhgarravinat tuaja,

                  Përgjigjjuni
                  1. K
                    Kris

                    Nje fitore e Palloshit.Tani aeropllani do te niset per Kanada,gropat ne rruge do te mbushen,uje do te kemi 24 ore ….ne muaj dhe simite europiane me kos cdo dite Avash avash Lubia do te shpalle muajin e shenjte te pastrimit te pareve

                    Përgjigjjuni
                    1. R
                      Real

                      Lapardhaja nje morracak i pushtave te ripjelljes. Gjuha shkon aty ku dhemb dhembi. Ka marre porosi nga Pallosha, dhe gelbaza i aktivizon. Kete version qe thote ky morri, duhet ta vere ne zbatim SPAKU, jo se ripjellja ne parlament do e miratoje heqjen e imunitetit,por te cjerre masken e palloshesh se ato jane ne perkrahje te drejtesise, dhe nderkombetaret te binden me ne fund per hipokrizine e atij kurves se tunelit.Sepse me hapjen e ketij fronti ripjellja eshte me ne presion. Sa per hetimet ato kane me shume se 5 vjet qe vijojne dhe nuk ka vend as per prishje te provave e asgje tjeter,sepse ato tanime jane kopsitur.

                      Përgjigjjuni
                      1. n
                        nari

                        SPAK ka ne dore edhe arrestin me burg per Ballukun, por qe ta beje kete duhet ti kerkoje leje Parlamentit. Por qe ti kerkoje leje parlamentit duhet perpara te paraqese provat qe ka per akuzen ndaj Ballukut. Do te isha kurioz te shikojme se çfare provash ka prokurori i çështjes. Jo ato llapaqeneritë e telefonatave qe ka publikuar se ato nuk jane prova.

                        Përgjigjjuni
                        1. O
                          Orli

                          Nje koment i sakte dhe logjik

                          Përgjigjjuni
                        2. R
                          Real

                          Vendimi i GJK per Ballukun eshte politik. Nuk mundet qe GJK te gjykoje nje vendim te asnje gjykate, nqfse ai vendim nuk eshte i formes se prere. Dime se vendimi i shkalles se pare, ishte per ankimim tek apeli. Duhej pritur vendimi i apelit per te vene ne levizje GJK. Ky eshte rasti qe te vertetohet se kjo gjykate eshte e tredhur.

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje