Edhe guximi është ngjitës: SPAK mes standardeve të së drejtës dhe tundimit frikësues të statistikave

13 Dhjetor 2025, 17:36Blog TEMA
Edhe guximi është ngjitës: SPAK mes standardeve të së

Nga Plarent Ndreca

Në shoqëritë moderne, pushteti nuk matet më me forcën e dhunës fizike apo me censurën e hapur. Ai matet me diçka shumë më të heshtur dhe më efikase: me frikën. Me heshtjen që ajo prodhon. Me vetëpërmbajtjen që imponon. Me deformimin gradual të debatit publik, deri në pikën kur askush nuk është më i sigurt nëse po flet lirshëm apo po peshon pasojat e fjalës së vet. Frika, një ndjesi e padukshme por gjithnjë prezente, i bën zërat të ndalen para se të artikulohen dhe veprimet të paralizohen para se të ndërmerren. Ky është një diktat i ri, jo i ushtruar përmes dhunës së hapur, por përmes një sofistikimi të tillë institucional sa shpesh kalon pa u vënë re. Në këtë arkitekturë frike, prokuroria shihet gjithnjë e më shumë jo si funksion kushtetues, por si instrument presioni publik. Kur suksesi matet me shifra, numër hetimesh, masa sigurimi, emra me rezonancë, drejtësia rrezikon të zhvendoset nga faktet te personat, nga ligji te perceptimi publik. Hetimi nuk lexohet më si proces për zbulimin e së vërtetës, por si sinjal force.

Kjo nuk është një dukuri shqiptare. Është një devijim i njohur institucional, i studiuar dhe i dokumentuar. Për këtë arsye, në çdo demokraci europiane funksionale, prokurori nuk konceptohet si pushtet i pakufizuar, por si funksion publik i lidhur ngushtë me ligjin, proporcionalitetin dhe vetëpërmbajtjen institucionale. Rekomandimi (2000)19 i Komitetit të Ministrave të Këshillit të Europës është i qartë: prokurorët duhet të ushtrojnë funksionet e tyre në mënyrë të paanshme dhe objektive, duke respektuar plotësisht të drejtat e njeriut dhe duke shmangur çdo veprim që cenon prezumimin e pafajësisë. Sipas këtij standardi, të detyrueshëm për vendet që aspirojnë dhe aderojnë në familjen europiane, prokurori nuk është aktor i spektaklit publik. Ai është garant i ligjshmërisë procedurale. Sa herë që kjo vijë kapërcehet, drejtësia pushon së qeni mbrojtje dhe kthehet në instrument.

Historia institucionale e ka provuar këtë pa ekuivok: sa herë që rendi vendoset mbi drejtësinë, padrejtësia institucionalizohet. Edgar Hoover, drejtuesi më jetëgjatë dhe një nga figurat më kontroverse që formësoi FBI-në, e drejtoi institucionin mbi parimin se “Justice is incidental to law and order”. Pas vdekjes së tij, pikërisht kjo filozofi çoi në një krizë të thellë besimi publik dhe detyroi Kongresin Amerikan të ndërhyjë, duke kufizuar fuqinë e institucionit përmes mekanizmave të fortë mbikëqyrjeje. Ishte një korrigjim i vonuar, por i domosdoshëm dhe një paralajmërim që mbetet aktual.

Në Shqipëri, zgjedhja e drejtuesit të ri të SPAK e ka risjellë këtë debat në qendër të vëmendjes publike. Në fjalën e tij, z. Braho deklaroi se “do të drejtohemi drejt standardeve dhe të së drejtës” dhe se, për këtë arsye, kishte zgjedhur shpesh t’i komunikonte personalisht akuzat, për t’u bindur në drejtësinë e vendimit të tij. Kjo deklaratë është për tu përshëndetur dhe nuk është thjesht retorikë ceremoniale. Ajo është angazhim institucional dhe si çdo angazhim institucional, kërkon veprim. Sepse rreziku real për drejtësinë penale sot nuk është mungesa e procedimeve, por deformimi i tyre. Kur hetimi perceptohet si proces ndaj individit dhe jo ndaj veprës penale, ai humbet funksionin e tij themelor. Hetimi që duhet të zbulojë të vërtetën rrezikon të shndërrohet në mjet ndëshkimi publik. Procedimi bëhet dënim paraprak dhe shteti i së drejtës fillon të humb legjitimitetin.

Në këtë rrëshqitje, politika dhe media shpesh luajnë rol përforcues. Heshtja e politikës nga frika apo interesi dhe sensacionalizmi mediatik e ushqejnë logjikën e shifrave dhe të presionit publik. Rezultati është një klimë ku drejtësia gjykohet nga perceptimi, jo nga standardi; nga impakti, jo nga ligjshmëria. Pasojat janë të prekshme. Gjykatat ndjejnë presion. Kontrolli kushtetues dobësohet. Qytetarët ushqehen me imazhin e drejtësisë, por jo me drejtësi reale. Besimi në sistem gërryhet dhe shteti i së drejtës humbet gravitetin e tij moral.

Por historia tregon se frika nuk është kurrë aq ngjitëse sa guximi. Në fjalimin e saj në samitin “Leading Women Defined” në vitin 2022, ish-Zëvendëspresidentja e Shteteve të Bashkuara, Kamala Harris, vuri në dukje se frika përhapet shpejt në shoqëri, por shtoi një të vërtetë po aq themelore: “Courage is contagious”— edhe guximi është ngjitës. Në një shtet të së drejtës, guximi për të thënë të vërtetën dhe vepruar sipas të drejtës është detyrim institucional. Guximi i prokurorit për t’u vetëkufizuar nga standardet. Guximi i politikës për të ushtruar kontroll kushtetues pa frikë. Guximi i gjykatave për të mbrojtur pavarësinë e tyre edhe kur presioni është i fortë.

Mandati i ri i drejtimit të SPAK ka përpara një zgjedhje të qartë dhe të pashmangshme: të ndjekë logjikën frikësuese të statistikave apo të ndërtojë autoritet mbi standarde. Vetëm rruga e dytë është në përputhje me Kushtetutën, me standardet e Këshillit të Europës dhe me vetë deklarimet publike të drejtuesit të ri. Vetëm në këtë mënyrë prokuroria mund të rikthehet në funksionin e saj të vërtetë: jo si burim frike, por si institucion që fiton autoritet duke respektuar standardet që vetë kërkon nga të tjerët.

28 Komente

  1. J
    J

    Bravo per shkrimin,po puna eshte se ne Spak vepron banda kriminale berishiste e Olsi Dadove dhe Dumaneve. Ky eshte problemi

    Përgjigjjuni
    1. Z
      Zagali

      Bravo zoti Ndreca. Tamam shkrim profesional.

      Përgjigjjuni
    2. X
      Xhepisti gjate

      Gelbazaaaaaa

      Përgjigjjuni
      1. v
        vetem Ilir

        meso te flasesh mer analfabet, te lexosh komente si i yti pas leximit te artikullit e kupton fare qarte qe ky Ndreca eshte nga te paktit shqiptare qe dine te flasin e argumentojne, fale nje bagazhi intelektual te admirueshem, ndersa ju plebejte e sotshem te shqiperise jeni turpi i asaj toke!

        Përgjigjjuni
      2. Z
        Z

        Si ka mundesi qe hajduti i parave publike eshte i lire, si ky kellira maloku Ndreca?

        Përgjigjjuni
        1. Z
          Zzzzz

          Ja bere gjyqin pa dale ne gjyqe haaa Enveriste te 2025

          Përgjigjjuni
          1. V
            Varri i Bomit

            si ka mundesi qe analfateve spiuna shpifarake u lejohet te komentojne?

            Përgjigjjuni
          2. H
            Haka Tekizoti

            Shkruar me logjikë dhe parimësi. Por, lexohet nga ata që presin e shpresojnë dhe zor se dëgjohet nga ata autorët që rezistojnë në shërbim të padrejtësisë. Po të donin, inteligjenca nuk u mungon, u mungon karakteri.

            Përgjigjjuni
            1. A
              Acerdn Tneralp

              Ky eshte thjesht i pacipe????

              Përgjigjjuni
              1. V
                Veri

                ti je thjesht idiort e injorant qe nuk je ne gjendje te gjykosh dike qe ka nivel treper te larte intelektual!

                Përgjigjjuni
              2. K
                Kaonia

                Kur bën dhe ti si i kulluarqëms ke lënë më Parti pa shëtitur. Në burf do vesh kokra e legenit!

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Sociologu

                  Lutemi, më respekt për hajdutët zotërinj gjyqtar! Ç'është kjo shkelje kaq brutale e të drejtave të tyre? I keni trembur për vdekje, deri në atë shkallë sa nuk marrin dotë vendime në detyrën shtetërore që u dha me zor Partia.Edhe nëse vjedhin diçka nga fondet publike, kur ata janë zgjedhur dhe vendosur në detyrë për t'i ruajtur, kjo ndodh pasi djalli, i cili gjëndet brënda çdo qënie njerëzore, i ysht drejt së keqes. Jo vetëm kaq, por ata kanë dhe bindjen se ky është një veprim në të mirë të partisë në radhë të parë, por edhe të popullit. Kjo sepse populli i do shtetarët e tij të jenë të aftë, jo të squllët, frikacak. Vetëm për dualitetin, luftën e brëndshme që ndodh në subkoshiencën e çdo hajduti, midis të mirës dhe të keqes, midis yshtjes, që po të vjedh mund t'më fusin brënda, po të mos vjedh të gjithë në rrugë do t'më shihnin si budalla, si të paaftë, pra vetëm për vuajtjen e marrjes së këtij vendimi çdo hajdut i fondeve publike meriton respektin dhe nderimet e nevojshme nga drejtësia... Jo po t'a bëjmë siç e bëjnë kinezët të cilët i futin hajdutëve koqen e plumbit dhe shko përtej!!! Dakord, por kinezë ka pa hesap, kurse ne jemi komb i vogël, vlera e jetës së njeriut, sidomos kur është dhe hajdutë, për ne ka rëndësi të jashtëzakonshme. Ndaj ju lutemi zotërinjtë gjyqtar, më respekt për hajdutët, për këtë specie të rrallë e cila nga që po gjuhët pa kriteret dhe rregullat e nevojshme ka rrezik të zhduket nga habitati ku vegjetojmë.

                  Përgjigjjuni
                  1. n
                    na myten hajvanat

                    lexova nje artikull te nje niveli te rralle, si ne aspektin e gjuhes shqipe ashtu dhe ne ate profesionl e historik. Po me pas te lexosh komentin tend, i bie sikur pas nje darke te mire te hash nje pjate me mut ...

                    Përgjigjjuni
                    1. S
                      Sociologu

                      S'do mënd, kur i gjykon njerzit nga fjalët dhe jo nga veprat, në të tillë përfundimi do arrish.

                      Përgjigjjuni
                  2. K
                    Kurizo

                    Shkrim me permbajtje , distilimi ka ruajtur mprehtesinë ,ku fjalet gjejne vendin e duhur për kuptimin .. Bravo të madhe !

                    Përgjigjjuni
                    1. S
                      Sociologu

                      Fjalët kanë kuptim dhe marin vlerë kur dalin nga goja e një njeriu me vlera. Por ky nuk është një rast i tillë. Të mësuar t'i gjykojmë njerzit nga ato që thonë dhe jo nga ato që bëjnë, kjo besoj përbën shkakun dhe thelbin pse ne si popull e komb nuk afrohemi kurrë tek e vërteta. Na hedhin hi syve demagogët, mashtruesit, të pabesët duke arritur deri atje sa të lëmë në duart e këtyre bastardëve jetën tonë dhe të fëmijve tanë. Dhe kur na hapen sytë e mësojmë të vërtetën se me kë keni të bëjnë ikim nga sytë këmbët ose strukemi në heshtje në vënd që t'i detyrojnë ata të ikin nga jeta jonë.

                      Përgjigjjuni
                    2. J
                      JETON KALLOJER MEMELE FADIL EDEPSĒZ GJOLEKA

                      O Plarent Ndreca ti ke plotēsisht tē drejt por fain e ka Edi Rama qē mban flliqsira si olsi Dado nē drejtēsi. Ata e kan vēndin vetēm te kazani plerave.

                      Përgjigjjuni
                      1. G
                        Greta

                        Ik o hajdut…

                        Përgjigjjuni
                        1. G
                          Greti

                          Ik ok Kurve!

                          Përgjigjjuni
                          1. h
                            hila

                            Moj ti greta me shal te leta, krytin bosh moj ti e shkreta, fjalet tuja te pa mendume, ne vend te millit ti ke krunde. Shum idhnime e inat, dukesh je nje e ngrat! Ketu me nuck cdo gja mund te shkrush, fjala jote asgja nuk mush. injorante ke me met ashtu si je ne te vertet.Basi kujtusi gjithecka munde te thote, Per vlersim ka nje Bote.

                            Përgjigjjuni
                          2. R
                            Rrespekt per juristin.....

                            Eshte jurist dhe djale intelegjent , kenaqesi ta degjoshe me shume se sa ta lexoshe.......nuk ka penen te arte...... Plarenti i duhet parlamentit eshte i domosdoshem e konsideroje pjese te élites se PS por duhet te jeté pak dembelé ose pak mendjemadhe qe nuk shkone te elektorati , pasi nuk ka se ta shpjegosh humbjen ne votime

                            Përgjigjjuni
                            1. 1
                              1997

                              Parlamentit do i duheshon 100 Plarenta, pra persona me nivelin intelektual te tij, sot ne parlament gjen idiota qe nuk dine sa bejne 2 x 2!

                              Përgjigjjuni
                            2. E
                              EMIGRANTI***

                              edhe hajdut edhe te ben moral,po ne kete vend te mallkuar c nuk do degjosh, me e pakta s duhet te flasesh fare se te ka mare SPAKU

                              Përgjigjjuni
                              1. n
                                nope

                                hajdut dhe bythqir lulishtesh qe ben moral.......ik mor te q****a r**t.......fisderr

                                Përgjigjjuni
                                1. A
                                  Alan Watts

                                  Kthe parate e vjedhura o Cub mirdite,o Hajdut,,dhe te shkosh ne burg,,ke moral ti Hajdut i Shqiptareve te japesh leksione ne Gazeta..ja me keta dhe shume si Ky Mbahet Rama,Berisha e keta qe gjoja Qeverisin te paster….

                                  Përgjigjjuni
                                  1. V
                                    Visi

                                    Shkerdhate e tredhur dhe mole pushteti! Hajdut ne te gjitha pozicionet qe ke mbajtur dhe e dine te medhenj e te vegjel - mos harro se te gjithe kane sy e veshe dhe te njohin mire o mor, por nuk kane ne dore te te shtypin si e meriton ti dhe te gjithe hajdutet e 35 viteve. Keto shkrime i sherbejne ngritjes dhe pastrimit te imazhit tend (nuk duhen lexuar se i ben me mire CHATGPT), sic beri Manjani e te tjere hajdute brenda sitemit te drejtesise dhe aparatit shteteror! Shkerdhata jeni te gjthe!

                                    Përgjigjjuni
                                    1. P
                                      Paqesor Kajmaku

                                      Nje perpjekje per te nxjerre nga strofulla e madhe nje lepur te vogel. Por kjo nuk eshte strofull por eshte nje shpelle shume e thelle, per nje te shkolluar ne arsimin tone te degraduar dhe pervojen e keqe te institucioneve tona. Meriton nje bravo per menyren si e nise shkrimin tuaj. Duhet te ju ndjekin shume intelektuale te tjere, pavaresisht se sa jane dakord me ju.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. Q
                                        Qytetar i zakonshem

                                        Shkrim mjaft I mirë! Analizë me koncepte të shpjeguar me hollësi. Koncepti I frikës dhe koncepti I hetimit, ndarja dhe ndryshimi nga koncepti I drejtësisë. Ata që duan të shajnë me "rob shpie" të mos e lexojnë këtë shkrim. Leqë ç'them edhe unë .! Ata që shajnë me rob shpie as që e lexojnë fare shkrimi. Shohin vetëm foton e autorit dhe vazhdojnë "zanatin" e tyre.

                                        Përgjigjjuni

                                        Lini një Përgjigje