Azem, ti nuk je gjallë!

12 Korrik 2025, 15:01Blog Nga Edvin Kulluri

Në dhjetor të 1990, një grup studentësh që mendonin se kishte ardhur koha që edhe Shqipëria të hidhte tej me përbuzje diktaturën komuniste, morën guximin të nisnin një protestë që do përfundonte në përballjen e drejtëpërdrejtë më kupolën e rregjimit. Disa prej tyre kishin origjinë të deklasuar, por shumica vinin nga familje burokratësh të qeverisjes së asaj kohe. Biles mund të kishte edhe ndonjë student që  kish prindërit anëtar partie. Por megjithë diferencat familjare, i bashkonte një gjë: nevoja urgjente për liri! Liri individuale në kuptimin politik dhe ekonomik të fjalës. Lirinë për të zgjedhur. Mes tyre “bubrronin” edhe disa disidentë artistikë në miniaturë që pjesërisht iu bashkuan grevës së Qytetit Studenti. Ndonjë tjetër si Rama, jo. Por kjo është një cështje tjetër.

Kjo lëvizje e vonuar në raport me pjesën tjetër të ish bllokut komunist, gjithësesi arriti të kthehej në një lëvizje që coi në përmbysjen e diktaturës dhe monopolit totalitarist të Partisë së Punës. Mbi 70% e shqiptarëve votuan Partinë Demokratike në zgjedhjet e 22 marsit 1992, si përfaqësuesja kryesore e revolucionit demokratik.

Por për ironi tradicionalisht shqiptare të fatit, 5 vite më pas, 70% e shqiptarëve votuan kundër “partisë udheheqëse të revolucionit demokratik” në Shqipërinë gjysëm të djegur, pikërisht për të rikthyer lirinë poilitike dhe ekonomike që u shpërdorua kryesisht në 26 dhe 28 maj të 1996 dhe rënies së piramidave që kanë lidhje me iniciativën e lirë, aq sa ka lidhje një falsifikator pasaportash me një konsullatë ambasade!

Dhe në gjithë këtë zallamahi 5 vjecare spikati kryesisht një personazh politik që ishte i rreshtuar në dy “revolucionet demokratike” kundër qeverisë, Azem Hajdari. Sa i përket rolit të tij në vitet 1990-1992 nuk ka nevojë për ritregim. Por për fatin e keq të tijin dhe Shqipwrisë, Azem Hajdari ishte kundërshtari më I fortë I qeverisë brenda mazhorancës edhe gjatë viteve 1992-1997. Dhe këtë trajektore të detyruar nga rrethanat, Azemi e përcaktoi prej rebelizmit dhe vokacionit tëë tij për liri. Asnjë personazh nuk është I rastwsishwm, aq më pak Azem Hajdari. Por nuk ishte e rastwsishme as balta që është hedhur mbi të duke gjetur lloj-lloj arsyesh nga më banalet deri tek ato politike. Te dy partitw e mëdha e sulmuan sa ishte gjallë, ndërsa pjesa me radikale ish komuniste e PS vazhdon ta sulmojw edhe pas vdekjes në komentet e portaleve apo rrjete sociale, sa herë u vjen rasti. Si cdo njeri edhe ai kishte dobesitë e veta, por një gje mbetet: mbetet njeriu që u përplas me këdo për liri!

Sot nuk është as përvjetori I tij ilindjes por as i vdekjes fatkeqe. Por sot më shumë se kurrë përpjekja e tij për liri është përdhosur më shumë se kurdoherë! Si nga PD që është shndërruar në një bunker personal të kryetarit që nga viti 2017, ashtu dhe PS e Ramws që i ka dedikuar vërtetë buste post-moderne, por që po sillet si një qeveri e një despoti butaforik.

Të dyja partitë e mëdha që zotërojnë 90% të elektoratit, që prej vitit 2008 kanë nisur një vrull centralizues anti-liri të pashembullt në Evropë. Pasi e kthyen Kryeministrin të parrëzueshwm në parlament me ndryshimet kushtetuese, mbyllën dhe listat e kandidatëve për deputetë duke e kthyer parlamentin në zgjatim të kryetarëve. E më pas, në 2014 i hoqën themelet vetë-qeverisjes lokale, e tashmë po sulmojnë cdo prokuror a gjyqtar që u cënon pushtetin politik e ekonomik abuziv. Prokurorja Gjeli është e fundit, por Duman ziu-t nuk i kanë lënë epitet e mbiemër denigrues pa i vënë. Por kulmi ishte sulmi thuaj fizik ndaj gjyqtarëve të GJKKO ditën që u caktua masa e arrestit për Veliajn. Për pak na nxorrën mallin e ca komsomolasve me uniformë ushtrie në oborrin e Shkollës së Bashkuar në shkurtin e largët të vitit 1990.

Me pak fjalë sot shoqëria drejtohet paradoksalisht nga dy njerëz që urrejnë lirinë në mënyrë të pakthyeshme. Sepse urrejnë pronën private të trashwguar apo të fituar, urrejnë iniciativën e lirë, urrejnë ndarjen e pushteteve dhe urrejnë qeverisjen lokale si niveli I parë demokratik i përfaqwsimit politik. Shkurt urrejnë lirine individuale, të grupeve të interesit dhe komuniteteve. Parlamentin po e po.

E në këtë kontekst Azem Hajdari si symbol I antikonformizmit politik është shndërruar në një kujtim të keqkuptuar dhe të nëpërkëmbur. Ajo që ai ka simbolizuar është transformuar në një gënjeshtër të madhe nga Rama dhe Berisha, por më keq akoma e atyre që thërrasin “Azem ti je gjallë” por që e rivrasin politikisht sa herë që adhurojnë kryetarin por jo lirinë për të cilën u krijua ajo parti nga Azem Hajdari dhe miqtë e tij studentë e pedagogë. E po kaq hipokritë janë  dhe ata qindra e mijëra socialistë që mburren se rrëzuan “rregjimin e Berishës” në 1997, e tani votojnë pa pikë ndërgjegjeje politike sozinë e Berishës 28 vite më vonë. I vetmi ndryshim është se në atë kohë mund të rriheshe në qendrën e votimit, ndërsa sot “këshillohesh” si të votosh nga drejtori apo ndonjë gangster i qytetit.

Autokratët, despotët dhe demagogët përvec lirisë urrejnë edhe të vërtetën. Por këtë 11 shtator kanë një mundësi: mos të kujtojnë Azem Hajdarin si symbol I kërkesws për liri, por ta lënë rehat në kujtimet e keqkuptuara të atyre që sic përshkruante pak a shumë Prec Zogaj para disa vitesh, “mesa duket shumica e atyre që u derdhën shesheve për liri në 1990, donin batanije të reja”.

Dhe në fakt, Preci ka thënë një të vërtetë të madhe që Azem Hajdari nuk e pranoi kurrë, por me shumë mundësi e kuptoi herët. Në 1992, në konferencën e jashtëzakonshme të PD ku e përjashtuan vec 5 minuta, por e sulmuan edhe 5 vite të tjera vetëm për një arsye: për liri! Liri që sot e kemi nëpërkëmbur si shoqeri dhe si elita. Kemi dështuar demokratikisht në mënyrë spektakolare duke riprodhuar cikle autokratizmi në 34 vite. Por ketë herë ndyshe nga më parë PS dhe PD janë bashkuar qartazi në këtë kundër-revolucion. Ndaj “Azem, ti nuk je gjallë as për së vdekuri”!

23 Komente

  1. M
    Munika

    Shkrim futja pordhes. Keta I ka bere Saliu cyryk.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Doktorri

      Jo mor, shkrim që thotë gjysëm të vërteta....... . Sepse Azeminnuk e kanë dashur sa qe gjallë, jo ta duan të vdekur..... . Nuk e ka dashur Saliu, dhe çfarë nuk tha për të..... . Janë aty, në arkivë gazetat dhe kushdo që e ka dashur Azemin mund ti lexojë.......... . Mirëpo atë nuk e ka dashur dhe nuk e do askush. As gruaja e tij Fatmira. As djemtë dhe vajza e tij........ . E kanë dashur, por të vdekur. Për të përfituar nga vdekja e tij...... . Sepse të dish çfarë ka thënë e bërë Berisha kundër burrit dhe babait tënd dhe ti servilosesh Berishës?..... . Ta dish fort mirë, se ai që e nxori në pritë Azemin, ishte Berisha dhe përsëri ti shkundësh pluhurin nga xhaketa Berishës!!!???

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kulluri, ky bisht i deshtuar i Saliut

        Kulluri do vdese si nje prek kloneve te Saliut, nuk ka sherim ky pis burre. Sa per Azem Hajdarin, u prehte ne parajse, por Shqiperise nuk i beri asnje te mire, perdryshe!

        Përgjigjjuni
      2. S
        Stresi

        Kisha pak respekt per ty edhe pse demokrat ( loqe dmth) por me kte artikull i ke ra rrikes ne grusht po fort fare, ne ka pas kokerr Maloku moterqime, ky ka qene kampion ….

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tangalli

          (Dmth) Motren edhe gjithe te tute o Bythqire lulishteje… Shume urrejtje per Palen tjeter duket qarte qe ta paskan punuar aren me se miri…!!

          Përgjigjjuni
        2. A
          ABC

          Kulluri nga Vlona nje hajdut i pronave te ushtrise kur ishte i besuari i Sali Kermes si Sek. Pergj.ne Min.Mbrojtjes me Minister Arben Alia ( ( Imami ).....!!!

          Përgjigjjuni
          1. A
            ABC

            Kulluri nga Vlona nje hajdut i pronave te ushtrise kur ishte i besuari i Sali Kermes si Sek. Pergj.ne Min.Mbrojtjes me Minister Arben Alia ( ( Imami ).....!!!

            Përgjigjjuni
            1. C
              Cuku

              Sa jane shtuar Gjekmarkajt .........ceshte ky far politikani ......Azemi ishte me pardesy te bardhe njesoj si Berisha ......te dy njerez te Ramiz Alise spiuna te Sigurimit te Shtetit dhe rivale si hajduta dhe kriminela por Berisha ishte me I fuqishem qe e vravi Azemin..........

              Përgjigjjuni
              1. S
                STUDENTI

                Autori i shkrimit, si shume te tjere, vuan nga marrezia historike. Na flet per " revolucion demokratik ". Cfare quhet revolucion ? Qe, nje grup njerezish te dalin ne shesh dhe te therrasin liri-demokraci ?! Po te ishte keshtu, atehere ne Shqiperi dhe shume vende te tjera do te kishim pasur me qindra " revolucione ". Mbi 90% e studenteve te 1990 vinin nga familje komunistesh ose njerezish te lidhur ngushte me regjimin, sepse shumica dermuese e popullit ishte e lidhur me ate regjim. Autori na tregon se ne 22 mars 70% e popullit votoi PD-ne, " udheheqesen e revolucionit demokratik ". Vertete e ka ky budalla ?! PD nuk udhehoqi asnje " revolucion " por ishte thjesht produkt me leje i nje proteste ( te inskenuar ) studentore. Sistemi i meparshem vdiq diten qe " diktatori " Ramiz Alia iu tha studenteve: Mendoj qe, per te miren e Shqiperise dhe demokracise te krijoni nje parti politike dhe Ministria e Drejtesise do jua miratoje. Kaq ishte loja o trap.

                Përgjigjjuni
                1. H
                  Hajdari spiun o student

                  Te merje te drejte studimi ne universitet duhet te ishe njeri i PPSH dhe nuk i gjykoje , mua nuk me jepesh e drejta per shkollim pasi im at ishte perjashuar nga partia dhe denuar te punonte ne gurrore si puntor per tre vite . Kur degjoje keta si ky ...Murrizi qe kane mbaruar studimet e larta dhe thone kemi qene te persekutuar eshte te kesh dy bythe nje ta shqyesh e nje ta mbashe. Deri te sekretar i pare i PPSH shokova ishte Abdyl Pilafi ne Berat dhe me tha : nuk te jepet e drejta as per shkolle e as per shtepi e as per pune shko puno ne Malinat eshte urrdher partie. Keta bajga na tregojne peralla te persekutuar me shkolle te larte. Genjeni Vrenozet jo ne se kemi jetuar ate kohe

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Shteti dhe të (pa)arsimuarit

                    Për shkak të diktaturës së ashpër dhe jetëgjatë (45 vjetë), njerëzit e shkolluar ishin me shumicë njerëz të regjimit. Meqenëse shteti nuk funksionon me njerëz të pashkolluar, ishte e pashmangshme që të vinin në krye të shtetit njerëzit e regjimit por që në rrethana tjera, në rrethana të pluralizmit politik, nuk mund të kishte pasoja të njëjta si në diktaturë.

                    Përgjigjjuni
                  2. H
                    Haka Tekizoti

                    Azemi është gjallë. Mjafton antishqiptarizmi i Berishës për ta besuar që antishqiptarizmi i Azemit (të dy për llogari të Serbisë) është gjallë e shëndosh e mirë. Bile edhe "Duman ziu" , prandaj nuk e heton për krimet e pafundme që ka bërë. Ndoshta edhe atë e pengon Serbia.

                    Përgjigjjuni
                    1. N
                      Next level

                      Shqiptarët i kanë plot koqet me hajdarët e PDsë. Nga PD nuk ka ngelur asgjë, ama asgjë, që nuk është e vlefshme veçse për gropën e jashtqitjeve të historisë

                      Përgjigjjuni
                      1. s
                        saliu duhet te shpallet terrorist

                        O kulloshter ose i kulluar Azem trafikanti me shume eshte sulmuar nga komunisti me i ndyre sali,nga i derguari i ramizit,nga ai qe uzurpoi PD me intrigat e tija komuniste. Sali banditi here e quante sigurims e here hero derisa e vrau me metodat e tija.... Dhe sot po te ishte gjalle kush e di cdo sajonte vampiri sali.... Po per gruan e tij me pasuri prrallore a mund te na thuash si u pasurua,po per vajzen e tij me 2 gr tru qe here i bashkohet saliut per ndonje vend qyl,e here na formon parti se kujton se do e ndjek njeri,e na del ne tv na jep mend per dhjerokracine

                        Përgjigjjuni
                        1. T
                          Titulli shum i bukur

                          Shyqyr zotit se dhe Azemin do kishim mangut në kte qamet

                          Përgjigjjuni
                          1. N
                            Noc rroku

                            Kullu Azemi eshte gjalle jo fizikisht por si fryme.Kullur pse e ke braktisur Lulezimen,bashke me te kishit plane te medha,propganden ia kishit lene Ermal Piçit qe tju ndriçonte,por nuk e kupuat qe ate tani se shikon me sy fshati i tij e jo me nje kryeqytet.Se fundemi mesoja pak Lulit tabelen e shumezimit qe 7x7=83 .

                            Përgjigjjuni
                            1. S
                              Sokoli

                              Pa asnje dyshim tashme gazetat shqiptare jane bere te palexueshme.Me nje palo shkrim si ky qe ka botuar Tema eshte duke u larguar cdo dite e me shume nga lexuesit e rregullt. E gjithe vlera e tyre qendron tek komentet qe bejne njerzit.

                              Përgjigjjuni
                              1. S
                                Stockholmi

                                Këto përralla që ka shkruar ky për Azemin nuk i beson askush që I ka përjetuar ato vite. Azemi ishte një ordiner vulgar dhe totalisht I korruptuar. Mund ta nderoni sa të doni, por respekti për të në popull ka qenë dhe është zero.

                                Përgjigjjuni
                                1. P
                                  Pecua

                                  O Kullur, sekretar i përgjithshëm i Ministris së Mbrojtjes, shef kabineti në Kryeministro etj., po mirë o burrë thash se çfarë do të kishe shkruar, po na lodhe kot o hajdut. Dëgjo mua mos shkruaj më se e paske menderosur. Juve mirë që keni pak tru dhe llafe shumë, po dhe atë pak që keni jua hoqi Rama, si ty, si Bushatit, si Lubonjës. Jam e sigurt që ju del në ëndërr Rama. Pale nuk flas për Saliun pupu sa trapa jeni, po Rama është njeri jo përbindësh a të uruar ama juve ju vjen hakut pa folur fare për ju. Ta themi si thonë në Dukat: rri nashi si m*t.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. S
                                    Shqiperia Etnike

                                    Je budalla?! Azem Hajdari është veçse një jashtëqitje berishizmi tribal që ju desh Berishës si për krime, si për intriga po ashtu edhe si " martir" që ushqente kultin e individit të Sali Berishës në PD. PDja e Sali Berishës nuk ka hedhur për askënd më shumë mut dhe lot, se për Hajdarin, ashtu siç ja deshi Berishës. Në fund po Berisha me anë të intrigave dhe dorzanësit të tij Izet Haxhia i thurën intrigën e vrasjes. Përtej kësaj askush nga studentët e 1991 nuk e njeh për lider, pavarësisht protagonizmin dhe sigurisë që i jepte Hajdarit dora e sigurimit të shtetit mes studentëve . Ngelet një figurë tipike ordinere, rrugaçe, sharlatane, hakabake, folklorike,, e përdorshme, pa skrupuj, tribale me tipare mafjoze dhe kriminale . Hajdari do t'i rezistojë historisë aq sa rezistuan lapidarët që mitizonin figurën heroike të Enver Hoxhës. Kulluar, po do vazhdosh të merresh me politikë, mos u ushqe me jashtëqitjet berishiste . Nuk i bëjnë më punë as Saliut në gropën e jashtqitjeve të historisë ku gjendet për së gjalli, jo ty dhe gjeneratave të reja që kërkon t'ju hapësh një alternativë politike. Nëse do të bësh një të mirë për kombin shqiptar dhe reputacionin e tij , nis një lëvizje për të hequr kockat e atij cope muti nga varrezat e dëshmorëve, se është turp për ne dhe ata që e kanë larë me gjak historinë e lavdishme të këtij kombi.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. Çika

                                      Akullur o djal dukatioti babën takam njohur dhe kam patur respekt . Por me këtë shkrim në mënyrë më të dallueshme nuk ke për qëllim të mbrosh Szemin depse për hirë të vërtetës ai nuk ishte asmë shumë as më pak se një vagabond rrugaç dhe trafikant armësh dhe karburantesh për në kosovë që e kishte habitetin e vetë pasi ishtë në kufi . Mirëpo kush punojë me Saliun dhe nuk e hëngri drurin në rastet kur nuk i bindesh programit të tij .Për Saliun Tropoja kishte një udhëhewës dhe ai sdo të pranonte kurrë njëtë dytë që ti bënte hije autoritetit tëtij .Dhe kjo aksiom e ka stigmatizuar tërë këto 34vjet këtë soisës Prandaj për të mos e patur ferrë në këmbë ai ia bëri tetshin duke e asgjesuar në mënyrë kriminale Tani e qa .dhe betohet për heroin e demokracisë. Pra o Kullur mos u bëj i dyzua në qëndriminn dhe mos i bëj fajtor të dy Ramën dhe Saliun për çfarë ka pësuar populli dhe demokracia në këto 34vjetJu jeni aw i mëçur që të diferenconi këto dx figura duke mos i rënë në qafë kot Ramës spse populli ka besh sx mëndje dh pedhore për të bërë diferencën pa ju dëgjuar e lexuar këtë shkrim që po e bënë popullin ""të qajë"" se tani ai gjsllë as i vdekur i duhet vetëm Saliut për të bërë ndonjë koferencë shtypi ashtu siç bëri për vrasjet e 2Prillit vuri kujen në Shkodër për gjëmën që e skenarizojë , organizojë , udhëhoqi , dhe e drejtojë në mënyrën më të turpëshme deri sa u vranë 4 djem nënash dhe ju ngriti përmendore si për Heronjtë e Vigut por që ata janë vërtetë heronj se luftuan kundër pushtueve nazifashist ndërasa këta heronjtë Vigut u vranë nga mercenarët e Gjon Markagjonit.dhe smund të krahasohen .Kështu o Kullur ke bluar si mulliri pa drith bosh dhe mos u konsumo se po vijnë zgjedhjet e 2029 dhe mase piqet rrushi dhe do hani ndonj kokërr. !!??

                                      Përgjigjjuni
                                      1. B
                                        Bualli jam pseudo te bukur kam

                                        Ke harruar te thoshe pseudonimin si spiune i sigurimit ( Bualli ) bolle na i shpifet me rrugaçet e tipit Hajdarin .

                                        Përgjigjjuni
                                        1. T
                                          Tirana#

                                          Je bë si Luli, që psoniste vetëm tek hajati i trangujve të Saliut. Ku ikën me këto dokrra berishisti budalla? Tek Hajdari përfundoi lavdia e kombit shqiptar?! Shqiptarët ndihen krenarë me Farudin Hoxhën, inxh Radovickën, Kadarenë, Agollin, Vaçe Zelën, Qemal Stafën, Heroin Kombëtar Adam Jasharin, UÇKnë, jo me bandat UDBashe , tropojane, Haxhi qamiliste, esadiste, Zerviste dhe Bejleriste të Sali Berishës.

                                          Përgjigjjuni

                                          Lini një Përgjigje