Dueli Gjeli-Manja; a është nisja e një përplasjeje me “Republikën e Prokurorëve”?

11 Korrik 2025, 19:37Blog TEMA
Dueli Gjeli-Manja; a është nisja e një përplasjeje me

Nga Ylli Pata

Kërkesa për inspektim ndaj prokurores së Shkodrës, Elsa Gjeli, është rasti i parë i një përplasje zyrtare të qeverisë aktuale si një pushtet ekzekutiv, me gjyqësorin pas instalimit të reformës në drejtësi.

Pas një detante të gjatë, ku siç e ka thënë Edi Rama, pas rastit Veliaj, “se kemi heshtur qëllimisht për ta lënë të rritet, por tani do ta themi qëndrimin tonë”, nis një fazë e re.

Ku nuk është thjeshtë një marrëdhënie e ekzekutivit, por edhe Parlamentit, që dominohet nga mazhoranca qeverisëse.

Rasti i Thethit, sipas të gjitha gjasave do të jetë vetëm incentivi i një debati të gjërë që mund të përfshijë dhe hapë, në lidhje me riaktivizimin e drejtësisë, e cila realisht është e paralizuar në shumicën e saj.

Pasi përveç SPAK e GJKKO-së, edhe pse me polemika dhe problematika, e gjithë pjesa tjetër e drejtësisë është jashtë vëmendjes publike. Ndërkohë që në terren situata është më keq, ngaqë prokuroria dhe gjykatat normale janë një makineri që thuajse nuk funksionon.

Po çfarë mund të sjellë rasti i duelit ndërmjet ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja dhe prokurores Elsa Gjeli në Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe Inspektorin e Lartë të Drejtësisë?

Së pari, hapjen e një debati mbi rolin në letër dhe rolin në terren të një prokurori. Sipas reformës në drejtësi, një prokuror është i pavarur në vendimin që ai merr.

As drejtuesi i Zyrës përkatëse të Prokurorisë, në këtë rast i Shkodrës, as Prokurori i Përgjithshëm, e as kreu i SPAK, si njësi e veçantë kushtetuese, nuk kanë tagrin të urdhërojnë apo nxisin një veprim hetimor të prokurorit. Kjo është një e drejtë dhe ekskluzivitet kushtetues i prokurorit.

Prokurorja Gjeli, ka vendosur mos fillimin e hetimeve për ndërtimin e fshatit turistik në Theth, me bindje të plotë, e këtë e ka shkruar në dispozitivin, që ja lexoi Edi Rama në publik, për ta telendisur.

Keq apo mirë, me elegancë apo mënyrë direkte, sofistifikim apo sofizëm, Prokurorja e Shkodrës në këtë rast ka marrë vendimin e saj autonom. Të cilin ja jep Kushtetuta dhe ligji.

Por çështja këtu shtrohet në thelb të doktrinës. Pasi prokurori është autonom për të nisur një hetim, jo për ta bërë atë të plotfuqishëm, por të pavarur.

I pavarur nuk do të thotë se është vula përfundimtare e thatë. Nëse një prokuror merr një vendim për një dosje, atë duhet ta përballë patjetër në gjykatë. E cila sipas reformës në drejtësi, është autoriteti që vendos për një çështje e cila ka dy ose tre palë. Prokurori, mbrojtja dhe pala civile e viktimave.

Prokurori pra, është një zë institucional që mbron një akuzë të cilën e ngre zyrtarisht dhe e çon në gjykatë. Në këtë rast, prokurorja Gjeli ka vendosur të mos hapë një hetim mbi një rast, që pala tjetër, në këtë rast qeveria, thotë që as nuk është shqyrtuar fare. Një prokuror është i tillë, punon e paguhet, për të hetuar një rast, e për ta bërë akuzë, ose jo.

Po a duhet ta kishte çuar prokurorja qëndrimin e tij para gjykatës së Shkodrës, për të marrë nga trupa gjyqësore një vendim më të mbërthyer ligjërisht? A duhej që ndoshta prokuroria e Shkodrës, për ta përforcuar më shumë opinionin profesionalisht, pas vendimit të prokurores Gjeli, të delegonte një prokuror tjetër për të shqyrtuar denoncimin e policisë së Shkodrës?

Duket jemi para një rasti që Këshili i Lartë i Prokurorisë, nuk mund të marrë një vendim “sindikal”, pra që të mbajë anën e koleges së tyre dhe kaq. Jemi para një situate, ku rasti “Gjeli” nuk është i izoluar, por fenomen i një zhvillimi që po ndodh në gjithë vendin, ku prokurorët marrin vendime, që për shumë duken si kapërcim kompetencash. Si veprimin real të asaj që po quhet gjithnjë e më shumë si “Republikë prokurorësh”.

Të cilët nuk e ndjejnë veten palë në një proces që në fund është gjyqësor, por palë e privilegjuar e hetimit mbi njerëz me apo pa poste shtetërore.

Ligji aktual i jep prokurorit një autonomi veprimi, por ka vendosur një kufi. Para reformës, një prokuror firmoste edhe arrest, edhe përgjim, edhe kontroll banese. Sot, çdo veprim drastik dhe ndalues, duhet ta miratojë gjykata, përpara se të kryhet akti.

Ky konflikt, nuk ka gjasa të jetë një stuhi e shkurtër verore, por një maratonë që mund të prodhojë një precedent. Të cilin, nëse e zgjidh me akte të ekuilibruara KLP dhe ILD, gjë që ka pak gjasa që do ndodhë, mund ta zgjidhë ose Gjykata Kushtetese, me një vendim të saj shterues, ose Parlamenti me një ndërhyrje të fortë në ligjin mbi prokurorinë.

Gjasat janë të ndodhë kjo e dyta, pasi problematikat nuk duhet se janë të vogla dhe Kushtetuesja aktuale, siç ka vërtetuar, i ka komplikuar edhe më keq.

30 Komente

  1. K
    Kjo Gjeli asht per kryetare bashkie ne Shkodren e

    Boll qe Gjeli asht shkodrane, dhe mandej te tana i ban!

    Përgjigjjuni
    1. k
      k

      Prokuroret,gjykatësit,avokatët,gjykatat,kadastat,dhe zyrat e shtetit në përgithësi,janë armiqtë dhe sabotatorët dhe shkatërruesit e kombit që meritojnë gijotinën nga i pari tek i fundit.Shqiperia nuk bëhet kurrë.

      Përgjigjjuni
      1. F
        Fredi

        Me K jam dakord vetem me sistemin e drejtesise qe permend si shkaktare e pare. Prej atyre shteti ngjan i deshtuar.

        Përgjigjjuni
        1. 6
          60 vjeç

          na ka ngel ves vjedhja, qe nga epoka kooperativave...nuk eshte rastesi qe shumicen e shtetit shqiptar e drejtojne fshataret e mutit...jo me kot enveri i denonte me 30 lek te vjetra / dite pune, sepse ua dinte cfare shpirti kane...enverit ja pat thene lenini....ne idealistet shpresuam shume ne 91-in, por ne harruam sa fshatare kishim, dhe sa te ndyre jane...

          Përgjigjjuni
      2. k
        kirurg

        Kishte një lagje Gjeli atje në Theth...

        Përgjigjjuni
        1. k
          kxp

          Z.Rama shkarko Manjan se me drejtesine ky person nuk ka lidhje. Ligjin ne Shqiperi e ben Erjon Bani dhe shoket e shoqet e tjere te Argites.

          Përgjigjjuni
          1. J
            Juristi

            Manajn ,Dumdumet nuk i emeron Edi Rama por Perandoria pertej Oqanit .Kjo tanime eshte proçedure e rendomte prej 30 vitesh.Po nuk keni kuptue kete nuk keni marrun vesh çka ashte dhjemokra-cia.

            Përgjigjjuni
            1. D
              Drenovare

              Ky qe ska lidhje me drejtesine shikoni ci ndodh:konform ligjevee rregullave lihet takim me x e,shkon yi burgosuri perjete! Rast flagrant duhet te jape doreheqjen e parevokueshme; Ministrii Drejtesise Drejtori i burgut Punonjesit e turnit !

              Përgjigjjuni
            2. C
              Cika

              Shkoderlokja eshte njesh per art, sport dhe kulture. Ama kur vjen puna per politike, apo profesionalizemjo kulturor, i iken truri. Nuk kam njohur ndonje shkodran qe te demonstroje pjekuri politike.

              Përgjigjjuni
              1. L
                Logics

                "Shkodranet jane per art dhe kulture por jo per politike". Mungese totale logjiket: sepse: 1) Duke qene se politika asht arti i te mundshmes dmth se mjafton te pohosh se shkodranet jane per art dhe ke pranuar se jane edhe per politike sespe lloji (art) e perfshin specien (artin e politikes). 2) Kulturea si perkufizim asht urti njerezore teoriko-praktike e zoteruar si zakon. Edhe ketu kultura (lloji) e perfshin kulturen politike (si specie e llojit kulture).

                Përgjigjjuni
              2. k
                kacidhja

                Prokuroret dhe gjykatsit per demet e shkaktuara ndaj shtetit apo dhe individeve duhet te demshperblejne.Ky duhet te ishte ligji per ata.Ashtu sic cdo qytetar i thjeshte paguan per demet e shkaktuara.Ligji duhet te jete shume i rrepte per ata se jane themeli i drejtesise dhe berjes se shtetit.N.q.s. do te lihen si deri tani qe e masakruan kete popul e xhvaten dhe e poshtruan Shqiperia eshte drejt shuarjes,zhdukjes.Populli duhet te veproj.

                Përgjigjjuni
                1. E
                  Evi

                  te lumte gazetari oborrit je njish per turp

                  Përgjigjjuni
                  1. P
                    Pal Melyshi

                    Ky kellira Manja pa pike turpi flet gjuhen e Dibres me dialektin e shekullit te 17 ; mjere Shqiptaret ke kane ne krye...'!!!!!!!!!!!

                    Përgjigjjuni
                    1. I
                      Iliri

                      Dialekti I Dibres,nuk eshte gjuhe Dibres, Eshte Gjuhe Shqipe e mocme.qe pasuron dhe nderon Gjuhen. Une jam nga Veri-perendimi Jo Dibra,Por cdo dialekti eshte pasurim I Gjuhes, Gjuha Shqipe eshte shume e larmoshme..Jo Te gjithe flasim Dialektin e Fshatit Tend.qe gjithsesi eshte I respektuar.

                      Përgjigjjuni
                    2. s
                      sam

                      Me kete standart duhen shkarkuar te gjithe prokuroret e policet e lesh e lija . Asnje nuk ka punu. Amanet hotelin e Erjonkes ke selvia. Black Diamond. Ka zene trotuarin para dhe anash.

                      Përgjigjjuni
                      1. N
                        Neti

                        Kjo prokurorja eshte e pavarur. Nese Rama fut hundet ne Bashki,Prokurori, Polici etj atehere ku eshte ndarja e pushteteve. I bie we jemi si ne kohe te Dulles. Para se te shaje prokuroren te vendos rregull te njejte per Gjithe Shqiperine. Jo kur ti ngrefet Rames te beje aksion si celule komuniste. Ose te toleroje ose te zbatoj ligjin per te gjithe njesoj. Nuk mund para sezonit te prishe restorante e hotele. Pse para zgjedhjevevnuk eksistonin keto??

                        Përgjigjjuni
                        1. Çika

                          Parlamenti duhet të vërë dorë në ligjin për kodin penal .Pavarësi absolute as ka patur dhe as duhet të ketë për institucionet që zgjidhen ,emërohen nga parlamenti . Por për gjykatën kushtetuese duhe shumë, shumë, kujdes që ti garantohet pavarësia në mënyrën më absolute si garantuese e shtetit ligjor . Ama për ca kolloqithe me rigon si po katandiset SPAK KLGj KLP duhet të ketë çeçua,biçak pra parlamenti të drejtë të vërë kufirin te thana dhe jo të tallin b....thën ca prokuror gjyqëtar të tredhur nga Saliu dhr jo që nuk japin drejtësi por po e degjenerojnë reformën në drejtësi dhe tallen me popullin .Pra në gjashtë mujorin e parë të parlamentit duhet të paraqiten nga institucionet përgjegjëse projekt ligje për të korigjuar atë që nuk ëdhtë bërë mirë dhe të vihen pikat mbi "i"Dihet që opozita do të jetë kundër por ska gjë le të shkojë të zërë radhë në mulli dhe të bluaj baltë e llum për Shqipërinë sepse atë din ta bëjë si gjithëmon.

                          Përgjigjjuni
                          1. P
                            Patrioti

                            Po kjo Gjeli ç'pati? Kjo duket si klloçkë, nga na u bë gjel. O Gjeli po atje kishte nja 200 metër kub betoni o Gjeli. Apo duhet ta shihje në TV të të mbushej koka jote boshe. Ç'na ka gjetur me këta debila prokurorë që kujtojnë se janë vetëm ata në këtë botë dhe mund të bëjnë çfarë u thotë kaplloqja. Idiotët më.të mëdhenj në shoqërinë tonë.janë prokurorët dhe gjyqtarët, pjesa më e korruptuar e shoqërisë. Edhe ata që kanë kaluar vetingun janë me probleme por e kanë bërë e dini ju: këtë e ka zënë ...., këtë nuk e ka zënë.

                            Përgjigjjuni
                            1. L
                              Ligjvenesi

                              Ndjekja penale e detyrueshme, e sanksionuar në Kodin Penal, i imponon Prokurorit Publik detyrën për të ndjekur penalisht, domethënë, për të filluar hetimet kur ai vihet në dijeni të një fakti që mund të përbëjë krim. Ky parim synon të garantojë barazinë e qytetarëve para ligjit dhe pavarësinë e Prokurorit Publik. Në mënyrë specifike, Kodi Penal percakton se Prokurori Publik ka detyrën për të ndjekur penalisht, që do të thotë se, sapo vihet në dijeni të një fakti që mund të përbëjë krim (njoftim për krim), ai është i detyruar të fillojë hetimet e nevojshme. Por ne rast se ai eshte i bindur qe fakti nuk perben krim, eshte i detyruar qe te kerkoje prane gjykates mbylljen e hetimeve mbasi fakti nuk perben krim, pas ketij hapi eshte gjykata ajo qe vendos per mbylljen apo per vazhdimin e thellimin e hetimeve e jo vete prokurori!

                              Përgjigjjuni
                              1. S
                                Shqiptari

                                Nëse nga ana e Policisë dhe nga IKMT i janë referuar Prokurorisë dokumente për Ndërtim pa Leje në një zonë të mbrojtur,Prokuroria është e detyruar të fillojë hetimin.Kjo është me detyrim ligjor,pastaj,nëse gjatë hetimit rezulton se nuk ka shkelje,prokuroria pushon çështjen.Ishte me pllaka,me beton Po me llaç,kjo është lojë për justifikim.Kam dyshim se prokurorja mund të ketë probleme të tjera,ndaj dhe sulmon aq ashpër.

                                Përgjigjjuni
                                1. p
                                  perlati

                                  Zoti km me sa duket ka ardhur koha qe te merresh seriozisht me drejtesine, se disa, per te mos thene shumica e prokuroreve e gjyqtareve e kane kuptuar gabim ligjin dhe autonomine qe u eshte dhene. Njerezit e drejtesise duhet te zbatojne ligjin rreptesisht dhe cdo shkelje duhet denuar me ashpersi, ne cdo rast. Keto gjelat e pavarur nqs duan pavaresi nga ligji e sovrani, lereni te lire e te shkojne e te jetojne ne hene, se vetem atje nuk ka sovran e gjykata.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. B
                                    Ben bythelepirsi

                                    Ky titull duhet shpalkzr si titulli me idiot i vitit

                                    Përgjigjjuni
                                    1. H
                                      Hallexhiu

                                      Eshte e vertete zoti rama qe situata me republiken e prokurorëve te ka ikur nga duart,keta po fluturojnë me hu ne byth e njerëzit po i duken si miza ,i keni dhune fuqi pa fund ketyre dhe nuk do jete e larget dita kur do vin dhe ne deren tuaj e atehere do e kuptoni car i keni bere ketij populli,Aranit Cela i xhaxhit duket lule përpara ketyre shpirtezive dhe te pa afteve,do zoti keni fatin ta provoni ne kurrizin tuaj z Rama keta prok qe ja keni ber peshqesh shqiptareve

                                      Përgjigjjuni
                                      1. T
                                        Tironsi

                                        Fiks e keni gjetur "Republike prokuroresh", ne fakt filozofia e tyre eshte Jakobine, po lincojne cdo njeri vec te tregoj sa te fuqishem dhe te paprekshmem jane.Pandëshkueshmeria nuk ekziston per vete prokuroret eshte vec per te tjeret.Kritikat dhe qëndrimet ndaj tyre nuk jane ndërhyrje as presion por te vërteta qe duhet ta bejne drejtesine te reflektoje dhe mbroje interesin publik.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. E
                                          E vërteta

                                          Keta sjane prokurore por nje tufe injorantesh, delirante qe vec drejtesi nuk bejne.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. h
                                            hila

                                            Prokuroria Gjeli eshte milionere e nuk e rrun per kend, ka ba aq pare me keto pune sa nuk munde ti numeroje, biles ka rrezik ti kalben nen dhe pjesa mae madhe. Rama mire e ka se ligjet ka mujt me i ba ma mire, ose ti korrigjoje para se ta arrestojne mafja e prokuroreve e gjykatesve. Kjo mafie eshte ne sinkron me Sali Serbin.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. S
                                              Stela Oca

                                              O Telaaaaa!!! Kjo eshte Republika e Edi Rames! Askush tjeter nuk guzon te bzaje nese ai nuk i leshon sinkale. Po ti je rrote kari, ku merr vesh ti moj Stela

                                              Përgjigjjuni
                                              1. P
                                                Prokurore leshi

                                                Nuk ka duel fareeeeee , ka shkelur ligjin dhe duhet ndeshkuar.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. S
                                                  Shqiptari

                                                  Po normal qe kjo do kendoje si gjeli maje plehut se dalin te gjithe nga shkolla Argites.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. T
                                                    Trapajane hesapi

                                                    Ia vini emrin si te doni-republic Prokurore sh, republike bananesh, apo Gjelash. Por kjo prokurori, si SPAK, si ASPAK duhet shpartalluar. Vetingu ka deshtuar, Prokurore te korruptuarit I keni ne veprimi.

                                                    Përgjigjjuni

                                                    Lini një Përgjigje