Berisha fitoi, poshtë Berisha

23 Maj 2022, 17:11Blog TEMA

Berisha fitoi, poshtë Berisha

Nga Andi Bushati

Noterizimi i fitores së Sali Berishës përmes votimit të 22 majit, një vit pasi ai u fshikullua nga “non grata” amerikane, është një nga revanshet më spektakolarë të pluralizmit shqiptar. Për nga përmasa e përmbysjes dhe aftësia për të rilindur nga hiri, ai mund të krahasohet vetëm me “katharsisin” e Nanos në fillim vitet 2000. Figura emblematike e socialistëve kapërceu ylberin pasi u përball me atë pjesë të partisë së tij që pati kapur qeverinë, ndërsa lideri historik i demokratëve e bëri këtë duke patur mbi shpinë peshën e verdiktit të Departamentit të Shtetit. Kjo dëshmon edhe njëherë, se në partitë tona tradicionale, që lindën mbi gërmadhat e dikktaturës, pesha e kultit të individit është ende e vështirë për tu shkulur.

Natyrisht, Berisha fitoi edhe prej kësaj. Fitoi sepse për 30 vite me radhë ndërtoi një parti personale të dominuar vetëm prej tij. Fitoi se la si pasardhës një bir plangprishës, që mbeti gjithmonë në hijen e babait, të cilin nuk e vrau dot kurrë realisht. Fitoi se krijoi lidhje gati incestuale me familjen e tij politike, që dukej haptas në përqafimet pasionante të foltoreve dhe për mënyrën gati mbinjerëzore, se si kujtonte me emër dhe mbiemër, në ritakimet pas një kohe të gjatë, themeluesit e tre dekedave më parë.

Por, shkaqet e suksesit të tij nuk duhen kërkuar vetëm tek marëdhënia gati tribale që ai ka vendosur me fanatikët e vet. Ai është i lidhur ngushtë edhe me padrejtësinë që iu bë për ta përjashtuar nga PD-ja. Shumëkush nga ata që kishin gjetur paqe pas tërheqjes së Berishës, nuk e kapërdinë dot trajtimin si dele që do të “hanin bar”, nëse nuk ndaheshin njëherë e mirë me të. Shumë demokratë, që se kanë vënë asnjëherë në diskutim SHBA-në, nuk e kuptonin dot politikën me dy standarte të Ushingtonit, që hakmerrej për bëmat e qeverive të para dhjetë viteve, por shpallte kampionë të demokracisë bandën e tanishme të kleptokratëve. Ata nuk e pranonin dot se si Departamenti i Shtetit mund të shpallte “minues të demokracisë” idhullun e tyre, menjëherë pasi kishte njohur dhe përshëndetur mandatin e tretë “historik” të Edi Ramës.

Berisha u rikthye ndoshta edhe sepse ai kishte lënë pas vetes një humnerë të pambushëshme nga askush. Opozita e këtyre tetë viteve, ishe e dobët, e vakët, shpesh kompromisaxhie deri në meskinëri dhe shpesh tragjike deri në keqardhje. PD u bë një parti që e përqeshnin kur hiqej si tolerante dhe që se merrnin seriozisht kur pozonte si radikale. Si rezultat i kësaj, ajo shkoi nga disfata në disfatë, e pafatë që të ndalonte duart e Edi Ramës mbi vjedhjen dhe blerjen e votave. 

Pra të tre këto faktorë, edhe hija e kultit të personalitetit edhe asimetria e Uashingtonit edhe telendisja e atyre që la pas, qenë determinuese në një nga revanshet më të forta politike, që do të mbahet mend nga librat e historisë. 

Magjia e foltoreve që kulmoi në kuvendin e 11 dhjetorit dhe pastaj rezultati i 6 marsit, i kanë rrënjët tek ky trekëndësh. 

Por, po të analizohen me kujdes, të tre brinjët e tij rezonojnë me të shkuarën: Si lidhja që lideri historik ka vendosur me militantët, si bëmat për të cilat e akuzoi sekretari Blinken, si përcaktimi i pasardhësit që formatoi më pas linjën opozitare, janë histori që datojnë, në rastin më të mirë, këtu e dhjetë vite më parë. 

Pra, në këtë kuptim, finalizimi i fitores së 22 majit ishte një betejë me fantazmat e së shkuarës, ishte ngadhënimi mbi një hapsirë dhe një kohë të cilat ai i ka dominuar. 

Deri të dielën që sapo kaloi Berisha arriti të tregojë se ka shumicën në parti dhe se pjesa më e madhe e votuesve opozitarë i besojnë atij më shumë se kujtdo tjetër. Por nga sot e tutje fillon një histori e re, sepse dilema për Berishën nuk është se sa i zoti është për të dominuar të djeshmen, por se sa fuqi ka për të ndërtuar të nesërmen. 

Dhe arkitektura e së ardhmes nuk mund të projektohet pa bashkim. Pikërisht kjo është pika që triumfi e Berishës mund ti ngjajë atij të Pirros. Në garën që e ktheu atë kryetar, ai konkuroi pothujse i vetëm. Ajo u bojkotua nga ⅔ e deputetëve. Që prej ditëve të lavdishme të foltores, në radhët e grupimit të saj nuk është shtuar as një ligjvënës i ri. Beteja e fundit politike, ajo për zgjedhjen e presidentit tregoi se grupi parlamentar i PD-së është i përçarë, deputetët e saj shpesh në shërbim të qeverisë dhe shpesh, thjeshtë apatikë.

A mundet të mbijetojë një opozitë e tillë? A ka kohë ajo të shndërrohet në alternative për zgjedhjet lokale që janë në më pak se brenda një viti? A nxjerr dot ajo në këtë klimë përçarëse një kandidat të besueshëm, ta zëmë, për Tiranën? A i dërgon ajo dot sinjale pjesëve të tjera të shoqërisë, kur nuk ka ditur të gjejë fjalën mes vetes? A mund të pengojë ajo, le të themi, skenarë si ai që Rama organizoi me opozitën fallco, duke marrë avantazhe elektorale për vete?

Sali Berisha nuk ka përgjigje për asnjë nga këto dilema. Natyrisht jo vetëm për faj të tij. Ai ka përballë një pushtet që korrupton dhe një makineri diplomatike që shantazhon. 

Pavarësisht nga rethanat, në politikë i rëndësishëm është rezultati. Dhe sot askush nuk  vë dot bast se Sali Berisha është njeriu i duhur për të drejtuar opozitën në këtë periudhë të amullt. Mbreti i së shkuarës nuk jep asnjë garanci se mund të bëjë edhe princin e së ardhmes. Prandaj sa do i paparë dhe spektakolar të jetë kulmimi i rrugës së tij deri në këtë 22 maj, ai ka më tepër aromën e një revanshi personal. Një gjë është e sigurtë: Berisha për vete triumfoi, por askush ende nuk di të thotë nëse kjo do të jetë edhe fitorja e atyre që e ndoqën, besuan dhe mbështetën.     

13 Komente

  1. B
    Ben

    Andushi,Sala dhe Pd-ja ka kohe qe ka flluar ngrenien e barit.

    Përgjigjjuni
    1. K
      K

      Fitoi arroganca, prepotenca, presionet e bandave mafjoze, korrupsioni, non grata dhe anti kombi .

      Përgjigjjuni
    2. N
      Nje qytetar

      Ne vitin 1992 fitorja e Berishes e kishte te nevojshme mbeshtetjen Amerikane, kurse fitorja sot ne vitin 2022 ka nevoje per mbeshtetjen Ruse. Ky besoj eshte ndryshimi midis dy fitoreve te Berishes.

      Përgjigjjuni
      1. B
        Berti

        NGA SA LEXUAM BUSHATI NA LE TE KUPTOJME QE NA DUKET SIKUR TA PASKA ULUR CA PAGEN MUJORE SHKELZEN BERISHA TY !!!!

        Përgjigjjuni
        1. D
          Drejtesia

          Berisha asnjehere seshte larguar nga drejtimi i PD, ku eshte e reja ketu.A me fal,sot Berisha ka nevoje tja lidhi pantallonat dikush qe eshte marre me motin sot dhe neser.

          Përgjigjjuni
          1. A
            Aron

            Nuk e di cfare fitoi! Nuk e njeh njeri ne arene institucionale, pervec lukunise se tij.

            Përgjigjjuni
            1. N
              Nipi dictatorit kapo vogelushi Bushati

              Andushi me zerin si bebushi , sherbeje Berrishes sic i ka sherbyere Berrisha gjyshit Hysni po a do te sherbeje Xen Qose ty ?

              Përgjigjjuni
              1. i
                ish sigurimsi I koservatorizuar djathtas

                O daku analist,Rama dhe 1 milion shuplakat tallin ???? me saliun dhe krejt analistat qi lpijn bolet e saliut.Revolucjoni koservator djathtosh I tetorit do triumfoj kundra ameriks dhe do fitoj liridemokracia.pooo poooo jua them un jue or anal ista superbudallenj.

                Përgjigjjuni
                1. z
                  zgalem

                  Nuk jam as politolog i afirmuar , as analist politik , por I kam vene vetes detyre , qe ne menyre autodidakte te analizoj dhe te gjykoj mbi zhvillimet politke te vendit tim dhe me gjere , per te percaketuar te arthmen e demokracise , kryesisht ne vendet e ish shteteve vasale te lindjes moniste , ku bente pjese dhe Shqiperia . Kane kaluar 30 vite nga renia e Murit te Berlinit . Ish shtetet moniste , kane shijuar edhe frytet , qe sjell demokracia , por jane ndeshur dhe me veshtiresite , qe hasen , pa asnje kusht , ne rrugen e ndertimit te demokracise. Ne ish vendet e ashtuquajtura sociliste u ndertuan shtete , simbas shembullit te ish Bashkimit Sovjetik , qe quhet autokraci e mirfillte diktatoriale . Shteti siovjetik , u ndertua mbi bazen e shtetit Cacist , diktature monarkike , por me qe mbreteria , luftohej nga revolucioni , u gjet emeri , diktature e proletaritit . E perkthyer , quhet diktature autokratike . Shteti klasik, borgjrez ose jo , perbehet nga 4 pushtete : Legjislativ , ekzekutiv , gjyqesor dhe pushteti i shtypit . Si do te jete natyra e shtetit , varet se si do te funksionojne pushtetet . Kur pushtete veprojne te pa varura , kemi te bejme me shtet demokratik , qe mbeshtet ne demokracine e votes . Autokracia nuk njef votimin e lire dhe kryetari i shtetit , ka nen urdher te tera pushtet , qe zyrtarisht , quhen dhe duhet te funksionojne te pa varura . Nje mik familjar i Sali Berishes , aktulisht banon ne Bronks . Ai ka treguar se Saliu shquhet per memorie fenomenale . Mban mend gjithcka nga e kaluara . Te tille tipa nuk shquhen , per mendim krijus . Nuk e perpunojne mendimin , jane shablloniste . Nje tip i tille eshte Saliu , qe dha provimet, per mjek , por me shume ju vardis punes si sekretar byroje . Me kete te dyten kishte me shume sukses ne veprimtarine praktike . Kjo provohet me faktin , qe ishte byroisti , qe “zgjidhej “ vazhdimisht si sekretar . Tregojne se nj evit , nuk u zgjodh ne byro , u ankua ne rajonin e Partise dhe zgjedhjet , per byrone u perseriten. Si sekrtar permanent i byrose dhe si zoterus i kujteses motorike beri gjith ato gjema , qe fillonin me Shoshorin , vijonin , me qethjen e studenteve dhe me interrnimet e kolegeve mjeke . Ketu ze fill berishizmi dhe vetem perfeksionohet nga viti ne vit . Rrasti I revolucionit studentor , ishte , per Berishen gjahu me i mire , qe I pat ardhur ndonjehere ne jete . Do te ishte nje sekretar byroje gjigant . Berishizmi do te behej ideollogji sunduse. Per t’u realizuar keto objektiva , duheshin dy kushte . Te kishte drejtesine , nen kontrollin e vet dhe te miratonte nje ligj toke shume plastik . Drejtesine e rregulloi nepermjet kursit te plepave , ligjin e tokes e realizoi , duke shpallur pronare te rinj . Mbi keto dy pirueta veproi inteligjenca e tij motorike . Gjat te tere ketij tranzicioni , me keto dy instrumenta kane operuar te gjithe berishistet , nen mbrojtjen e vete themesusin legjendar te berishizmit si ideollogji . Zbatimi i kesaj ideollogjie , nuk kishte nevoje , per mendim krijus . Kjo eshte arsyeja , qe shumica dermuse e pasusve te Berishes , ne shume pikpamje ngjajne me njeri tjetrin : Flasin pa llogjike , perkrahin regresiven , nuk jane serioze , ne ate qe bejne dhe ate , qe thone . Ne nje grup me 100 vete , dallohen berishistet , qe kur hapin gojen , per te folur. Berishistet e monizmit te sekretarit te Byroser , nuk kane asnje ndryshim , nga berishistet postmoniste . Berishizmi eshte zgjatim I enverizmit , pa Enverin . Per sa kohe ka sunduar Berisha , nuk mund te pretendohet se shteti eshte demokratik , ai eshte shtet berisht dhe do te mbetet I tille deri sa te perfundoi rrenjesisht reforma ne drejtesi dhe kur toka te shkoi te pronari i ligjshem . 23 /5 /2022 Zgalem

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    SBSojsëzi

                    Ku Zgalemi e ku Bushati Bushati drith e përdrith ,e as pikë e as presje Zgalemi me shumë pak rrjeshta pikat mbi i dhe me pikë e me presje që nuk ke se ç'të koregjosh.

                    Përgjigjjuni
                  2. S
                    Shuli

                    Bravo Bushat. Si gjithmone ti je i betmi qe i qi ropt socjalistave, patronazhistave, rilindsave, dhe ne veçanti Ramushit

                    Përgjigjjuni
                    1. B
                      Balo

                      Po qenke vërtetë budalla ti!???

                      Përgjigjjuni
                      1. T
                        Taso

                        Berisha ka marre fund nga mosha, nga pushteti, ka vajtur te vij. Si është I semure per pushtet por nuk e be dot ne levizje pushtetin I jane mbaruar energjite.

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje