
Gjatë ketyre viteve shpesh e kemi parë Gjirokastren pre e propogandës së "Rilindjes"!
Të krijohej përshtypja se, shtëpitë hijerënda produkt mendjesh të bukura nder shekuj ti kishte ndërtuar Edi Rama me dorën e tij, kalldremet shtruar nga ministrat, dhe perdet tezja me doren e saj të artë ti kishte qëndisur!
Në "Qafë të Pazarit", aty ku kryqëzohej individi me kohën i kishim parë buzëmbrëmjesh me banderolat rozë ku pak a shumë na thuhej se, qytetërimi i ri po ngrihej duke mbrojtur të vjetrin.
Gënjeshtra tani si zonjë bordelloje ja bën me sy kujtëdo, të paktë janë ata që joshjen e saj refuzojnë!
Rrugë e shkurtër është ajo!
Qyteti i Kadaresë nga ku letersia shqipe nisi udhën nga moderniteti e bashkëkohësia, pikërisht tek ajo perqendim ngrehinash unike, ku "pikat e panumërta rrokulliseshin tani në faqet e pjerrëta të çatisë sonë, duke shpejtuar të binin sa më parë në tokë, që pastaj të avulloheshin dhe të ngjiteshin prapë atje lart, në qiellin e bardhë. Ato nuk e dinin se në strehët e çatisë i priste një grackë e panjohur, qyngji prej llamarine", ishte i mbuluar me pluhur!
Kudo pluhur, shumë pluhur, oh sa pluhur nga qendra për tek shtëpia e shkrimtarit të madh e cila rrinte mbyllur si përgenjështrim
ndaj axhit -propit!
Gjuha mbështillej si në llaç me çimento nga përzierja e pështymës, me pluhur lëvizte ngadalë duke ndjellur përtesë e heshtje.
Shtëpitë e mëdha monumentale po rrënoheshin për të na hequr nga krenaria një madhështi të pamerituar nga ne të këtyre dekadave.
Diku me zunë sytë Artan Lamen, një sqimetar të trashigimisë historike , ecte i hutuar dhe me gjasë i njëjti peshtjellim i ishte rrasur në mendje.
Me dorë fshinte djersët dhe pluhurin bashkuar me to se, vapa kishte rënë e plotë mbi gur.
Rrugët shfaqeshin dhimbshëm, në shumicë të prishura prej të cilave shtëllunga tymi të qerasnin orë e çast. Makinat ecnin jo ngadalë për ti lëkundur edhe më tepër ato copa guri që rrotulloheshin si shpirtrat në varr.
Restorantet bosh, tregetarët ankoheshin! Askund nuk gjeje një kosh për të hedhur mbeturinat.
Në sheshin e Çerçizit prej vitesh ishte hapur një gropë që duhej të ishte kthyer në parking të nëndheshem por ende çdo gjë ishte mbi dhe. Data e përfundimit ishte fshehur nga shtati i asaj që dikur kishte qënë pishë, tanimë ngjyrë pluhur.
Pyeta një punëtor, "kur mbaron kjo bina"?
Me pa njëherë me qesendi sikur të kisha zbritur nga hëna dhe mu gjegj, "ç'thua more jaran, ka ndonjë gjë në anet tona që ka mbaruar në kohë që të mbarojë kjo?! Pastaj tha duke me shkelur syrin, "ja aty sipër kemi konsullatën greke dhe çoku bam-bum me çekiç i bëjmë zhurmë se ne jemi patriotë të mëdhenjë"!
Ngrita sytë dhe aty vërtetë valvitej flamuri helenik i zyrës diplomatike.
Kur në rrëzë zbrita, pashë këpucët e pantallonat të cilat ngjanin me ato të një bojaxhiu pas disa oresh punë e mundim. Kjo ishte Gjirokastra sot, më 21 Maj në vitin e 9-të të Edi Rames Hyqymet.
Shënim: Në foto, shtëpia muze e shkrimtarit tonë të madh, Ismail Kdare.
Gjirokastra time ti kam thene te tera Me Resul Flamur te ka humbur vula Gjirokastra time sahat pa kurdisur Nga Cerciz Cabeu pret per tu ngritur. Katoliku i veriut perndimoret gjithmone ngjiten ne krie te qytetit ku duket [ sqima dhe aristokracia ] e ketij qyteti ,,,,nuk shkojne neper [ sokaqe ] se aty ka lindur nje ,qe ka shkruar!!!! Katoliku tim ,kur nuk ka pare me te madhen ,me dominanten e ketij qyteti ,,,,,nuk ke pare as gje. Ajo madheshti qendron mbi Palorto shtepia e sqimes Gjirokastrite .
Hartimin jepja flutura plackes te korigjoj,ndoshta mer not kaluse
Ka per ca gjera te drejte ky spiuni cinik i vatikanit!
Cfare thote ky trapi. Gjirokastra eshte akoma duke u rimekembur dhe eshte rregulluar nga ajo qe ishte lene nga demokratet e ketij qe shkaterruan cdo gje. Ik o Gjekmarkaj, shikoni rreeguloni partine tuaj, se Edi me shume probleme qe mund te kete por Shqiperine e ka nxjerr ne drite dhe ia ka qesur plehrat te cilat ia kishte lene partia juaj, se gje tjeter nuk dini te prodhoni. Keta nuk u pelqen as kur Shqiperia eshte ne ndertim e siper.
Nihilist i pandreqshem!
O pjellë e portës së markagjonajve! Natyrish që ti dhe sëra jote nuk mund të mendojnë më tej nga gardhi berishist, sado që ti gjoja, qysh prej një viti, je kundra nongratës. O mbajës karikeje që emërtimi deputet nuk të jep sy! Në Gjirokastër, në kohën e Salës tënd kishte vetëm disa lloj barërash, me në krye barin e barërave, që mbillej me hektarë në portën e Gjirokastrës. Ajo pd-ja jote, shkatërroi Uzinën Metalike, Fabrikën e Këpucëve, Ndërmarrjen Prodhimit të Veshjeve, Fabrikën e Duhanit, Fabrikën e Miellit, Linjën e Inerteve të NShN-së,shkatërroi sistemin vaditës e kullues të fushës së Dropullit dhe të Luginës së Drinosit, la në gjendje të mjerruar spitalin ( hale- përvojë personale), lejoi ndërimin pa kriter në kodrat e qytetit he brenda Zonës Muzeale...Uh! Po ndaloj se "gjerdani" i shkatërrimeve nuk mbaron! Dhe tani ty të erin sytë veprat e bukura dhe vajte u bëre me pluhur te kantjeri i parkimit! Ato lokalet plot turistë, ato dyqanet me punime të trditës, kalldrëmet e shtruar bukur( ka dhe ndonjë gomarllëk), kalaja e sitemuar, pazari, restaurimet e mbaruara dhe ato që kanë filluar dhe të tjera që janë në projekt, baj pasi ( këtu të ishe ndalur. Mund të merrje me vete dhe një kompetent e të na sqaroje nëse është zgjidhje e duhur), këto s'të hyjnë në sy?! Këto do të sjellin të ardhura që Gjirokastra të gjejë veten!
E paske mender ndritur shkrimin o I " ndrituri " I Opozites treshe pa cader! E ke kapur vehten, po Ben turizem tani!!?
Kur flet ky i rritur ne nje vend ku ka ngrene pula gure….Ku nenat e vojtura te tyre jane ngarkuar me dru ne kuriz ne vend te kafsheve….. Me e mira do te ishte te mos shkruaje ligesi por te mesoje nga kultura e Gjirokastres.
Me te vertete shtepite e Gjirokastres flasin edhe sot qe po rrenohen, per ate qe Johann von Hahn ne 1854 e quante qender e madhe e aristokracis rajonale. Ndonese si vendbanim Gjirokastra eshte themeluar para eres se re, si qytet ai u rrit nga shekujt 5-6 te res sone kur, si pasoje e dyndjeve barbare, u shkretuan qytetet e lashta te lugines se Drinos (Panota, Drinopoli, Antigonea) dhe popullsia e tyre u vendos ne vendbanimin e te Gjirkastres. Banesa gjirokastrite unike me ato catite e gurta nga te cilat banoret mblidhnin edhe ujet e shiut qe mos te shkonte dem (kopracet gjirokastrite), por mblidhej gjate gjithe vitit ne cisterna (dhoma) te posacme brenda shtepise dhe perdorej per te lare rrobat sepse nikoqeiret gjirokastrite perdornin vetem uje te ckriperuar per te lare kemishet fustanellat e bardha karakteristike. Mjafton te shikosh fotografite e marra nga lart qe te kuptosh differencen e madhe me urbanistiken e Tiranes sot. Nga qafa e pazarit nisin 4-5 arteret kryesore te qytetit. aq te drejta e te pabesueshme qe mund te ndertoheshin ne ate terren aq te thyer. Vajzat e para shqiptare qe shkuan qysh para lufte per studime universitare jashte shtetit (Liri Gega, Qibrie Ciu me te motren, Musine Kokalari, Sabiha Kasimati, etj. ) ishin nga ky qytet dije dashes. Vec Ismail Kadarese, Gjirokastra i ka dhene vendit shkencetarin me te madh shqiptar me fame nderkombetare, per te cilin RILINDJA e Kosoves ne vitin 1972 ate qe beri per Shqiperine me shpate Skenderbeu, e beri me pende Eqrtem Cabej.
Do zevendesoje Kadarene me keto shkrime ky katoliku i GjonMarkaGjonit!
Problemi behet i madh kur nje malok flet per Gjirokastren dhe vlereson ato qe behen atje. Ky mender profesor harron se kur ne Gjirokaster flinin me jastek e carcaf andej nga vjen ky flinin siper haurit te lopes,ne kashte.Rreth viteve 60 me urdher te Enverit derguan disa te ri nga universitet e vendit ne veri per te ndihmuar atje per menyren e jeteses.Vajza e nje ish funksionari mbas disa muajsh qendrimi u kthye per te pare familjen dhe e shokuar i thote te jatit se nuk kthehem me jam e tronditur,i jati i thote duhet te shkosh se na ben gjemen eshte urdhri Enverit,dhe e pyet te bijen se pse nuk do te kthehesh,ajo i thote ku te shkoj jam e tronditur,atje grate rrinin pa breke,tani cohet nje biri atyre grave dhe vlereson Gjirokastren,fundi botes.
Vrer e zeher ka ne shpirt e ne mendje ky Gjekmuti.Azgje qe behet nuk i hyn ne sy,vetem veprat madheshtore te Saliut,pavaresisht se tani i ka prish urat dhe punet e shkelqyera te Lulit, si kryetar i bashkise se Tiranes,kane vlera per Agron Gjekmutin
Ky zoti Cajup per disa gjera ka te drejt, po do ikujtoj qe kryetar bashkie kan qe qe nga viti 2000 te ps, dhe pd ka kusuret e saj bile shumë per mungesën e investimeve, pera i përket katraures e din shume mir qytetarët qe jan Gjirokastrit.
Agron Markagjoni po ndjek rrugen qe ndoqi Rudina e Hjdarit kur erdhi nga Amerika dhe tha qe Shqiperia me takon mue !Edh Markagjoni ka fillue me marshue jo me pa ç'ka ka ndryshue Rilindja por me pa per here te pare Gjirokastren sepse e ka patun vetem me te lexueme!Ndaj si i pabese qi ashte kerkon me ç'do kusht te fus humorin e tij bajat qi tashme as Mark Marku nuk ia ka me zili e ma riparue do gabime qi bani Rudi qi deshti me marr drejtimin e Shqypnies.Ndaj o Agron sado qi emrin e ke nderue po Markagjon mbetesh se e ke te shkrueme ne ball e ti mundet me u be gjithçka por dirixhues e me kariere politike kurren e kurres ,jo te jesh i rekomanduem prej pertej Atlantikut por sikur te zbresesh prej Marsi ti e raca jote kurren e kurres s'ke per me arritun atje ku do.Duhen edhe nja dy breza per me ndryshue ndertimi fiziologjik o "Gourouni orthi"!