
… A duhej hedhur rrugëve edhe fotografia e ish- presidentit të vendit njësoj siç hidhen identikitet e autorëve të dyshuar në krim? A duhej ta pësonte edhe ‘njeriu i fortë Berisha’ të njëjtin fat që kanë pësuar viktimat e tij?
Këto janë pyetjet; nuk vjen në pyetje se kushedi çfarë krimi ndodhi që u gjend në baltë ajo copë letër…
Kur të bëhen kriminalistët për të kërkuar shkakun pse kjo fotografi u gjend aty, atëherë do të jetë vonë. Çdo gjë u bë e qartë menjëherë, pak orë pasi dikush e kishte hedhur atë foto të frikshme. Më shumë ka gjasa që rojet e shërbimit të ruajtjes në ceremoninë e 100 vjetorit të lidhjeve me Amerikën, ta kenë hedhur përtokë kur po linin hotelin pse nuk u nevojitej më.
Nuk ka krim, nuk ka as qëllim të keq në faktin që dikujt nuk i vlejti më fotografia e dikujt që prezumohet si i rrezikshëm. Dhe këtu mbyllet çështja. Çështjen e hapi media për shkak të detyrës së vet; ose edhe si hamendje e një krimi të mbetur në tentativë.
Foto e Berishës ishte shpërndarë për punonjësit e Sigurisë me qëllim që ata sapo të pikasej hija e tij se po i afrohej Sheratonit, ta ndalonin. Kaq. Kjo është një sjellje e zakonshme e forcave të Sigurisë sa herë ndjejnë rrezik. Por tani është radha e Sali Berishës që t’i shpërndahet fotografia si ‘njeri me rrezik’. Këtu është problemi.
… Kur ma sollën foton time në një klub pak kilometra përtej Viroit në Gjirokastër, klubi me emrin ‘Vefa’, nuk e kuptova çfarë peshe kishte. Në fakt, ishte njësoj siç i gjendet sot fotografia Berishës- rrugëve, i dyshuar si ‘i rrezikshëm’. Por veçse atëherë fotografinë time e kishte shpërndarë vetë Berisha.
Njeriu më gjeti rastësisht. Edhe ai vinte nga Tirana e do të ndalej në Gjirokastër; ndërsa unë për Athinë. Më ra pak shpatullës së majtë e më mërmëriti: ‘Po ti këtu?’. Nxori foton e ma vuri përpara. ‘Po të kërkojnë në Tiranë, a derbardh; nuk po lënë vrimë…’. Foton time nuk e kisha parë kurrë; dukej që ishte fiksuar te Klubi Fideli para Galerisë së Arteve, po unë nuk e kisha. Sekurita-ja e Berishës me Gazidenen- punonte, e dinim.
Po çfarë kishte ndodhur?
Ishte data 28 Maj 1996. Dy ditë më parë, 26, Berisha me PD kishin vjedhur rëndë zgjedhjet parlamentare, aq sa disa kuti kishin dalë edhe 116 % për PD. Në 28 Maj opozita kishte lajmëruar një protestë kundër vjedhjes… Këto të gjitha janë fiksuar në histori.
Stefani, i njohuri im që mu bë si vëlla një natë me shi e suferinë kur më ranë të dy gomat e makinës matanë kufirit me Greqinë; ky ku e gjeti foton?! Edhe ai ishte nisur nga Tirana atë mëngjes, më vonë se unë, sigurisht. Makina ime Mercedes Benz 220, ngjyrë bari- si kau balash, nuk e hante kollaj atë rrugë; ndërsa Stefani fluturonte. Më tregoi pastaj se kafeneve dhe rrugëve në Tiranë ishin shpërndarë shumë foto atë ditë, por as e mendonte se do të më gjente në Virua. “Ik vëlla, ik andej se të zhdukën!’, më tha duke bërë me dorë në drejtimin nga Greqia; dhe u largua.
Jo vetëm fotot e mija, por edhe të shumë ‘armiqve’ të Berishës ishin shpërndarë atë ditë. O shikasit, o militantët e çmendur, o të paguarit, o ‘patriotët’ e armatosur…, dikush që do të na identifikonte përmes fotos, do të na qëllonte për vdekje. Ose të paktën të na linte për vdekje në ndonjë kazan plehrash, mbështjellë në thes të zi, siç ndodhi…
Kur u ktheva nga Greqia mora vesh çfarë kishte ndodhur hollësisht. Në një thes të zi, më thanë se kishin futur Arben Imamin, mikun tim dhe themelues i PD. E kishin tërhequr zvarrë drejt Drejtorisë së Policisë së Tiranës pa e ditur cili ishte brenda thesit; veçse ajo gjëja e zezë kullonte gjak. Benit i kishin thyer dhëmbë e nofulla e as njihej. As Ndre Legisi, një student i Dhjetorit e pastaj deputet në Kuvend, nuk njihej pasi ia shfytyruan fytyrë e trup. E hodhën për të vdekur në një kthinë rruge me baltë diku prapa Hotel Arbëria (sot Ministria e Drejtësisë), dhe ikën. Servet Pëllumbin e PS e lanë në gjak, foto e tij mori dhènë në mediat botërore. Erion Braçe, si ‘i çmendur’ vrapoi e hyri në Kuvend ashtu i larë në gjak. Gaqo Apostoli, ish deputet, ishte lënë për të vdekur. Neritan Ceka, Paskal Milo, Namik Dokle, Pandeli Majko, Blendi Gonxhe, Kastriot Islami…, u masakruan dhe u gjakosën nga kamxhikët e policisë. 30 krerë të opozitës u tërhoqën zvarrë në mes të Tiranës. 260 aktivistë opozitarë të tjerë u rrahën barbarisht rrugës së Elbasanit dhe në sheshin “Skënderbej”. Disa mijëra forca policore ishin hedhur në sulm për të masakruar ata që protestonin për vjedhjen e votës. Protesta e opozitës u bllokua të Ura e Rrugës së Elbasanit.
Masakra ndaj të 30- ve u krye duke pasur fotografitë në duar; çdo shikas apo çdo xhelat tjetër kishte në duar foton e viktimës së tij. Stefani e kishte gjetur foton time ende pa nisur kasaphana.
… Kur e gjetëm foton e Berishës ‘ndë dhè’ mes mbetjeve te Sheratoni, më erdhi në mendje ngjarja e tmerrshme; maj ishte edhe atëherë. Nuk më erdhi në mendje aspak ajo që thonë se ‘…dhe vjen një ditë e i lave haqet, o Sali’. Më erdhi ideja e kohës dhe e kthimit. Sigurisht koha nuk kthehet kurrë pas. Por edhe këtu shkencëtarët që po e kërkojnë ‘fenomenin e pamundur’, kanë lënë një shteg: Koha kthehet si një segment ca sekonda, ose si një ëndërr ku shikohet e ardhmja’, po thonë.
Ne, sikur jemi kthyer. U ndamë edhe nga dhuna e dytë e tmerrshme; tani fotografia e udhëheqësit të dhunës gjendet kudo, edhe në rrugët rreth Sheratonit.
O Mero.... mos boto genjeshtrat e Cupit.... ti e di mire kush u rrah ato dite ....psh Neritani nuk doli ne shesh... ndersa bandat e Gazidedes dhe Agim Shehut nuk preken Pashkon... shtypi i lire opozitar i kohes nuk i verteton genjeshtrat e Cupit. mjafton qe nderhyn ne fletet e Votimit dhe rrahen qofte edhe vetem nje Deputet akti i te perkedhelurve te Berishes, te cileve as nje qime nuk ju prek, eshte kriminal. 26-28 maji 1996 jane fillimi i votavjedhjes, nje praktik e filluar nga Berishe qe sot e ushtrojne te gjithe.... se minoi dwmokracine. Kjo akuze nuk i pelqen Cupit se dhe ai ka kontribuar ne kete
O Lulëzim plera! Une kam qene ne shesh dhe biles 2m larg Neritan Cekes qe ishte bashke me Skender Gjinushin. Ka plote njerez qe nuk e harrojnë kollaj ate dite. Dhe Precit nuk I heq as edhe nje presje ne cfare thote.
or Lulezin qyrrja, shko e fshija bithen Saliut se eshte menderosur e qelbet ere ...
O hajcari,foton e ketij felliqesires e mbaj ne banjo qe kur te behem kaps te lirohem kollaj duke e pare sesa i felliqet eshte,zhuls,zdroms,i pa’lare komplet car si ti o hajCARI
Ajo qe me shume se sa te habit, dhe qe te vjen te pershtirosesh, eshte fakti qe emra si Imami, Ceka, Pollo etj, (dmth të "tijtë", edhe pse e pane se kush ishte dhe se çfare mund të bente nje karakter i mbrapshte si Berisha, që s'e kishte per gje edhe krimin ndaj personit, aq me keq të bashkepunetoreve, nje dite të bukur i'u bashkuan perseri (dhe kur pa, pas ngjerjeve të kobshme të 1997) dhe akoma më keq e turp per ta, u bene dhe apologjetet e tij. Natyrisht Berisha si i 'paftyrë' (po e shkruaj si e shqipton ai) di t'i perdore të dyja dhe shkopin dhe karroten dhe ketyre sharlataneve politike, që në ato fillime çoç na u duken, u pelqeu kjo e dyta. Sa i perket shkrimit (gjithsesi nuk eshte nje pretence prokurorit ne gjyq, qe duehn fakte e te verteta absolute) edhe une mendoj se ka ca ekzagjerime, por edhe pa to tashme dihet se kush eshte Berisha. Mbas ngjarjeve te majit 1996, bile aty filloi, ndodhen krime më tragjike si zhdukja e Remzi Hoxhes, Gerdeci, 21 janari etj. Dhe mu per keto "te masakruarit" e Berishes në 28 maj 1996, i dolen në mbrojtje (Disa edhe nga kundershtaret e tij. Po permend Kastriot Islamin sa per shembull) dhe vazhdojne ende. A mo të mjere, nuk ka ujë liqeni që e lan Berishen.
Zoti Frrok Cupi,duhet lavdëruar për këtë shkrim brilant. Neve i themi zotit Frrok,të mos intimidohet nga njerëz si ky mut muti komentues me emrin LULZiM. Ky LULZIMI qënka kafshë tropikale dhe flet nga bytha. Zoti Frrok! Nuk është se na Çudite me këte tregim të dhimbshëm,se i dim dhe i kemi përjetuar,por më cudit giximi dhe trimëria jote që po i thua kaq hapur historitë e dhimbshëme te bëra nga një njeri kriminel,një antishqipëtar si ky maskara me emrin Sali Berisha. Është e vërtetë se njrëzit e opozitës u rrahën nga horrat e Saliut në qëndër të qytetit barbarisht.Saliu sot mburret me veprimet tragjike dhe hiqet sikurë nuk ka bërë gjë fare. Shpresojm që një ditë ky kafshë me fytzrë njriu ti paguaj një ditë dhe populli të çlirohet. Respekt për ju zoti Frrok,veçse ruhu nga horrat e Saliut.
Hej ty t'lumte llapa o Frrok Llulla.
96 e mbajme mend.Une do vecoja 3 emra nga keta ne kete shkrim .Keta jane njerez pa personalitet ose thene me shqip shesin dhe gruan per perfitime.Keta jane:KASTRIOT ISLAMI,ARBEN IMAMI,NERITAN CEKA.Kete kllounin e fundit na e servirin dhe per president
Demokracine e Sali Berishes nuk e kuptuar vetem Arben Imami. Nje here ia theu dhembet Edi Paloka ne parlament, njehre e funten ne thesin e zi dhe e terhoqen zvarre. tani e treta e verteta, ti fuse nje plumb ne goje Berisha e ta coje andej nga ka dale, se ai nuk merrka vesh gje se kush eshte krimineli Sali Berisha!!!!!!!
Dhe neve qe shpetuam, o Frrok, u plakem dhe po na ra dhe leshte e bythes; Arben Imami ja hodhi se ja vuri dhembet te ergjente Saliu Sheqeres, Neritanin e dergoi ambasador dhe djalin e tij andej nga Zvicra, ndersa Kastriot Islami shkoi dhe u fut ne breket e tij te qelbura..; te tradhetuan te gjithe ty dhe ata, ca hane pensionin e ca bejne qejf, bile Beni qe perkedhel ti, e ke degjuar si çane derrasa per qepra dhe qefine rrugeve? Eshte bere bythe e breke me Saliun e Sheqeres; atehere donte ta shporte, sot do ti sherbleje ato qe i vuri dhembe te rinj dhe e beri miljarder me armet e Enver Hoxhes. Ky eshte Beni qe njohe une nga ekrani, por; te te beje nje pyetje Frrok se nuk e di: cili eshte apo ka qene babai Benit tend, apo ashtu eshte dobiç rrugesh?! Do i dergoj nje leter Arben Krajes, mbase e zgjoj nga gjumi rende, s'e besoj. Sa thelle jane futur ata aq sa 1.5 metra do hyjne dhe vete. Vetem Putini mund ti bjere ne binare keta.
Te lumte frok ke thene nje te vertete madhe por te gjith ata qe ti permende qe u masakruan Jan ne prerin e xhelatit sa turp per ne qe xhelat I vrau I dogji e pecau dhe endet si mbret i shqiperia un ju vras dhe ju pres dhe ju qesh dhe skeni cme beni as drejtesia por as perendia.
Keto qe thote Frroku jane 100% te verteta. Ata qe e kane jetuar ate kohe e dine mire. Syte ne balle i kemi patur ate dite te 26 Majit kur opozita u gjakos ne sheshin "Skenderbej". Askush nuk ka goje te flase sepse faktet dhe pamjet flasin vete. Mos mbroni nje KRIMINEL ME DAMKE si SALI RAM BERISHA.
I dashur Frok. Me duket se e ka marre pak si personale. Fotografia jote dhe e Sali Berishes, te gjetura rrugeve te Tiranes, kane ngjashmeri vetem ne forme, por jo dhe ne permbajtje. Fotografia jote eshte tashme histori, kurse fotografia e Sales eshte histori dhe aktaualitet. Fakti qe forcat e ruajtjes se jetes se Pompeut, u paisen me fotografine e Sales, eshte shume me e thelle se fotografia jote e shperndare nga Sala. Forcat e sigurise, qe zakonisht jane oficere te FBI ne organike dhe te lidhur me sherbimin e Jashtem te zbulimit CIA, u paisen sepse me siguri ka pasur te dhena qe Saliu perbente rrezik eminent per jeten e Pompeut. CIA dhe FBI nuk merren me probleme ordinere te tipit Sali Berisha, qe do bente skandal politik. Jo, ata kane pasur te dhena qe Saliu, mund te rrezikonte jeten e mikut tone. A i kane keto te dhena nga planet qe Sali Berisha ka bere me "skifteret" e vet ne Shqiperi apo keto te dhena kane ardhur pertej oqeanit nga zyrat e KGB ruse, kjo gje kurre nuk do na thuhet. A ka qene ky nje plan i Sali Berishes, qe sic ben ai vazhdimisht qe, me veprimet e tij nxit terroristet te bejne krime, apo ai ka qene i urdheruar te "hidhej vete ne ere" njelloj si terroristet ne vendet arabe, qe paisen me breza shperthyes, kjo gje mund te dali me vone. E siguurte eshte qe fotogtafia jote, Z. Frok dhe fotografia e Sales ne rruget e Tiranes, nuk kane te njejtin kuptim. Fotografia e Sales rrugeve te Tiranes, eshte njesoj si fotografia e "terroristeve" apo "vrasesve te rrezikshem" qe i sheh ne muret, shtyllat apo ne televizor ne Amerike. Eshte po e njejta situate me Sali Berishen, qe ose ka "shkare" nga trute, ose eshte i detyrurar, nga sherbimet e zbulimit Rus apo serb, te perfundoje si BIN LADEN!
A kishim mardhenie miqesore me Ameriken aso kohe apo nen urdherat e saj behej baterdia qe ka lene gjurme edhe sot!A kishte ambasade Amerikane asokohe apo jo se une kam qene i vogel e per rrjedhoje nuk mbaj mend?A ishte hera e pare qe Saliu vepronte keshtu apo nuk numerohen rastet !A ishte ne fuksion asokohe drejtuesi i sotem i A(SPAKUT) apo edhe ai ishte i mitur si puna ime!Te gjitha ngjarrjet e bujeshme eshte interesan ndodhnin ne rrugen e Elbasanit!E si nuk na ka shkuar ne mendje tia kishim nderuar emrin e bashke me te edhe bemat Saliniane qe zanafillen e kane ne 2 Prill 1991 e rezervohem te them se kane afat skadence sepse ai filloi karieren si kasap me titullin "kar-diologu" interesant eshte fakti qe te gjitha jane bere nen hunden e "rruges se Elbasanit" e per çudi figura e Saliut na ishte bere si e Nastradinit qe pasi e hodhen ne lume doli prej saj me nje thes me peshq e kur e pyeten se si shpetoi ai iu pergjigj:Ah sikur te me kishin hedhur edhe pak me thelle do dilja me me shume peshq!Edhe Saliu nga fillimi i karieres se tij si kryekriminel ka dale gjithnje me thes me viktima e pakenaqesia e tij ka qene se si nuk ka vrare edhe me shume!Ndaj o Frok po te jem ne vendin tend do te behesha rapsod popullor e do ti thurrja vargje Saliut si njeriu qe edhe kur vrau u dekorua edhe kur beri 97 gjeti vrime e u strehua ,dhe kur beri Gerdece gjeti menyre e u mohua edhe kur beri 21 janar pernjehere u etiketua . Kemi 32 vite qe mengjes dreke darke kemi perpara si menu pjaten me Saliun!Saliu eshte Osama Bin Ladeni i Bllkanit e per rrjedhoje mbrohet nga ata qe e prodhuan per interesa te tyre ne vitet 1983 e sot ai ka imunitet nga kjo verimtari sepse ai nuk ka arritur ne piken qe mbriti Osama Bin Ladeni ndaj edhe ai nuk ka prekshmeri deri ne ndarrjen nga kjo jete nga perendia e kurren e kurres nga drejtesia!
Rrespekt Bastriu , sepse ke then ate qe duhet per Kryeshkerdhaten salih brrisha ,i cili dihet qarte nga te gjithe se ishte nji Produkt Kriminal i Ambasades se rruges Elbasanit ,prej nga edhe frymezohej ne krimet qe bente kunder shqiptareve . Keshume te drejte kur thua edhe per rastin e 97-es (Milo Majko e kane deklaruar hapur se U Kercenuan nga Ambasadori i Shba-ve dhe ai Gjerman - nqs do arrestonin Frankenshtajnin qe ata Krijuan ne Shqiperi dhe kjo flet qarte ,per gjithcka ndodh ne kte vend ) -- i duhej qe ta ripnin Shqiperine ne gjithcka i kishte ngelur akoma dhe Pentagoni nisi dy Gringot Praktikante qe te koperonin me Familjen e Kryeshkerdhates salih berisha dhe shpartallonin Municionet e ngelura ne Magazinat e Ushtrise -ku u fituan Miljarda - por edhe me 21-Janare -ur vrau 4-shqiptare dhe e Dokoroj Ambasadori menjiiher te Nesermen duke e Graduar "Bure Shteti" salih Kryekriminelin (sepse Experimentimi me shqiptaret s'kishte arritur ne Fazen e duhur per Padronin e ktij vendi ) - madje edhe sot ,ke shume te drejte e nderojne me Fleta Lavdrimi "Non Gratta" qe eshte thjeshte nji Code -i mosGerrvishjes se Mutit te Thate berisha -sepse qelb .Pra edhe njiher Rrespekt .
Po si ste pushoi nje njehere ajo vrime o Frok. Beji nje nder njerezve dhe mbylle, Ike per peshk ose ike prape ne greqi, merr dhe Berishen me vete.
Me 7 korrik 2021, pasi u miratuan nga parlamenti i Malit te Zi dhe Kosovës rezolutat që denojnë gjenocidin serb në Srebenicë, ku Serbia masakroi 8 mijë boshnjakë, presidenti serb Vuçiç para gazetarëve gjatë një vizite në një spital të Beogradit, deklaroi: “Rezoluta të tilla do të vazhdojnë. Ne mund t’i shmangim ato në disa parlamente, falë marrëdhënieve miqësore, por disa do të vazhdojnë me abuzimin politik ndaj serbëve”. Në Tiranë Vuciqi e shmangu votimin e një rezolute të tillë me anë të miqësisë që ka me kryeministrin Edi Rama. Por shmangia e rezolutes në parlamentin e Shqipërisë u bë me shumë zhurmë, me jehonë në opinionin publik botëror. Jane angazhuar gjithe tellallet e socialisteve neper bote te zvogelojne e mbulojne shemtine qe ndodhi nga socialistet shqiptare qe me shume deshen Vuciqin se Sali Berishen. Edi Rama me refuzimin e votimit të rezolutes që dënon genocidin serb në Srebenicë të Bosnjës, bën me turp Shqipërinë, e rrjeshton ku nuk duhet Shqipërinë, e bën vasale të Serbisë Shqipërinë, për veten bëri autogol në trekëndësh në finale të botërorit. Ajo që ndodhi bën me turp çdo shqiptar, edhe ata që po mundohen përditë të lajnë mut me shurrë, të venë kashtë mbi tjegulla, edhe ata që po kërkojnë gjilpërën në kashtë, edhe ata që po gjejnë e rishpikin krimet e Sali Berishës, edhe ata që anijet e Danubit që i conin naftë Serbisë, i sjellin në Morin a në Shkodër me gjithë Danub. Asnjë veprim a xhest, a fjalim në OKB a OSCE, asgje nuk e zëvendëson rezolutën parlamentare si qëndrim politik kombëtar për dënimin e krimeve serbe. As Kina e Rusia nuk kanë koqe të thejnë apo të shkelin sanksionet apo embargon e Amerikës e paska koqe Shqipëria e Sali Berishës apo Edi Ramës. Shmangia e rezolutes nga parlamenti i Shqipërise, mos votimi i saj, refuzimi i saj nga deputetët socialistë shqiptarë ashtu siç donte presidenti serb Vuciq, u kujtoi shqiptarëve që janë esëll, pasi ka ende shqiptarë esëll, se Serbia ka dorë të zgjatur në Tiranë ashtu siç thoshte me 1937 Vaso Çubrilloviq kur publikonte dekalogon Shpërngulja e shqiptarëve se në Tiranë Serbia i zgjidh punët me pare. Natyrisht që fara e mbjellë nga Miladin Popoviq themelonjësi i Partisë komuniste të Shqipërise do të çelë lule here pas here. Unë nuk guxoj të them se Edi Rama nuk është patriot, as e mendoj, se nuk e do vendin, se nuk e do Kosovën, nuk jam aq idiot as naiv si ata që thonë Sali Berisha nuk është patriot. Por Edi Rama me partinë e tij socialiste u gjend në pozitë të palakmueshme dhe i ngjan mëzi pelës kur i thonë njerzit se ti plotësove një dëshirë të presidentit serb Vuciq që dihet botërisht se e ke mik dhe refuzove një kërkesë rezolutë të shqiptarit Sali Berisha, ish kryeminister ish president i Shqipërisë, ish çfarë të duash por shqiptar, për shumë kohë udhëheqës i vendit me të cilin Edi Rama ka bashkëpunuar gjatë. Të gjithë armiqtë e Sali Berishës, të gjithë miqtë, edhe ata që janë hedhë tani me tërbim kundër tij për modë pa ditë asgjë, edhe ata që shkruajnë në fb si në akull thjeshtë se kane një telefon të mençur në dorë por jo mend në kokë, të gjithë shqiptrët e gjallë duhet ta dine e ta pranojnë se sa i përket raporteve me Kosoven apo kontributeve për Kosoven, Sali Berisha është i pakrahasueshem me askend e asgje. Ai ndoshta meriton të vritet njemijë herë për njëmijë e njëqind krime që mund të ketë bërë, që doni ju t’i ketë bërë, mund ta quani diktator, kriminel, tiran, cfarë të doni quajeni por askush i gjallë nuk krahasohet me të për kontributin për Kosovën, askush në Shqiperi që ka patur pushtet nuk matet me të për patriotizem ndaj Kosovës. Ai i vetem edhe pa deshirën e shumëkujt bëri që shteti shqiptar ta bëjë Udhën e Kombit, autostradë jo dykalimshe, arterien kryesore që lidh Shqipëri e Kosovë, arterien që nuk e le Kosovën të vdesë kurrë, udhën që nuk ia zë Kosovës kurrë askush sado taksa te vene edhe pse Rama e quante udhe drejt asgjëkundit… Sali Berisha është i dënuar të mos lejohet të marrë vizë hyrëse në Amerikë. Po. Por Sali Berisha për shqiptarët, edhe për Edi Ramën dua të besoj unë, nuk është më i keq e i zi e i dëmshëm se presidenti serb Vuciq. Nëse Edi Rama e beson se Sali Berisha është më i keq e i dëmshëm për shqiptarët se Vuciqi, atëherë Rama është në të drejtën e tij ta dojë Vuciqin më shumë se sa shqiptarin Sali Berisha, është në të drejtën e tij ta refuzojë rezolutën që dënon krimet serbe sepse e ka propozuar Sali Berisha dhe ia ka kërkuar refuzimin e saj, mosmiratimin e saj Aleksandër Vuciqi. Disa gjëra në jetë e në politikë janë përtej pordhëve të ditës, përtej votave të qelbura që nuk prodhojnë garë as pushtet moral as autoritete të duhura, përtej mërive e konflikteve për prona e pasuri. Sali Berisha mund ta gdhihet nesër në burg, por ai e ka fituar betejën me serbët sa i përket Kosovës, e ka fituar betejën me historinë me të mirat e të ligat e veta, është tashmë kapitull i pashmangshëm në histori, ku ëndërron të hyjë e troket përditë Rama. Degjoj e lexoj tellallë që tellallojnë për furnizimin e Serbisë me nafte nga Sali Berisha. Urrejtja nuk është kek as byrek që e hanë kaq shumë disa njerëz që janë ufo, disa njerëz që nuk dinë asgjë në këtë botë dhe nga Amerika, Europa a Australia bëjnë mentarin nëpër ekrane… Bota e kishte shpartalluar me kohë Sali Berishën po ta kishte furnizuar ai Serbinë me naftë, nuk e kishte lejuar kurrë Amerika të qeveriste 8 vite Sali Berisha po ta kishte furnizuar ai Serbinë me naftë. Nuk flitet për kohën para Krishtit. Flitet për furnizimin e makinerisë ushtarake serbe në kapërcyell të shekullit që iku. Shqipëria edhe te donte edhe ta lejonin nuk i ka patur as i ka kapacietet të furnizojë Serbinë me naftë. Nuk furnizohet makineria serbe e luftes me naftë me bidona, as me serberatoret e dy-tre qind makinave te kuksianëve që kalonin në Morin e shisnin naftë banorëve të Kosovës për traktora apo për veturat e tyre. As nga makinat që kalonin në Mal të Zi a kontrabanda në Liqenin e Shkodrës. Ju që bëni bla bla bla e spërkasni naftë në vend të pështymës, që dini anglisht e gjermanisht e frengjisht e kinezërisht pyetni në NATO, ka deklarata të NATO nëse nuk i besoni deklaratet e zëdhënësit të atehershëm të NATO se kush e furnizonte Serbinë me naftë, të kujt ishin anijet e mëdha me naftë në Danub që furnizonin makinerinë ushtarake të Serbisë. Shqipëria nuk ka patur as ka fuqi të thejë embargo që vendos Amerika, mos t’ju bëjë budallej urrjetja. Urrejeni Sali Berrishën deri në qiell, vriteni nëse mundeni për ushtrimin e pushtetit, por raportet e tij me Kosovën nuk mund t’i kuptoni se nuk ju ka munguar Kosova si atij dhe kujt nuk i ka munguar nuk di ta zgjidhe atë fjalë kryq dashurie. Dhe ju që zgjidhni të bëheni aleatë me serbët kundër një shqiptari qoftë ai në rastin konkret Sali Berisha, apo të bashkëpunoni e të bëni siç kërkon e thotë presidenti i Serbisë Vuciq për inat të shqiptarit Sali Berisha, ju duhet të shihni qëndrimin tuaj sepse kjo gjë nuk i fshihet dot kronikës së historisë që ju damkos me vulën e turpit. Edha pa rezolutën e parlamentit të Shqipërisë krimi i genocidiot në Srebenicë aty është. Po turpi i refuzimit të dënimit të atij krimi për hatër të Vuciqit e për inat të Berishës i mbetet parlamentit të Shqipërisë, që në fakt nuk është parlament i Edi Ramës, dhe i asnjë Edi Rame, por kjo është Shqipëria fatkeqe që nuk çon në parlemet njerëz por kukulla. Liri Kombit shqiptar - poshtë zagarët ramisto esadistë! (Me qetësi, me drejtësi, me dashuri, me buzëqeshje e lumturi, i juaji Bardhyli.)
Po ky Ilir Muta eshte apo Sali Sheqerja?
Heu bre…!? Edhe une gjeta nje fotografi te Sales me Mero Bazen ne 1996 dhe me Frrok Cipin,gjithashtu. Dhe….fshiva prapanicen me te!
Kur DASH thote we Berisha ka minuar democracine ka parasysh edhe 26 Marin e 96. Kermi qene deshmitare okulare per masakren qe ndodhi dhe vijoi me 97. Frroku thote te verteten por ka shume me teper te thene. Ishtar fatkeqesi qe me Krye te shtetit Ishtar nje kusar.
Kur DASH thote we Berisha ka minuar democracine ka parasysh edhe 26 Marin e 96. Kermi qene deshmitare okulare per masakren qe ndodhi dhe vijoi me 97. Frroku thote te verteten por ka shume me teper te thene. Ishtar fatkeqesi qe me Krye te shtetit Ishtar nje kusar.
Te gjitha ato qe thote frroku jane te verteta dhe te deshmuara dhe te pranuara nga keta bastarde qe jane rrahur qe nga gjenerali jugut imam ballajdia,e kaci zi demokrat i saliut qe sot jane ne prehrin e shurraqit sali me uturak ne dore... Problemi nuk eshte qe keto nuk dihen(pervec drejtesis dhe ceceneve qe bejne sikur nuk i dine),por shpellari me kriminelet e tij po tallin bythen me ameriken,me drejtesine dhe mbi te gjitha me popullin,dhe bejne thirrje per vrasje e terheqje zvarre e vjedhje.... Ky perbindesh i krijuar nga rajersoni po pregatitet per nje 97 te dyte,por kete radhe do digjet ne turren e druve atje ne lalez te pronat e vjedhura
Të kesh ala Saliun nëpër këmbë është dobësi kombëtare,paaftësi e të gjithë ne shqiptareve që nuk jemi të aftë të shkulim një copë të kalbur që vetëm dëmton.
Per tu mos u perseritur histori te tilla kriminale duhen kujtuar, do te mjaftonte edhe krejt kalendarike, por te shkruara nga nje mjeshter i fjales si Frrok Çupi efekti eshte i dyfishte.