
Nga Andi Bushati
Negociatat e shtira mes grupeve parlamentare lidhur me zgjedhjen e afërt të kreut të shtetit, më shumë sesa na tregojnë se ç’profil presidenti do të kemi, po ngrejnë sinjale alarmi për llojin e opozitës që do të përballet me Edi Ramën.
Rreziku po bëhet gjithnjë e më evident që një pjesë e deputetëve të PD-së të luajnë gjatë këtij mandati rolin që Jenisheri, Gjuzi apo ajo bjondina e kërpëratave morën përsipër gjatë dy viteve të shkuara.
Mjafton të shikosh se si disa “të deleguar” të opozitës shërbejnë si ngritës topi që Taulant Balla dhe Elisa Spiropali të pushtojnë me fjalimet e tyre transmetimet live të paradites dhe titujt e mediave online në mbrëmje, për të kuptuar më mirë atë që po ndodh. Eshtë e vështirë të arsyetosh mazohizmin e tyre përballë sarkazmës së parreshtur të rilindasve: A i bëni dot 20 firma? A keni mandat për të negociuar? A e merrni dot nënshkrimin e katranit me bojë? A mund të propozoni dot një president pro- amerikan?
Këta lloj opozitarësh, që po bëhen në mënyrë të ndërgjegjshme pjesë një farse, nga e cila në fund do zgjidhet emri që mban në xhep Edi Rama, po ripërtërijnë modelin e një grupimi “tolerant”, “bashkëpunues” gati të përulur ndaj qeverisë. Prandaj procesi i zgjedhjes së kreut të shtetit duket vetëm si preludi i pazareve të ardhshme apo i bashkimeve të nesërme të votave, që do të ndodhin në emër të “interesave të mëdha të vendit”.
Pra edhe këtë herë po hyjmë në një mandat tjetër parlamentar, ku Edi Rama do të ketë të transformuar në favor të tij, një pjesë të vullnetit të atyre dhjetra mijra qytetarëve që e votuan kundër në 25 prill.
Natyrisht, askush nuk është aq naiv sa të kujtojë se kjo pjesë e opozitës po sillet kështu, ndaqë beson se të qenit konstruktiv ka vlerë në suazën e këtij regjimi. I vetmi version bindës është se ata po e bëjnë këtë ngaqë janë në betejë të brendëshme me Berishën dhe duan të krijojnë një profil të ndryshëm nga ai i tij. Pra nëse ata të foltores bojkotojnë, këta të dytët marrin pjesë, nëse të parët janë radikalë, këta luajnë konstruktivin, nëse ata vetëm mohojnë, të tjerët demostrojnë aftësi negociuese.
Por, ndonëse beteja e tyre ndaj modelit të Berishës është e ligjshme, madje për shumëkënd e mirëpritur, rruga që kanë zgjedhur e ka të përcaktuar fundin e një dështimi të turpshëm. Të gjithë ata që i kanë hyrë kësaj sprove kur Rama ka qenë në pushtet, kanë pasur të njëjtin fat. Edhe bashkimi i votave për reformën në drejtësi, edhe marrëveshja e 17 majit që sapo mbushi ditëlindjen e pestë, edhe ajo e 5 qershorit, kanë treguar të njëjtën gjë.
Pra nëse qëllimi i kësaj pjese të opozitës është që të ekzistojë pavarësisht Berishës dhe në kundërshti me të, kjo nuk mund të bëhet duke rënë në prehërin e Ramës, apo duke u sjellë si vegël e tij.
Nëse ata duan vërtet t’i marin liderit të vjetër monopolin e të qenit alternativë ndaj qeverisë, ata janë të dënuar të pozicionohen në një llogore më radikale sesa vetë ai. Ata duhet të jenë më kundërshtues ndaj bashkimit të votave, më refuzues ndaj pjesmarrjes në tryeza fasadë, më denoncues ndaj oligarkëve që u pasuruan në kohën e PD dhe u forcuan gjatë pushtetit të rilindjes.
Vetëm kjo lloj vije politike mund ta nxjerrë “non- gratan” nga skena.
Por kështu si ka nisur, duke bashkuar votat me Ramën për vettingun, duke marrë pjesë në tryezat spiropalizuese për zgjedhjen e presidentit, kjo lloj opozite i ngjan më shumë asaj që nuk pranoi të digjte mandatet. Dhe nëse vazhdon në këtë rrugë do të ketë me siguri të njëjtin fund si të sajin.
O daku ,nuk ta ka fajin Enkelejdi se Rama I Zi I mafis ,tall bolet me saliun dhe krejt anal istet qe I lpijn topet saliut .Rruga radikale qe ndoqi Luli (me urdherin e saliut )nuk u pordh fare nga 1 milion shuplakat e rames.Rama ik ik ik,nano ik ik ,lali eri ik ik.
Ç' je kaq i mençur mor shejtan budalla, o Andi.
Ik ore bajg e ndyr! Ske faj ti jo,fain e ka Mero Baze qe te jep hapesir duke ndotur gazeten me mbetje si surrati jot.
Doli dhe i nipi i Shokut Hisni dhe Shoqes Vito Kapo dhe pu u jep mend e mesime opozitarve... Ik more spurdhiak i bllokut! Po c'na i nxirrni keto shkrime te ketij idiotit qe eshte ber kaq i peshtir dhe kaq irritues me shkrimet pakuptim sa s'behet me.
ANDI MEHDI BUSHATI NJE GAZETAR SKUTH QE PO VETEPOMPOHET E QE KA FILLUAR TE VETEKENAQET ME NJE SIGURI PREJ BUDALLAI QYSH KUR KA FILLUAR TE BEHET GAZETARI IDHULL I " PUNISTEVE " TE FOLTORES. KY ENVERIST QE I SUGJERONTE OPOZITES REVOLUCION E PERPLASJE MES SHQIPTARESH QE MUND TE SHKAKTONTE GJAKDERDHJE I FRYMEZUAR NGA AKTIVITETI I BABAIT TE TIJ SI HETUES GJAKATAR I DIKTATURES INDIREKT PO I KERKON TE NJEJTEN GJE PD ZYRTARE TE KRYETARIT TE KOMANDUAR ALIBEAJ.
Edi Rama, bravo i qofte, i çmendi ne bythe keta te BLLOKUT. Jane bere si llazoret se nuk e suportojne qe "te tjeret" te kene pushtet e ata jo. Ju kane ikur favoret, poshtersite, nxijne çdo gje dhe nuk e durojne dot urrejten qe kane shqiptaret per ta. Edhe Rama ban mire qe se çan menderen me keta pleshta.....le te jetojne edhe keta....demokraci asht.
Si duket nuk po I degjojne me brockullat e Tua opozitare, se e pane vleren e tyre te vecanta?!! Ti vazhdo me programin tend opozitar- gjobaxhijs SA te dale mire kallaj I mbetur, zaden nuk Ben edhe dot gje tjeter, edhe po te duash. Ke patente te vecante per kesi punesh ..........veneciane!!
Presidenti,o i debilosur,eshte i zgjedhur,dhe do jete nje personalitet i spikatur,me piket maksimale te mundeshme,qe do plotsoje kriteret qe pretendojne te gjitha palet,nuk do te ygjidhet ne kushtet e gjendjes se jashte zakonshme,nuk do te dale nga pazaret e votave,nuk do jete BQ,si puna jote,nuk do jete as Sali,as Bamir.as Bujar,dhe Ilir,po i lidhur me krimin,jo se jo,prandaj ti brusko,qe kalon ylberin,sa here ke interes,mos u sikletos per ate pune,se nuk e rrun kush per sojin tend
Mero , sa t’ë paguan Andi që t’ja botosh hartimet , ritja pazarin , se gjen para sa të duash !
Ja dhe Pinjolli i bllokut rekomandon për demokratët parimin marksist- leninist të gjyshit të tij Hysni: "O me ne o me ata rrugë të mesme nuk ka"
Ne qofte se SHQIPERIA do pyetej ! Ke bere ndonjehere nje MUT pa pavlere (muti me vlere perdoret per pleherim ). poooooooooooooo. Andiiiiiiiiiiinnnnnnnnnnnnnnnnnn