
Frederik Ndocin e gjeta në një kafe. Po fliste me gruan në skype.
Ja, më tha, kjo është gruaja ime e fundit.
Është e pesta, thashë unë.
Është e fundit, tha Frederiku.
E beson që je e fundit, pyeta gruan?
Se merr njeri Rikun pas meje, tha gruaja.
Pse të thotë Rik, pyeta Frederikun?
Edhe Rri dhe Ik, tha Frederiku, d.m.th bëj ç’të duash.
Kur ke ardhur, i thashë?
Kam 70 ditë në Tiranë, tha.
Ç'bën këtu?
Po pres të më japin një dekoratë, tha Riku, më thanë hajde urgjent.
Po çështë kjo urgjencë 70 ditë, e pyeta?
Procedurat, tha Riku, kam bërë një dosje të plotë, ja shife.
Nuk me duhet dosja, a ke bërë ndonjë këngë?
Kam bërë,? tha Riku.
Si quhet, i thashë
Kënga e Pijes.
Ma këndo, i thashë.
Dikush pin për me kthye shnetin
Dikush pin se asht mësu
Dikush pin me çel bisedën
Dikush pak me e provu
Po ti për çfarë pi, e pyeta?
Unë pi për të çel bisedën, tha Riku.
Sa këngë ke bërë gjithsej?
400, janë të orkestruara.
Kush ka më shumë këngë se ty?
Askush, tha Riku, a e di ça më thoshte Robert Radoja?
Ma thuaj, i thashë.
Berti më thoshte që kur të vdesësh do harrohesh shpejt, sepse askush nuk i këndon dot këngët e tua pasi zëri yt është i pazëvendësueshëm.
Po ti je fetar, a beson te jeta pas vdekjes?
Besoj sigurisht, tha Riku.
Po ty kush të ka krijuar, prindërit apo Zoti?
Materien, d.m.th trupin, ma kanë krijuar prindërit, kurse shpirtin ma ka dhënë Zoti, tha Riku.
Ku jeton në Amerikë, e pyeta?
Në Tampa Bay, tha Riku.
Herën e fundit që jemi takuar jetoje në Neë Jork.
Neë Jorku u bë i pajetueshëm nga covidi.
Pse të zuri covidi, e pyeta?
Covidi nuk ekziston, tha Riku.
Mua më kanë vdekur shokë nga covidi, thashë unë.
Është sajesë e Iluminatit, tha Riku, më beso.
Po pse e sajoi Iluminati covidin, ça thua kështu, i thashë.
Për të zvogëluar botën. Plani i tyre është që bota të ketë 600 milion banorë.
D.m.th do vdesin nja 8 miliard të tjerë po thua?
Po, tha Riku, pas covidit do kontaminojnë ujin, do shofësh çfarë do ndodhë.
Po çfarë interesi ka Iluminati që vret njerëz, a nuk i duhet fuqi punëtore bizneseve të tyre?
Kanë shpikur robotët që zëvendësojnë njerëzit dhe nuk kanë pse paguajnë pensione dhe mbajnë miliarda me ushqime. Ata duan ti zhdukin të varfërit.
Kush janë Iluminati, pyeta?
Janë të majtët, Morgan, Rokfeler, Rothshild, këta janë ata që kërkojnë New Order.
Unë nuk i besoj këto gjëra, i thashë, por ndoshta bota ka nevojë për një New Order, për një Reset.
Ja dhe ti je si këta, tha Riku, dikur kam pasur besim te ty, bëre dhe një parti shumë të mirë pastaj shkove prapë me këta.
Po si mund të besoj se covidi u sajua për të vrarë njerëz, i thashë.
Po tha Riku, covidi shpërndahet me dron nga ajri.
Ku janë këta dron, s'kam parë gjë?
Dalin natën, tha Riku, hedhin pluhur mbi qytete.
Rik a ka njeri që frenon Iluminatin?
Vetëm një njeri mund ti frenojë, tha Riku.
Kush, pyeta unë?
Donald Trump, tha Riku.
Trump i humbi zgjedhjet, thashë unë.
Ja vodhën, 82 për qind e Amerikës votoi për të.
Ça thua, i thashë, edhe ti beson që zgjedhjet në Amerikë vidhen?
Unë kam fakte tha Riku, unë jam Trump Team, ata ndryshuan fletët e votimit në shumicën e shteteve.
E ti më thua pse e le partinë, kur i vjedhin votat Trumpit po mua si nuk mi vjedhin?
A e di kush ia vodhi votat Donaldit?
Kush, e pyeta?
Vatikani, tha Riku.
Rik, i thashë, je dhe katolik si mund të thuash që Vatikani vjedh vota.
Po, sepse Papa është me Iluminatin dhe hakerat e Vatikanit vodhën votat në Amerikë, po ju këtu në Evropë nuk keni informacion.
Sipas teje fiton prapë Trump?
Qind për qind, tha Riku.
E çfarë ndodh nëse fiton?.
Do ketë luftë, tha Riku
Prapë luftë, e pyeta unë?
Do jetë ndeshja finale mes Iluminatit dhe Templarëve, të majtët janë Iluminati, Trumpi përfaqëson Templarët.
Akoma me këto histori prej një mijë vitesh, ça thua kështu Rik.
Është betejë e madhe, tha Riku, a e di që këta luftojnë për sekretet e Mbretit Solomon?
Çfarë sekretesh kishte Mbreti Solomon?
Solomoni kishte sekretin e pavdekësisë, tha Riku.
Edhe ti beson që dikush e ka formulën e pavdekësisë?
Ore shif Soros nuk po vdes akoma, është kthyer në dinosaur.
A je vaksinuar, e pyeta?
Unë jam antivax, tha Riku.
Si mund të jesh kundër vaksinës, atë e provon shkenca, thashë unë.
Ma jep numrin e vaksinës të të them nga çfarë sëmundje do vuash sepse bashkë me vaksinën të kanë futur sëmundje në trup.
Kur do ikësh në Amerikë, e pyeta?
Këto ditë, tha Riku.
Nuk do e presësh dekoratën e presidentit?
Nuk e di a do ma japin, edhe këtu drejton Iluminati.
Po çi duhemi ne Iluminatit, Shqipëria është shumë e vogël, thashë unë.
A e ke parë flamurin tonë, tha Riku?
Natyrisht që e kam parë.
Ato dy kokat e shqiponjës me gjuhë jashtë janë gjarpërinj, është simbol i Iluminatit.
Po pse Iluminati e vuri simbolin e vet te flamuri jonë dhe nuk e vuri te flamuri italian apo francez, ça thua kështu, ai është simbol bizantin, thashë unë.
E ke gabim, tha Riku, edhe perandoria osmane ishte krijesë e Iluminatit.
Do bëjmë ca fotografi, e pyeta?
Bëjmë, tha Riku, por do nxjerrësh dy simbolet e mia.
Kush janë simbolet e tua, e pyeta?
Kryqi në vesh dhe kapelja në kokë, tha Riku, njëra më bën katolik tjetra gentleman.
Do ti nxjerr, thashë unë.
Mos harro të më çosh numrin e vaksinës të të them nga se do vdesësh, tha Riku.
Nuk dua ta di, thashë unë.
Mirë tha Riku, nëse ndonjëhërë bëhesh kurioz, më merr në telefon..
I dhe ndonje tip (bakshish) Rikut? Kokra e budallait.. si ka mundesi qe keta fansat e Saliut jane njeni me budall se tjetri?
Frederik Noci eshte nje legen, qe ka ardhur te marri nje medalje nga Presidenti hajdut Ilir Meta. Po e katandise veten te merresh me njerez kot si Frederik Noci, ke shenja te keqija edhe ti Blush.
Te dy, janë bërë si personazhi i çunit të beut te teatri kukullave: Kjo kusija është e…..kusija kusija
Me pelqen nji stil i tille komunikimi letrar me "Personazhe te Botes Shqiptare" e njikohesishte me publikun . Jane nji Orientim i duhur qe i afrohet asaj shoqerie te terrorizuar nga Politika e Krimit dhe injoranca e epokes se te Lajthiturve Demokratike ,te cilet nen Motto-n : Toka e Xanun s'lan institucion e zhaner arti /kulture pa degjeneruar e kontaminuar ,ashtusi ben me qytetet dhe gjithe shoqerine Shqiptare kto 30 -vjet . Eshte momenti i duhur per nji Kthes te gjithckaje ne Shoqerine Shqiptare per rikuperuar te kaluaren e dhuneshme kriminale injorante ,qe u rrokullis nga malet si nji Ortek Vandal duke shkaterruar gjithcka gjeti perpara . ----------------------------------------------------------------------------------- Okay (sepse erdhem pak se shume verdall me Dronin Kameraman nga Lart ) Personazhi i Sages eshte i nderuari Rik Noci - shkodrani i njohur nga te gjithe te cilit i uroj cdo te mire nji Artist i Vertete (madje Familje Artistesh s'mundet te harrojme kur motren e tij teper simpatike Artisten e skenes Rita Noci edhe motra e vogel .qe mjerishte emri s'me kujtohet ) .Nuk dua te hyj e komentoj aspak kenveshtrimet e Rikut vs Politikes se Botes as Papes etj ,sepse s'perben mendoj un sens . E gjitha qendron ne Hije te vet Figures se Artistit Shqiptare F.N ,pra se fundmi i uroj edhe njiher Ri _kit te jete aktive me muziken e zerin e tij Brilant ne Shqiperi , (texti i kenges se "Te Pimes" tema e perdirteshme e shoqerise sot ) duket mjafte simpatik kuptimplote ,sepse nji Artist i vertete ,s'harron dhe s'le kurr vendin ne balten e Muzikes dhe duhet te kontriboje akoma me shume sot ,kur gjithcka ne Muzike ,eshte ul "ne bythe " pa dashur ta banalizoj Kengen .
Prandaj te çmendurit duhet ti shpien ne Elbasan apo ne Vlore dhe te mos i lejojne te dalin ne publik se nuk i perkasin atij.
Mos rri duke pare perputhen dhe vjen ketu te komentosh se nese fillon te informohesh dhe te lidhesh pikat me njera tjetren do te shikosh qe shume gjera jane te verteta fillo te shikosh se cfar kan deklaruar lideret boteror nder vite me video dhe me ze ne lidhje me numrin e popullsise se te jesh injorant nuk eshte zotesi
Me te vertete bisede kafenesh... o mjere ne se cfare po ndigjojme, shikojme etj.. kalojne diten neper rruge si rrugace dhe kerkojne medalie dekorata etj per jeten artistike ? kurse femnat e ketyre pianeceve nga ana tjeter hajne sallom me cilsi te mire ... rri ne skype o fede se nzjerr mallin.
Rik i thone (edhe gruja) se eshte komplet Rr.K. pranaj
Shume e qarte. Shikoni faktet. Nderkohe qe po behet lufte ne Ukrahine dhe askush nuk e ka mendjen, OBSH po perpiqet te marre kontrollin e botes me ane te kontratave me qeverite e botes. Cdo gje behet me plan.
dukesh që je më i zgjuari albi!! na jep informacion se këta po bllokojnë gjithçka!! dhe lufta në ukrainë nuk është e vërtetë!! ma tha një shok dje!! po e luajnë në bollivud,dhe pas 20 vjetësh do ta shfaqin si film!!
Hahahaha
Biseda like
Po cfar ti tregosh injorantave qe shohin perputhen
Sa po shtohen budallenjt
Kushedi si eshte cakerdisur SOJI YT kur Galileo pohonte se toka rrotullohet rreth diellit. Besoj se tpakten do kuptosh cdua tet them !!!
po, fiks. po kush eshte Galileo ne ket rastin tone ne 2022? Trumpi? Apo Riku?
Mundesia e te qenit E SAKTE dicka qe mund te mirret per cmenduri .
Qenkan puqur dy te degjeneruarit Blushi dhe Ndoci....
Komenti i "albit" qershija mbi "torten" e Rikut????
????????????????????
Nuk morra mundimin ta lexoj, por vetem nga titulli i shkrimit te ketij koqeblushit duket qe eshte nje kopje e ndyre qe bije erë mut si e Cakos se Toop Channelit
Ke pas fat o Blush,ose palluqe si te quanin gocat e klases,ke pas fat se ke gjet nje goxha burr me nderru dy fjal, i njejti fat te ka ndjekur qe kur te martuan,se te ishe per ty dhe gruan do ta gjeje si ky Riku.
ne thelb shfryrje hipokrite me burim humbjen e zgjedhjeve te pd per here te 3te dhe sigurisht ju ka djegur bythe deri ne thellesi vrime kur u shpall NONGRADA sali berisha hajde mirupafshim rik rak kari
Dialog llumnash,mender, Ku njeri pjerdh Dhe tjetri i merr erë Pastaj bejne llum shume te tjere. Kerkon te imitoje Nonda Bulken me tregimet e tij te bukura ne vitet 30-te,ku ne baze te tregimit jane personazhe interesante qe bejne dialog. —Duhet dalluar Riku kantautor dhe Riku tokesor qe ka mendjen e tij te çartur aventuriere. —Ndaj dhe biseda sillet rreth Kaloresve Templare,roje te tempujve te krishterimit,paraardhes te Masonerise. —Por Trump nuk eshte katolik i besimit Roman,i tille eshte Z.Biden pas presidentit te ndjere Xhon Kenedi. -Riku mendon se z.Trump ia vodhen votat,ashtu siç ia vodhen votat dhe babait te tij shpirteror komunist qe eshte nxire Non Grata nga Trump. —Per Rikun,ata qe ndertuan Ameriken,Melonet,Rokfeleret,Dyponet,Fordet etj jane komuniste,duke harruar qe ishin ata qe e nxorren jashte ligjit Partine Komuniste. -Sa qesharak,kur flet perçarte per gjera qe jane ndryshe ne realitet. z.Trump eshte ideali pasi ka te njejtat deshira dhe pasione erotike me Rikun,me te vetmin ndryshim qe z.Trump e trashegoi pasurine nga i ati dhe e kaloi jeten gjykatave nen akuze per mospagim taksash dhe kredishe,evazion etj,ndersa Riku i ka rene qemanes dhe ka kenduar per te bere ndonje lek. —Per Rikun dhe Ati i Shenjte,Françesku eshte komunist.Ne fakt dhe Dostojevski mendonte se krishterimi propogandon barazine para zotit dhe ne thelb ka ide te majta komuniste. -I ndikuar nga propoganda konspiracioniste dhe fataliste,Riku degradon deri ne fyerje dhe urrejtje per simbolet kombetare. -Besoj qe ka pak njohuri ne kete fushe dhe nuk merr vesh nga Heraldika. —Nje pjese e madhe e popujve qe jetuan nen perandorine Romake,pjesa Lindore,kane be simbolet e tyre kombetare nje shqiponje te stilizuar me dy koka.Shqiptare,Serb,Rus,Malazez etj Ky ishte fati i shqiptareve kur perandori Theodhos ne vitin 395 e ndau Perandorine Romake ne dy pjeseLindje dhe perendim dhe vendosi djemte e tij Honoris dhe Arkadius —Si shume aventuriere te tjere konspiracioniste,Riku eshte kunder vaksines dhe mendon se miliardieret e sotem po u fusin nje çip ne trup njerezimit.Çfare humori naiv! —Dhe çudia me kete antikomunist,konspiracionist,pse jo dhe supermacist anarkist eshte se pret nga nje i majte ekstrem komunist,... nje medalje. —Nuk e kupton qe dupet qe shperndan miku i tij komunisto-anarkist tashme ika prekur inflacioni dhe jane tejet,tejet pa vlere. Dhe se fundi Blushi,pasi e ka mbushur xhepin dhe stomakun,tret ushqimin kafenve dhe sjell para shqiptareve personazhe Llumhane qesh nga koha e gjysherve te tij...komuniste.Hhhaa! -Po na ksehas ,or... Blush!
Kur dëgjoj këngën që më pëlqen, padashur nis të idealizoj edhe këngëtarin apo këngëtaren, duke e përfytyruar jo vetëm të bukur, po edhe të mençur. Kjo intervistë ma neveriti aq shumë "Rikun" sa edhe këngët e tij tash e mbrapa do të më tingëllojnë si zhurmat e padurueshme nga servisi i afërt i makinave. Një apel këngëtarëve: në rast se doni të adhuroheni, krahas fytit, bëni kujdes edhe për trurin!
Ky shkrim ngjan me shume si nje sajim alegorik, deri diku, se sa nje takim a interviste e drejtperdrejte me Frederik Ndocin. Perndryshe do te kishim dhe nje fotografi te artistit, sepse, siç shihet qe ne titull, eshte ai autori i fabules, artisti. ...Perndryshe Blushi thote: lexoni se ç'thote F. Ndoci, ndersa per te pare me soditni mua, dhe ve portretin e tij...
Ky shkrim ngjan me shume si nje sajim alegorik, deri diku, se sa nje takim a interviste e drejtperdrejte me Frederik Ndocin. Perndryshe do te kishim dhe nje fotografi te artistit, sepse, siç shihet qe ne titull, eshte ai autori i fabules, artisti. ...Perndryshe Blushi thote: lexoni se ç'thote F. Ndoci, ndersa per te pare me soditni mua, dhe ve portretin e tij...
Ky shkrim ngjan me shume si nje sajim alegorik, deri diku, se sa nje takim a interviste e drejtperdrejte me Frederik Ndocin. Perndryshe do te kishim dhe nje fotografi te artistit, sepse, siç shihet qe ne titull, eshte ai autori i fabules, artisti. ...Perndryshe Blushi thote: lexoni se ç'thote F. Ndoci, ndersa per te pare me soditni mua, dhe ve portretin e tij...
Aha u paska pjerdhur edhe ktyre të dyve. Sa vijnë e shtohen rrotat e kaishit.
Nje nder Dishepujt e nje "gjithdituri", i cil del ne Tv duke perhapur "dijet" dhe informacionin e mbledhur neper internet. Thjesht deshira per te notuar si Salmoni kunder rrymes, per t`u dukur interesant.
My Blushi eshte bere si Mitro Cela..rrefyes gomarlleqesh..
Ngushullime familjes, Riku paska ik per lesh.
S'e kam fjalen ktu per Blushin apo Rikun ,por komentuesit qe te japin pershtypje ,ne cdo teme ,se qendrojne ne cdi rast nellogoret e tyre me bomba ne duar te sulmojne ,kedoqoft dhe injoruar gjithcka , duke personalizuar gjithcka ,pa i lem aspak hapsir trurit ,per nji tjeter Dritare ,ate Pozitiven , duke pare pra ke Shkrimi - Autori -dhe Personazhi anen Pozitive te Fabules jo duke marr gjithc nen Lupe si dikur Sigurimi i Shtetit Komuniste apo lafazanja e lagjes ,qe vec te shante nga megjezi ne darke ,s'dinte gje tjeter ! - Sigurishte qe ne te gjithe shqiptaret ,nga mangesite e se kaluares ,nganjiher edhe mundet ta teprojme ,ne nji Mendim - Gjykim -Kendveshtrim ,gje e cila kushtezohet shpesh edhe nga ambjenti qe na rrethon dhe shembuj te tille nder shqiptare kemi jopak ,por ka nji far Kulture Qytetare e cile le vend gjithmon per pak Toleranc ne fenomenet e transforimit te shqiptarit ne kte Bote , qe ne shqiptaret u perballem nga etja per liri e jetuar Lirin -rrembyeshem dhe kjo si ndodh shpesh te te tilla fenomene ,ka onseguencat e saja . Sot ,shqiptaret (sipas meje ) duhet te Fokusohen ,ke Pozitivja ,ke ana e mir e njeriut dhe fenomeneve ,duke ju larguar atij Mentaliteti rrethuar nga e keqja ,negativiteti ,te parit ke negativja ,s'na ben te lumtur e as qytetare te mire e jo me nji shoqeri te mire si kemi qen dikur
Eh mo Ben, je bere servil. Shih si vidhen zgjedhjet ne Amerike me fakte:2000 mules. Maja e ajsbergut https://www.bitchute.com/video/oixT54v5mO10/ Po per agjenden Satanike te abortit dhe transseksualizmit qe po hapet ne shkolla qe 4 vjec cfare mendon? Talluni ju talluni. Se kshu u tall Perendimi me Putinin duke vene Ukrainen ne hall e tani po e shohim cpo na kanoset.
Blushi stilin e ka si të Mitros, personazhin si e jëma e Zeqos majë thanës, që jeton në botën e Alfredçakove, vetë si njē send pa formë që po bën çmos ta pranojnë diku.
I zgjuar ky Blushi ne part time! Intervista ka gjithmone dy autor shkrimi, por qe paguhet vetem nje.
Një dialog i bukur, porçudi, sa shumë budallenj ka kjo botë, si puna e këtij Ndocit!
O bibilush ,tani ke shkuar ne profesionin tend qe per hir te se vertetes e qan. leke ke vjedhur mjaft , shetit neper shqiperi, ben shkrime se kalon dhe kohen, ( nuk e di a ke makine apo ecen me biciklete) trego ndonj peralle , ben dhe gallate me keto juridiksat e henri cilit nje para dy mbrapa, dhe ec e mos thuaj qe beni ka filluar te eci vete. Suksese top cenell.
Ky eshte nje rr k i vertet
Keto dite ne Gjeneve 194 vende (Russia jo)po firmosin nepermjet perfaqsuesve te tyre kalimin e sovranitetit tek WHO ( OBSh). Who po merr ne dorë boten dhe vendosin ato tani e tutje. Ju tallni Rikun , por behuni gati, ajo qe po vjen do jetë ogurzeze.
Ske cfar ti tregosh injorantave sepse nuk kuptojne eshte nje gje jashte inteligjences se tyre
Bravo Beni je njish.
Mire qe vlera e shkrimit eshte zero, po fotografia e Bilushit pse duhet te zeje gjithe faqen e gazetes? Mos ka vdekur?!
Jane puqur dy gomere,Riky pjerdh ,Beni mban ere
Trap -- Trump. Shiko Locin, Ndocin, RI-KA, RIK-U. Nejse pame faqen e budallallekun te Frederikut.
Riku President !
Shume shkuan ne Amerike dhe ulen Koken e shikojne punen e tyre,Dukagjinsi i Ares se Madhe ,pasi Zbuloi iluminatin paska humbur Trurin…o Rik pse ben si artist i madh se Fuks i Sigurimit Ke ken mor Burre dhe kengetar sarahosh karaoke neper Dasma njihesh ne Shkoder…Riku na shan Flamurin dhe na Hiqet Katolik ,O injorant ne Cifut beson edhe ti,illuminati i pare ka qenur Hebreu Jezu…..ik laj ndonje hale ne Lagjet e Latinove Rik se ne Shqiperi mendje te ndritura si ti,ka neper kafene me 500 leke sa te duash.
Perfundimisht R.i.K i paske lare duart.????????????
Paska pjerdh edhe ky ! Ka qene kengetar i mire por se ju ka hy nje "epidemi kalbhe truri" disa nga artistet shkodrane qe kane shkelqy ne fundvitet 80 !
O bobobobo,qenka keq fare Riku! Paska pjerdhur Rriku perfundimisht nga truri i kokes.. E ruajte zoti!
Rik nuk eshte ri/rri dhe ik, por rri dhe k.
Blush, mu duk sikur po bëje një udhëtim me trenat që kishim në atë kohë, nga tirana për në shkodër. Meqenëse gjete vënd bosh dhe u ule pran një njeriu që se njihje, ku ai, filloj të tregonte ato që vetë nuk i dinte, ose një i rrëzuar dhe dëmtuar në tru, rrin e sajon lloj lloj alibish. Vërtet këndon, ppr tru ska fare, dhe kënga pa tru është si teksti që nuk kordinon me notat muzikore. Mendo që ky nuk di kush është familja, vajza e tij, ideali tij. I pështirë nëse treni do vazhdonte deri në prishtinë.
Respekt Per Frederikun . Arsist shume planesh . Mendje e lire. Shpirt i lire . Edhe pse diku sjam dakort respektoj guximin e tij sinqeritetin e tij per te thene ate qe beson dhe mendon.Beni si shkrimtar si gazetar talent dhe i lexuar .