Një President politik euroatlantist nga radhët e PD-së

20 Maj 2022, 11:28Blog Preç Zogaj

Një President politik euroatlantist nga radhët e PD-së

Ngado që ta shohësh, situata dhe sfidat e kohës sugjerojnë një President nga radhët e PD-së dhe opozitës; një grua ose burrë me rekorde të përfshirjes në jetën politike dhe publike të vendit, që ka mbajtur qëndrime e luftuar kauza në dobi të shoqërisë dhe politikës, duke dhënë një model të pasionit, integritetit, formimit, etikës. Të gjitha këto me kurorën e të qenit qartazi euroatlantist, i njohur edhe nga partnerët tanë amerikanë dhe europianë si i tillë

Pse nga radhët e PD-së dhe opozitës?

Së pari, nisur nga rezultatet e zgjedhjeve politike të 25 prillit 2021. Nëse marrim në konsideratë votën popullore, mund të flasim për një ekuilibër mes zgjedhësve që hodhën votën për PS në pushtet atyre që votuan dy partitë e opozitës, PD dhe LSI. Diferenca në favor të PS-së është 38 mijë vota. Pavarësisht se në përkthimin e votave në mandate, PS, falë ligjit zgjedhor, ka marrë 13 deputetë më shumë se PD-LSI.

Së dyti, duke marrë parasysh listën e gjatë të parregullsive, shkeljeve dhe manipulimeve elektorale për të cilat janë shprehur hollësisht Raporti Përfundimtar i OSBE/ODHIR-it dhe vëzhgues të tjerë të pavarur. Së fundi edhe raporti i Departamentit të Shtetit. Duke filluar me përdorimin në fushatë të mjeteve dhe fondeve publike nga qeveria, duke vazhduar me rrjetin antiliri të patronazhistëve socialistë e duke përfunduar me shitblerjen e votave me paratë e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Të gjitha këto e çuan OSBE në formulimin kuptimplotë të pjesa e rekomandimeve të një kërkese të denjë për vendet ku zgjedhjet janë fasadë dhe farsë: “Shteti duhet të garantojë lirinë dhe fshehtësinë e votës”!

Së treti, duke marrë parasysh reflektimin në Kuvend të ngjarjeve që kanë ndodhur përgjatë vitit, ku dy deputetë të PS-së janë arrestuar dhe katër-pesë të tjerë janë lidhje të personave të shpallur non gratta nga SHBA, shumica nga krahu i qeverisë

Së katërti, edhe pse në politikë, si rregull, ngjarjet zbulohen duke ndodhur, parashikimi e shoqëron të menduarit dhe të vepruarit politik. Dhe duket qartë se instrumenti non grata në një anë dhe SPAK në anën tjetër do të vazhdojnë të godasin, me intensitet më të lartë, zyrtarë dhe persona me imunitet, disa prej të cilëve pritet të jenë deputetë të shumicës. Kompozimi i Kuvendit do të pësojë deformime të tjera që do ta bëjnë edhe më vulnerabël legjitimitetin e shumicës.

Së pesti, vendi ka nevojë për një ekuilibër të pushteteve. Zgjedhja e Presidentit nga Kuvendi është rasti. Jo për të vendosur në karrigen e kreut të shtetit një kundërshtar të Ramës apo dikë që nuk del dot nga kostumi i ngushtë i partiakut, siç është rasti i Ilir Metës, por një grua apo një burrë me personalitet që di të jetë përbashkues edhe kur i duhet të mbajë anë, pra di të përmbushë funksionet kushtetuese të Presidentit të Republikës Parlamentare si garant i unitetit të popullit. Vetë ideja se Rama dhe PS i kanë gjithë pushtetet është frustruse për pavarësinë e tyre.

Së gjashti, ekzekutimi i antikorrupsionit si përparësi e politikës së jashtme amerikane në vendin tonë ka nevojë për një President në sintoni të plotë me ShBA, në mbështetje të drejtësisë se re. Zyra e Presidentit të Republikës së Shqipërisë nuk mund dhe nuk duhet të jetë më një zyrë ku nuk shkelin përfaqësuesit e partnerit dhe mikut më të madh të kombit tonë.

Listimi i këtyre pikave nuk shpreh domosdo renditjen e tyre sipas rëndësisë.

Për të gjitha këto dhe për arsye të tjera jo më pak evidente, që lidhen me nevojën e shtensionimit dhe relaksimit të mjedisit tonë politik, Rama dhe shumica e tij e brishtë mund ta bëjnë të tyren dhe ta vënë në zbatim idenë e zgjedhjes së një Presidenti që vjen nga PD dhe opozita.

A ka PD kandidatë që i përgjigjen identikitit të një Presidenti me profil të qartë politik si prurje e së djathtës, por që natyra e tij apo e saj, eksperienca, formimi dhe horizonti kulturor në tërësi do ta projektonin si një President i të gjithëve, me palët dhe mbi palët, në postin që do të merrte?

Po, ka disa. Gra dhe burra. E meqë secili që i futet tani kësaj teme ftohet të thotë një emër, duke qenë se emri flet më shumë se fjalët (ashtu si në poezi ku citimi flet më shumë se komenti), unë po them emrin e një gruaje: Flutura Açka.

16 Komente

  1. B
    Bashkim

    si gjithmone nje trap

    Përgjigjjuni
    1. B
      Bashkim

      si gjithmone nje trap

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bashkim

        si gjithmone nje trap

        Përgjigjjuni
        1. B
          Bashkim

          si gjithmone nje trap

          Përgjigjjuni
          1. X
            Xha Jaho

            Ik re mut me kto Flutra e Açka ! A se shifni que nuk duhen Islamiste ne krye te venit apo boni si qorra ? Merrni krahun e duhur te historise dhe emroni Grua apo Burr pak rendesi por te jete e Krishterte ju lutem !

            Përgjigjjuni
            1. l
              lola1

              Pse duhet vetem nga rradhet e PD-se?!!! Nuk ka te tjere? Ky eshte gabimi me i madh qe beni dhe te tjeret heshtin. Pse vetem nga PD ka persona per tu zgjedhur? Pse vetem nga PS ka persona per tu zgjedhur? Ju te gjithe keni harruar qe behet fjale per Shqiperine dhe jo partite?!! Ju jeni mbledhur ne ate guacken tuaj dhe ju duket vetja se dic po dini, apo dic po zgjidhni. Me thoni nje emer qe nuk eshte ne interesat tuaja. Me thoni nje emer qe megjithemend ja vlen. Asgje nuk vertitet rreth jush. Hiqni dore nga ata emra...njeri servil, tjetri partiak i thekur, tjetri pijanec (e kishim nje), tjetri nuk vendos asgje pa lejen e partive , shumica eunuk (!) etj.etj. Mjaft ju duket vetja te zgjuar, mjaft ju duket vetja se dic jeni, mjaft ju duket vetja se jeni vetem ju... Mendoni se do vije nje dite nje dite dhe do gjykoheni si apatike, te pavlere, antishqiptare. Zoterinj, ky vend ka mjaft njerez te ditur dhe te shquar qe dijne te bejne me te miren per kete vend, per kete popull, per Shqiperine.. Ata nuk jane si ju, ata nuk jane partiake, ata nuk presin asgje nga ju, ata nuk dalin ne sheshe, ata nuk bertasin, ata nuk dalin te tregojne ckane bere per kete vend. Ju o budallenj megjithe mend ju duket se cdo gje vertitet rreth jush?!! O te vdekur e te pakallur! Mblidhuni o derdimene, mos vendosni data e afate, periudha e cdo gje : deri ne kete date e keni ju (me dergoni ca lista me idiote , servile e te pashkolle) dhe periudhen tjeter e kemi ne (me te njejtet) Pse pak patem periudhen e fundit (me njerez nen nivelin e mesatares se popullates!!!) mblidheni mendjen per te zgjedhur nje person qe megjithe mend mendon per Shqiperine.

              Përgjigjjuni
              1. M
                Mal Cori

                O Preç, mbasi e mbush kovën plot, i fut një shkelm në fund dhe e derdh komplet............ Po ç'është kjo Flutura p.çka....? Ik se le nam.

                Përgjigjjuni
                1. N
                  Njeriu me TOP

                  Preci do te ishte nje President i mire. Politikan karriere, njeri me ekuiliber, i lexuar..po deshet edhe katolik, por perbashkues dhe i pranushem per gjithe komunitetet. Acka nuk ta mbush mendjen. Pse ajo? Vetem se eshte grua? Gra ka me shumice..po ku eshte kontributi i saj i shquar..?

                  Përgjigjjuni
                  1. P
                    Palle

                    Dmth PD paska fituar qe ishe kaq kllufe nuk e dija o palle ktheje 85 mije vota te pavlefshme per PS sa deputet dalin Dhe per patronazhistet mos dil e genje se te gjitha partite politike kane patronazhistet e tyre edhe PD kam nje shokun tim ne PD qe eshte patronazhiste eshte sisteme Amerikane dhe eshte aplikuar ne Shqiperi qe nga vitet 1991 por ajo qe une doja eshte kur do na i tregoshe pseudonimin tende qe sigurimi te shtetit te kishte vendosur . Stilolapsi apo Bisturia

                    Përgjigjjuni
                    1. B
                      Bureto

                      Nuk kam ndonje rezerve per znj. Açka, sa i perket figures intelektuale e angazhuar ne jeten publike, si shkrimtare, poete, dhe botuese me shtepine e saj botuese "Skanderbeg". Deri ketu Ok me percaktimin e Zogajt. Por, rreth saj ne nje plan tjeter, me duhet te beje nje POR te madh per të! Açka, nder te paktat në PD, eshte me bindje te djathta, dhe antikomuniste e deshmuar. Deri ketu Ok! Por si opozitare, sidomos mbas vitit 2017, u tregua konseguente, pro Bashes, (ndryshe sot nuk do te ishte deputete), dhe ndoshta atehere propozimi i Zogajt do te bente sens, por sidomos gjate te kesaj periudhe ajo me shume spikati ne stilin e Lubonjes, Bushatit, Zhejit etj, si antiramiste. Megjithate ani, deri ketu perseri Ok! Ajo qe me se paku per mua, dhe me se shumti e krahut socialist, prej nga ajo do te kerkoje votat, zor se e votojne, pra dhe kanditatura e saj rrezohet sepse: -Duke qenë, edhe sipas frymes se Kushtetutes, qe kandidati per president duhet te jete nje figure qe te perfaqesoje unitetin e popullit dhe jete mbi palet, me qendrimin e saj te shfaqur deri deri me sot, kete kusht nuk e plotson. -Po ashtu nese ekuivalentojme, per te dy krahet e politikes ne parlament, perjashtimin qe Rama (qe ka votat ta zgjedhe dhe i vetem presdientin) i beri cdo propozimi per kandidat/e nga salla e parlamentit, qe ketu znj Açka eshte e perjashtuar. -Ta zeme se kjo per shkak te 'konsensusit' me palet, kapercehet, kush e garanton opinionin publik, PS po e po, se zonja ne fjale kur te zgjidhet presidente nuk do jete, jo nje, ububuuuu Ilir Meta, por me siguri një Nishan? -Ajo ka deklaruar shpesh, edhe kur shkruante si publiciste, por edhe gjate krizes se pas 9 shtatorit 2021, se mbante qendrim pro 'non gratas' se DASH per Saliun, por gjithsesi kishte respekt per figuren e Sali Berishes (?!) dhe ne kete rast kjo e 'djathta' konservatore beson se i tille na qenka Saliu!!! Kjo e ve ne pikpyetje qendrueshmerine e saj ne momente kritike, ku do t'i kerkohej te mbante qendrim kushtetues. -Ta zeme se zonja do zgjidhet ajo do ta kete mandantin deri ne vitin 2027, ku deri atehere nuk i dihet se cila force politike do te vije ne fuqi. Ja e zeme se humbi PS dhe fitoi PD apo ajo qe do te fitoje ne 2025, e mund te kete ne kete rast PS e sotme se do kete nje presidente te paanshme, kur ajo pa u treguar militante e PD, nuk do te ishte zgjedhur, ashtu si Gjekmarka (qe ka mbajtur qendrim identik me te saj) kurre deputete? etj etj. Te gjitha keto me te drejte si per opinionin publik, por me shume per PS, votat e te ciles duhen domosdoshmerisht, per t'u zgjedhur presidenti, me vjen keq por propozimi i Flutura Açkes nuk eshte i gjeturi. Preçi le te kerkoje se do te gjeje, ashtu siç dhe do te gjendet, nje person/e qe i ploteson te gjitha kriteret e tij, por dhe te mos kete, kufizimet qe rendita me siper per te. Qe te mos i mbetet hatri Preçit dhe as Flutures qe ia lexoj me endje shkrimet e saj (pervec atyre militante), por te isha deputet voten time do i'a kisha dhene, siç mund t'ia jepja pa snje rezerve Daut Gumenit, Visar Zhitit e ndonje tjetri/e te ngjajshem/e. Gjithmone sikur!

                      Përgjigjjuni
                      1. g
                        gjoni

                        Pirdh se lirohesh..... llogari malokesh...

                        Përgjigjjuni
                        1. A
                          Agim

                          Prec, me shkrimin meriton vendin per Presidsnt, me propozimin per Ackan Merton te te thuhet - je pjerdhur nga trute....

                          Përgjigjjuni
                          1. D
                            Degelisi

                            Cfar jane fjalet qe ke perdorur ne kete shkrim: "vulnerable", "frustration"? Une besoj qe ti "nuk" ju di kuptimin Si shkrimtar app cfar je duhet te perdoresh fjale shqipe ne nje gazete shqipetare

                            Përgjigjjuni
                            1. B
                              Bregdeti

                              Kryeministrat dhe presidentet me paqsore kane qene jo mysliman. Nano, Meksi apo Muisiu etj. Dhe kjo ka arsye.

                              Përgjigjjuni
                              1. S
                                Sofi

                                Z.Zogaj,analiza qe ben eshte e cunguar dhe kjo nga mendesia juaj se vetem ju jeni te sakte. Se pari ,nuk mund te definoni qe presidenti duhet te jete nga PD-ja apo opozita.Ne Shqiperi ka plot burra e gra,te majte(PS-a)qe jane mjaft te ekujlibruar.Ka plot te pa angazhuar ne partit politike qe kane kontribuar shume per kete vend.I vetmi kriter per mua qe te kish presidenti,eshte te mos jete eklektik e bythelepires. Se dyti,zoteri,per zgjedhjet, do te beje mire te thoshe fjalet qe tha Basha ne mbremjen e 25 prillit 2021 e te nesermen e jo ato qe u thane pasi PD-ja e opozita pane rezultatin.Per mbarevajtjen dhe fitimin e zgjedhjeve gjithmon do te ket "patronazhiste",te cilet interesohen per pjesemarrjen dhe orientimet partiake.Te tille ka edhe tek PD-ja e opozita (qe ju nuk i shikoni).Se treti,sa per dengelat me antikomuniste do tu thosha qe te lani gojen me ta (komunistet).Masa dermuese e tyre,me perjashtim te bijve te tyre bastard qe morren pushtetin ne 1992-in,ishin mjaft te ndershem e paterjot.Ata e treguan veten ne sherbim te Atdheut qe nga dita qe u organizuan per clirimin e vendit.Kolaboracioniste,spiune e te tjere te kesaj kategorie do te benin mire te heshtnin deri sa te harohej.Sa per acka e placka do te beje mire te shikoje me me kujdes.Meshira per fakeqesin e saj,apo per ndonje tjeter le te qendroj si respekt i jeteve te nderprea por jo vlera per te na udhehequr.

                                Përgjigjjuni
                                1. q
                                  qytetar

                                  sofi ! sakte!

                                  Përgjigjjuni

                                  Lini një Përgjigje