Bijtë bastardë të regjimit që rrëzuan Veliajn

23 Shtator 2025, 18:01Blog TEMA
Bijtë bastardë të regjimit që rrëzuan Veliajn

Nga Andi Bushati

Mënyra se si po sillet me Erion Veliajn është treguesi më i qartë i degradimit moral të partisë që drejton sot vendin. Shkarkimi me unanimitet i kryebashkiakut të burgosur, nga kështilltarët që ai vetë i përzgjodhi, kokër për kokër, si pjesë e ekipit që do të drejtonte Tiranën, duhet të shërbejë si një episod që na vlen për të reflektuar. 

Kush janë këta njerëz? Cili është profili i tyre? Sa përkon ai me stereotipin e njeriut të ri të regjimit që është instaluar? Çfarë impakti ka ai në shoqëri?

Për tu përgjigjur më drejtë për këto pikpyetje, është mirë që si fillim të shohim faktet. 

Ata që votuan për të hequr qafe Lalin e tyre përdorën formalisht të njëjtin argument, atë të mungesës në punë, të cilin e kishin quajtur të pavlefshëm kur e ngriti opozita më parë. Askush nuk pyeti: pse jo athere dhe po tani? Ata iu bindën qorraz, urdhërit të kryeministrit, ndonëse ky i fundit pohoi me gojën e tij se formulimi i nenit tashmë të famshëm 62/C, është i paqartë dhe atij i duhen bërë ndryshime në kuvend para se të procedohet me shkarkimin e kryebashkiakut. 

Askush prej tyre nuk guxoi të thotë: “po le të presim deri sa parlamenti të bëjë rregullimet ligjore”. Asnjëri nuk belbëzoi për të ngritur shqetësimin: A mund të shkarkohet një i zgjedhur nga 158 mijë qytetarë (që ata ndryshe nga opozita i marrin ende të mirqenë), pa pasur një vendim të formës së prerë? Madje, madje, me një zhveshje drithëruese nga dinjiteti ata nuk i lejuan viktimës së tyre të kësaj të marte, as të drejtën minimale: atë për shpalosur argumentat e veta mbrojtëse përpara verdiktit.

Kjo lloj sjelljeje do të qe e neveritshme edhe sikur të ushtrohej në dëm të një kundërshtari politik, ndonëse në këtë rast, shumëkush, do ta shfajësonte me antagonizmin e verbër që dominon prej vitesh betejën bipartizane PS-PD.

Por, pozita e këtyre bijve bastardë të regjimit bëhet më e rëndë po të mendosh se ata kanë qenë dreri dje mbrojtës fanatikë të Veliajt. Ata mbi 30 këshilltarë bashkiakë kanë bërë fushatë pro tij duke e quajtur Tiranën një histori suksesi. Ata kanë besuar tek ekzistetenca e 1 milionë pemëve të mbjella. Ata e kanë përkrahur për shembjen e Teatrit, për vrasjen e Ardit Gjoklajt, për gazin lotsjellës mbi fëmijët e stacionit të trenit, për dhunën mbi nënë Lizën, tek 5 maji. 

Ata i dolën në krah publikisht kur plasi skandali i 5D, u çorrën nëpër ekrane se, njësoj si Rama për ministrat, as Veliaj nuk dinte gjë për drejtorët. Madje nuk u skuqën aspak, kur pasi SPAK i vuri prangat, të potestonin para kangjellave të tij duke pretenduar se 800 mijë euro fustane, bizhu e tanga të së shoqes, nuk qenkeshin ndonjë abuzim që mund të zbehë shkëlqimin e tre mandateve në krye të Tiranës. 

Ende shumëkush e mban mend ndonjërin prej atyre që e kanë rrëzuar këtë të martë Lalin, që tregohej i gatshëm të grushtohej me gazetarët, për ta mbrojtur atë live pas arrestimit.  

Por ama sot vërehet një paradoks: si u transormuan këta njerëz? 

Ata ende besojnë tek Tirana fantastike, ende s’kanë treguar se janë bindur për vjedhjet me lejet e ndërtimit dhe shoqatat e Ajolës, atëhere përse? Pse po e votojnë shkarkimin, pa shprehur asnjë pendesë se kanë qenë në gabim për vlerësimet që i kanë bërë në vite, aq më tepër kur ky votim është në kufijtë e paligjshmërisë, madje dhe më rëndë akoma, pa i dhënë një mundësi normale, për tu parë për herë të fundit, sy më sy? 

Si është e mundur që ata ndryshuan tak-fak, vetëm brenda dhjetë ditëve, që kur foli Edi Rama, u mblodhën në selinë e organizatës, firmosën për ti hapur rrugë linçimit dhe sot e përmbyllën atë?

E vërteta është se kjo amalgamë ish zyrtarësh të PD-së, ish LSI-stësh të cilët pasi i bleu Meta e rishitën lëkurën tek PS-ja, ish mjaftistësh që si thonë dot kurrë mjaft orekseve të tyre perverse, pra e gjithë kjo kullë Babeli, është përfaqësuesja më simbolike e njeriut të ri që mbështet këtë regjim.

Ata nuk janë socialistë, madje me nder me thënë, as rilindas, ata janë thjeshtë zvarranikë: nga ato qënje me gojë, me sy dhe me veshë, por pa shtyllë kurrizore, pa karakter dhe pa respektin minimal për veten. Ata jënë të gatshëm, me urdhrin më të parë, t’i ngulin thikën pa pranuar ta shohin përballë edhe atë që u ka falur gjithçka që nuk e meritonin.

Në fakt, protagonizmi i tyre i sotëm dhe jo rënia e Veliajt, është lajmi i vërtetë i ditës. Ky i fundit, ndonëse nuk është ndëshkuar ende aq sa do e meritonte, në këtë rast është vetëm viktima e radhës. Kjo, edhe sepse kur kishte fuqi, bëri çmos për promovimin e këtyre specieve bastarde që sot përbëjnë bazën e regjimit që po i ha edhe atij kokën.

Por, janë ata, mbi 30 këllilltarët që sot i bënë gropën, pasqyra e vërtetë e asaj që po ndodh. Ky është modeli perfekt i servilit dhe lëpirësit që mban në këmbë çdo autokraci dhe që i shërben asaj sa herë që i duhet të hajë bijtë e vet si sot, po ashtu edhe nesër.                  

54 Komente

  1. B
    Bushati

    Asnje presje, sduhet ti heqim. Artikull brilant, mu ne plage. Parti e degraduar nga llumi korruptiv. Turp, turp dhe vetem turp per keta mjerane, me ne krye ate birbon qe e kemi votuar. Bastarde!

    Përgjigjjuni
    1. F
      Fener Zizi

      O Bushat na henksh Munë, Per Keto qe Shkruan, te Qifsha Grun. O Bushat je i pari, Nder Gazetar je nje Pall Kari.

      Përgjigjjuni
      1. L
        Loni

        Andi biri i "ndritur" i bllokut te diktatures. Xhunior Bushati, pinjolli i sigurimsit Medi, dhe gjyshit Hysni jep leksione te ndyra "demokracie".

        Përgjigjjuni
        1. M
          Monika Kokemadhja

          NIPI BASTARD I ISH REGJIMIT

          Përgjigjjuni
          1. H
            Heh

            Po mor bushat (analisti dhe komentusk) tu geis b… ty per veliajn. Ben edhe sofiza gjoja llogjike. Pse nuk jane te pavarur keta keshilltar. Pse kush nane keta keshilltar?? Kryetar partish te pavarur jane?? Ata i ka emeruar partia dhe drejtimin e partiae do ndjekin. Shko mer shiko ata ge pd qe jane gati ti ben g… nje plaku 80 vjecar. Mos ja qani shume hallin PS se pastrohet

            Përgjigjjuni
            1. D
              Davidi

              Kur Erioni i zgjodhi vete, dmth qe ka pare tek ata shume cilesi si te vetat. Dmth qe edhe ai qelbesire, do ishte ne rresht, per te shkarkuar këdo, nese e kërkonte partia. Quhet kanibalizem.

              Përgjigjjuni
            2. A
              ANA

              Foli dhe qelbesira satliniste! hAHAHAHAHAHA

              Përgjigjjuni
              1. A
                Andushi gjyshit Hysni Kapo

                Nuk e lexova çfare ky i semure psiqik ka shkruar por mania e tije eshte te dali ne mbrojtje gjithmone te kundertes. Nese Véliaj do ishte ne detyre ky do ta baltoste , kur Véliaj largohet ky e mer ne mbrojtje . Midis vogelushit Bushati i ritur te prehri diktatorit dhe djalit te ministrit te diktatorit Lubonja eshte e veshtire te besh différence kush eshte me débil

                Përgjigjjuni
                1. L
                  Lymi

                  Birbo i Bushatit ne kete shkrim nuk e merr ne mbrojtje as Erjonin, perkundrazi me natyren tinzare e te pabese te tij, aty ketu ka futur disa shpifje te dala ne fillim nga zyra e Olsi Dados dhe te trumpetuara nga ajo gazetaria e droguar fytyre kali qe nuk me kujtohet emri, por me pas te pergenjeshtruara, por ky vazhdon me rrenat, "800 mijë euro fustane" shkruan plehra e Hysniut te Partise. Mirepo bolja e vogel e Vitos as dy llogari nuk di te beje; nje fustan per femra Armani kushton rreth 6.000 euro, pra i bie qe ne dollapet e Arioles te kene gjetur 133 fustane te kushtueshme, shifra qe vetem nje vemje si ky mund ti besoje. Me poshte vazhdon; "Ata nuk janë socialistë, madje me nder me thënë, as rilindas, ata janë thjeshtë zvarranikë". Eshte e vertete qe keta te pafytyre jane zvaraniket, por pak a shume jane e njejta specie e Bushatit, mbasi ai vete eshte zvaraniku me i madh i vendit. Vazhdon Bushati perseri; "Ky është modeli perfekt i servilit dhe lëpirësit që mban në këmbë çdo autokracie dhe që i shërben asaj sa herë që i duhet të hajë bijtë e vet si sot, po ashtu edhe nesër". Thua se ky nuk eshte servili e lepiresi qe mban ne kembe kriminelin Sali Berisha duke i sherbyer edhe ne rastet kur ai ka ngrene bijte e PD-se si Gramoz Pashko e te tjere! Pra si perfundim, sot kermes Bushati, delenxhileret socialiste i dhane rastin per t'i denigruar te gjithe, qe nga Edvini, duke vazhduar me keshilltaret e bashkise e duke e mbyllur me Erjonin, sot ai duhet te ndihet mjaft mire, mbasi i ka bere nje sherbim te adhurueshem PD-se te Bac Sales, partise te sigurimsave, si bir i denje sigurimsi!

                  Përgjigjjuni
                  1. t
                    tetovari2

                    Po saktë do ta baltoste sërish por kësaj radhe e ka fjalën për shkarkim jokorekt nga ata që deri dje e përkrahnin ndērsa sot me një urdhër nga lart ia ngulën thikën në shpinë!? Edhe se nuk pajtohem me komentet e Bushatit në 98%,kësaj radhe i jap plotësisht të drejtë. Ku ka tradhëti më të poshtër kur të tradhëton shoku ose kolegu i punës. Të paktën ta lejonin ta thoshte të vërtetën e vetë,ani se e keni marë vendimin e komanduar për shkarkim ende pa u shpallur verdikti i gjyqit si factor ose jo.TURP.

                    Përgjigjjuni
                  2. H
                    HYPSI I VERA KAPOS

                    ore kurv blloku po Tirana natyrisht nuk ka bllok, Ardit Gjoklajn e motres tende apo te nenes kurv te bllokut ka vrare Erioni sepse e ka vrare kunati i Lul Bashës mor plehre ku je rritur kurse teatri duhej prishur pavarësisht per nostalgjin e klyshve te blloku per bordellon e ushtareve italianTirana eshte nsot eshte nje kryeqytet i veçant europian. , por ti njeh vetem bllokun si resurs aty

                    Përgjigjjuni
                    1. G
                      G

                      Mire thote Andi Bushati bastarde te ndyre qe ne emer te kryeministrit e shkarkuan Erion Velian.Turpe Ishalla fiton PD-ja Baskin e Tiranes plus edhe pese bashkit e tjerat pra daj i uroj fitore PD-se.

                      Përgjigjjuni
                      1. G
                        Gggggggggoppppp

                        Te enderosh nuk eshte keq. Une mendoje qe Kujtim Gjiza Çuni paçe pilafit Ujku Skraparit Kerriçi firzamonikes Ludoviku aristokrat te 5 keta jane top

                        Përgjigjjuni
                        1. N
                          Na myten shpellaret!

                          G si Gopi i sat'eme do jete edhe fitorje e gelazave Sali Birishi e Mul Noku!

                          Përgjigjjuni
                          1. e
                            edi

                            PO TI NGA MUTIN NA VJEN ? MOS NA THUAJ QE JE QYTETAR .

                            Përgjigjjuni
                        2. k
                          k

                          Kur të shan BASTARDI I BIROSE POLITIKE me rrënjë e me degë,dmth se je në rregull.

                          Përgjigjjuni
                          1. V
                            Vlora

                            Pershendetje ‘k’, Cilat pjese te duken te padrejta dhe cilat te drejta nga keto qe shkruan gazetari?

                            Përgjigjjuni
                            1. V
                              Vitua

                              Thjesht lexo se çfare ka shkruajtur ky gazekari per Erjonin jo shume kohe me pare. Te siguroj se nqs Erioni do merte pjese ne mbledhjen e keshillit bashkiak, ky plehra gazekari me inatçi e hipokrit, do e bente telef bashkine qe pranoi te degjonte nje “ burgaxhi”!

                              Përgjigjjuni
                          2. M
                            Morali

                            Shkrim bastard nga nje bastard

                            Përgjigjjuni
                            1. K
                              Kutuzovi

                              Te erdhi radha edhe ty qen te flasesh keshtu se t'u krijuan kushtet. Edhe ti mezi e prisje shkarkimin e Erion Velis. Fol tani,fol aq sa te haj goja se socialistet te dhan ate shkak qe ti po e prisje dhe ja te erdhi. Fol.

                              Përgjigjjuni
                              1. T
                                Te ju rroj nena parti dhe kurvi ne krye te saj

                                Ja kshtu lepinin kurvin, jur jurvi bdeshkonte shoket e tyre te partise te gjithe ne nje lepinin kurvin dhe i suleshin si qener vijtimes!

                                Përgjigjjuni
                                1. T
                                  Tan tirona

                                  Kur flet KY ,SQETULLOREJA e BLLOKUT

                                  Përgjigjjuni
                                  1. k
                                    koli

                                    RESPECT Bushati. Brilliant shkrim

                                    Përgjigjjuni
                                    1. R
                                      Rrnofte LEXHENDA ! dhe zagaret

                                      Shkelqimi dhe renia e shokut Kli

                                      Përgjigjjuni
                                    2. B
                                      Berati

                                      Bastardet e kuq u kthyen aty ku e kane vendin. Tek vrima e halese. Te gjithe keshtu do ti shkerdheje Rama dhe ne fund keshtu do ta shkerdhejne Ramen. Ama unitetin çelik. Partia mbi te gjitha. Se partia eshte lopa qe nuk shteret kurre. Gjithsesi spektakel qe ska te paguar te shohesh se si edhe nje here zagaret e kuq shqyejne njeri tjetrin. Ju mund tia fusni shqiptareve por jo Zotit

                                      Përgjigjjuni
                                      1. Z
                                        Zefi

                                        O ? Mero loqja, keshtu siç e ke nisur me botim shkrimesh te tilla nga njerez maskarenj (siç duket i tille je edhe vete) shpejt ke per te falimentuar.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. P
                                          Partitë komuniste,PD

                                          Bij bastardësh thotë Bushati për ata të PS që shkarkuan Veliajn. E para, flitet për një komplot të Erion Veliajt me E.Fugën kundër Bablokut, për t'i marrë pushtetin. Dhe Rama mund t'i falë për ngrënie dardhash por jo për thikë pas shpine për t'i marrë pushtetin, se po ra nga pushteti mund të jetë edhe subjekt I Spakut. E dyta, le ta provojnë ata të PD t'i bëjnë komplot Saliut t'i marrin pushtetin e partisë dhe e shohin pastaj! Edhe Basha që guxoi e përjashtoi nga partia, kishte mbështetjen e ambasadës amerikane. Vetëm për të marrë selinë me dhunë shkuan si primitivë Saliu

                                          Përgjigjjuni
                                          1. M
                                            Mero çorrapja çensuruesi

                                            Vetëm një gjë nuk kuptoj, ça është ky zell i madh i këtyre bastardëve të Meros për të çensuruar komentin?! Kësaj radhe paska çensuruar dhe titullin. Bajga leshi në shërbim të partisë socialiste dhe sidomos të Erion Velisë. Çensuroni komentin, aq keni në dorë aq bëni, se për të tjerat e dini mirë ju që më hani mun.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. M
                                              Mero çorrapja çensuruesi

                                              Bij barstardësh thotë Bushati për ata të PS që shkarkuan Veliajn. E para, flitet për një komplot të Erion Veliajt me E.Fugën kundër Bablokut, për t'i marrë pushtetin. Dhe Rama mund t'i falë për ngrënie dardhash por jo për thikë pas shpine për t'i marrë pushtetin, se po ra nga pushteti mund të jetë edhe subjekt I Spakut. E dyta, le ta provojnë ata të PD t'i bëjnë komplot Saliut t'i marrin pushtetin e partisë dhe e shohin pastaj! Edhe Basha që guxoi e përjashtoi nga partia, kishte mbështetjen e ambasadës amerikane. Vetëm për të marrë selinë me dhunë shkuan si primitivë Saliu

                                              Përgjigjjuni
                                            2. R
                                              Real

                                              Te gjithe keto keshilltare duhen misheruar sepse u perdhunuan nga pallosha i ripjelljes. Por ne fund duhej te tregonin se kane pak shtylle kurrizore. Gjithsesi ato zgjodhen qe te ishin minje halesh te gjirizeve te ripjelljes, morracake te pushtetit.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. T
                                                Toni M.

                                                Shprehje ofenduse( jo e gjuhes shqipe) si è tille... ne asnjemenyre (nga cdo analist o gazetare etj.etj) nje gazete serioze s'duhet ekzistoi kjo shprehje. flm

                                                Përgjigjjuni
                                                1. A
                                                  Atdheu

                                                  Thua ti vije keq për veline ketij bastardi te pa fytyre.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. G
                                                    Go West

                                                    Lind vetiu pyetja: Çfare jane keshilltaret bashkiake, perse zgjidhen, cili eshte misioni i tyre, perse duhen paguar, çfare fiton komuniteti prej tyre? Ky votim unanim e kjo sjellje, pa gek e mek, me doren lart, tregon se jane kot, paguhen kot, ngrene doren me komande te njeshit. Pyes: Ne se njeshi i di dhe i ka vendosur vet te gjitha, dergojini te kryejne ndonje pune tjeter. Tirana nuk ka keshilltare, por ushtare. Po ashtu Vlore, se ndryshe do kishte thene dikush prej tyre: Stop betonimit te Vlores...

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. B
                                                      Ben

                                                      Po pra e bija e finos, i biri atij, shoqja e ngusht e asaj reas qe behet ministre.....prandaj sbehet ky vend derisa nuk ka meritrokaci pik

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. g
                                                        gardisti

                                                        Mos me thuaj qe ke votu edhe ti si bir bastardi qe je.

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. B
                                                          Bero

                                                          Nuk paska zgjidhje tjetër për këtë popull! U dashka polici i Enver Hoxhës me pistoletën pas veshit të majtë në breg të lumit!? Zyrtari duhet të mbajë përgjegjësi,duhet të ketë frikë nga përgjegjësia jo t'a bëjë ligjin letër higjenike për t'u fshirë kryetari. Nëse ne sillemi kështu e paskemi patur hak diktaturën,dhe do t'a meritojmë çdo shtypje e tallje....

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. Q
                                                            Qaniu

                                                            KY AMDI BUSHATI ,,NIPI HYSNIUT ,,,

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. P
                                                              Petro

                                                              Si mund të vazhdojë të jetë Kryebashkiak i Tiranës, zoti Erion Veliaj, i cili ka më shumë se tre muaj i arrestuar për korrupsion. Uroj që ai të dalë i pafajshëm, po deri sa procesi gjyqësor ndaj tij ka për të vazhduar gjatë, kryeqyteti nuk mund të mos ketë një kryetar të zgjedhur nga populli.Të mos shqetësohet as dhe një pinjoll i Byrosë Politike famëkeqe komuniste për shkarkimin e Veliajt. Po qe se ai del i pastër nga akuzat e ngritura ndaj tij, populli ka guximin ta votojë sërish, sepse ai me të vërtetë ishte një kryetar bashkie model. Ama, po të ketë vjedhur, ka baltosur keqas popullin që e votoi, partinë që i besoi dhe veten. Pak durim, ish bllokistë. Koha ( procesi gjyqësor) ka për ta treguar se kush realisht është Erion Veliaj.

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. t
                                                                tetovari2

                                                                Sir duket, po Fillon të luhet ruleti rus!Të shohim kush e ka radhën tani?

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. L
                                                                  Llogjike

                                                                  Andi! Moralishte ne Raport me interesin publik keshilli bashkiak I, grupi I PS duket me konstruktiv. Pse s'eshte paraqitur Z.Veliaj ne detyre? Ishte dhe eshte ne SPak me thua Ti. Po c'kerkon ky tipi Erjon ne SPAk? Po ja mind te thuash ti e kane akuuzuar per korrupsion. Po sa muaj? 7 muaj ne arrest me burg? Po dhe sa mund te vazhdoj? Nuk e di thua ti! Po sikur kjo situate penalizuese dhe gjyqesore te zgjas 1- 2 vjet? Po kjo Tirana e done nje Kryetar Bashkie apo duhet te vazhdoj si kove pusi me te komanduar qe mbajne vetem pergjegjesi partiake por jo politike apo si perfaqesues te popullit. Ne kete kuptim pa pare ne optiken e djallit , Km ka te drejte te kerkoj zevendesimin e tij ne emer te intersit. Vazhdojme me kushtetuten: pika C e l.62 thote qe " nese kryetari I Bashkise mungon 3 muaj ne detyre keshilli bashkia mund apo duhet te propzoj shkarkimin e tij" . Ne piken C nuk ka ndonje specifikim per mosparawitjr me aresye apo pa aresye. Ketu fillon dhe maturia e ER dhe Grupit te keshilltareve te PS. Drejte e drejte e pa kulisa, ata e zgjaten kete kohe deri ne 7 muaj! D.m.th duke shkelur specifiken e kohes, ata I dhane shanc z. Velija. Kjo quhet durim dhe mundesi shanci per EV. Por me pasoja per drejtimin e qytetit. Pra duke marre pergjegjesi per situaten e ketij qyteti pa kryetar. Pra duke shkelur intersin publik. Si thua grupi I keshilltareve te PS, qe pas musjit te trete qe po futej ne " mekate" ndaj qytetareve a duhej te mbante nje qendrim? Patjeter thua ti! Por thua ti eshte Kushtetuta? Po pika C me specifikimin 3 muaj. Pa shtese apo kushtezim me apo pa leje. Per mua , ato 4 muaj plus jane pikerishte per te argumentuar, se historia e z.Velia ishte e mbyllur. SPAK nuk e pyet keshillin apo Km per kete pune. Pra z.Velija mesa duket ka mjafte probleme. Tiranes I duhet Kryetar Bashkie! Ketu qendron edhe moraliteti I larte I ER dhe Keshilltareve te PS. Interesi I qytetareve dhe prevalon piken C te 62. Jane 4 muaj per EV. Nuk mundi. Tashme futet politika. Dhe zgjidh problemin. Besoj se ankimimi I tij ne Gj. Kushtetuese nuk do te prodhoj ndonje zgjidhje tjeter per Z. Veliaj. Teorikishte edhe sikur mbas 1, 2 apo tre vite ( pa's gjyqeve) te dal I pafajshem, vendimivi Keshillit Bashkiak do te mbetet I pa cenuar. Sigurishte eshte thyer nje norm (vendim nga 3 ne 7 muaj) por eshte mundesuar progress social politike. Dihet qe progress nuk eshte I mundur pa e shkelur ndonjehere ndonje norm. Per te gjitha keto ndjej keq ardhje per ty qe I quan keta njerez te keshillit, bastard. Perkundrazi jane te mencure dhe te saktifices. Zbatuan ne thyrje te nje norm me 4 muaj vonese, per hater te EV dhe ne rendim te interesit publik.

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. K
                                                                    Katnari

                                                                    O Andi Bushati ...te ka plasur cipa fare, me tanga vishet te gjithe grate dhe gocat qe kane leke dhe duan te duken te bukura para burrave e te dashurve te tyre. Ku jeton ti në Tiranen e vitit 1900. Per cilet po shkruan artikull per shpellaret, apo per tiranasit e vitit 2025. Çfar mendon, kujton, se kompleksoni qytetaret e vitit 2025, edhe nona Vita Kapo vishte tanga, prandaj dhe i thonin "borgjezia e bllokut", shiko registrat e furnizimit te "bllokut", pyet dhe sherbyesit qe punonin tek shtepia e shokut Hysni, se kishte nga ato pastruese te bllokut qe tangat e vjetra i prisnin dhe i qepnin në forme ylli dhe i perdornin per mbulesa tavolinash në shtepite e tyre......hap syte se do te helmoje Armina or kaush. Ti vete je gazetar me 4 shtepi, pra je gazetar qe qelbesh erë, siç shkruante dikur gazetari italian Idro Montagnelli.

                                                                    Përgjigjjuni
                                                                    1. A
                                                                      AS

                                                                      Mënyra se si po sillen me Andi Bushatin është treguesi më i qartë i degradimit moral te Bijve Bastarde te regjimit qe rrezuan komunizmin ne Shqiperi.

                                                                      Përgjigjjuni
                                                                      1. P
                                                                        Poshte Suksesi

                                                                        #FreeErionVeliaj - rasti tipik kur po i themi suksesit vdeksh, vec te rrrime pa uje e pa peme

                                                                        Përgjigjjuni
                                                                        1. A
                                                                          Avokati Popullit

                                                                          Veliaj gaboi qe u besoi, por damken e merr tradhetari e jo naivi qe u besoi ketyre vemjeve

                                                                          Përgjigjjuni
                                                                          1. E
                                                                            Eranda

                                                                            Eh mor Bushat. Ti je i paguari me i piste i Arber Velise. Po do dalin edhe pagesat tuaja se edhte shthurrur filli. Ata qe jane paguar per ta mbrojtur jane nje kategori. Jane pergjithesisht keta artistet kokebosher qe sdi pse i duheshin. Ata qe kane sulmuar te tjere ne emer te tij duke u paguar nga ai jane nje kategori e dyte e lige. Si bled mane me shoke por kategoria me e poshter jane keta si ty. Qe paguhesh nga vellezerit veliaj per te bere opozitarin farse. Me mesazhe e tituj qe jane 10 fish ne sherbim te tij. Sa te keformuar paskeni qene

                                                                            Përgjigjjuni
                                                                            1. S
                                                                              SHKËRDHITA

                                                                              Po foli kundra ky kurva pa pune e pa zanat, e i gjithe soji e takëmi i ketyre Bushtrave agjenture, do te thote qe Rama po ben gjene e duhur. Ec para Edi, myti krejt, ti ja u di ketyre.

                                                                              Përgjigjjuni
                                                                              1. .
                                                                                ......

                                                                                rama i nxori ne miting kur u arrestua veliaj e po ai urdheroi te firmosin per ta hequr tashme .....vazhdon gjere e gjate koncepti i njeriut parti si per ramen ashtu edhe berishen .....dhe moriace shjerdhatokrateve qe ulin koken se duan te kapin ndonje kocke ...kesaj i thone :po me qive ne bythe e me jep para zere se ska ndodhur e qira dhe kur te duash jam ne dispozicion ....

                                                                                Përgjigjjuni
                                                                                1. R
                                                                                  Real

                                                                                  Aspak nuk i vjen keq per Veline,por me keq i vjen per ato qe i perdhunoi pallosha i ripjelljes. Po ti more shkerdhate cfare ke me komentuesit dhe nuk merresh me artikullin.Vemje e pushtetit.

                                                                                  Përgjigjjuni
                                                                                  1. T
                                                                                    Turi

                                                                                    Pse e shani Bushatin o legena apo se çfare thote jane te gjitha te verteta.Per çfare po genjen,te gjitha jane fakte qe I dime te gjithe.

                                                                                    Përgjigjjuni
                                                                                    1. L
                                                                                      Lere fare

                                                                                      Nuk harrohet kollaj shkolla e vjeter, nuk i thone kot nje llafi. Mut i ati mut i biri, mut ai qe beri te atin. Kjo vlen per te gjitha levizjet politike ne Shqiperi, rreziku i brendshem eshte me i madh se i jashtmi. Sillo do e mbajme partine e paster mo.

                                                                                      Përgjigjjuni
                                                                                      1. M
                                                                                        Mali

                                                                                        E ke qare artikullin! Po, doemos kur je pjese e cetes se bastardeve te bllokut e di shume mire ku qendron dobiclleku. Bastard dbe i ndyre biles!

                                                                                        Përgjigjjuni
                                                                                        1. B
                                                                                          Belo me 46 protesta paguar nga Bela

                                                                                          Jam kurioze, VKM e shkarkimit do e firmose Bela? Se Belo s’mundet, pavaresisht bashkepunimit shembullor!

                                                                                          Përgjigjjuni
                                                                                          1. L
                                                                                            Like leshi

                                                                                            Ka me bastard se ty o i pafytyre?

                                                                                            Përgjigjjuni
                                                                                            1. D
                                                                                              Drini I bardhe e I zi bashke.

                                                                                              PO TI ANDI,BASTARD I KUJT REGJIMI JE????

                                                                                              Përgjigjjuni

                                                                                              Lini një Përgjigje