Diktatura liberale e Edi Ramës

29 Korrik 2025, 17:12Blog TEMA

Diktatura liberale e Edi Ramës

Nga Blendi Kajsiu

Në pamje të parë koncepti “diktaturë liberale” duket paradoksal pasi per ne është e pamundur ta ndajmë liberalizmin, si respekt për procedurën, për liritë personale dhe të drejtat e njeriut, për opozitën (pakicat), për ndarjen e pushteteve, dhe për zgjedhjet e lira, nga demokracia.

E megjithatë këto dy koncepte jo gjithmonë janë ngjizur bashkë. Përkundrazi, mendimtarë të rëndësishëm të liberalizmit, si Xhon Stjuart Mill apo Tokvili, e shikonin me frikë demokracinë si burim të tiranisë së shumicës dhe varrosëse të liberalizmit.
Ndaj liberalizmi dhe demokracia në shekullin e 19 shiheshin ende si dy fenomene apo ideologji politike të ndryshme. Në fakt Britania e shekullit të 19-të ishte një sistem politik mjaft liberal por pak demokratik. Aty ekzistonte respekti për disa liri personale, liria e shtypit, ndarja e pushteteve, një sistem gjygjësor i pavarur nga ekzekutivi, por demokracia ishte e kufizuar tek një elektorat shumë i ngushtë.

Sot sistemi ynë politk ndodhet në një situatë të ngjashme, edhe pse jo identike, ku demokracia po jep shpirt tek pragu i Republikës Kryeministrore, duke lënë jetim një liberalizëm që në mungesë të demokracisë i shërben thjesht konsolidimit të diktaturës kryeministrore. Jemi pra në situatën paradoksale të një Shqipërie që kurrë nuk ka pasur kaq shumë liberalizëm dhe kaq pak demokraci sa sot.

Të kuptohemi, kur them se Shqipëria kurrë nuk ka pasur kaq shumë liberalizëm sa sot nuk dua të them se liberalizmi në Shqipëri ka triumfuar në politikë apo në shoqëri (apo se Rama është më liberal se Fatos Nano). Shkelja e të drejtave të njeriut nga administrata jonë shtetërore, në punë, në jetë, në paraburgim apo në pronë vazhdon të jetë shumë shqetësuese. Arbitrariteti vazhdon të sundojë jetën e qytetarit shqiptar dhe liria mbetet ende një ëndërr.
E megjithatë krahasuar me të kaluarën e afërt, pa përmendur komunizmin, Shqipëria ka bërë hapa të konsiderueshëm drejt një sistemi politik më liberal. Ndarja e pushtetit ekzekutiv nga gjygjësori, dhe pavarësia e këtij të fundit nga politika, ndonëse jo perfekte, është sot shumë më e madhe se dje. Arrestimi i një numri kaq të lartë dhe të rëndësishëm zyrtarësh të partisë në pushtet nuk ka ndodhur kurrë më parë nga një sistem gjygjësor që mund të akuzohet për shumëcka por jo se është thjesht një zgjatim i ekzekutivit.

Respekti për opozitën, protestën opozitare dhe qytetare, apo edhe liria e shprehjes dhe mundësia për të kritikuar pushtetin, ndonëse ende me probleme, janë sot shumë më të konsoliduara se dje. Idea që opozitarët apo qytetarët që protestojnë në shesh kundër qeverisë mund të dhunohen nga pushteti është pothuajse e paimagjinueshme sot, edhe pse dje ishte një realitet tragjik.

Ashtu sikurse edhe procesi zgjedhor sot është në shumë aspekte i pakrahasueshëm jo vetëm më atë të viteve 1990 por edhe me proceset zgjedhore të shekullit 21. Mjafton të shikosh hapjen e kutive të votimit në zgjedhjet e fundit parlamentare dhe ta krahasosh me zgjedhjet e vitit 2009 kur qeveria refuzoi hapjen e një pjese të vogël të kutive që mund të ndryshonin rezultatin.
Natyrisht që proceset tona zgjedhjore kanë ende shumë probleme, që nga përdorimi i administratës, presioneve, krimit apo klientelizmit. Ama fakti që në zgjedhjet e fundit parti të vogla dhe pa komisioner arritën të marrin mbi një qind mijë vota tregon se proceset zgjedhore në Shqipëri, të paktën nga ana formale dhe procedurale, janë sot shumë më mirë se dje kur vota e partive të vogla vidhej në bashkëpunim nga dy partitë e mëdha. E thënë shkurt përmirësimet formale apo procedurale të sistemit tonë politik, që kanë të bëjnë me dimensionin e tij liberal, janë sot një realitet i prekshëm.

E megjithatë, që nga rënia e komunizmit, kurrë nuk kemi pasur më pak demokraci në Shqipëri se sa sot, qoftë në nivel qendror, qoftë në nivel lokal, qoftë brenda partive politike. Ky është paradoksi i diktaturës liberale që ka ndërtuar kryeministri Rama, kuptohet me ndihmën e çmuar të berishizmit dhe të sistemit tonë mediatik.
Koncepti i diktaturës vjen nga fjala latinishte dictare, diktoj në shqip. Sot qeverisja në Shqipëri diktohet pothuajse tërësisht nga kryeministri Rama, qoftë në nivel qendror qoftë në nivel lokal. Vendim i fundit i Ramës për të shkarkuar të gjithë drejtorët e bashkive ku ka fituar PS-ja, dhe largimi i tyre nga detyra, tregoi se në Shqipëri nuk kemi më pushtet vendor, apo demokraci lokale, por vetëm pushtetin e Ramës.
Bëhet fjalë për një pushtet tërësisht të pakontrolluar dhe të pakufizuar jo vetëm nga pushteti vendor por edhe nga parlamenti apo Partia Socialiste. Me ndryshimet kushtetuese të vitit 2008 dhe me listat e mbyllura të deputetëve Parlamenti dhe Partia Socialiste janë kthyer në masha të kryeministrit Rama. Pa përmendur Presidencën apo Këshillin e Ministrave që janë tashmë institucionet më anonime të Republikës Rama.
As Paralamenti, as Partia Socialiste dhe aq më pak Këshilli i Ministrave, nuk e luajnë tashmë rolin e tyre të mëparëshëm si forume ku diskutoheshin, debatoheshin por edhe korrigjoheshin politikat e pushtetit. Ndaj sot qeverisja socialiste është reduktuar tek diktati i kryeministrit Rama. Po të kemi parasysh pushtetitn e gjerë parlamentar dhe lokal që kanë socialistët sot, i bie që jemi de facto në një qeverisje autoritare dhe për pasojë aspak demokratike, kolegjiale apo transparente.
Problemi më shqetësues është se qeverisja autoritare po transformohet tashmë në diktaturë politike sepse ka betonizuar atë që Klaud Lefort e quante “vendi bosh i pushtetit”. Sipas Lefort karakteristika e demokracisë, ndryshe nga regjimet totalitare, autoritare apo monarkike, është se pushteti është një vend bosh që nuk është identik me pushtet-mbajtësin, sepse ai mbushet dhe zbrazet vazhdimisht dhe në mënyrë periodike nga pushtet-mbajtës të ndryshëm.
Në Shqipëri sot vendi bosh i pushtetit jo vetëm është mbushur plot por edhe trupëzohet tashmë nga kryeministri Rama, sot dhe nesër. Pas zgjedhjeve të fundit parlamentare dhe refuzimit të Partisë Demokratike të reformohet vazhdimësia në pushtet e Ramës edhe për një mandat tjetër duket gjithnjë e më tepër e paevitueshme.
Shumica që e solli Ramën në pushtet në zgjedhjet e fundit është transformuar gradualisht nga një shumicë fluide, sic duhet të jenë shumicat në demokraci, në një shumicë të ngrirë që nuk lëviz dhe as nuk tranformohet nga zgjedhja në zgjedhje.

Ndërkohë Rama ka ngrirë si në rolin e kryetarit të PS-së edhe në rolin e kryeministrit.
Aq më tepër kur shfarosja e demokracisë lokale dhe e pushtetit vendor redukton shumë mundësinë e lindjes së liderëve apo forcave të reja politike. Në një pjesë të mirë të vendeve demokratike forcat e reja shpesh lindin dhe konsolidohen në nivel lokal përpara se të synojnë pushtetin qendror.

Vetvendosja fitoi Bashkinë e Prishtinës përpara se të fitonte pushtetin qendror. Vetë Edi Rama e krijoi profilin e tij politik në Bashkinë e Tiranës përpara së të synonte pushtetin qendror. Në këtë aspekt pushteti vendor shërben si paradhoma e pushtetit qendror, si për testimin, formatimin edhe për konsolidimin e forcave dhe të liderëve të rinj politik.

Me shkatërrimin e demokracisë lokale dhe të pushtetit vendor Rama ka shëmbur një nga hapësirat më pjellore të rinovimit të politikës shqiptare. Sot edhe nëse një forcë e re politike fiton një bashki të rëndësishme (si Tirana, Durrësi, Shokdra, Vlora apo Elbasani) e ka të pamundur të krijojë një model qeverisje aty sepse kompetencat e pushtetit vendor janë zeruar tashmë, sikurse e ka theksuar me të drejtë kolegu Mero Baze.
Kështu mungesa e demokracisë vendore kombinuar me mungesën e demokracisë partiake riprodhojnë shkretëtirën tonë politike ku kryeministri Rama dikton i qetë nga oazi i tij privat socialist. Nuk është rastësi që Rama ka shembur pikërisht dy urat që e lejuan atë të transformohej nga figurë publike në líder politik, demokracianë lokale dhe demokracianë partiake, për tu transformuar në një lider të pakonkurrueshëm si brenda edhe jashtë PS-së.

Në këto kushte reformat liberale që kanë të bëjnë me forcimin e shtetit të së drejtës (rule of law) jo vetëm nuk e kërcënojnë por e legjitimojnë diktaturën politike të Ramës, e cila përdor rëndom propagandën por jo mekanizmat tipike diktatoriale të dhunës dhe intimidimit ndaj opozitës, mediave apo gjygjësorit. E thënë ndryshe, dhuna dhe intimidimi ndaj opozitës, gjygjësorit apo mediave nuk janë mjetet kryesore me të cilat mbahet në këmbë pushteti aktual, edhe pse ka raste të përdorimit të tyre, sic ishte përplasja me pronarët e Gazetës Panorama.
Kjo është veçantia e diktaturës politike të Edi Ramës, dimensioni i saj liberal, çka e bën atë të paperceptueshme nga Bashkimi Evropian dhe të ndryshme nga Maduro në Venezuelë, nga Orbanizmi në Hungari apo nga Erdoganizmi në Turqi. Ajo nuk fut në burg gazetarë, nuk bën ndryshime kushtetuese për të kapur gjygjësorin (si në Venezuelë, Hungari dhe Turqi). Përkundrazi e ndryshon Kushtetutën për ta bërë gjygjësorin më të pavarur nga ekzekutivi.
Diktatura politike e Ramës nuk dhunon haptas të drejtat politike të opozitës apo të protestuesve të saj (kuptohet me disa përjashtime sic është kufizimi i komisioneve hetimore parlamentare). Ajo nuk i bën presion gjygjësorit për të përcaktuar se kush duhet ta marrë vulën e opozitës. Nuk i urren dhe as i deklaron opozitarët armiq të popullit, sic bëjnë Maduro, Orban dhe Erdogan. Përkundrazi, me përcmim dhe keqardhje i quan cyryk votuesit e opozitës dhe i fton të ftillohen nga përgjumja berishiste dhe të votojnë pushtetin socialist.
Pikërisht për këtë arësye denoncimet që i bëhen pushtetit të Ramës në Bashkimin Evropian bien në vesh të shurdhër. Për BE-në liberalizmi, i kuptuar si shteti i së drejtës, respekt për opozitën politike dhe zgjedhje relativisht të lira, është identik me demokracinë dhe nuk mund të ketë diktaturë liberale.
Si mund të jetë Shqipëria sot më pak demokratike se dje edhe pse ka zgjedhje më të lira se dje, më shumë liri shprehje se dje, më pak gazetarë të arrestuar se dje, më shumë pavarësi të gjygjësorit nga ekzekutivi se dje, më shumë zyrtarë të lartë të arrestuar për korrupsion se dje?
Idea që liberalizmi mund ti shërbejë një diktature politike është e pakonceptueshme nga BE-ja për faktin e thjeshtë sepse fenomene si totalitarizmi partiak, eleminimi i demokracisë vendore dhe bllokimi total i rinovimit të klasës politike nuk ekzistojnë në vendet e BE-së. Ama në kushtet e Shqipërisë fenomene të tilla e transformojnë politikën liberale në instrument të riprodhimit dhe legjitimimit të diktaturës politike të kryeministrit.
Bujaria që shumica socialiste tregon ndaj Berishës për ti dhënë hapësirë në parlament edhe përtej afatit të tij kohor, vetpërmbajtja e pushtetit ndaj protestave të opozitës berishiste përballë kryeministrisë, edhe kur ata godasin dhe dhunojnë policinë me shpresën se do dhunohen prej saj, apo toleranca e qeverisë ndaj televizioneve berishiste, edhe kur financimi i tyre ëshë i dyshimtë, buron kryesisht nga kalkulimi i thjeshtë politik se të gjitha këto aktivitete në fakt e forcojnë pushtetin e Ramës.
Protestat berishiste për vjedhjen e zgjedhjeve, fjalimi opozitar që Berisha përsërit që nga rënia e komunizmit, herë në shesh dhe herë në Kuvend, apo lajmet dhe programet politike të televizionit të familjes Berisha nuk përbëjnë asnjë kërcënim për pushtetin e Ramës. Përkundrazi ai i tregon ato me gisht si provë e qartë e mungesës së alternativës politike berishiste dhe të tolerancës së tij liberale për shtypin opozitar.
Në këto kushte Rama e toleron dhe e përballon me lehtësi forcimin e SPAK-ut dhe goditjet që ai i bën pushtetit socialist sepse ndihet shumë komod përballë opozitës mjerane të berishizmit dhe të partive të vogla që deri tani i kanë hapur gropën vetes. E thënë ndryshe hetimet e SPAK-ut dhe forcimi i këtij institucioni edhe pse tregojnë përditë kalbësimin korruptiv të pushtetit aktual nuk e kërcënojnë ekzistencën e tij përballë mungesës së alternativave politike të vjetëra apo të reja.
Përkundrazi, nëpërmjet reformës në drejtësi Rama jo vetëm ka konsoliduar kredencialet e tij liberale, brenda dhe jashtë vendit, por ka betonizuar edhe më tej pushtetin e tij brenda PS-së. Arrestimi i një kryeministri në detyrë është pothuajse i pamundur, jo vetëm në Shqipëri por edhe në vende me demokraci të konsoliduar. Ndaj arrestimet e bujëshme të SPAK-ut edhe në nivelet më të larta të pushtetit socialist nuk bëjnë gjë tjetër përveçse thellojnë hendekun mes përjetësisë politike të Ramës dhe përkohësisë së politikanëve të tjerë socialist.
E thënë ndryshe, si pasojë e deformimit të thellë të sistemit tonë politik, si në nivel qendror edhe në nivel lokal, liberalizmi politik i qeverisjes aktuale ka shërbyer për të konsoliduar dhe fshehur mungesën e demokracisë dhe për pasojë ka forcuar diktaturën politike të kryeministrit Rama.
Ndaj mund të flasim për një diktaturë liberale, ku demokracia, qoftë si hapësirë ku ndërtohen dhe zgjidhen alternativat qeverisëse, qoftë si pjesmarrje në vendimmarrje apo si llogaridhënie, reduktohet pa përdorur metodat represive të diktaturave apo sistemeve autoritare iliberale. Përkundrazi, vdekja e demokracisë substanciale është shoqëruar me përmirësimin e një numëri procedurash të demokracisë liberale sic janë zgjedhjet apo ndarja mes ekzekutivit dhe gjygjësorit.
Kjo nuk do të thotë aspak që Shqipëria nuk ka nevojë për më shumë liberalizëm, përkundrazi. Pavarësimi i Parlamentit përballë Ekzekutivit në mënyrë që të luajë rolin e monitoruesit dhe ti kërkojë ekzkutivit llogari është i domosdoshëm për demokratizimin e sistemit tonë politik. Ashtu sikurse edhe zgjerimi i hapësirave hetimore për komisionet parlamentare të opozitës.
Ama reforma të tilla liberale nuk do të mund të rrëzojnë dikaturën politike të Ramës për sa kohë liberalizmi si garant i demokracisë ndalon tek pragu i partive politike. Partitë tona politike sot janë hapësira thellësisht totalitare ku procedurat, zgjedhjet, dhe statuti shërbejnë thjesht për përjetësimin dhe konfirmimin e liderit në krye të partisë. Zgjedhje kishte edhe brenda Partisë së Punës dje, por roli i tyre nuk ishte përzgjedhja mes alternativave, por konfirmimi i Enverit dhe ideve të tij në krye të partisë, ashtu sikurse ndodh me Ramën dhe Berishën sot.
Është e vështirë të ndërtosh një demokraci liberale me parti totalitare që reduktohen tek vullneti i liderit. Pasi e kanë boshatisur demokracinë brenda partive liderë të tillë do ta boshatisin atë edhe jashtë tyre. Nuk është rastësi që demokracia shqiptare tashmë është reduktuar në disa procedura elektorale dhe politike që riprodhojnë të njëjtën shumicë (dhe pothuajse të njëjtën opozitë).
Vdekja e demokracisë, debatit dhe diskutimit brenda partive politike ka zhdukur edhe hapësirat demokratike jashtë tyre, hapësira ku diktati i kryeministrit do mund të kontestohej, bashkë me modelin aktual të zhvillimit, apo ku mund të ndërtoheshin alternativa qeverisëse. E kam fjalën jo vetëm për parlamentin dhe pushtetin vendor që janë reduktuar në zgjatime të kryeministrit, por edhe për hapësirën mediatike.
Është shumë e vështirë sot të debatosh në hapësirën tonë mediatike modelin e zhvillimit ekonomik të qeverisë Rama, që është përqendruar tek investitorët strategjik (miliarderët apo oligarkët), nëse ky debat nuk zhvillohet brenda dhe midis partive politike. Për të kuptuar këtë mjafton të dëgjosh heshtjen e thellë dhe të turpëshme që ka mbuluar median tonë mbi modelin e zhvillimit turistik në Sazan.
Është akoma më e vështirë ta kontestosh modelin aktual të zhvillimit që në qendër ka investitorin strategjik dhe jo qyetarin, fshatarin, apo bujqësinë, kur pushteti vendor është krejtësisht impotent dhe i shkëputur nga qytetarët. Pasi ia ka vjedhur të gjitha kompetencat pushtetit vendor kryeminstri Rama ia dhuron lumin, kullotën, lëndinën apo bregun e komunitetit një investitori strategjik duke injoruar opinionin dhe interesat e komuniteteve lokale që janë të papërfaqësuar si nga kryebashkiaku edhe nga një këshill bashkiak anonim që zgjidhet nga listat e mbyllura të partive politike dhe nuk ka fare lidhje direkte me qytetarët.
Për këtë arësye demokracia brenda partive dhe demokracia vendore janë cështje publike që përcaktojnë cilësinë e demokracisë sonë dhe jo thjesht cështje të militantëve partiak apo të reformës territoriale dhe administrative. Ndaj ato nuk mund dhe nuk duhet të lihen në dorë thjesht të partive politike dhe të liderëve të tyre. Ekzistojnë plot praktika ndërkombëtare ku proceset dhe procedurat zgjedhore brenda partive parlamentare zhvillohen nga institucione zgjedhore kombëtare.
Mendoj se është gabim i madh ta shikojmë mungesën reformimit të PD-së si problem thjesht i demokratëve apo transformimin e PS-së në një kazermë politike si cështje e ngushtë e socialistëve. Nuk mund të pranojmë, dhe aq më pak të normalizojmë, transformimin e PD-së dhe PS-së në prona private të kryetarëve pasi ky standart politik hedh në erë pasurinë tonë më të rëndësishme publike, që është demokracia, si në nivel lokal edhe në atë qendror.
Një sistem politik ku nuk ekziston demokracia vendore, ku nesër kryetare e PD-së është Argita Berisha dhe kryetare e PS-së Linda Rama nuk mund të prodhojë demokraci, konkurrencë dhe alternativa politike. Maksimumi mund të prodhojë një diktaturë liberale si kjo e Ramës sot, por që nesër do përfundojë thjesht në diktaturë.

Lapsi.al

33 Komente

  1. v
    vishja plot

    Blendi, Respekt per shkrimin, pavaresisht se une personalisht nuk jam dakord me disa nga ato qe argumenton. P.sh. nese keni mundesi te pergjigjeni: Kur thua se sot ka me pak demokraci se me pare, me ke e krahason? Sepse nese e krahason me periudhen Berishiane, do ishe totalisht gabim. Gjate kohes se tij, kemi patur nje anarshi totalitare dhe rrenim te konceptit dhe praktikes shtet. Me ke kohe e krahason? Me Edin 1 apo 2?

    Përgjigjjuni
    1. k
      k

      Autori harron se shqiperia eshte bote e tretē dhe nuk Jane te vlefshme teoritē e Millit, Tokvilit apo Monteskjesē.Perpjekja qesharake dhe patetike per tē veshur majmunin dhēndēr, e ben te pavlefshēm çdo arsyetim.

      Përgjigjjuni
      1. R
        Realisti

        Teorikisht ndërhyrja e Ramës në punët e bashkive nuk është tejet e drejtë por praktikisht ishte më se e domosdoshme. Vij çdo vit në Shqipëri si turist dhe shërbimi publik I bashkive është një katastrofë e vërtetë. Mjafton të shikosh plerat në mes të qytetit dhe hapësirat publike brenda qytetit plotë me shkurre dhe kupton se sa vizion lanë shqiptarët për jetën në komunitet. Di të them me plotë gojën se vetë shqiptarët e mërguar mund të rregullojnë vendin në shumë drejtime. Këtë korrik që isha në Shqipëri pata një debat goxha interesant me një punonjëse banke në lidhje me përdorimin e lekut të vjetër dhe leku I ri. Një turp që tregon thelbin e arsyes se pse nuk bëjmë dot shtet. Bankat vetë kartmonedhes 200 lekëshe I thonë 2000 lekë dhe ti si I ardhur quhesh injorant që nuk njeh lekun.

        Përgjigjjuni
      2. q
        qimi

        Hihihi,keshilltaret neoliberale te saliut te periudhes gërdeciane jane kundra liberalizmit te Rames,hihihi.

        Përgjigjjuni
        1. k
          katarakti

          Është të tërësisht e vërtetë që Rama sundon sot vendin në mënyrë "demokratike". Si fillim ai shpërfytyroi Partinë Socialiste, ku nuk ka më ide dhe kundërshtime. Ndryshe në ekonomi ai është tërësisht liberal dhe antisocialist. Faji i gjithë është i opozitës bajrraktare që nuk po shkëputet dot nga Sali Berisha. Dhe kështu Rama mund të sundojë edhe 20 vitet e ardhshme se nuk ka alternativë as brenda partisë, as brenda Shqipërisë. Po si mund të ishte një alternativë ndryshe?! Kjo është çështja. Unë nuk shoh ndryshime në politikën ekonomike të PD-së në krahasim me atë të PS-së. E vetmja alternativë ekonomike mbetet kthimi i pasurive kombëtare nga oligarkët dhe privati te shteti. Po kjo tingëllon pak si komuniste apo jo?! Atëhere?!

          Përgjigjjuni
          1. L
            Lymi

            "Po si mund të ishte një alternativë ndryshe"? Alternativen ndryshe Edvini e ka fut ne burg, si dikur Enveri fuste Kadriun me shoke! Sali Berishen ai e don ta kete perballe, ndersa Erjon Veliajn e kishte frike, mbasi elektorati i majte donte rinfreskim lidershipi, prandaj Erjoni eshte atje ku eshte dhe trajtohet me parametrat e drejtesise te kohes se diktatures!

            Përgjigjjuni
            1. K
              Korabi

              Sakte

              Përgjigjjuni
              1. D
                Dhimbnia e madhe POPULLL

                Me te lumte *Katarakti* ajo duhet bere *kthimi i pasurise kombetare ne duart e shtetit.* ...Dhimbie e madhe POPULL!..

                Përgjigjjuni
              2. N
                Nga Vlora

                Blendi, Jam dakord qe investimet ne turizem, industri apo bujqesi te kene nje balanc ne shperndarjen demografike...investitore te vegjel dhe te medhenj (strategjike sic e thua ti), shqiptare dhe te huaj (pavaresisht kur permendim Dubain si shembull te investimit...ai investim eshte pothuajse i huaj dhe strategjik). Nga 1992 deri pas 2000 ju la dore investimit anarkik dhe shumica ishte vendore. Me te drejte shumica ankohen per shkaterrim te mjedisit dhe korrupsionit galopant. Nga ai korrupsion po vuajme akoma. Administrata vendore i ka te te gjitha mjetet ti sherbeje publikut sic sherbehet kudo, por jane ose skolastike ose te korruptuar. Qytetari nuk e merr sherbimin si duhet apo kur duhet. Ndertime te shemtuara qe kane dale mode qysh tani. Kur ze Sazanin si shembull, do doja te dija si do ta mendoje ti zhvillimin e gjiut te Vlores pa ndertime strategjike? Nje nate ne fillimet e viteve 1990 kthehesha nga Italia me peshkarexhe (anije peshkimi) dhe imagjinoja gjiun e Vlores tere drite nese do vihej dore. Une kam punuar si arkitekt gjithe jeten me sukseset dhe deshtimet e mija. Si profesionist them po, ne kemi nevoje edhe per ndertime strategjike qe te shtrojne rrugen per arkitektet, inxhinieret dhe ndertuesit e rinj shqiptare. Qeverise i takon te ruaj balancet, te mbroj mjedisin, te nxis ne maksimum industrine agrare qe eshte celes per mbeshtetjen e turizmit dhe jetes se qytetarit, te mbroje ne maksimum trashegimine arkelogjike, historike dhe kulturore

                Përgjigjjuni
                1. V
                  Vishja kot

                  Zoti Kajsiu, Te flasesh per filozofine apo sistemet politike nga kolltuku, ne nje tavoline pune luksoze dhe ne nje ambient te mbuluar nga kondicioneri eshte kollaj por ti sherbesh qytetarit sic i sherbehet ketu ne Kanada nuk eshte c'eshtje kryeministri por mentaliteti. Dakord, nuk ka pune Edi te veje dhe ti shkule veshet nje nga nje pushtetareve vendore, por kur puna s'behet c'fare zgjidhje do propozoje ti Blendi?? Ne punen time nuk me vjen as kryeministri i Kanadase (ka probleme me tarifat lol), as kryeministri i Ontarios dhe as kryetari i bashkise. Blendi, ti edhe edhe shume te tjere qe e kane komoditet kritiken shkoni dhe behuni pjese e administrates ose drejtues dhe i sherbeni me pune ketij populli dhe jo filozofi

                  Përgjigjjuni
                  1. D
                    Dakord

                    Perfekt. Unë jam një "qyqar" që kam aplikuar në bashki për një azhornim harte që në janar dhe asnjë përgjigje nga bashkia. Afati ligjor ishte 30 ditë. Ankohu me shkrim më thanë, e bëra. 30 ditë të tjera pritje, prap asnjë përgjigje. Çfarë bëj unë qyqari në këtë rast? Hyri gushti. Tmerr. Ata që nuk punojnë në bashki e marrin rrogën ama. A është ky abuzim me detyrën?

                    Përgjigjjuni
                    1. l
                      logic

                      zoti kanadez..keni shume te drejte persa i perket mentalitetit ..kur jane mesuar me rrempallen nuk ndryshojne dot keshtu qe perdorimi i diktatures demokratike qe ekziston dhe zbatohet ne te gjitha vendet perendimore demokratike eshte i domosdoshem per te ndryshuar mentalitetin e gabuar..dhe per te ndalur rrempallen ..

                      Përgjigjjuni
                    2. A
                      Altin Pellumbi

                      SAKTE! Shkrim shume I mire! Deshiroj dhe opinione te shendeteshme dhe logjike! Per Diktaturen Liberale ka shume per te folur,por te flasin njerezit e letrave,gazetaret profesionist e Jo kushdo. Flm

                      Përgjigjjuni
                      1. t
                        taliani

                        Altin, Lexo me siper se paska disa komentuese qe nuk flasin kot

                        Përgjigjjuni
                      2. D
                        Democraticus

                        KUR HUMB BESIMIN TEK POLITIKA, QEVERISJA E KUR DEMOKRACUA NUK THOTE ME GJE PER SHQIPTARET, DHE NJE GOMAR MUND TE SUNDOJE KETE VEND!!! AJO QE TI ZERDELIA APO KAJSUA NUK E THUA ESHTE SE DIKTATURA ME E ZEZE NE JETE TE JETEVE ESHTE AJO E PAKICES!! SHQIPERIA ESHTE NE KUSHTE APARTEJDI KU 7 PERQIND E POPULLSISE QE JANE VLLEHE SERBE BOSHNJAKE ROME GREKE ETJ SUNDOJNE E PERDHUNOJNE 93 PERQIND TE POPULLSISE!!!! ME TE TJERAT QE KE SHKRUAR SHQIPTARET LE TE FSHIJNE PRAPANICEN!!! LEKET QE KE MARRE NGA RAMA PER KETO BROCKULLA , KTHEJI!

                        Përgjigjjuni
                        1. d
                          demokrati pa licence

                          Sot bota qe te mbijetoje duhet nje kufizim i demokracise pa kufi ! Eshte tejkalim i demokracise kur mundohesh te kufizosh te drejtat e nje grupi dhe ti japesh prioritet nje grupi tjeter.

                          Përgjigjjuni
                          1. Q
                            Qytetar shqiptar me banim Sh B A

                            I nderuar Blendi pavarsisht se shkruan shume gjate ngelesh me i miri i te gjithe te tjereve . Qeverisja e Rames krahasuar me standartet Europiane eshte e vertete qe ka shume gjera per te deshiruar , por kurre nuk duhet te harrojme se mu kemi qene e ku kemi arritur . Gjithmone mendoj te krahasojme Edi Ramen me qenin qe kemi pasur me pare me kafshen Sali Berisha , qe jo vetem qeverisja ishte ne sherbim te familjes , po per drejtesine nuk mund te flitej bile akoma edhe sot e kesaj dite ai maskar ka ndikimin e tij mbi te quajturin SPAK . Si mund te pranohet qe kjo strukture e ngritur per te korigjuar te kaluaren jo shume te larget te merren me ceshtjen PARTIZANI njera nder akuzat me te lehta te terroristit Sali e te mos hapen ato me te rendesishmet qe mendoj se jane disa . Ky qe bertet ka tre muaj gati per zgjedhjet ( farse ) SPAKU do duhej ta fillone punen me zgjedhjet e 26 Majit se qe ketu fillon e keqja me e madhe si me thene ajo fija e shkrepses sa e vogel po ne fund demi eshte i pallogaritshem . Mandej Spak do te duhej te vazhdonte me 97 qe shperberi shtetin , me 14 Shtatorin , Gerdecin qe e quan aksident teknullogjik po aty u poqen te gjalle 26 njerez nga babezia vetem per te vjedhur dhe me e tmerrshmja 21 Janari ku u pushkatuan kater qytetare vetem pse protestuan se kishin pare zvkryeministrin duke vjedhur . Pra krahsuar ate kohe me kete kohe thuajse jemi ne demokraci te plote Europiane . Mendoj se pa prere koka e te gjithe te keqiave qe eshte nje dhe vetem nje qe quhet Sali Berisha as te mos shpresojme se mund te ndryshoje gje ne kete vend dhe jam i sigurte qe edhe Edi Rama do ike vete .

                            Përgjigjjuni
                            1. L
                              Lexoje mirë

                              Dihet që Rama është liberal dhe tolerant. Ramën mund ta shash me nënë e motër, dhe nuk ke frikë se të gjen gjë. Pa provo e shaj Berishën..... . Përveçse të përgjigjet vet direkt, duke të thënë, PO NANA E MOTRA JOTE Ç'A DO BAHET, PROSTITUTË DO BAHET........., DËGJO KTU TI, TA BAJ FTYRËN MA ZI SE KPUCA. Dhe pas kësaj dërgon falangat e tij që të zhdukin nga faqja e dheut. .............. . E mbani mënd! Rama preku një gazetare në sup, mbas pyetjes provokative të saj, dhe u vërsulën gjithë gazetarët, S'KE TURP, E QËLLOI, PREKU RËNDË LIRINË E SHTYPIT.........Berisha, pas daljes nga SPAK, vjet pati një pyetje nga gazetarja Klodiana Lala. - Zoti Berisha, ju po na tregoni çfarë i pyetët ju prokurorët e SPAK, por ne jemi ktu për të të pyetur, çfarë ju thanë mbi dosjen Partizani prokurorët......... - Dëgjo këtu ti, i tha Berisha. E di mirë ç'ka t'baj unë ty, që kërkon të bëhesh bashkë prokurore me SPAK. MBYLLE GOJËN! ......... Askush, asnjë gazetar nuk u mor me këtë kërcënim të Berishës ndaj një gazetareje. Bile as vetë Klodiana.... . E kujton mirë besoj, zoti Kajsiu................ . Ja pra, një arsye pse shqiptarët votojnë Ramën me diktaturën liberale, sesa Berishën që para se të flasësh, duhet të shohësh përreth kë ke pranë, sepse rrezikon të kesh pasoja fizike.

                              Përgjigjjuni
                              1. D
                                Dhimbnia e madhe POPULLL

                                Me komentuesin *KATERAKTI* jemi..Ne...*Dhimbia e madhe POPULL!*

                                Përgjigjjuni
                              2. A
                                Art

                                Shkrim fantastic, nuk I heq dot nje presje Bravo zoti gazetar

                                Përgjigjjuni
                                1. E
                                  Edi Rama

                                  Te shkruash kete lloj artikulli duhet te jesh komardare nga koka, dmth ne vend te trurit te kesh vetem ajer. Kjo ngjan si dy pika uji me propaganden komuniste te "Zerit te Popullit" para 40 vjeteve, ku thuhej: demokracia proletare, demokraci e vertete. Dmth shkelja e te drejtave te njeriut ishte gjeja me e mrekullueshme ne bote. Vazhdon trushpelarja me fryme te larte revolucionare. Kesaj i thone te te zere kallo gjuha nga bythlepirja o "gazetar".

                                  Përgjigjjuni
                                  1. .
                                    .....

                                    Nuk pata durim te lexoj shkrimin kilometrik, veçse lexo disa nga te duruarit e komenteve. Beni shkrime konçize te lexohen , jo i njejti avaz gjithnje. Sa pashe Bledi Pjeshken, thashe qe do jete i gjate shkrimi. Pastaj pjeshakt i hante shume Jozefina me Saliun: eshte thene ne parlament kjo.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. D
                                      Dhimbia e madhe Popull!

                                      Komentuesi *KATAREKTI* duhet degjuar e mebeshtet sidomos *dy paragrafet e fundit...si-*kthimi i EKONOMISE private ne shteterore...* Dhimbia e madhe POULL!

                                      Përgjigjjuni
                                      1. D
                                        Dictere

                                        Blendi para cerek shekulli bente pjese ne eliten e re intelektuale qe sillte frymen liberale amerikane si celes suksesi kudo ne bote, vecanerisht ne Shqiperi. Sot pershkruan rrenimin e kesaj pseudo utopie ne Shqiperi, pasqyre e liberalizmit te ndryshkur perendimor. Si fillim do duhej te bente nje mea culpa duke nisur nga periudha e Kop-it berishist, se dyti te na thote se cfare realiteti tjeter politik mund te prodhojne partite dhe shoqeria shqiptare, se treti, sa gjasa ka qe elitat e mykura europiane ku prej shume kohesh nuk ka zgjedhje sepse nuk ka alternativa (France, Gjermani, Itali, Angli etj) te propozojne daljen nga rrenojat liberale - mbase permes luftes…

                                        Përgjigjjuni
                                        1. N
                                          Niku

                                          Shkrimet tuaja perifrazohen kështu: Ti z. Rama je përgjegjës që të votojnë gjithnjë e më shumë! Duhet të largohesh me vullnet të lirë, në mënyrë që të vijnë opozitarët madhështorë! Fakti që po qëndron gjatë, tregon që je diktator dhe që të mos bëhesh i tillë, duhet të largohesh nga politika me vullnet të lirë!

                                          Përgjigjjuni
                                          1. s
                                            sa per dijeni

                                            Demokratët Liberalë janë një parti politike liberale në Mbretërinë e Bashkuar. Partia mbështet reformën kushtetuese dhe zgjedhore, taksimin progresiv, ambientalizmin, mbrojtjen e legjislacionit për të drejtat e njeriut, reformën bankare dhe liritë civile.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. P
                                              Pjeshhka

                                              O kajsi, e ke tjerrur shume dhe komplet mjegull, as vete sje i qarte cpo thua. Nuk ka diktature liberale apo konservatore apo cte pjell mendja ty. E kishim dhe diktaturen e proletariatit ne,nese e mban mend. Diktatura eshte diktature, ndersa demojracia eshte antipodi i saj. Ne demokraci sundon vetem ligji dhe e drejta, ne diktature sundon deshira dhe mendja e liderit apo sunduesit. Spo e zgjas me se do behem si ti pastaj qe e ke bere kte shkrim si trafiku tirane -durres.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. M
                                                Mara emigrante ne Itali

                                                Eshte per ti qare hallin ketij kajsis , i shkreti sa eshte lodhur duhet shperblyer me euro se ka derdhur djerse .Pika , qe te kete analist te tille qe nuk dallojne dot naten me diten ku jemi sot .

                                                Përgjigjjuni
                                                1. e
                                                  enter""

                                                  Populli nuk ka patur dhe nuk ka koncepte demokratike, prandaj jemi ne kete gjendje. Ky popull eshte mesuar me dhune dhe me mungese respekti ndaj tjetrit. Koncepted demokratike jane te huaja, thjesht te maskuara me idiotlliqe.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. Q
                                                    Qytetari

                                                    Eh mor Kajsi, nje gje me duket se zoterote nuk e kupton dot , eshte se Edvin Rama ka sfiden per ta bere me cdo kusht Shqiperine pjese te familjes Evropjane dhe per kete do i duhet ta coje ne perfeksion drejtimin e vendit , si ate qendror ashtu edhe vendor, e kjo kerkon me pa tjeter nderhyrje, natyrishte per ate pjese te pushtetit vendor , qe drejtohet nga partia e tije. Ndoshta kete te fundit ti si analist, duhet ta kuptoje se ai ka te drejte te nderhyje.

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. d
                                                      drejtesi e munguar

                                                      Mendoj se artikulli kerkon te paraqes nje ser aritjesh,si ne marredheniet shtet -qytetar dhe te na thote se ndarja e pushteteve eshte prezent.Eshte e vertete qe ndryshimet jane si nata e zeze me mugetiren e mbremjes.Ne nje shtet DEMOKRATIK fjala per drejtimin e vendit i takon (demos) popullit.Vertet pas zgedhjeve kutite u hapen dhe u rinumruan.Nje veprim qe ne 2009-ten nuk u be.Por cfar efekti mund te kete nje veprim i tille kur 70% e parlamentareve jane futur ne Kuvend pa asnje vote?Qe nga momenti se eshte Partia (kryetari)qe i emeron Kuvendaret ,fjala demokraci (liberale apo proletare) s;ka kuptim.Kjo eshte qe plaka eshte bere nuse.Eshte e vertet qe pushteti gjyqesor eshte me i pavarur por,a jep ai hesap para sovranit(Kuvendit)?Thuhet qe ne burgjet shqiptare 70% jane per dyshime te arsyeshme.Po a mund te hetohen ne gjendje te lire?Kjo Z.Bledi eshte shkelie e lirise te njeriut (te demokracise).Persa u perket kerkeses te K/ministrit per doreheqien e disa drejtuesve te pushtetit vendor,eshte shkelje e te drejtave te te vetqeverisjes vendore por,Ai duhet te shihte K/bashkiaket si nevoj per shkarkim si njerez te paafte per te drejtuar.Nuk mund te ndodh nje veprim i tille kur puna eshte bere.Ne nje fare menyre K/bashkiaket kane treguar se jane te pa zote te kryejne detyren e ngarkuar nga populli ne zgjedhjen e tyre.Ne mendimin tim ,shkaqete jane tek ndryshimet kushtetuese te 2008-tes dhe mos zbatimi i ligjit.Demokraci nuk do te thote anarshi sic u veprua pas 1990-tes,ku cdo gje u perdhos dhe qe vazhdon te mbrohet nga nje opozite e "vdekur".Vendi mund te kaloj ne "diktature" kur opozita eshte nihiliste dhe e paafte per tu bere alternative.Tek partite tona mbizoteron "Bajraktarizmi",ku bajraktaret vendosen dhe largohen kur vdesin biologjikisht.

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. J
                                                        Johny Walker

                                                        Zoti Kajsiu jeni perpjekur te paraqitni rasti e RAMES si nje variant brillant te sundimtarit qe i duhet vendit ne kete etape zhvillimore ,si nje krijese hibride midis diktatorit modern qe edhe mund te jete dhe liberalit qe edhe mund te mos jete sepse nuk ka dhene prova te mjaftueshme .Ky konstatim ne nje Shoqeri qe ka Perqafuar Demokracine Parlamentare si forme regjimi, nuk ka fare rendesi sepse idealisht ,edhe sikur Rama te ishte Fondamentalist apo cdo gje tjeter monstruoze qe mund te prodhoje imagjinata e njeriut nuk do ta kishte pushtetin e gjate , ajo nuk do te kish rendesi, per FAKTIN E THJESHTE SE NE DEMOKRACI i forte eshte vetem LIGJI, Rama dhe gjithe ata qe humbasin kohe duke analizuar psikologjine e profilit te Liderit e te na e paraqisin qofte edhe nje pordhe te tij si dicka unikale e te papare ndonjehere ne kete nivel gjoja elitar lodhen kot dhe rezikojne te degradojne ne pozicionin e tyre thjesht ne KRONIKANE OBORRI , Sepse ne nje sistem kapitalist Rama eshte kryeministri i vendit dhe ben nje pune qe eshte njejte pune sikur puna qe bene fshesaxhiu ne bulevard, e pra gjithsecili ne sistem ben rolin qe i ka ngarkuar sistemi por askush nuk eshte i pazevendsueshem as RAMA , madje fakti qe cilesohet si diktator e perforcon idene se ky individ po mban peng ligjet e dialektikes se pushtetit ne nje demokraci te drejte shoqerore ,vetem per te pazevendesueshmit ja vlen te meremi dhe te bejme analiza te profilit politik, social, human etje etje .E pra .Rendesia qendron gjetiu jo tek ky qe na qeveris Por .TEK SHOQERIA shqiptare qe ne nje sistem demokratik i ka te gjitha instrumentat de jure dhe de fakto te mos e lejoje kete qe ky te sillet as si diktator e as si liberal e as si diktator liberal apo dengla si keto.Cfare ka ndodhur me Shoqerine tone eshte qe Indi i sajndertues dhe potenciali rigjenerues eshte dobesuar kaq shume me largimin mbi 500 mije shqiptareve ne nje dekade te qeverisjes socialiste, Duke qene vendi i pare ne ballkan me 18 % te popullsise aktive te larguar e ku pjesen dermuese e perben RINIA forca me aktive jo vetem Kontributore ne ekonomi po edhe si force me energji transformuese per vendin ne cdo fushe te jetes , ne keto kushte ajo qe ka mbetur nga shoqeria shqiptare e ka humbur fare vitalitetin dhe nervin per te reaguar sa qe Rama , jo Diktatur liberale, por edhe ultraliberale , extraliberale retroliberale , paraliberale , neoliberale e epitete pordha si keto mund te beje, madje Rama po te doje mund ta proklamoje edhe fashizmin liberal, apo Monarkine Liberale dhe askujt nuk do ti interesoje asgje.Shkurt mund te beje c te doje.Se po te ishte e kunderta , do ti kish thyer hundet me kohe me gjithe skandalet qe i kane plasur dhe vazhdojne ti plasin cdo dite.Fajin perfundimisht nuk mund ta kerkojme me tek Rama ai e nxorri fytyren e vertete ne 4 mandatee,Ai ja doli me 3 shetitore dhe 2 lulishte ti hedhe hi sysh popullit nderkohe qe sfidat e verteta ekonomike dhe bujqesia dhe industria dy kollona te ekonomise jane thyer me kohe dhe ky vend ecen perpara vetem se e shtyn era e kohes ,E pra eshte e qarte qe fajin e ka shoqeria shqiptare qe po perballet me pasojat e koheve qe kane lene gjurme ne formimin e e psikiken saj kolektive dhe e futur ne njo kompleks nenshtrimi Jo vetm nuk rebelohet por madje gati te krijohet bindja se ajo deshiron te sundohet dhe kjo po ndodh.PO te jap vec disa shembuj :Si te duket ty zoteri, qe iu thuhet shqiptareve shiko se mishi ishteme salmonele u be sallam dhe u henger kush vdiq vdiq ska problem, apo se mandarinat kanceroze u shtruan si frut per femijet e Shqiperise qe i hengren dhe i treten po s ka problem se jeta vazhdon Apose 15 tone akullore me perberes kanceroz u hengren nga femijet , apo se qumeshti eshte me aflatoksine domatja me hormone ,djathi me niseshte etje etje Kaq sa per te kapur nje pike nevralgjike si shendet cili shqiptar shkoi tek dera e kryeministrit dhe ti bente ULTIMATUM, ose te jape doreheqjen ky apo ai ose ik vete RAMA.Vdesin te semuret me kancer se s kane Ilac dhe behet debat televiziv , (edhe ai kur e do Blendi Fevziu) bla bla kot dhe jeta vazhdon per ata qe kane fat te jene te mbijetuar, Ku eshte Shoqeria Jone perse nuk Reagon perse nuk e rrethon ministrine e Shendetsise dhe minimalisht Dorheqje te ministres ose Te Ike vete RAMA.Aty tek dera pa levizur, ku eshte gjithe ajo Tirane qe derdhet RRUgeve per Ballokume per dite vere,apo per nje maj ha fara neper lulishte perse NUK PROTESTON ,Apo del ai Lepurushi Deputet i perjetshem Erjon Brace dhe tallet me nervat e njerezve ,....:po cka buka qe hane shqiptaret thote qe behet ka e forte kur e pret me thike diten e dyte, kur duhet vet tu prije njerezve drejt institucioneve ose te pakten me Interpelanca Parlamentare se eshte i zgjedhur nga populli dhe me taksat e tij PAGUHET prej sa vitesh por del ben video dhe tall b Apo i teket Rames nje dite dhe shkarkon te gjithe keta qe i ka zgjedhur realisht populli me zgjedhjet lokale, dhe as populli s ndjehet qe i ka zgjedhur , as keta nuk ndjehen qe ta apelojne vendimin e tij , Jo per gje por qe edhe ky kajsiu te jete i qarte ne konstatimin e tij nese eshte vertet Diktature Liberale apo Diktature Konservatore apo neofashizem e ku ta di une se cfare , e nderkohe drejtesia nuk flet.I shiten popullit me te varfer te europes ushqimet e shportes me cmimet me shtrenjte se mesatarja e BE dhe askush nuk reagon, dmth ose Diktatura eshte ne proces ose Populli dhe shoqeria civile ne vecanti ka mbaruar pune, ne kete pike te kam dhjere mu ne demokraci , ne diktature , ne liberalizem e dreqi e di se cfare.Ky vend ka ikur per lesh

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. e
                                                          emigranti

                                                          nenen tja u qi te gjitheve se jane mesuar me te vjedhur ku do duke shkelur cdo ligj te jetes

                                                          Përgjigjjuni

                                                          Lini një Përgjigje