Në romanin "Pallati i Ëndrrave", të Ismail Kadaresë, njerëzit nuk kontrollojnë më realitetin, por gjurmohen për ëndrrat, mendimet më intime, më të padukshme, më të paqarta.
Një aparat i padukshëm shtetëror grumbullon, përpunon, selekton, manipulon dhe interpreton… ëndrrat!
Dhe në fund, ato bëhen armë! Armë që kontrollojnëtë pakontrollueshmen: Nënvetëdijen!
Në "Pallatin e Ëndrrave" frika është bërë metodë, besnikëria matet me heshtjen, fjalët e lira përkthehen në rrezik, çdo mendim që s’përshtatet me linjën zyrtare, etiketohet si kërcënim.
Qytetari ndihej i vrojtuar edhe kur hesht, i ndëshkuar edhe kur ëndërron.
Në vend të institucionit që përpunon ëndrra, është ndërtuar një sistem që përpunon bindje. Dhe shpesh, edhe vetë vetëdijen.
Pallati i ëndrrave? Jo më letërsi distopike.
Në "Pallatin e Ëndrrave": sektorët’ dhe ‘procedurat’ që ndiqnin janë:
Grumbullimi i ëndrrave nga e gjithë popullsia;
Seleksionimi, kategorizimi, përzgjedhja e tyre në varësi të rrezikut që kanosnin për vendin dhe sulltanin.
Interpretimi i ëndrrave të përzgjedhura.
Në fund Kryeëndrra e çdo jave, e cila priste koka.
Tani, zëvendësoni ëndrrat me SMS dhe mesazhet në Whatsaap...
Bravo Stefa. Kohet persiritin njera tjetren ne forma e mjete te ndryshme. Por esenca mbetet e njejte.
Sa qenka lodhur autori me gjthe kete shkrim te gjate analitik...
Autori kishte hall të mos lodheshe zotrote Realisti kur ta lexoje! Kaq koqe sa je nuk kupton që thotë me 100 fjalë ato që ti mund t'i thuash me 1.000.000.000 fjalë.
Ore Realist, të paktën gjej një emër që të përshtatet e mos kopjo emrin që përdorin të tjerët. Siç edhe e shikon realist nuk të bën emri por çfarë nxjerr nga goja.
Bukur, Stefa!!!!