Nga Namir Lapardhaja
Partia Demokratike sot është në pikën më të ulët të ekzistencës së saj politike dhe intelektuale. Mungesa e një ideje, mungesa e një alternative reale, ka lënë një boshllëk që po plotësohet vetëm nga një konkurrencë e sëmurë: kush i serviloset më shumë Sali Berishës.
Nga një parti që dikur përfaqësonte shpresën për ndryshim, PD është shndërruar sot në një sallon lavdërimesh për një figurë politike që, me gjithë kontributin e tij, nuk mund të jetë më busulla e së ardhmes. Deputetët e saj, në vend që të merren me ide, me platforma apo me alternativa për një opozitë reale dhe funksionale, janë kthyer në një kor lavdërimesh për liderin e tyre të vetëm.
Një kërkim i thjeshtë në internet mjafton për të parë nivelin e servilizmit që ka përfshirë këtë parti.
Ja një pjesë e deklaratave të fundit:
Agron Gjekmarkaj: "Berisha të mos largohet, nuk ka asnjë arsye."
Belind Këlliçi: "Berisha, i pavdekshëm në sytë e shqiptarëve."
Gazment Bardhi: "Do votojë kundër nenit 'Basha' si antistatuor."
Luçiano Boçi: "Berisha, misionar i ndryshimit."
Luan Baçi: "Falë Berishës PD mbijeton, se po mos të ishte Berisha, PD s’i merrte as dhjetë mandate."
Jorida Tabaku: "Berisha e mban të bashkuar PD."
Tritan Shehu: "Berisha është misionar i votës së lirë."
Oerd Bylykbashi: "Për Berishën, e pamundura është asgjë."
Tomor Alizoti: "Nuk shoh asnjë konkurrent të Berishës në PD."
Këto deklarata nuk janë thjesht shprehje respekti, por janë simptoma të një partie që ka humbur boshtin e saj identitar dhe ekzistencial. PD nuk është më një parti që artikulon një të ardhme për vendin, por një rreth adhuruesish të përkushtuar ndaj një njeriu.
Një parti që e lidh fatin e saj me jetën biologjike të një lideri të vetëm, nuk ka të ardhme. Ajo mund të ekzistojë fizikisht, por shpirtërisht është një trup pa jetë, pa ide, pa sfida, pa mendim, pa energji rinovuese.
Nëse PD nuk arrin të çlirohet nga ky model i vjetër dhe të krijojë një frymë të re, me ide dhe mendje të reja, atëherë jo vetëm që nuk do të jetë më alternativë për qeverisjen, por nuk do të jetë më as opozitë. Ajo do të jetë thjesht një nostalgji e së shkuarës.
Popull nese kerkoni Lirine dhe te Jetoni te lire dhe mos te kete me Vrasje ! zbritni nga kali kete kerme kriminel penecilinen ! se dhe Drejtesia e re SPAK apo USA dhe Evropa nuk po kontribojne per te ndaluar Vrasjet qe do te ndodhin sic kane ndodhur dhe jane Vrare mbi 3000 shqiptare me Armet e Penecilines kermes kriminelit sali....Nuk ka me Herojne shqiptare ! panvaresisht Skllaverimit dhe Vrasjeve qe ju jane bere shqiptareve !

te kujton enverin ky kult individi, kur te vdese do ulerijne dhe vajtojne si debila

Mban dhunen dhe thashethemnajen gjalle berisha,ky eshte tipar i pd
Më pikantet : 1- mbajtja e PD-së të bashkuar (8 janar) , 2- misionar I votës të lirë ( 26 maj 96 ) , sikur t’ë shtonte Fatja me Lulin , 3- garant I jetës të njerzve ( Gërdec , 21 janar ) .