Nga Elsa Demo*
Njerëzit me të cilët më vjen të rri këto kohë janë të papunë. Merremi vesh mirë, pa fjalë, ndjejmë praninë e njëri-tjetrit, qeshim, me dhe pa ironi, edhe hidhur qeshim.
E ndiej si një vëllazëri papunësinë. Kemi krijuar batutën “kam shumë punë”, që e përdorim edhe kur është fjala për të qëruar një shegë. Është stina e shegëve. Ta qërosh këtë frut, ta shkërmoqësh kokërr për kokërr, të merr aq kohë sa mund ta kalosh ndër mend jetën tënde si një film, të djeshmen dhe të sotmen – Ne mendojmë në përjetësi, por lëvizim ngadalë nëpër kohë, thotë Oscar Wilde-i.
Them se po përjetoj një anë të gjendjes së papunësisë, e cila ngjall frikë. Njeriu mund të rrëshqasë në natën e thellësisë së oqeanit apo të zhduket në një hapësirë ku nuk e ka më peshën e trupit, të jetës.
Po mund të jetë frikë për arsye të tjera, kryesisht për këto arsye të tjera, papunësia, sepse humbet disa privilegje që puna t’i jep, sidomos kur është punë me përfitime materiale dhe komoditet që garanton status shoqëror.
Në fund të fundit, nuk mund të kesh frikë për çfarë do të bëhesh, fëmija nuk jeton me këtë frikë dhe në këtë pikë, ka se çfarë të mësohet nga fëmijët. Nuk ka pse të kesh frikë, se çfarë do të bëhesh, sikurse nuk ka arsye të jesh krenar apo të turpërohesh për çfarë ke qenë dikur. Ky misticizëm i frikës ka disa anë që gjendja e papunësisë të jep mundësinë t’i vizitosh, të hysh e të dalësh në zona që komoditeti t’i mbyll apo i bën zona të ndaluara komunikimi.
Dua të them që, përtej frikës që përcakton aspekte të jetës sonë, unë besoj tek evolucioni etik i karakterit të njeriut dhe kjo është diçka e matshme, që mund të provohet përditë, ndryshe nga optimizmi dhe energjia pozitive që llomotitet kurdo dhe për çdo gjë, si motor lumturie, duke futur edhe sëmundjet në mes, si kanceri për shembull, për leksione etike mbi jetën dhe për çfarë duhet të mendojmë.
Mund ta quaj koincidencën e duhur, që këto rrëfime bëhen në muajin e fushatës kundër kancerit të gjirit, kur Public Relations, televizionet dhe forma të tjera masive të komunikimit, po i përdorin si makinë ideologjike historitë frymëzuese dhe optimiste nga të prekurat dhe të mbijetuarat prej kancerit. Dhe kjo më mërzit.
Mërzia është vizitori tjetër i imi këto kohë, që e çmoj. Mërzia është dezinfektant efikas kundër ankthit, kundër urgjencës për t’u marrë patjetër me diçka në jetë, me qëllim që të provosh se je, që dukesh, që të të shohin; mërzia është kundër urgjencës për t’u marrë me diçka që njerëzve s’u përket, si për shembull, jeta e tjetrit dhe sëmundjet e tij; mërzia është kundër realiteteve që krijohen për t’u shitur si parajsa terapeutike.
Kancerin, meqë jemi këtu, e kanë kthyer në kalë hyjnor për një jetë tjetër të mundshme, ku, ke qenë ç’ke qenë dikur, pas një kanceri bëhesh njeri më i mirë. Të bëhesh njeri më i mirë është një ideologji mashtruese me qarkullim të gjerë, ndikim dhe besueshmëri të lartë. “…është një copë mashtrimi joshkencor”, do thoshte Wilde-i. Po, mund “të bëhesh një njeri më i thellë, privilegj i atyre që kanë vuajtur”, për faktin se dhimbja, mërzia, palumturia, ndryshe nga kënaqësia, lumturia, energjia pozitive, e të tjerë narkotikë, nuk mban maskë.
Sot po funksionon formula: fol për sëmundjen, jo për sistemin, fol sikur flitet për ringjalljen nga një lloj vdekjeje, që ka ardhur për të të vetëdijësuar për jetën tënde, dhe ti bëhesh pas kësaj përhapës i lajmit të mirë, bëhesh një ungjillor. Nëse një sëmundje nuk do të hynte në trup për fatin tënd të mirë, ç’do të bëhej me ndërgjegjen?
Ime motër nuk e kupton këtë, megjithëse brenda dy vjetësh i është nënshtruar fillimisht lumpektomisë, mastektomisë më pas për shkak të recidivit agresiv, radioterapisë, kimios, terapive imunitare, nuk e kupton frikën nga vdekja, as maskimet që i veshin sëmundjes nëpër ekrane shtëpie dhe ekrane xhepi.
E shoh nga larg, ulur nën pemën në oborrin e brendshëm të Onkologjikut. Është pema me trungun më të degëzuar. Një ditë hipa me mend nëpër degët e saj të holla dhe të lëmuara dhe dëgjoja një grua nga Mirëdita të thoshte se, andej nga anët e vendit të saj, kësaj peme ia thonë emrin “foileta”. I ka kokrrat të vogla sa të bizeles, i bëhen të zeza kur piqen dhe i hahen.
Hapësira publike e tetorit është një pinkish space e inskenuar si nga duart e Greta Gerwig-ut (Barbie). Historitë që dominojnë, pengojnë të tjera perspektiva personale mbi realitetin, për shembull, ndryshon perspektiva për të njëjtin kirurg në Onkologjik.
Pas pezullimit nga puna të një kirurgu dhe hetimeve që u ndërmorën për një rrjet menaxherësh dy vjet më parë në këtë spital, na u desh të kërkonim mjek tjetër për vazhdimin e terapisë. Po prisja t’i kërkoja sqarim një kirurgu, të cilin më vonë do ta shihja nëpër ekrane duke i bërë reklamë shërbimit shëndetësor në një klinikë private. Është i njëjti që, pasi i kishte kryer mastektomi të dyfishtë, i kishte implantuar gjinj si prej puberteti një pacienteje në prag të moshës së mesme. Kjo e falënderoi publikisht në librin e saj, tashmë një bestseller. Po prisja të sqarohesha, dhe e dëgjoja tek mbahesha në derën gjysmë të hapur të punktumit të kirurgjisë, që ai të mbaronte bisedën për racën e shit zu-ve, pak mistrece dhe e grindur si racë, ndërsa radhët e pacientëve për orë të gjata korridoreve pa ajër, thithnin gazin karbonik të njëri-tjetrit.
Në disa raste mjekët më kanë thënë: je gazetare, përdore emrin, përdore profesionin, lëvize figurën, pra… Ata e dinë që zhinxhiri i shërbimit mjekësor mund të vajiset dhe të funksionojë në një hallkë, por ngec në njëqind të tjera. Nuk e kam bërë. Familja jonë është vënë në radhë si të tjerat, ka ndjekur hierarkinë e spitaleve sekondare dhe terciale, pa patur mundësi ta zgjedhë mjekun, laboratorët apo vendet për turizëm terapeutik në Perëndim.
Kontrolli mbi realitetin që i prezantohet publikut, që është një kontroll dhe menaxhim sa shtetëror, mediatik aq edhe nga individë dhe grupe me ndikim – ndikim do të thotë kontroll dhe kontrolli nënkupton bindje – e redukton realitetin, i cili është shumë më i gjerë dhe më subjektiv, në varësi të nivelit kulturor, parasë, pushtetit dhe mbi të gjitha, në varësi të ndërgjegjes, të cilën, është edhe mërzia që e mban esëll.
Mërzia ndihmon për të kuptuar pafuqinë tënde dhe kjo nuk të bën njeri të dobët dhe as të palumtur.
Palumturia është tjetër vizitor që e pres si limfën e një kodi komunikimi me botën, siç ka kjo skenë një kod komunikimi. Aktori flet, publiku dëgjon, përvetëson, mendon. Kur kjo seancë mbaron, ndërrohen funksionet. Aktori hesht, pushon dhe publiku hidhet në jetë, vepron.
Në një pjesë teatrale, “Medea” për shembull, ku një grua damkoset si e huaj dhe dëbohet si vrasëse, publiku nuk ka nevojë të mësojë si të sillet me emocionet e veta më të errëta, por të kuptojë që, kur një njeri vuan ndëshkimin kolektiv me indiferencë dhe poshtërim, të shtrojë pyetje pse shoqëria e ka marrë atë vendim.
Atëherë mund të thuhet se aktori dhe spektatori janë në dialog, individi dhe shoqëria janë në komunikim. Nëse ky kusht nuk përmbushet, palët xhirojnë në bosh, izolohen dhe krijohet humnera në mes. Këtë e kam mësuar nga teatri dhe patjetër nga jeta, nga njerëz që i kam njohur ose jo nga afër, nëpërmjet jetës dhe punëve të tyre publike që kanë qenë arti, shkrimi, angazhimi qytetar.
Modelet e mia etike dhe jo vetëm etike, – dhe të më falni, po këtu po bëj një përsëritje të çfarë mund të kem thënë më parë – kanë qenë njerëz që nën diktaturë quheshin stonues dhe dihej çfarë i priste: shmangia, përjashtimi, duke i larguar nga profesioni, ndëshkimi me vetmi, i shpallën të çmendur, i dënuan me burg. Kur dolën andej, askush nuk iu drejtua me një mea culpa. Shoqëria nuk e ka kuptuar se çfarë u ka shkaktuar, duke e lënë të mbarsur helmin dhe urrejtjen mes nesh. Nuk është më diktati ideologjik i një shteti të izoluar, është diktati i një shteti të hapur që nuk di ta kontrollojë lirinë, po është bërë usta i kontrollit të imazhit, palumturisë, mërzisë. Kritika shpallet devijancë, kush mendon ndryshe quhet “i palumtur”, “i sëmurë”, “ka diçka që nuk shkon tek ai/ajo”, dhe kush lëvdon dhe ruan status-quo-n, është dora e ngrohtë që i duhet shoqërisë.
Vendosni vetë, nëse papunësia, mërzia dhe palumturia duhen lënë jashtë dere, apo duhen ftuar brenda.
*Fjalë e mbajtur për “Zërat në media” në Teatrin Kombëtar Eksperimental, 29 tetor 2025
Shkrim i mirë por jo për këtë audiencë këtu. Ky është forum militantësh që adhurojnë kryexhinjtë e tyre. Gjithsesi thellësia mund të shprehet me fjalë më të thjeshta. Ajo është gazetaria e vërtetë. Një këshillë autores: Ke nevojë për ndihmë. Kujdes shëndetin mendor
Nuk mund te ruash shendetin mendor kur ndodhesh brenda nje çmendine ,gjithsesi ky nuk eshte rasti i zonjes ......aspak
Na ngrenc mune ti dashamiresi qe do te thuash dicka e nxjerr vetem pordhe.
Dakort me komentuesin. Shkrimi ne fakt mua me duket si nje dépression premature. Papunesia sjell me shume side effect sec eshte munduar autorja e shkrimit. Cfare I mungon ketij shkrimi eshte ajo qe rendom del me termin konkluzion ose rekomandim. Pasojat jane ashtu sic e pershkruan zonja dhe gjeja qe nuk duhet bere eshte kthimi mbrapa ne kohe dhe qe sigurisht I perket nje moshe tjeter nje etape sociale tjeter dhe me e keqja eshte sepse nuk ka asnje vazhdimesi midis brezash. Ne albanistan flitet per cdo gje deri ne absurd dhe ky i fundit merret si dicka e rendesishme qe nuk eshte asgje tjeter vecse nje brainwash i pakushtezuar qe vjen nga injoranca sociale e nderthurur me parazitizmin masiv qe karkterizon shoqerine e albanistanit qe prej fillim viteve 90. Nuk flitet per papunesine per varferine e tejskajshme qe e shikon sa del jashte Tiranes nuk flitet per kaosin e organizuar social per mungesen e programeve sociale per degradimin arsimor per mungese planifikimi te ekonomise apo te industrise dhe shume te tjera. Flitet per cdo absurd. Papunesia ne ate vend luftohet vetem me largimin nga i vend qe ne fakt eshte methods me e lehte per momentin por qe krijon boshlleqe sociale ne familje qe eshte berthama e shoqerise. Mungesa e inteligjences kombetare eshte alarmante per ate popullsi prej me pak se 2 milion qe jetojne aty dhe nga kjo vjen cdo pasoje qe cdo njeri e vuan perdite diten dhe naten. Zonât rurale jane bosh dhe zonat urbane jane kthyer ne ghetto krimi. Pse? Papunesia eshte arsyea kryesore dhe shendrimi i bujkut ose fermerit ne drug dealer qe detyrimisht e tjeterson si pjestar krimi. Sa fakte te tilla ka dhe nuk del nje muaj per ti renditur te tera. Por cfare nuk flitet eshte si do te luftohet papunesia dhe njerzit bien pré e kur kurtheve partiake qe ne fakt jane organizata te krimit te mirefillte sic ndodh ne 95% te rasteve nga deshperimi. I uroj sherim sa me te shpejte familjareve te gazetares.
Po jo mo Dashamires nuk eshte fare keshu! Shkrim i gjate, te lodh, plus qe duket si e shkare menderish kjo Elsa Demo, se veshire te kuptohet se mund te jete ne menopauze apo ne kerkim te klienteles se saj kulturore qe shumicen e tyre e hyjnizoi ne menyre klienteliste gjate lavdise se saj gazetareske ne gazetat e kohes. Rufjanke e madhe ishte se mbante floket shkurt saqe e ngateronin me Kipen ( Rober Rakipllarin, nje kokepalare tjeter ose me Kol Balla Bythen.
Gazetarja me e mire e kultures pa pune. E kam takuar nje here per nje shkrim qe do te bente. Njeri i perkushtuar per ate qe bente. Patjeter do te gjesh pune shpejt.Te prifte e mbara!
DEPRESION GRASH ME MENOPAUZE. nuk ka lidhje me realitetin. Nuk ka papunesi- erkundrazi ka plot vende te lira pune. Keta njerez nuk duan te punojne por bejne vktimin dhe ndjellim vtem negativitet.
Ndersa ti duhet te jesh nen efektin e pluhurit dhe kerpudhave te tutorit tend! Sigurisht qe ka pune me fitime te majme per pluhur-thithes si puna jote, por nuk ka per ata qe duan jeten ta bejne me nder dhe me krahet e tyre. Krimi me i madh i shefit tend nuk eshte hajduteria e tij por mbyllja e tregut per ata qe nuk i perkulen atij
E pa*ira thuaj
Normal, pijanece dhe pise! Si do jete tjeter?!
Ahhh moj mike, gjithcka shkruan ta mirekuptoj ,por ne kete forum shumica duan" diçka tjeter" te shpejte,bombastike, epshndjellèse ,momentale dhe kaqqq!!! Analizen e brendshme te shkaqeve perse mbritem ne kete mizerje ,nuk e kerkon askush...te uroj suksese!!!
Mua më duket si një shkrim përçart. Hidhu nga një degë te tjetra. nuk ka një bosht. Mërzi, papunësi, motra etj etj. Punë psikiatrish.
Të marrë shembull Fantomasi që me një kapacitet prej 250 fjalësh në gjuhën shqipe na çan trapin çdo ditë ne çdo medie.
Quhet fjalor. Kapaciteti, tjeter gje. Mund ta quash me kapacitet 0 ose aty afer1
Se harrova, kendveshtrimin e ke tamam, jo tjeter!
Llafos kot ... sillu verdalle e mos thuaj asgje. Pordhe me rigon.
Të lumtë pena moj zonjë. Medet kush e lexon!
Goce e keqe! Pervecse me nje sere problemesh mendore. Cohu e puno se askush nuk eshte aq intelektual sa t’ja kene fajin te tjeret per papunesine vetem se jane te thelle dhe njerezia s’i kuptojne dot. Boll hengre qyl rroga nga TV publik me nje emision qe s’e shihnin as ata qe nxirrje ne ekran dhe qe Rama me te vetet ta linte qe te mos thuhej qe iu pre goja fjales se lire. Dhe laje koken se iku moda qe intelektualet rrine pa lare
@Arta normal qe nuk e sheh se sja ke haberin artit dhe kultures ,nuk ta rrok truri qyteterimin . Ik shiko perputhen se sipas standardit tend ajo qe prezanton eshte e suksesshme ......kafsheri injorance
Ehe ehe, lexoje dhe njehere, nuk ia shohin as ata qe fton ne emision jo une. Por per ate pune as une, se nuk e kam kohen teper te merrem me perçarthet e Elses qe i shkreptijne syte nga skizofrenia ne ne kete foton ketu qe shoqeron shkrimin. Dhe mos i thjeshto gjerat se nuk ka as vetem Elsa e as vetem Perputhen dhe do jemi o andej o kendej. Kultura nuk eshte percartje me veten si puna e kesaj “Te keqkuptuares” te shekullit qe mendon qe rroga merret si ne kohen e Lidhjes se Shkrimtareve dhe te takon me ligj vetem se te thone nje tufe zhulsash qe ke afer vetes qe je talent dhe intelektuale po nuk te kuptuan asnje llaf te tjeret. Vetem ne Shqiperine tende dhe te Elses mendohet se arti nuk duhet te kuptohet nga njerezit po vetem nga nje sere e mbushur me biçim pordhacesh qe krehin njeri tjetrin. Ik e pervishni menget dhe punoni, pastaj beni sofizma e pordhe me rigon
Ana ka të drejtë. Pse është pa punë kjo? Sepse kërkon punë selektive?? Me se jeton? Kush ska me se të jetojë bën çdo punë, dado, kamariere, sanitare etj.
Po cfare tu beje Rama te gjithave ketyre qe mbeten pa pune moj. Mendo sijur te behej Rektore kundra procedurave edhe Edit Xhajanka nje kuve tjeter plake qe ka mbetur pa pushtet tani por pjeshken e ka te kalbur dhe infektuar nga dashnoret cfare do te bente ky shtet vetem duke lypur rroga milioneshe per kurvat?
Kjo gazetare eshte e viktimizuar nga papunesija e saj dhe kerkon te viktimizoje. DHE te justifikoje Ata qe nuk DUAN TE punojne
Zonjë, Jeni perqendruar tek pasojat dhe jo tek shkaqet, rrenja e problemeve... Gjithësesi, jeta e njeriut i ngjan jetes se fijes se barit qe perball kohen me diell dhe shterngaten. Vetem se pakica ua ben jeten mut shumices se njerezve çfarë s'ndodh ose ndodh pak.me fijet e barit... Si mund ta gjeje udhen nje popull kur me 1967 u rrafshuan kisha e xhamia, gje e papare ne historine e njerezimit... Ke pas bere shkrime interesante gjithnje ne krahasim me te tjeret... Deshira e tepruar per status te larte shoqeror zyrtar, zhgenjen thelle... Lum te fundit qe do te mbrijne të paret...
Më se saktë.
Futja kot.Ja, kemi liri fetare sot sa ......Shiko rezultatin.1 miljon here me makaber se kur nuk e kishim.Te mos flasim per makabritetin e veprimeve te disa lidereve fetare se te rreqethet trupi.Sa per kete zonjen,I rekomandoj te studioje si funksionon ekonomia e tregut ne pergjithesi dhe ne ditet e sotme ne vecanti.
Femër e kulturuar,dhe mjaft e ditur ! Por për mendimin tim ,bën gabim që shkruan për këta lexues,sepse fjalëshkrimi i saj është si frëngjisht.... Nuk gjen punë ,nuk gjen qetësi,nuk gjen miqësi njeriu në një shoqëri të çmendurish dhe perversësh si kjo shqiptarja sot. Elsa ,përdor fantazi dhe mbyllu në vetvete! Je në vendin dhe kohën e gabuar....
i gjithe shkrimi vetem me qellimin per te thene nja dy fjale helm si me te rene nga Kina per librin e Mira Kazhanit dhe eksperiencen e saj. Sa turp! Vetehelmi do i vrasi keto
Nuk e kuptova këtë? Nga kanceri i gjirit (që është e tmerrshme) te papunësia, te shoqëria? Menopauza qenka e rëndë vërtetë...
Mirëseerdhe te Klubi i Mërzisë, Elsa.Tani u bëmë dy të mërzitura te klubi. E di? Ngjajmë ne të dyja nga kjo mërzi. Ngjajmë edhe nga profesioni, ngjajmë edhe nga fusha, ngjajmë edhe nga sëmundja që, për fat të keq, ju paska shenjuar edhe juve. Well.. ngjajmë, por me ca ndryshime të vogla, të cilat, prap, krejt të riparueshme duken. Unë, për shembull, kam 10 vjet antarësi te klubi, t'i s'qënkërke veçse një rishtare. Unë jam shenjuar personalisht nga sëmundja, ti qënke shenjuar tek jot motër. Unë s'kam zgjedhur kurrë t'i bëj publike vuajtjet e mia, - të lutem mos e bëj as ti, as edhe kur rasti të vjen tek dera, siç, me sa kuptoj, ishte rasti i këtij shkrimi. Ti lëngokërke në Tiranë, moj Elsa, unë i lêpij plagët e mia në një vend tjetër, në një shoqëri më pak të vrazhdët se e jona. Po të ma lejosh një këshillë - në gjithë këtë mërzi që, me hak, të paska pushtuar - do të të thosha: Ik që aty, ik që të shpëtosh; ik që të harrosh. Ik që t'ia nisësh nga e para. Ik në një vend ku as dhimbja, e as fjala e ligë nuk të prekin dot. Nëse s'do të lëvizësh vendit; a s'mundesh, dhe ke vendosur t'i kalosh ditët e tua në Atdhe, athehere ngreu e lufto o Elsa; ngeu e bëj zhurmë, rrëmbeua mikrofonin atyre laraskave gjoks - ujdisura e dil te sheshi; rri pincë aty para kryeministrisë, O Elsa, derisa të të shohin e të të përfillin; derisa ty e njerëzve si ty t'ua zbutin atë dhimbje e atë mërzitje. E di ? Po të më bësh një shenjë, vi edhe unë, vinë edhe shumë. Ne Atdheun tonë s'ka vend per të mërziturit, Elsa, Të mërziturit si puna jote ata ose i përjashtojnë, ose i heqin zvarrë, ose i harrojnë fare. Aty, ,në fakt, ka vend vetem për shërbëtorë. Nëse rri, ti behu një luftetare.
Mua këtu me konsiderojne shume budalla , por you " kritikët " ( shumica transgender , të pa lumtur .......) e E.D. , jeni me budallenjë nga mua . Ajnshtajn , nuk ishte i sigurtë per pafundsine e Universit , por per budallallëkun ishte i sigurtë 100% që nuk ka fund . Por shyqyr që ne ( budallenjtë ) kemi njeri tjetrin , dhe do te rrojmë aq gjatë , sa as vetë skemi për ta kuptuar ( dhuratë nga Zoti ) .
Elsa,lahu moj kellire se kuterbon qe aty ku je....