Kur dhuna bëhet model

29 Tetor 2025, 11:05Blog Nga Namir Lapardhaja

Bilanci i vrasjeve të martën në Shqipëri arriti kulmin, ku në pak orë disa krime të kryera me thikë ndoqën njëra-tjetrën. Kjo histeri e frikshme dhune nuk është rregulli, por përjashtim prej tij. Mirëpo, sa herë që ka ngjarje të tilla, vlen një reflektim për të kuptuar se përse ndodhin dhe çfarë e bën këtë shoqëri normale të shfaqet në momente të caktuara anormale.

Së pari, nëpërmjet medias, rrjeteve sociale apo botës virtuale, kemi normalizim të dhunës, të urrejtjes dhe të forcës si mjet për zgjidhjen e konfliktit. Kemi humbje të balancave sociale, sepse njerëzit tashmë nuk frenohen më as nga turpi, as nga komuniteti, as nga ideja se çfarë do thonë të tjerët. Përkundrazi, agresioni dhe dhuna shihen nga shoqëria si prestigj për t’u imponuar.

Së dyti, jemi shoqëri thellësisht e frustruar, duke mos pasur institucione rehabilitimi, përkujdesjeje apo qendra të shëndetit mendor. Ky nuk është vetëm problem shqiptar, por edhe më gjerë. Mjafton të hedhësh sytë në Evropë dhe më gjerë dhe e kupton se, pavarësisht çfarë ndodh në Shqipëri, sërish jemi mirë krahasuar. Sigurisht që pika e vlimit dhe shpërthimi mund të jenë të frikshme, por këto akte të tmerrshme kriminale, duhen parë nga institucionet e shëndetit publik edhe si një kambanë alarmi. Kemi fëmijë që rriten të traumatizuar nën përdorimin e dhunës dhe me modelet e saj të përditshme, sikurse kemi të rritur që janë mbrujtur me idenë se dhuna dhe forca është zgjidhje.

Së treti, polarizimi ekstrem i retorikës politike dhe i përdorimit të një leksiku prej saj që vetëm se emeton dhunë dhe urrejtje, nuk mund të mos ketë ndikimin e saj në shoqëri, e cila rritet me idenë e një hendeku të tejskajshëm ekonomik dhe social, gjë që do të kërkojë të zbrazet diku herët a vonë.

Së katërti, presioni ekonomik dhe social është shumë i lartë. Jemi një vend me ankth dhe stres të madh, pasiguri jo vetëm në punë, por në gjithçka që ka të bëjë me përditshmërinë tonë, çmime të larta, rroga të ulëta, dhe një disnivel të frikshëm ekonomik brenda shoqërisë, gjë që rrit pakënaqësinë sociale dhe stimulon reagimet e dhunshme. Sociologjikisht, njerëzit në gjendje trysnie dhe poshtërimi, janmë të gatshëm të shpërthejnë për motive krej banale

Së pesti, si shoqëri përjetojmë një boshllëk të theksuar dramatik, që fatkeqësisht institucionet, qoftë shtetërore, qoftë edhe fetare, nuk kanë aftësinë për ta mbushur dhe të kryejnë rolin e shkarkuesit dhe të qetësuesit mendor të një shoqërie të ngarkuar nga stresi dhe ankthi i pasigurisë. Fatkeqësisht, në këtë vend nuk trajtohen njerëzit përpara se të shndërrohen në rrezik, por bëhen objekt vetëm pas faktit të kryer.

Krime të tilla, është e pamundur të parandalohe në masën 100 për qind, mirëpo institucionet shtetërore duhet të kenë një plan masash konkrete për parandalimin e tyre. Nga ana tjetër, kërkohet një sensibilizim edhe më i madh nga e gjithë shoqëria për të mos neglizhuar reastet, të cilat, në masë të madhe, përpara se të venë të aktet ekstreme, japin shenja dhe paralajmërojnë nëpërmjet sjelljes së tyre të përditshme.

Në fund, vlen të theksohet edhe një herë se sa kohë që dhuna të shpërndahet si model, të lavdërohet si forcë dhe të promovohet si sukses, ne do të vijojmë të jetojjmë ku vrasjet bëhen pjesë të kronikës së përditshme. Kjo mendoj se është kriza jonë reale, e cila nuk mund të trajtohet si kalimtare.

4 Komente

  1. N
    Noci

    Mjafton te shohesh reagimet e njerezve ato dite qe u vra gjyqtari Kalaja ne krye te detyres,ku shumica lavdëronin ate qe beri vrasjen,bile mblidhen edhe para,per avokatin mbrojtes.Mjafton t'a lexojnë te huajt kudo qofshin dhe ne sekond e percakton çfarë shoqërie njerëzore jemi

    Përgjigjjuni
    1. E
      Endri Xhafo

      O shoku Noc kam nje pyetje mos e ke dhe ti surratin si ku Namir Lapardhaja si ato bajgat e lopes ne mengjez?

      Përgjigjjuni
    2. F
      Fiqiriu

      Fillove prapë ti xhanani i Lapardhave të llomotitësh, për këdo e gjithshka??!! Me siguri edhe këtu ka gisht opozita e pa aftë me Saliun! Megjithatë mos u bëjë merak. Mbas kaq shumë përpjekjeve prej titani për të sensibilizuar gjithë lexuesit e gjorë mbi talentin tënd idiotik, i ke siguruar vetes rolin e trashëgimtarit më se të natyrshëm dhe pasardhësit të denjë i Takut dhe Sazanit.

      Përgjigjjuni
      1. V
        Vigjilenca

        Namir, faleminderit për temën që ngre në artikujt e gazetave sepse gjithnjë ke trajtuar probleme që e shqetësojnë pa masë tërë shoqërinë shqiptare. Ky duhet të jetë problem i institucioneve shtetërore dhe i familjes shqiptare në veçanti. Një rëndësi në këtë drejtim ka dhe media televizive dhe e shkruar si dhe rrjetet sociale. Një ndihmesë të veçantë në këtë drejtim duhet të japin psikologët dhe sociologët që janë profesionistë të kësaj fushe.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje