Liria që falte Fatos Nano…

28 Tetor 2025, 19:30Blog TEMA
Liria që falte Fatos Nano…

Nga Alba Malltezi  

Nëse themi sot që qeveria është e gjithëpushtetshme, që drejtësia është e gjithëpushtetshme, që media është e gjithëpushtetshme, që oligarkët janë të gjithëpushtetshëm etj. etj. do të thotë që në shoqërinë tonë po krijojmë shtylla pushteti të cilat duhet të kontrollojnë njëra-tjetrën. Akuzat, nga më të larmishmet për të gjitha sa më sipër, hidhen vetëm kur ka liri. Për dikë flitet keq vetëm kur nga ai, ajo, njeri a institucion, nuk ka kush frikë. 

Një gjë tjetër është e vërtetë: Në shoqërinë tonë ka ende individë, apo realitete, të cilëve nuk mund t’iu përmendet akoma emri. Ka tabu dhe frikë. Janë këto zona të errëta që kanë mbetur që duhet të na shqetësojnë dhe jo ajo që ndodh dhe thuhet në ditën me dritë. 

Mos harrojmë që vetëm pak vite më parë nuk mund të akuzonim askënd në këtë mënyrë, duke bërtitur nga studio televizive për autokraci e mungesë drejtësie. Nuk bërtisnim dot sepse nuk kishte asnjë në listë për t’u përmendur. Ishin të gjithë të rreshtuar pas një individi, pas një familjeje që Shtetin, në mes të Tiranës, e kishte shndërruar si ato kullat e veriut nga ku rrihej ngrohtë në vatrën e ndezur vetëm për të vetët, e nga jashtë gjithëkush qëllohej nga frëngjitë. Ishte një individ që futi frikën e kritikës ndaj një partie e ndaj politikanëve në Demokraci. 

Ndërsa Fatos Nano po lufton në spital mes jetës dhe të përtejmes, duhet t’ja njohim atij lideri politik meritën e vyer që i pari mes të gjithëve ua hoqi frikën shqiptarëve për të thënë rreth tij çfarë të donin e si të donin; media e politikanë kundërshtarë. Nuk ishte e lehtë që njerëzit të shpreheshin pas 45 vitesh nën dikaturë. 

Fatos Nano mbante, Fatos Nano nuk kërcënoi asnjë gazetar në jetën e tij. Nuk kërcënoi asnjë kundërshtar. Nano hoqi frikën nga partia më e frikshme komuniste në Ballkan. Në një drekë me gazetaret, atëherë zonja e parë, Xhoana Nano, e sulmuar dhe e përfolur lirisht edhe ajo nga të gjithë, me buzëqeshje do të thonte mendimin e saj, por duke u kujdesur deri në fund që askush, mendimin e saj të mos e merrte si privim. 

Sa e bukur është shoqëria kur njerëzit thonë lirshëm çfarë mendojnë, pa shpifur e pa sajuar, dhe kur kjo liri vlen për të kuptuar pa kakofoni të vërtetën e lakmuar. Nëse sot mendoj një politikan kontrovers si Fatos Nano, debatet që ai provokonte përherë edhe mes të vetëve, si shije e fundit më mbetet vetëm ajo e lirisë së ofruar: Liri për t’u shprehur, për të shkruar, për të kundërshtuar. Nuk ka më të vlefshëm se njerëzit që japin liri, qofshin në familje, në shkollë, në parti apo në qeveri. 

Askush nuk është perfekt, por perfektja qëndron këmbëkryq vetëm tek njerëzit që janë zemërgjërë. Këta shqiptarë duhet të duam pa kushte në Shqipëri. 

12 Komente

  1. T
    Te shkuara o Fatos

    Fatos Nano nuk ishte legen megalloman si Rama.

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vërtet?

      Gjatë periudhës në të cilën Fatos Nano drejtonte qeverinë në Shqipëri (1998–2005), janë dokumentuar raste ku gazetarë ose media janë kërcënuar, ngacmuar apo ndëshkuar lehtësisht për aktivitetin e tyre investigativ ose kritik ndaj pushtetit. Disa shembuj: Sipas raportit të Albanian Helsinki Committee për vitin 2003, gazetari Ylli Rakipi, redaktor i gazetës “Albania”, ka marrë një kërcënim anonim me jetë, ku i është bërë presion që të ndalonte publikimin e artikujve kritikë për jetën private të Nanos. Raporti i Committee to Protect Journalists (CPJ) për Shqipërinë (2004) thekson se qeveria e Nanos dhe Partia Socialiste “vazhduan të ushtrojnë presion ndaj mediave të pavarura dhe atyre të opozitës, përfshirë padi civile për shpifje, si dhe përdorimin e reklamave shtetërore si mjet favorizimi apo shantazhi financiar.” Në raportin e CPJ për vitin 2002 thuhet: “Kur Nano u emërua kryeministër në korrik 2002, ai mbajti një qëndrim më të ashpër, duke urdhëruar ministrat që stafet e tyre të ndalonin të flisnin me shtypin.”

      Përgjigjjuni
      1. k
        kulmi

        hahahahahahahahahah hahahahahahaha hahahahahahahaha! Kjo e Ylli Rakipit te kercenuar hahahahahahaha hahahahahahahaha

        Përgjigjjuni
        1. b
          bashkimi

          Ke ngatrru me Sali kriminelin e banden e tij.... Me polici SHIK e ushtri ,, Dhunoi plagosi gazetare dogji te vetmen gazete te pavarun......... vrau e burgosi 'per agjitacion e progande' Ku eshte ky kriminel e zagaret e tij ?

          Përgjigjjuni
        2. T
          Tutu

          Çajupi ose me sakte Shekspiri shqiptar ngeli i pavdekshem me “ Pas vdekjes”… dhe ti Alba kete po ben nekrologjine e Fatos Nanos … Fatos Nano ishte i tille vetem se gjithe kohes ishte tap dhe gjithmone i zene me bixhos … ndaj dhe shtetin e beri si kazino ( eshte arkitekt i korrupsionit ne Shqiperi )… i ndjeri Hysni Milloshi me dy vargje e permblodhi gjithe kete qe do te thuash ti: Burgu i Bençes , burg i zi Hyre Fatos dhe dole perendi Njerez si Fatos Nano emrin duhet tu shkruhet tek muri i turpit dhe prehjen ta kene ne ferr .. me e pakta qe mund te marrin si sherblim nga kjo bote qe e nxine me maskarallekun e pafund te tyre ..,!!

          Përgjigjjuni
          1. L
            Lusim zotin, per nje sherim te shpejte

            Bravo Alba! Mbas tij. dy diktatoret famekeq,komunisto-islamik sali-edi te bejne gjemen nqse i kundershton. Hakmarrja e ediut, eshte dhr me e hidhur dhe me vrasese,mbasi vjen si nje komplot intrigant mbas shpine i forcave te errta nga instutucione, qe bashkepunojne si pushtetor, politik dhe juridik.

            Përgjigjjuni
            1. K
              Kolonjari

              Amani ore mos na jipni Ylli raqipin si shbull viktime se ai vetem shantazhe ben. Shantazhoi te gjithe sa mori ate godine ne mes te Bllokut ku sot ka bere nje pallat shumekatesh. Gazetar me nje pallat 12 a me shume kate ne Bllok. Ky eshte maskara Rakipi qe me gazetarine ka lidhje sa ka lidhje gomari me shqiponjen

              Përgjigjjuni
              1. L
                Liria per te llapur

                Nuk mjafton te flasesh moj zoçke. Duhet te perfshihesh ne vendimmarrje per gjerat qe kane te bejne me jeten tende. Kjo eshte liria dhe demokracia e vertete. Gjithashtu, parate qe i paguan shtetit duhet te te kthehen si sherbime. Nuk duhet te shkojne ne xhepat e doganiereve te Nanos. Ata qe po e qajne sot.

                Përgjigjjuni
                1. L
                  LORA

                  Nuk m'e eshte dashur ndonjehere liria-bordello e f.nanos ;me vullnetin sovran te popullit te.majte. Perkundrazi.

                  Përgjigjjuni
                2. K
                  Korcari

                  Nano mund te kishte 100 vese por ama ishte liberal dhe u hapi rruge farkeqesisht shume katundareve ambicioze qe i kemi peshqesh dhe sote

                  Përgjigjjuni
                  1. G
                    Goni

                    Zonja Gazetare thote liria kurse ju llapni per ca ju vjen ne koke. Ca koke perversesh qe nuk shifni 1 gje te mire te tjetri

                    Përgjigjjuni
                    1. M
                      Mona - Like org terroriste

                      Po moj Alba po pse nuk e ke cuar deri ne fund shkrimin , Fatos Nano ishte ai qe e hoqi friken qe njerzit te shprehen lirshem jo vetem ne panele televizive po edhe ne rruge te protestojne . Edhe qe u pasua nga EDI RAMA qe e coj me me tej friken e largoj akoma me shume jo vetem te flasin lirshem po ne sy balle per balle me kryeministrin mund edhe ta akuzosh pa asnje fakt per hajdut apo te ludhur me banda e kriminele . Po ti moj Alba e di shume mire se kush e futi friken ne kete vend , jo vetem ne rruge nuk flisnje dot po edhe ne shtepi rrezik te vine pergjues e ne mes te nates te te vinin Tropojanet e te te thyenin koska apo edhe te te zhduknin fare , e ne tere kete histori ka pasur nje ideator po edhe zbatues qe quhej SALI MUT e HALE BERISHA . Eshte ky hale qe sot nuk po le gur pa levizur per tu rikethyer edhe njehere qe mos o Zot te vije prap ky kriminel breket plot me mut qe kundermon era mut tre larg sa larg EUROPES do coje vendin . DUHET ta kishe zgjatur shkrimin akom se ti e di mire se ne c'fare regjimi kemi jetuar se c'fare krimineli ka qene po edhe me i rrezikshem sot qe edhe pse i kane rene dhe.bet e breket ot me mut c'fare eshte ne gjendje te beje ky kriminel nese arrin qe ta permbysi kete qeveri . Mendo qe i ka dhene karar ta shkrije pasurine e tere antarve te pd jo vetem te deputeteve qendrestare e jo te tijen qe te paguaje protestues .

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje