Një lutje për opozitën në prag të shembjes së Republikës

28 Tetor 2025, 17:47Blog TEMA
Një lutje për opozitën në prag të shembjes së

Një republikë në duart e një kryeministri në detyrë dhe një presidenti që s’është zgjedhur ende tregonse jemi në prag të një kolapsi të qëllimshëm, dhe një opozite që s’e sheh dot

Nga Baton Haxhiu

E përcolla konferencën për shtyp të Albin Kurtit dhe më vonë lexova edhe statusin e njërit prej zëdhënësve të tij të heshtur në Instagram, që gjithmonë i paraprin vendimeve të tij me moral të lodhur dhe me fraza të gjata që mbulojnë shkeljet.

Të dy, secili në mënyrën e vet, dhanë të njëjtin mesazh, se kriza është mjet, jo problem. Se rregullat mund të thehen, për sa kohë që pushteti mbijeton.

Dhe kur e dëgjova Kurtin që fliste me tonin e njeriut që flet për shtetin si pronë të vetën, e kuptova se ajo që po ndodh nuk është më debat politik, por përgatitja e një kolapsi të qëllimshëm.

Memli, Lumir, Ramush, Fatmir, ky shkrim është për ju. Edhe mund mos ta perfillni fare por po mundohem ta them këtë që me mundon. Dëshira ime është të gaboi dhe të gjithë këtë që shkruaj të mos ndodh as në një ëndërr të keqe.

Po e shkruaj sepse jeni të vetmit që sot mund ta ndalni rrëshqitjen e shtetit drejt një kolapsi që po afrohet çdo ditë e më shumë.

Ju shoh të heshtur, sikur po pritni që kriza të vetëpërmbyllet, sikur jeni spektatorë të një rrëmuje që s’është e juaja.

Por ajo që po ndodh nuk është lojë politike. Është shembje institucionale. Dhe nëse ju sot nuk e analizoni krizën, nesër do ta trashëgoni atë si faj historik.

Keni përpara një moment që përcakton jo vetëm të ardhmen e opozitës, por të republikës.

Sepse në këtë fazë, mosveprimi është pjesëmarrje.

Ju nuk mund të thoni se nuk jeni palë, sepse duke mos ndërtuar zgjidhjen, po lejoni që Vetëvendosja dhe të tjerët ta përmbysin shtetin.

Në historinë e shteteve të reja ka momente kur heshtja e atyre që mund të flasin është më e rrezikshme se veprimi i atyre që shkatërrojnë.

Sot nuk i shkruaj pushtetit, sepse ai e ka bërë zgjedhjen e vet që ta çojë vendin drejt rrënimit për të mbijetuar vetë.

Këtë letër ia drejtoj opozitës, sepse vetëm ajo mund ta ndalë rënien e shtetit në një fazë që shumë shpejt mund të mos quhet më krizë, por kolaps.

Dështimi për të formuar qeverinë nuk është thjesht mungesë numrash në Kuvend. Është mungesë morali politik, mungesë kulture demokratike dhe mungesë aftësie për të kuptuar se dialogu nuk është dobësi, por themel i shtetit parlamentar.

Albin Kurti dhe rrethi i tij e kanë shndërruar konsensusin në fyerje, marrëveshjen në mëkat dhe bashkëpunimin në tradhti.

Ajo që ndodhi në Kuvend nuk është vetëm një seancë e dështuar  por është radiografia e një mendësie që po e përmbys vetë idenë e shtetit.

Opozita duhet ta kuptojë se kjo krizë nuk është më e tij, por e republikës. Nëse e trajton si lojë të radhës, do të bëhet pjesë e skenarit që ai e ka menduar me kujdes e që lidhet me shembjen e sistemit nga brenda.

Skenari i parë është ai që duket më i pafajshmi dhe është mbajtja e zgjedhjeve në dhjetor, ose në janar në variantin më të zgjatur, e shtyn konstituimin e Kuvendit deri në fund të shkurtit.

Në atë moment, vendi do të gjendet në përplasje të tre krizave dhe të gjitha janë të rënda. E para është kriza  kushtetuese, e dyta është ekonomike dhe e treta është demokratike.

T’i sqarojmë një nga një.

Sipas Kushtetutës, (mund edhe të gaboi) Presidentja duhet të zgjidhet 30 ditë para se t’i skadojë mandati. Kjo përkon me fundin e shkurtit dhe fillimin e marsit 2026.

Nëse nuk arrihet marrëveshje politike për zgjedhjen e organeve të Kuvendit, procesi mbyllet me shpërbërje automatike. Kuvendi shkon në shtëpi, dhe qeveria aktuale mbetet në detyrë.

Por nëse Kurti arrin t’i sigurojë 41 deputetë dhe t’i mbajë jashtë sallës gjatë votimit të Presidentes, atëherë Kosova hyn në fazën e neutralizimit kushtetues që nënkupton as qeveri të re, as president të ri, as kontroll demokratik.

Në atë moment, shteti mbetet në duart e një qeverie në detyrë dhe një presidence në detyrë.

Në mars, vendin e Presidentes e merr Albulena Haxhiu, sepse të fjitha shenjat janë se do ketë doreheqje e  që pritet ta japë Dimal Basha.

Kështu, Kurti do të ketë në duar edhe qeverinë, edhe presidencën, edhe Kuvendin e paralizuar. Kjo do të thotë pushtet absolut përtej çdo kufiri institucional.

Nuk është më politikë kjo, por një formë e butë e grushtit shtetëror, që vjen nën emrin e ligjit dhe nën hijen e demokracisë.

Skenari i dytë është ekonomik dhe shkatërrues në themel.

Qeveria në detyrë nuk mund të propozojë buxhetin e ri, ndërsa Kuvendi i vjetër nuk mund ta miratojë.

Pa komisione parlamentare dhe pa shumicë funksionale, diskutimi i buxhetit bëhet i pamundur.

Më 1 mars 2026 Kosova do të hyjë në një realitet absurd që do të thotë pa buxhet, pa paga, pa pensione, pa pagesa për kontraktorët e shtetit.

Pas 28 shkurtit, shteti do të hyjë në “shut-down” financiar dhe një paralizë që do të prekë çdo qytetar, çdo biznes dhe çdo familje.

Kjo do të jetë hera e parë në historinë e Kosovës që institucionet do të ndalen jo nga mungesa e fondeve, por nga mungesa e qeverisjes.

Pasojat do të jenë të ngjashme me krizën e 1997-ës në Shqipëri që nëse keni kujtesë ka ndodhur rrëzim i sistemit ekonomik, falimentim i bizneseve, rënie e besimit publik dhe ringjallje e frikës si gjendje shoqërore.

E gjithë kjo nuk është rastësi, por pjesë e llogarisë politike të një njeriu që e di se kriza është terreni më pjellor për populizmin dhe për Kurtin dhe Republikën e tretë të tij.

Skenari i tretë është më i rrezikshmi, sepse vjen i veshur me petkun e “arsyes”.

Në javët që vijnë, do të shfaqen disa zëra që do të thonë se “është mirë të votohet buxheti, edhe nga ky Kuvend, vetëm të mos ndalet jeta ekonomike”.

Ata do të flasin me ton të qetë, si njerëz të “mençur”, që predikojnë maturi ndërsa shkelin Kushtetutën.

Njëri prej tyre, i njohur për shkrime të zgjatura dhe moral politik dhe me ndonjë status në Instagram, do ta paraqesë këtë si një akt përgjegjësie kombëtare.

Ai është zëdhënësi më i përulur i pushtetit, zëdhënësi që flet përmes heshtjes, që legjitimon çdo shkelje me fjalën “arsye”.

Në të vërtetë, është figura më e rrezikshme sepse është ai që e shet shkeljen si urtësi, që e maskon anarkinë me tonin e racionalitetit.

Por momenti kur një vend pranon shkeljen e Kushtetutës në emër të “të mirës së përbashkët”, është momenti kur ndalon së ekzistuari si demokraci.

Aty ndahet shteti nga pushteti personal. Aty ndahen kombet që mbijetojnë nga ato që humbin kuptimin e tyre.

Skenari i katërt është ai i shpëtimit, dhe për ironi, është i vetmi që s’e do Kurti dhe pushteti aktual.

Ai kërkon një qeveri teknike të dalë nga opozita, pa asnjë emër partiak, që do të kishte vetëm disa detyra jetike siç janë miratimi i buxhetit të ri, rritja e pagave dhe të skemave sociale për të zbutur krizën, ringjalljen e qarkullimit financiar dhe koordinimin me aleatët për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Kushdo në opozitë që sot e sheh këtë si mundësi për post e jo si detyrë për shpëtim, bëhet bashkëautor me Kurtin.

Sepse sot nuk është në pyetje kush e udhëheq qeverinë, por a mbijeton Kushtetuta.

Kjo nuk është garë politike, por moment morali.

Ramush, Lumir, Fatmir dhe Memli desha ta them edhe këtë që tashmë është bindje dhe përvojë e kohës.

Shtetet nuk bien vetëm nga armiku i jashtëm, por nga mungesa e përgjegjësisë së brendshme.

Kosova nuk është sot në krizë pushteti, por në krizë ndërgjegjeje.

Nëse opozita hesht, shumë shpejt do të zgjohemi në një vend ku kryeministri është në detyrë, presidentja është në detyrë, dhe Kuvendi nuk ka më asnjë detyrë.

Një vend që do të kujtojë me nostalgji edhe krizën që e solli deri këtu.

Tani është koha e arsyes, jo e ambicies.

Koha kur heshtja bëhet faj dhe veprimi bëhet detyrë.

Nëse opozita nuk vepron sot, shumë shpejt do të flasim për Kosovën si për një shtet që kishte demokraci dhe jo që e ka.

19 Komente

  1. V
    Vala

    Problemi eshte me I thelle se kaq. Duke marre shumicen e votave nje aventurieri i rrezikshem si Kurti, megjithse jo mjaftushem per te qeverisur I vetem, votuesi kosovar eshte I ndergjegjshem se po ecen sy mbyllur buze humneres. Opozita s'ka c'ben me teper se sa tu hape syte njerezve

    Përgjigjjuni
    1. X
      Xy

      Prej se ka marre pushtetin VV ka filluar ti vij era shtet oooo papuqe serbi…leni ju propaganden e oligarve hajna te kosoves se po shpurdhitin si pulat pa krye se ua ka kput kryet e hajnis Albin Kurti…..neve nuk na duhet asfallt para se ta kemi shtetin qe i thone shtet e ligjit ligj…kta asht tu e pru si rregull vetem Albin Kurti qe ligji dhe po -jo me ken nji e jo si kta servilat /opozita qe popullin e vet e shofin si armikun

      Përgjigjjuni
      1. F
        Filani

        dmth te gjithe hajna dhe vetem ti dhe keto hajnat e tjere qe vetem ofendojne te mire e te nderuar? shko mer bajge meso per respektin minimal,me pas denjo e shkruaj… fillo meso shqipen ne rradhe ta pare se kshu as gruja ne krevat nuk te kupton…personi ka nje status so ial,ju te tjeret jeni askushi..mund te shprehni mendimet tuaja,kritika etj etj,por jo te cano daulley

        Përgjigjjuni
      2. A
        Alnalfabetet Funksinal.

        Mos Komentoni kot ,se Analfabetet nuk kuptojne asgje, edhe Motrat tjua shkerdhej Kurti ata prap do i thojne Babe , dhe kane te drejte se Kurti po ju qin Nonen dhe ata prap shkurtojnë. Kurti eshte Agjent Serb o Analfabete.

        Përgjigjjuni
      3. H
        Haton baxhiu

        Baton ti me gjithe ata hashimat e opozites do te hani gjellen qe keni gatuar vete. Kush perpiqet ti beje gropen Albinit te marre masat e trupit te vet, se nuk ka rruge tjeter. Shqiperine o baton ua bekon vlleheve serbve boshnjakve romeve etj e do qe dhe Kosoven ta marrin serbet apo kriptoserbet? Mba anen e kombit shqiptar se kombeve te tjera ka kush u del zot e nuk i duhet DIKUSH si ti.

        Përgjigjjuni
        1. P
          Pena

          Po turqit pse si permend o haton, Arberia nuk ka asnje lidhje me turqit, qe kane ardhur ne Arberi ne shekullin e 15, Arberia i perket Gjergjiy, Gjonit, pra ortodoksis, turqizmat i kane sjelle vetem dem Arberis, pasojat e se ciles po i vuajme dhe sot e kesaj dite, ... Baton, analiz brilante, do zoti te kuptojne, ...

          Përgjigjjuni
        2. X
          Xy

          Po hajde ti ooo Albert Einstein I I Kosoves QE sle gja te zeze pa I ba kosoves ,Ti aq e urren Albinin sikur QE e urrejne Einsteinat ne krye te opozites ne Kosove sepse ju jeni mesue me qobana NGA Drenica me ju shit pooordha goja ju doni dhe kshilloni Hashim thaqin nji njeri QE veq patriotizmi Ka pase po Dy lidhje me krye ai si Ka Pas me politik nderkomtare ....Hashimi ishte nji lop invalide kurse Ti o Baton klyshi I supit te Prishtines e kshillone SE si duhet nenshtruar serbe e Serbise . Ka Ku e keni Albinin QE po ju sjell rreth mullarit dhe ju a Ka hup udhen dhe veq Ka fillue Loja e tij dhe po ju Thot "hajdi" nximni ne mujshi....shkurt po Luan qoke me Ty o Baton shpiuni e me krejt opoziten SE ju I keni fajet SE keni nis me inati kundra Albinin dhe shtrejt keni me pague ....Ti ooo Baton je hajvani at kryeshefat e opozites Jane lop,bullica e egersina te poshter.

          Përgjigjjuni
          1. D
            Drin

            Hik mor hale

            Përgjigjjuni
            1. Z
              Zgjohuni

              E me gjiate Analiza eshte ne rregull dhe e qarte. Analiza ka llogjik, eshte e kalkuluar me hapa dhe afate. Ketu nuk eshte fjala per cilesin e Batonit. Gjithsesi ndjehet qe Kosova nuk eshte mire. Tregues per kete eshte Komuniteti Nderkombetar.

              Përgjigjjuni
              1. A
                Artan

                Analize e sakte

                Përgjigjjuni
                1. M
                  Maro

                  Kosova ka shtet perendimor .....do kete zgjedhje e nuk ka asnje katastrofe. Katastofe eshte te vjedhesh zgjedhjet.

                  Përgjigjjuni
                  1. E
                    Emigranti

                    Kur fort për Kosovën, spiuni i Sherbeve.

                    Përgjigjjuni
                    1. K
                      Kosova

                      Kurti, një narcist i neveritshëm, i cili nuk dihet ku ka qenë kur Kosova bënte luftë për clirim, ka urrejtje për atë luftë, për luftëtarët dhe SHBA-në që e bënë atë luftë. Ka urrejtje për Shqipërinë. Defaktorizoi shqiptarët në Maqedoni, pikërisht për narcizmin që e karakterizon. Por me siguri Kosova dhe koha do ta ndalë në këtë ndërmarrje që vetëm dritëshkurtërit nuk e kuptojnë.

                      Përgjigjjuni
                      1. X
                        Xx

                        Albini Kurti Ka QEne ne lufte me serbine QE NGA vitet e 80 ooo hajvani me emrin "Kosova" nganjihere vinte ne shqiperi me ta iq robin Ty po ti ikje e shiqojshe per bire Ka ta iq robin....masnej ishte I nxanun me baca Adem Demaqin Tu munue me ja qel syt HAJVANEve te drenices por kta hajvanit e shpiunuan dhe Serbia e mbyllin me burg ne pozharevc afer beligradit dhe si "frigacak"QE ishte NGA burgu me televizione nderkomtare e akuzojke Miloseviqin per krimet ne kosove dhe I thoke QE Kosova Ka me qen e pavarun. Ju ne shqiperi ishit nxanun me investime ne skema piramidale dhe vrapojshi mas muuutit te Sali Shkjaut.....haj hajvani I Shypnise se ska vlen me u maree me ju ...

                        Përgjigjjuni
                      2. A
                        Alfred

                        Akrobaci fjalesh me qellim diabolik si gjithmone! Pseudo-alarmi i Batonit ka qellim te ngjalle ndonje anderr,sado te vaket se mos krijohet mundesia per t'u kthyer si keshilltar me dhjete rroga neper borde, sic ka perfituar dje ne Kosove dhe sot prej Rames ne Tirane! Agjerim te lehte, baca Baton, sepse do zgjase shume kohe!!!

                        Përgjigjjuni
                        1. P
                          Puci

                          Islamikët e Kosovës tërbohe kur u flet per profugun prej SUKOBINET . Burrin pordhac . Po siç duket Kosovaret nuk meritojnë me mire se ti drejtojë një MASHTRUS ME PATENTE . GEZUAR RAMAZZOTIN

                          Përgjigjjuni
                          1. T
                            Tng

                            Baton je njeri i skutave te erreta je i vetmi i delenxhi nga Kosova e ndritur qe suporton tradhetine e Komunisteve nga Tirana kunder Kosoves.

                            Përgjigjjuni
                            1. r
                              realisti

                              Kush e don Kosoven dhe Shqiperine ben ate qe duhet,qeveri teknike dhe te heqin Albinin nga qafa qe po i zen frymen Kosoves dhe gjithe viseve shqiptare.

                              Përgjigjjuni
                              1. T
                                Taku

                                Xx qe je kokrra debilit dhe qe ti ka fluturu truteAlkoqja duket. Por boni nje kurs si shkruhet shqip se shkolla ju ka ngel te Abetarja. Mjere Kosova me ju ne krye

                                Përgjigjjuni

                                Lini një Përgjigje