Nga Lorenc Vangjeli
Eshtë e pamundur t’i shpjegosh një të riu shqiptar të Gjeneratës Z çdo të thotë që kur shkojë dikur të blije një bukë masive pesë lekëshe në Tiranë, shitësja të jepte me detyrim edhe 20-30 qindarka bukë misri. Po kaq e pamundur është që të shpjegohet në epokën dixhitale se pse gjimnazisti i viteve 80-të, për të mbërritur në zemrën e vajzës më të bukur të klasës paralele, në fillim duhet të fitonte zemrën e shoqes së saj të ngushtë. Që si rregull ishte më pak e hijshmja e të njëjtës klasë. Dhe që pastaj fillonte një sagë e gjatë shëtitjesh treshe deri në momentin që duhej t’i mbushje mendjen bukuroshesh për të dalë së paku njëherë çift.
Rama e Berisha, dy burrat e thinjur që qeverisin njëkohësisht Gjeneratën Z dhe gjyshërit e këtij brezi, nuk i kanë shpëtuar kësaj rregullsie që vjen e diktuar nga e shkuara e tyre. Të votosh Ramën në zgjedhjet e përgjithshme, merr si bukën e dikurshme të misrit edhe Zeqinenë e tij. E bashkë me të, edhe një buqetë hokatare personazhesh anonimë që me politikën kanë shkusinë mes djallit me temjanin. Një prototip nëpunësi parlamentar apo administratori qeveritar që në një Shqipëri normale, nuk mund të ishte më shumë se një sekretar topolak në bashkinë e Maliqit. Brezi i vjetër i PS-së së rilindur nga gërmadhat e partisë komuniste të Hoxhës, i përbërë kryesisht nga akademikë e intelektualë, nga më të zëshmit e kohës së tyre, ka dalë prej kohësh në pension; ata që solli në parti Fatos Nano, një pjesë edhe ata vetë prurje thellësisht personale të tij, gjithashtu kanë kaluar në harresë, kurse brezi i politikanëve që sollën vetë Ramën në pushtet në 2013-ën, kanë harresën sërish si adresë përfundimtare. Ndërkohë që kishte premtuar se do të rilindte Shqipërinë, Rama në fakt ka rishpikur nga e para partinë e tij. E ka shndërruar atë nga një organizatë politike, në një makineri teknike elektorale që shërben vetëm për fushata zgjedhore. Rama me të tjerë bën beteja dhe me të tjerë qeveris dhe transferon pushtet. ZeqiLandi i tij tashmë njehsohet pa asnjë dyshim me atdheun që i nënshtrohet vizionit, tekave, dëshirave dhe vullnetit të plotë të kryeministrit. Janë bërë një dhe njësh të dy.
Sali Berisha, ish-komunisti i fundit i Evropës Lindore që ende qeveris opozitën në Shqipëri, ndërkohë që kolegët e tij të “revolucioneve antikomuniste” kanë dalë me kohë nga skena, është i vetmi që premton rikthim në pushtet për herë të tretë edhe katër vite më pas. Politikan race, dinak si Makiaveli e njëkohësisht Princ makiavelik, frut i fatit dhe sakrificës së epërme vetjake, Berisha është binjaku i Ramës në të njëjtin dyqan komunist e të varfër buke. Të votosh për Berishën merr njëkohësisht, si bukë misri apo atë shoqen e tretë të gjimnazit të dikurshëm, edhe shpurën pa portret të besnikëve të tij. Përgjithësisht një brez të fosilizuar që rrjedh nga rangu i tretë i nëpunësve të qeverisjes së tij deri në vitin 2013. Qëndrestarët e tij të viteve të hekurta në opozitën 1997-2005 nuk i kujton më askush, pjesa dërmuese e KOP-it të famshëm që ndihmoi në ardhjen e tij në pushtet, tashmë është përzënë bashkë me Lulzim Bashën. Prurjet e reja që ai vetë bëri në dy mandate, të rinj që janë edhe më të moshuar se ai vetë në mendësi, i ngjajnë njëri-tjetrit si letra bixhozi të të njëjtës ngjyrë. Mes tyre brohoret paketa e nëpunësve parlamentarë, ambiciet e të cilëve peshojnë shumë më shumë sesa masa e tyre në kilogram dhe analfabetë që shkruajnë me gabime drejtshkrimore edhe emrin e tyre. Kjo tipologji që vetëthirret “politikanë”, është e vetmja që di të gjejë shtigjet e duhura drejt zemrës së kardiologut të dikurshëm, që thonë se e urren me shpirt injorancën, por e përdor paditurinë e të tjerëve, si Makbethi kamën e vet. Pohimi se PD është parti personale është një aksiomë që pranohet pa vërtetim. Kur thua PD ke thënë Berisha, kur thua Sali, ke thënë PD! Voto Berishën dhe si ofertë ke edhe bukën e hidhur të misrit.
Shqiptari i tretë i famshëm është Albin Kurti. I riu i dikurshëm kontrovers e rebel, një përzjerje e rrëmujshme mes thelbit neomarksist, anarkistit antisistem dhe idealistit pragmatist që shet moral, është shndërruar në vitet e pushtetit vetjak në Prishtinë, sipas bindjes së tij, në ofertën e vetme morale për qeverisjen e Republikës së Kosovës. Më shumë se tetë muaj nga zgjedhjet e përgjithshme, Kurti si triumfues i tyre, është përgjegjësi kryesor për krizën qesharake politike në Kosovë. I bindur se “Ai është Kosova”, Kurti beson gjithashtu se pa të nuk ka as Kosovë dhe as të nesërme në Kosovë. E megjithë këtë, me legjitimitet moral e institucional diku tek gjunjët e tij, në këto tetë muaj, ai hap dhe mbyll në gjunjë derën e zyrës së kryeministrit në detyrë, me një plan të qartë egoist e iracional: Ose i merr të gjitha, ose Kosova do të detyrohet të zvarritet gjithashtu drejt një skenari zgjedhjesh të parakohshme. Zgjedhje që ai e di mirë që nuk do të prodhojnë me të gjitha gjasat, një zgjidhje të paqëndrueshme. Trajektorja e revolucionarit të dikurshëm që betohej për Vetëvendosje, që nuk njihte himnin dhe flamurin e Republikës, e ka futur vendin në një spirale armiqësisht që nisin me Tiranën e përfundojnë me Uashingtonin e Brukselin. “Mbas meje qameti!”, është në fakt çfarë do të ndodhë nga çimentimi i partisë personale, është zgjedhja që mbetet mes fatit personal të Kurtit dhe atij të Kosovës. Një zgjedhje që në gjuhën e kryeministrit në detyrë, tashmë mund të quhet AlbDheu i Kurtit. Krenar, por në gjunjë dhe me bukë misri në tryezë.
Këta tre shqiptarë idhnakë e dinakë, secili i bindur se Shqipëria e Kosova janë kostume që ju rrinë ngushtë në shpatulla dhe se ata meritojnë të udhëheqin shumë më shumë se shqiptarët, në rrethana të ndryshme, por me mënyra të njëjta, e kanë rrudhur atdheun e tyre vetjak deri në përmasat e zyrave respektive. Fiks aty, ku të parë nga sytë e servilëve, duken më të vetmuar se ishulli i Sazanit, më të lartë se bjeshkët e Veriut dhe më të pastër se uji i Rugovës. Sepse duken të përjetshëm dhe të gjithëpushtetshëm. Sepse secili me Zeqinenë e tij, besojnë se mund të shesin për bukë të bardhë gruri edhe misrin e varfërisë së dikurshme komuniste. Ata nuk janë thjesht dhjetë vjet përpara të gjithëve, siç thoshte dje për Ramën një nëpunësja e tij e sotme parlamentare, por janë një përjetësi larg pulsit real të shqiptarëve. Dhe po kaq larg edhe Gjeneratës Z, e cila, me kufinj më të gjerë se Evropa e ëndrrave, as nuk i kupton, as nuk i meriton dhe as do t’i kujtojë nesër. Në fakt, dy krijuesit e ZeqiLandit dhe AlbDheut, bashkë me Berishën në mes, janë viktimat e vërteta të një historie që rrjedh ndryshe vullnetit të tyre në kohë.
P.S. Zeqineja nuk është person real. Ky emër nuk i referohet asnjë deputeti konkret të Kuvendit të Shqipërisë. Çdo ngjashmëri e mundshme, është vetëm rastësi fatkeqe!
Lorenc, je gazetar me emer. Mos e ndy Makiavelin duke i vene per krahasim Berishen si "politikan race"!
Po ik o Lorenc Vangjeli se ti je papagall nuk ke tru te arsyetosh i pavarur plus qe ke rrjedhur tani se mund te heqesh ndonje vize andej nga ato te fortat kaçurrelse .... Ti je bajge, shume i shpifur, sidomos surratin e ke njesoj si Namir Lapardhaja, si bajgat e lopes ne mengjes. Shko te Grida...
Po ik o Vangjel as mish as peshk nuk i futesh ne pun kujt veç Pekes. 1000 her Zeqinene degjoj sesa juve analisteve që kan filluar t’iu shpetojn pordhet neper studio. Eshte ekselente tjetra o Vangjo zvaraniku.
Lenci, je 1 për të shurrosur o shoku. Nul për të tjerat.
fytyre e nyre. njemije here me i ndyre je ti se zeqineja qe e ben personazh e bullizon ti nangjel je nje prostitute qe kush te paguan me shume ia hape kembet. pi burr, pis intelektuai , pis njeri"intelektual" si puna jote futin brezin e ri ne qorrsokak. ti lubonja klodiana lala jeni shembulli qe nuk vlen asgje jeni njerez te ndure. tduke shperndare servilizmin ne menyre proprcionale te eproret e ke ule vehten aqe poshte sa nuk ia uroi as berishes, as rames, as kurtit, bile as idoteve flamur noka e lelo,"kuku lelo"!. edhe nje hereanastas njeri i ndyre prostitute politike e ndyre. teresisht i pafytyr. vafsh ne hale o zot!
Në një gjë ke gabuar , bile rëndë, o Vangjo! Zeqine, e mbaroi misionin. Ti sikur nuk je i përditësuar..... . Nuk ka patur ndonjëherë ZeqiLand....... . Por ka DiellaLand. Dhe sot nuk flitet tjetër, vetëm për DiellaLand....... . Të tjerët nuk ekzistojnë, ose nuk i pyet kush. Redaktoje analizën!
Si s’të vjen turp që i thua vetes analist e gazetar. Bën krahasime koti, dhe merr nëpër gojë deputetët e rinj. Do të hiqesh i balancuar, por i shërben atij që të paguan më shumë.
Mire ata te tre po me ZEGJINEN pse e kruan bythen.
Lorenc Vangjeli = ShimpazeLand
Sakte
KE HARRIAR PROSTITUTEN E ALBINBABES QE EDHE PSE DUHET TE KISHT FILLUAR (PAS KAQ DITE ,NGA DESHTIMI SPEKTAKOLAR I ALBINDENOVIC) KONSULTIMET ME PARTITE E TJERA,AS QE KA NDERMEND.......ME KETE DUA TE THEM SE KOSOVARET NUK KA VETEM ALBINDENOVIC POR EDHE OSMANOVICI,QE DUAN TA COJNE KOSOVEN NE PREHERIN E SERBISE........POR DUKE U FSHEHUR PAS DEKLARATAVE SE GJASME FAJIN PER GJITHESHKA E KA SERBIA ,DHE VERTET ANO E KA QEKUR KETA DY U BENE UDBASHET E SERBIT....
Lenci,mos na eja me neper studio e ne gazeta, se me tonin tend monoton dhe me krahasimet monotone qe ben na je bere monoton .konkluzionet e tua jane te thjeshta e çdo njeri me pak fare mend i di .Edhe ju "politologet" na jeni bere si politiqenet qe dalin e thone brockulla nga mengjezi ne darke ju komentoni e i jepni ze brockullave vetem ne darke .
Ky shkrim i gjate i analistit te shquar i mbushur me metafora mundohet te na portretizoje tre figurat me te larta te politikes shqiptare. Mirepo sipas mendimit tim nuk i ka trajtuar te gjithe me te njejten meter.Psh. ndersa Berishes i ka dhene mendjen dinake te Makiavelit qe mban ne dore thiken e Makberhit, z. Rama i ka dhene vetem Zeqinene. Me kete Vangjeli dukshem ka mbajtur anan e Berishes sepse ndersa Berishen e krahason me nje mendje aq brilante si e Makiavelit dhe nje personazh aq te njohur si e Makbethit te Shekspirit , Kryeministrin e vendit e ka krahasuar me Zeqinene qe ben hajgare me Gaz Bardhin. Por nuk eshte i vetmi shqetesim qe me lindi pas lezimit te ketij shkrimi. Se ja psh. pse gjimnazisti i viteve 80-te kerkonte te gjente rruge te terthorta per te mberritur tek vajza me e bukur e klases paralele dhe nuk i kerkonte per te mberritur tek vajza me e bukur e klases se vet apo si i behej nese kishte disa klasa paralele. Probleme te koklavitura qe vetem je mendje gjeniale si Vangjeli mnd t'ju jape dum.
O Lorenc, jerm ke qene kur ke shkrojtur kete pacamur ? Une jam me e vjeter se ty,por nuk di te kem blere me detyrim buke misri,para 1990-es. Je ne kazan Lenco,perpiqu te dalesh vete,se nuk t'a ka kush ngene.
Ndyresira ne katror!!!!