Nga Musa Kurtulaj
-Heshtja e institucioneve ushqen dezinformimin publik -
Në Shqipëri, mjafton një postim në rrjete sociale apo një deklaratë e pakonfirmuar për të ndezur furtuna mediatike. Kështu ndodhi edhe me rastin e fundit të Zëvendëskryeministres Belinda Balluku, ku një njoftim i dhënë nga një gazetare – pa asnjë konfirmim zyrtar nga SPAK – u kthye në “lajm kombëtar”.
Në pak orë, ekranet, portalet dhe rrjetet sociale shpërthyen në analiza, akuza, e madje edhe në fyerje personale, ndërsa institucionet… heshtën.
Lajmi që nuk u verifikua, por u gjykua
Deri më sot, SPAK nuk ka dhënë asnjë njoftim zyrtar që të ketë nisur hetim ndaj Belinda Ballukut apo t’i ketë dërguar fletëthirrje për t’u paraqitur më 27 tetor.
Megjithatë, ky “lajm” u trajtua si fakt i kryer dhe u përhap në disa media, duke ndikuar perceptimin publik dhe dëmtuar rëndë besueshmërinë e institucioneve.
Të pakët ishin gazetarët të kërkonin verifikim e këtij lajmi, shumica e mediave u hodhën në garë për të “dalë të parat” me versionin më dramatik.
Kështu, një lajm i pakonfirmuar u kthye në “hetim publik”.
Heshtja që prodhon kaos
Në çdo vend demokratik, kur qarkullon një informacion i tillë për një zyrtar të lartë, institucionet kanë detyrimin të flasin: ta konfirmojnë ose ta përgënjeshtrojnë menjëherë.
Kur SPAK hesht, kur vetë ministrja nuk sqaron dhe qeveria bën sikur s’ka dëgjuar, atëherë boshllëkun e mbushin portale, “burime anonime” dhe opinione pa prova.Në këtë moment, realitetin nuk e shkruajnë faktet – por interpretimet.
Kur mungon llogaridhënia, lind dezinformimi
Ky rast nuk është problem i një gazetareje apo i një portali. Është simptomë e një krize më të thellë:
mungesa e llogaridhënies institucionale.
Nëse SPAK nuk ka nisur hetim apo nuk i ka dërguar fletëthirrje Ballukut, pse nuk e thotë qartë?
Nëse ia ka nisur, pse nuk njofton sipas procedurës?
Nëse qeveria e di që lajmi është i rremë, pse nuk e sqaron publikun?
Por jo, heshti....dhe në fund, është qytetari ai që mbetet viktimë e këtij vakumi informativ.
Kush përfiton nga mjegulla...
Kaos informativ do të thotë terren perfekt për manipulim.
Në mjegullën e lajmeve të pakonfirmuara, përfituesit janë gjithmonë të njëjtët:
ata që duan të formësojnë perceptimin publik për interesa politike, duke përdorur dezinformimin si armë.
Sa herë që institucionet heshtin, fakti humbet, dhe e vërteta kthehet në “opsion”.
Në Përfundim
Rasti Balluku nuk është thjesht një histori mediatike, por një provë tjeter për funksionimin e shtetit ligjor.
Nëse lajmet e pakonfirmuara mund të kthehen në “gjyqe publike”, atëherë kriza më e madhe nuk është tek lajmi, por tek heshtja e institucioneve që nuk mbrojnë të vërtetën.Në këtë rast, heshtja nuk është as neutralitet, as respekt për procesin ligjor –
është mungesë përgjegjësie ndaj publikut sepse, në fund të fundit, kur shteti hesht, dezinformimi flet në emër të tij. Një gjë është shumë e qartë në raste të tilla: shtetit i bie besimi tek qytetarët kur ai hesht, dhe rënia e bësimit të shtetit ka pasoja shumë të rënda për çdo vënd, i madh apo i vogël qoftë!
Si zakonisht ne keto raste jane te ashtuquajturit investigators,gazetare qe me t'u duke sikur dijne me shume se Presidenti apo kryeministri,se me shume se Dumani as qe behet fjale.E para qe ja numerik ne valle Ballukut ishte Llabani,qe sipas parashikimit te saj para 11 majit edhe Beci per tre muaj hyn ne burg.Keshtu ështe kur nuk ka nje ligj qe edhe politikane e edhe gazetarëve e sidomos portaleve nuk jua ve kufirin te thana,per fizik formimin dhe shpifjen,ku te mbaje pergjegjësi ,si ne gjithe boten demokratike
Kjo është e ngjashme me shprehjen “ një budalla hedh një gurë në lumë dhe mblidhen 100 të zgjuar dhe nuk e nxjerrin dot”! Është humbje kohe dhe duhet të dënohet burimi i njoftimit, përndryshe humbet shumë energji të panevojshme.
Fiks
Ti hajvani i rradhes, gazetar i paguar ose i shkerdhyer si qenie njerezore nga GA- BEL (J)A! Qeveria ska ca thote pasi lajmi eshte i vertete e ska ca pohon apo mohon. Rama po e hudh Ga - Belen pak nga pak! SPAK ska ca konfirmoje se ja ka cuar flete thirrjen dhe ska ca ti konfirmoje kujt.
gab me gjth men qeke or.....tij n
O Z.Musa! Keshtu ka funksjonuar e keshtu do akuzohen sa te dali nje pretekst i vogel, per tu bere gropen atyre, qe i shohin si te rrezikshem per pushtet . Por ka dhe dicka tjeter pas kesaj loje . Ka aq shume akuza sa nuk dime sa te verteta jane . Organi qe duhet tua mbylli gojen heshte. Pse ? Jane te gjithe nen trysnin e politkes . Hiqet si i pavarur por me te marr nje sinjal ,ustallaret fjalet, qe qarkullojne i kthejne ne realitet. Fabrika ,qe i prodhon keto, dihet kush eshte . Berishizmi sot edhe pse nuk ka force ne politike ,prodhon cdo dite fake news. Qellimi? Mbase i vihet flaka ketije vendi se nuk kane me c'ti marrin. Po SPAK dhe K/M pse nuk reagojne ? Edhe u pelqejne por dhe sua mban . SPAK cfaqet si indiferent ndaj ketyre medjave . Rama e ka gati incizimin . Kush ka ngren prapa krahve te mija le te perballen me Drejtesine . Me kaq quhet e realizuar detyra.Komentet zjejne neper gazetat on- line e shqiptaret cfryjne . Cfryjme aq shume sa me pas u kthehen njeri tjetrit . Strategjija e strukturave agjenturore per te mbjell destabilizim e sherre midis shqiptarve . Pyetja eshte e thjeshte .Kush e mban kete pergjegjsi per keto deklarime . A ka ligj dhe si veprohet me to ? Kur e tejkalon masen a ka ndeshkim? Apo medja eshte e lire te cfryje dhe ajo. Te gjitha keto u ngjajne gjyqeve partizane . Ne emer te popullit je i arrestuar per kete apo ate ceshtje, si hajdut ,shperdorim detyre e abuzime me fondet dhe asnje per shpifje e kompllote kunder personave ne detyre . Do arrijme ,pervec kllockave ,meshkuj dhe rinija ,nuk do preferoje e s'do kete ambicje te punojne ne keto vende me pergjegjsi shteterore . Fenomen, qe tashme eshte realitet . Detyrohet K/M te hedhi syte nga Kosova e me pas nga MV. Boll te jete shqiptare e rrugen e ka te hapur kur mungojne nga brenda . Nuk e njohe Liburnin por te kete shteruar deti ne Shqiperi e te kete shkuar ne Kosove ,vetem me ne ndodhin fenomene te tilla .
Pirdh pirdh o Musa se lirohesh
Problemi eshte se kjo nuk eshte rastesi dhe burimin e ka tek mafiozet e Spakut. Nje peshperime e tyre ne veshin e nje llapaqeni dhe fillon amplifikimi nga llapaqente e kufomes non grata. Pastaj porositet Nesti Angoni te shkruaj leter dhe merr fund puna Me ket metode jane denuar e vazhdojne te denohen njerez.
Fiks kjo eshte e vertete qe po ghua. Del Klodiana Lala merr ndonje lajm andej, por qe une mendoj se eshte e lidhur me pushtetin, por e ben thjeshte per te shperthyer shashka, me mbajt ekuilibrat, se gjoja ketu po hetohet. Te njejten gje ka bere dhe Artan Hoxha, po me duket sikur te njejten gje po ben dhe Karamuço. Te gjithe keta jane njerez qe kane futur lugen ne çorben e pushtetit, duke perjashtuar te babeziturit me pushtet qe duhen çu te gjithe para drejtesise
Impakti qe pati si lajm ne popull, tregon nje gje: Sa e urrejne Belen ne rrafsh kombetar. Nuk mbeti njeri pa u gezuar. Kaq duhet ti mjaftoje Rames per ta kuptuar qe tashme Bela duhet flakur tutje dhe zevendesuar me karen ose karin e rradhes!
Kështu ndodhi edhe me rastin e fundit të Zëvendëskryeministres Belinda Balluku, ku një njoftim i dhënë nga një gazetare – pa asnjë konfirmim zyrtar nga SPAK – u kthye në “lajm kombëtar”. gjakdhjeri gerrki arrixhinji afrikani cingije u hodhen ne sulm ....... por per cfare e thirren ate ne spak ? per syt e bukura apo per te pire kafe ?