Tre “buajt” e parlamentarizmit, Niko, Tao dhe Toni, shfaqeshin sot në një gjendje veshtullore.
Buzëqeshja e tyre kishte një si ngjyrë, gati në të murrme.
Tao kujdesej si prind i dashur të jepte përshtypjen që çdo gjë pa Gaz Bardhin është një mrekulli, vetë jeta marifeti e lezeti!
Se ai lanet na qenkësh pengesë për dasmë.
Nikua sillej si një hero i plagosur që po binte theror për partinë. Se brendshmi ndihej krenar që në sytë e deputetëve të rinj dukej si komisari me dorë të plagosur e të fashuar tek filmi “Kur zbardhi një ditë”, episodi “Ura”!
Klosi e kishte gllirë, gjumëprishur erdhi me sytë kapuç, dukej si dikush që nuk bën asgjë dhe niset për asgjëkund. Qejfprishur që herën tjetër Zeqineja e ngatërroi me Musa Ulqinin, i rrinte gjithë hundë e buzë “Kronikës”.
Damua shfaqi të gjitha dijet e tij filozofike sot, të mëdha sa një plantacion me pambuk, dhe i ra hasha miqesisë së madhe që dikur kishin me Nikon dhe Ditmarin kur ecnin si të deklasuar nga liqeni.
Ky pohim Braçes i shkaktoi një gëzim të brendshëm e një buzëqeshje prej shejtani!
Në këtë mëngjes spikati seanca psikologjike e Kinduinës me Lamellarin dhe Borën, e cila tërhiqte llullën e saj si Stalini. Jetimë duket Qeveria pa Borën. Mallkuar qofte dita kur ju pre fermani.
Kinduina, me marifete profesionale të hulumtimit të karaktereve, e cila me gjasë do të zëvendësojë Etilden, pyeste me gjithë përkujdesje:
“Xhaxhi Llari, xhaxhi Llari, si ja dole që nga mbathës kuajsh të bëhesh njeri koxha i lartë, me një barrë mend, aq sa Babua dëboi Ulsinë e të besoi sherjanë dhe ne ta dëgjojmë llafin me admirim e përkorje?”
Një nyjë si shtellungë iu bë në fyt dhe fjala nuk i dilte nga emocioni. Mirësia e Borës e shpëtoi; ajo tha qartë, qartë: “Problemet dolën.”
Kacamisri, Pirrush Dengu, ka një vetëndjerje sot, a thua se është Kollokotroni, dhe qortonte Tezën me patos: “Si e fshive komentin për Belen?”
Tezja bëri sikur nuk e dëgjoi dhe i hodhi një shikim të qashtër Ervin Demos, që një dorë fuste nën banak e llop, hante biskota.
Jorushi i Tabakeve, e lodhur nga rropullia e Botës, dukej si suor Beatrice që i lutej Zotit që paqja të binte mbi shpirtrat e trazuar , marazi të fashitej e zollumi, duke u trashur, të këputej!
Të gjithë u bëmë merak, i madh e i vogël, pse Bledion Nallbaja nuk ishte në sallë.
“Qyqja, ku asht djali?” – pyeti Jozefina.
Jep e merr, e gjetëm diku në një bar.
“Nuk vij,” tha, “o më ktheni Mamicen me katër vilajete, o bëhet hataja! Nuk dua as mall as gjë; ajo në qiell në balonë, ne në tokë nuk e shoh dot Nikon aty si pa file! Do i bëj gjëmën, po më verbohen sytë! E ajo virane ishte ilaç!”
“Eja,” i thamë, “se Nikos po ia pret këmbët e karriges Tao.”
“Bah, më e zezë ajo ditë,” tha.
Igli Hasani mërmeriste me vete: “Kush jam unë, çfarë dua këtu, më plaçin sytë, më plaçin?!”
Antoneta Dhima shkruante kujtime për betejat e bëra me Ismet Beqirin, atë levend të Mallakastrës, që qetohet atje nën hijen e manit me putirin si nagant në dorë, nën shikimin admironjës të Sarës për kaçurrelat të kuruar mbi bikotina!
Ndërkohë Sypetrit Malaj hapte gojën dhe shtriqej, tinguj perhumbjeje leshonte.
Shalsi atje nga fundi qeronte fara.
Evis Kushi ulte kokën që shikimi ateror i “Kronikës” të mos binte mbi të.
Ivi Kaso aq mirë foli sot sa nga emocionet nxori kreherin, por pastaj u kujtua se nuk i duhej.
Elda Hoti, si mbesa e Ded Gjo Lulit, e trembi Nikon e sapo konfirmuar me zërin pushkë e llafet që tha.
Gjëra të rëndësishme u thanë.
Kaq për sot, jemi në pritje për lajme nga Kosta 100% i Mamices i cili per një vit linte të kuptonte që maksimumi vetem 36% arrinte!
Or katundar debil dhe bufon qesharak ! Po ti,krye maloku dhe malokëria idiote që keni mbetur jeni shkërdhyer dhe shpartalluar ku nuk thuhet.Dhe t'i,si kurvë politike,qanë hallin e kalorësit se i varen,k.qet,ose bolet.Or Rr.K. astronomik Po ata tallin mikun me ju dhe ua kanë futur deri në gërrmaz e ju bëni sikur nuk e ndjeni manivlin e atij të gjatit.Nuk e kupton që me këto SOFIZMA ordinere dhe pamflete qesharake trego nivelin tejet të ulët fshatark duke marrë në gojë individë që janë shumë herë më tepër se ti,intelektualë dhe individë të moralshëm Vazhdo të Lëpishë bythën e Salukut.
Bejtexhiu e degraduar i NON GRATËS UNIVERSAL,nuk çudit as shpellarët e vet ,imagjinoni sa mund të tërheqë admirimin e njerëz të kulturuar që njohin poezinë. Ishte më interesante pordha e fari-spiunit se sforcimi i malokut të shkuaj ese satirike. Është më tërheqëse një shpallje afishe funerali,se humori për të vjellë i një injoranti që u emërua "Profesor Doçent" duke lëpirë sumën e krye-kriminelit. Shqipëri je e dhjerë,nuk do bëhesh asnjëherë.
Nuk je gje tjeter vec nje lepires qe lepin ate qe peshtyn.Njeri pa karakter,pa dinjitet.Nuk e di se si te pranon elektorati yt per te folur para tyre.Eshte turp qe studentet duhet te mesojne prej teje.