
Nga Eduard Zaloshnja
Qysh kur filloi serinë e foltoreve, Berisha i është përmbajtur një fabule të thjeshtë politike, e cila duket se i ka funksionuar tek pothuaj çereku i shqiptarëve – në një sondazh që publikova javën e shkuar, rreth 24% e të anketuarve e simpatizonin atë ndër politikanët kryesorë të vendit. (Për krhasim, në një sondazh të ngjashëm që zhvillova në shtatorin e vjetshëm, vetëm 14% e simpatizonin).
Fabuala politike e përsëritur pa pushim nga Berisha gjatë 8 muajve të fundit përmblidhet në këta pak rreshta: “Më detyruan të kthehem në politikën aktive njerëzit e Sorosit në Departamentin e Shtetit dhe Ambasadën Amerikane në Tiranë, si dhe ushtari i tij në krye të SHQUP-it. Do të rikthehem në krye të PD-së dhe eventualisht në krye të qeverisë, përkundër përpjekjeve të tyre për të më denigruar.
Në janar të 2025-ës, në Shtëpinë e Bardhë do të rikthehet një president republikan (Trump apo një i ngjashëm) dhe në Kongres do të dominojnë po republikanët, me ndihmën e të cilëve do të më revokohet statusi non grata nga Departamenti i Shtetit dhe do ta mund Edvin Ramën në zgjedhjet e pranverës 2025”.
Pjesën e parë të kësaj fabule, Berisha pothuaj e ka materializuar. Basha dha dorëheqjen nga posti i kryetarit, duke u larguar nga SHQUP-i, ku Berisha është bërë de facto zot i tij. Ka disa pengesa ligjore të shkaktuara nga apelimi i Alibeajt në Gjyakatën e Apelit, por si në terren edhe në qendër, njërzit pranë këtij të fundit nuk janë në gjendje të marrin kontrollin e PD-së.
Pjesa e dytë e fabulës së Berishës ka gjasa të materializohet, me një sukses të pritshëm të republikanëve këtë nëntor në Kongres dhe me një dështim të Presidentit Biden për t’u rizgjedhur pas dy vjetësh.
Pjesa e tretë e fabulës është më e vëshirë për t’u realizuar. Sapo një republikan të shkojë në Shtëpinë e Bardhë në janar 2025, Berisha duhet të ketë bërë gati një ofensivë të fuqishme lobiste republikane, përmes së cilës të vihen sa më shpejt në lëvizje proceset burokratike në Departamentin e Shtetit, për revokimin e statusit non grata. Që kjo të ndodhë para zgjedhjeve shqiptare të pranverës 2025, gjasat janë të vogla, por jo zero.
ka fillu me bandat e tritolit rraspia e vicidolit hej
Italia ka ndryshuar 10 KM,ju merreni akoma me derrin e malokut nga 30 vjet. Ju ka ngelur sahati në mesjetë,dhe përdorni akoma kalendarin Julian.(Jul Çezari) Ju kujtoj se bota funksionon me kalendarin Gregorian nga viti 1582. Mjerë ju ,o të mjerë.Lum ju që jeni kafshë dhe të lumtur.(Spinoza)
Z.zaloshnja Une dhe shumica e shqiptareve mendojme se Sh.B.A e damkosi Berishen per 2 aresye 1-Sepse shqiptaret e urrejne per bemat e tija dhe nuk e votojne p.d sa te jete gjalle. 2-per te ndodhur rrotacioni i pushtetit dhe pd te vije ne pushtet S.Berisha duhet te largohet perfundimisht nga skena politike. 3 U.S.A po ndihmon PD dhe jo P.S
Z.zaloshnja Une dhe shumica e shqiptareve mendojme se Sh.B.A e damkosi Berishen per 2 aresye 1-Sepse shqiptaret e urrejne per bemat e tija dhe nuk e votojne p.d sa te jete gjalle. 2-per te ndodhur rrotacioni i pushtetit dhe pd te vije ne pushtet S.Berisha duhet te largohet perfundimisht nga skena politike. 3 U.S.A po ndihmon PD dhe jo P.S
DOMETHENE SIPAS TEJE REPUBLIKANET I FALKANHAJDUTAT O ZITI EDUARD SEPSE NUK MUND TA KETE FABULEN TENDE TE RIKTHIMIT TE BERISHES NE PUSHTET
Zaloshnja- Berisha kthehet ne pushtet vetem nese Serbia dhe Rusia e pushtojne Shqiperine. Persa i perket politikes se Kongresit Amerikan, kushdo qe ta marre pushtetin nuk i ndryshon dot masat e marra per Personat Nongrata.
Statistikat varen ku germon ti Zaloshja !