
Nga Kimete Berisha
Albin struja.
Njëherë e bëri TERR.
I bindur se terri është ferr.
Gjithmonë kam menduar se në Ferr ka shumë dritë, që t'i shohësh me sy mjetet e dhunës para se të zbatohen në Ty.
Në dritë i sheh detajet e vuajtjes, kurse në terr vuajtjen mund ta ngatërrosh me ëndërr. Terri varet prej teje, sa herë do i mbyll sytë e bën terr diellin e mbulon me kapakët e syve, e drita, drita nuk varet prej teje.
Ferrin e solli në dimër.
Ministrja e tij antishqiptare u bërtiti shqiptarëve:
- O jahu, Mos u ngrohni me rrymë.
Kur e pyetën milioneren se me çka ngrohesh ti, ajo bërtiti edhe më shumë: 'Me rrymë ngrohem, çfarë pyetje është kjo!
Ne nuk e zbatuam urdhërin e ministres së propagandës.
Ajo na i shtrëngoi masat edhe më shumë.
Na bëri të ndjehemi si japonezet kur i kanë dënuar dikur, ua kanë mbathur këpucët disa numra me të vegjël.
Ama ne jemi si ai ushtari i anekdotës, që gjithë ditën ka mbathur çizme të ngushta, që kur t'i zbath në mbrëmje të ndjej atë çlirimin e madh.
Se pa e njohur vuajtjen nuk e di çka është kënaqësia, nuk e ndjen as kur ndjen e kur e përjeton, sepse e mira dhe paqja është e heshtur, gati e pahetuar kur ndodh.
Shqiptarja - antishqiptare, Artane Rizvanolli u bë edhe më e rrezikshme:
E lidhur me korporatën kriminele të KEK-ut dhe me bordin e xhelatëve të ZRRE- së, na e ndali rrymën plotësisht.
Meqenëse ne jemi si ato 'plakat e jetës' te Kadareja, ashti ynë ishte i mësuar me vuajtje.
Ne i shkaktonim vuajtje edhe vuajtjes, ia zgjëronim kufijtë vuajtjes.
S'kish vuajtje që vraponte baras me ne.
Kur e pa se ne nuk vdesim nga të ftohtit - se jemi shqiptarë - më parë vdesim
nga të nxehtit, ajo u bë super-raciste, e shtrentjtoi rrymën veç për shqiptarët.
I shikonim serbët matanë urës së Ibrit, kah e shkrinin borën me ngrohëse elektrike.
Pushteti na detyroi t'ua paguajmë serbëve rrymën, kurse për vete nuk e shfrytëzuam rrymën, se u bë aq shtrenjtë, më shtrenjtë se ekzistenca, sa më hesap kishe të mërdhiheheshe e të shkriheshe përsëri, sesa të harxhoje më shumë se që kishe pare për të paguar.
(Veç Vala e Monalos së Kushnerit në fillim ka kushtuar më shtrenjtë).
Pastaj, kur populli nuk harxhonte dhe natën gjëmonte Kosova nga përplasja e makinave të lamjes, Albini filloi ta shishte rrymën që tepronte.
Në Kuvend tha:
Çka keni kujtuar Ju- tha, rryma që tepron- shitet.
Rryma nuk tepronte, ajo ishte teprica e vuajtjeve dhe mallkimeve tona.
U morën vesh gjakatarët shqiptaro-serbë: Rrymën tonë Albin Kurti e shiste më lirë, kurse rrymën e huaj e blente dyfish më shtrenjtë që e shiste.
Krim i organizuar.
Shpëlarje parash.
Dhunë kundër popullit shqiptar.
Tragjedi.
Cokate kryet, kupto: rrymën e Kosovës, e shiste lirë, kurse rrymën serbe e blinte dyfish më shtrenjtë.
Ministrja që përtyoet vazhdimisht, Rozeta, ishte ngarkuar që të thoshte se - fajin për krizën energjetike e ka lufta në Ukrainë'.
Qymyri i Kosovës shitej tinëz gjithandej.
... në fund, i zuri rryma.
Tash duhet të hynë në dhé që t'ua nxjerr dheu energjinë e vjedhur. ...
të zë ahti ose të zë rryma kur i ngrinë njerëzit dhe përfiton miliona nga tragjedia dhe vuajtja e të tjerëve.
Nëse urrejtja e Tyre do të ishte elektricitet - do ta ndriçonte krejt botën (Nikola Tesla).
Mendjeshkallmuara e zhgarravitësja ti, QIMETE! Shifni, kapni një pusi dhe i hiqni një plumb Albinit. Është armiku juaj se DO(n) TË BËJË SHTET SERIOZ nga KOSOVOJA juaj, e jona DARDANI.
PORDHË, MOJ, PORDH sa të kesh gazëra në TRU, vetëm PORDH !
Bibini Vetfundosjes eshte udbash i rekrutuar ne burge . Ky i sherbene nenes Serbe nuk e kuptoje pse e gjykoni. Koqevaria eshte multi-etnike ky eshte i minoritetet Malazeze ndihet me afer me Serbin Kimete pjeshke s mire
SHIPEC e SHIPTARELL Sa nëna mbetën me duar në gji, sa fëmijåe jetima që ti SHiptarell të jesh shipec
Po ku e kupton ti Kurtin moj e mjerë,a po me then konkretisht si puna e jote qe mu dohet veq kunder Kurtit te shkruaj ,pikrisht ju po ja rritni namin edhe më shum Dikush kur te kritikon te ngrit edhe me lart kjo edhe po ndodh
Je kenaqesi ne lexim Kimete, mos e rruj per keta tturkoshaket Albiniste keta jete e mot ma keq se shkjau kane qene per ne shqiptaret
MOJ PORDHË! Kokën e ke plot me gazëra, PORDH e PORDH !
I bindur se trurin e ke plot me gazëra, kuptohet se ata (gazërat) shpërthejnë jashtë kafkës sate në trajtë do fjalësh si shqipe, me përmbajtje qelbësirash semantike, me të cilat kënaq egërsirën tënde e të ambientit tënd përcëdnues - kosovoro
Eshte nje moment i bukur fakti qe Kurti paguante rymen e serbeve te Mitrovices, por eshte domethenese se pse Albini e ben kete. Albini eshte dy Albina. Albini i pare eshte ai i “pordheve te qelbura” kunder serbeve dhe Albini i dyte eshte ai qe u paguan atyre rymen. Kjo e dashur Kimete eshte pjese e lojes se dyfishte qe ai luan me Vuciqin ne kuader te rolit te tij si ushtari me i mire Serb qe punon ne Kosove. Pra Albini shet pordhe dhe llafe per shqiptaret dhe mireqenie per serbet. Kjo djallezi serbe ka bere qe Serbia te perparoje ne aneksimin ne te arthmen te Kosoves. Me kete dyjezime ne politike ku Albini rrit mireqenien e serbeve, do tu tregoje shqiptareve se ne nuk jemi te zote si serbet. Albini ka bere shume perparime ne kete politike te bashkimit te Kosoves me Serbine dhe jo te Kosoves me Shqiperine. Kesaj politike i ka sherbyer gjithe veprimtaria e Albinit qe nga Rrambujeja e deri me sot. Kesaj politike i ka sherbyer edhe shpalljen e Thacit armik , ne bashkepunim me sali Berishen. Po ashtu percarja kombetare qe Nxit Kurti do ti tregoje kosovareve qe me mire me serbine se me Shqiperine. Ka dhe me shume, por sot vetem kaq per Shmilin qe mendon me bythe.
Shko e lute mësuesen të ta rimësojë pak gjuhën...
I PAEMËR për SHMILIN ! Këtë përrallë ia shpjego Ramë VuciVulinit.