Pse u "çmend" Berisha në Kuvend?

21 Prill 2022, 19:35Blog TEMA

Pse u "çmend" Berisha në Kuvend?

Nga Ylli Pata

Shtyrja e Enkelejt Alibeajt nga Sali Berisha, është rasti tipik i një reagimi që vjen nga mungesa e fuqisë reale për të kontrolluar aksionin politik.

Vetë personazhi i Sali Berishës është objekt real për të studiuar për 30 vjet me radhë se çfarë ka sjellë dhuna edhe bullizmi në politikë, si dhe pse herë pas here ngre krye ky fenomen i rëndë, që ka një ndikim kapilar në shoqëri.

Për 30 vjet ne e kemi parë se si Sali Berisha, apo edhe liderë të tjerë xhanëm, kanë kryer apo nxitur dhunë, vetëm kur ata kanë qenë të dobët dhe të pafuqishëm për të ndikuar me mjete politike.

Ne e kemi parë Sali Berishën kur ka qenë i fuqishëm dhe faktor relevant, që është kthyer jo në “qengj”, por një “Konicë” që qesëndis kundërshtarët, e shkakton të qeshura e ilaritet në salla konferencash shtypi apo edhe në publik.

Në vitet 2001-2002, në kulmin e përplasjes thuajse fratricide brenda socialistëve, kur Sali Berisha u bë faktor i rëndësishëm, pasi bënte aleancë sa me Fatos Nanon e sa me Ilir Metën, ne kemi parë një Berishë qësendisës me humor, që përdorte shprehjet: “Hani derra, pini derra”, luante me shprehjet e Nolit e Konicës duke bërë shaka e përdorur batuta. Është tamam koha, kur realisht u pa se Sali Berisha mund të rikthehet në pushtet, edhe si pasojë e një kaosi e degradimi të partisë që kishte përballë.

Edhe kur u rikthye në pushtet në vitin 2005, kur pinte kafe me gazetarë në Rogner e diskutonte me intelektualë, ai rrezatonte fuqi e pushtet, që çoi në ngritjen e kuotave politike, madje edhe publike. Edhe kur tallej me protestën e socialistëve me bilbila në Kuvend, apo raste të ngjashme.

Pikërisht kur kuotat e tij nisën të binin jo thjesht në publik, por në moskontrollin real politik nisi të shpërfaqë dhunën.

Rasti i parë i saj ishte përplasja me avokat Ngjelën, kur ai e sfidoi Berishën në Kuvend, e rrezikojë të lëvizë numrat e mbështetjes politike brenda PS-së. Veproi menjëherë duke e “ngrirë” Ngjelën dhe e linçoi në public. Aksionet i ranë muaj pas muaji, hyri në luftë me Top Channel, të cilit i turri shtetin mbarë, e zinxhiri vijoi. Me Gërdecin, 21 janarin e skandale me radhë.

Gjatë kësaj periudhe humbte mbështetjen politike në zgjedhje, po edhe atë në rang kombëtar. Nisi egërsia në Kuvend, kërcënimet ndaj deputetëve që i tregonin për aferat e familjarëve të tij. Janë epike shprehjet: Ta bëj ftyrën si këpuca, apo sharje të tjera me radhë. Të gjithë personazhet që Berisha i ka dhunuar e bullizuar, i ka kthyer në politikanë shumë të rëndësishëm që bënë karrierë.

Pa përmendur në këtë rast, përvojën nga 1992 e deri 1996, ku Berisha ka qenë fryzëzuesi i dhunës dhe mbrojtësi i atyre që dhunonin. Tashmë janë pjesë e historisë vrasja e aktivistit të opozitës Gjovalin Çekini në 1995 në Shkodër, ku autori ishte familjar i një zyrtari të lartë të pushtetit. U dhunian në seri më pas me leva e vare pas koke politikanë e gazetarë. Që nga Gjergj Zefi, Edi Rama, Ndre Legisi, Arben Imami, Servet Pëllumbi, Namik Dokle etj etj.

E gjithë kjo dhunë nuk i ka dhënë aspak më shumë fuqi Berishës e PD-së, më shumë fuqi politike, por nga ana tjetër kjo kulturë përhapi si murtajë në politikën shqiptare kulturën e forcës, dhunës verbale, bullizmit e polarizimit. Madje kemi edhe politikane gra që për tu njohur në public përdornin gjuhë të egër dhe verbale. E kjo dhunë pastaj në shoqëri kishte efekt domino, duke frymëzuar të gjithë “mjeshtrat” e “artistët” e dajakut e shantazhit. Që nisën të bëhen nga të fortë rrugësh e xhepista, bën karrierë në politikë, mbaruan Juridikun me korrespondencë, morën mastera e doktoratura, u bënë prokurorë, gjykatësa e avokatë; e kështu si butë butë u bënë elitë. 

Me shumë para, shkolluan fëmijët e familjarët i punësuan në një rrjetë merimange në shtet, e krijuan kështu elitën e të fortëve që sot janë “bejlerët e aristokratët” e ri të vendit. Të cilët kur dolën rrjetet sociale u kthyën në “pionierët” e panairit të vanitetit të shfaqes me luks e kamje në instagram. Të cilët gjithashtu i futën një infeksion shoqërisë në pjesët bazike të saj, duke shërbyer si “model suksesi”.

Një model që është krejt e kundërt e botës perëndimore, ndaj edhe Parlamenti Europian, vendet e BE, SHBA kanë kërkuar prej vitesh jo me fjalë, po me raporte të shkruara që të braktiset polarizimi dhe gjuha e dhunshme në politikën shqiptare.

E njëjta thuhet edhe në raportin e freskët të Parlamentit Europian, ku u mbështetën sanksionet e SHBA ndaj politikanëve të korruptuar.

E pikërisht poër këtë, në këtë linjë ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, theksonte se kjo kulturë është tashmë pjesë e të shkuarës.

Ata që e sulmojnë ambasadoren, thjesht janë ende në vorbullën e një bullizmi që të gjithë e shohin si diçka të vjetër që duhet braktisur në Shqipërinë e vitit 2022…

TemA

20 Komente

  1. k
    k

    Ujku,qimen e ndërron,por zakonin nuk e harron.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kapedani

      Pse u çmënd Berisha....po Berishoviçi ka qenë dhe eshte gjithmone i çmendur.

      Përgjigjjuni
    2. T
      Trotski

      Boll me Sali Kermen.SPAK duhet te veproje menjehere .Ta rrasi pas Hekurave kete Delenxhi te Paskrupullte

      Përgjigjjuni
      1. V
        Vranakonti

        Trotski! Per cilin SPAK e ke fjalen,per ate qe eshte shitur te Sali Berisha? Armen Kraja nuk eshte drejtues i SPAK bashk me te tjeret,por sherbetor te Saliut qe jane shitur te Saliu per shuma te medha eurosh.Prandaj Saliu e hedh shurren perpjet se e ka te sigurt se nuk e gjen gje nga ata.Pershendetje.

        Përgjigjjuni
      2. q
        qytetar

        Thuajini Bishes

        Përgjigjjuni
        1. A
          Amerika, dhe znj.Kim do ta shkerdhejnë rracen.

          Fundrrina Sali Shiqere bastardi, i thonë një fjale të vjeter që "historia qënka një riperseritje e njëjtë e gjërave, gjithmonë". Me ty, o i biri dhe babai i kurvave, po perseritet histori e Azem Hajdar rraspihes, që shtyu deputetin e Hasit në foltore, dhe ja dhanë disa gram plumb plancit,siç ja japin një derri të eger. Ky Alibeaj, nuk i ka as koqet, as burrninë dhe as trimerinë e Hasjanit, por kopjimi pik për pikë i gjestit të Hajdaruc spihunit nga Sali udb-ash Shqiqerja, kallzon që ky pampersi i Viçidolit, po e lyp si qorri copën, një dackë dhe një lapër, që do ti jepen shumë shpejt, të cilat do jenë fatalo-vitale per këtë tradhetar......!!!!!

          Përgjigjjuni
          1. P
            Perse Garda nuk e morri zvarre nga Parlamenti

            Kryekrimineli i Shqiperise vazhdon te bej gangsterrin e shpelles ,duke qen i Motivuar nga Dekorata ber nga Shba-te NON GRATTA ! Dhe cudia eshte se gjithe plehrat ne ate vend i shkojne prapa ,qe nga Prostitiutat e kazanit e deri ke Shteti i kaqoleve

            Përgjigjjuni
            1. N
              Nm

              Të kam mbajtur për analist të formuar ,por me keqardhje ju kujtoj se një i çmëndur që mbahet nëpër kolltuqe ,zyra dhe koridore nuk u bë sot ai ka qënë i tillë ,deri sa mbrriti të mbijetojë nëpër këto mjedise ai ka një tufë tjetër të çmëndurish për të cilët nuk ka vënde në spitalet psiqiatrikë , ju duhet të bindni qeverinë për të marrë masa për këtë pandemi të rrezikëshme shqiptare qe të forcojë sherbimin spitalor psiqiatrik ,kuptohet,të izoluar nga të sëmuret normalë mendor ,ashtu si mori masa për covid 19 .

              Përgjigjjuni
              1. N
                Normali

                Po jo o zotëri jo; nuk janë të sëmurë psiqikë. Ça tashti duhet edhe të na vijë keq se janë të sëmurë??? JO O ZOTËRI JO. Pas hekurave srpse janë KRIMINELË DHE VRASËS.

                Përgjigjjuni
              2. G
                Genti

                duhet me ja shkerdhy Sheqeren sic ja shkerdheu Karaxhici ketij malokut vucidolit

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Psikoterapia per njerrzit e rrituir ne shpell reko

                  Terapia e pare qe duhet te zgjasi nji Muaj dite per dite -cdo 2 ore , eshte futja ne hale mbush me mute Demokratesh dhe simpatizantesh te medies , Rama jo , dhe ta zhysin saliun brenda dhe muti ti arrije deri ke hunda krrabe ,shpellarit dhe kjo ben qyy yyy, Avujt e Mutit ti hyjne ne organet e frymarrjes dhe shperndahen dal nga dal ne gjithe trupin dhe hyjne ne gjak ,ku fillon dhe neutralizimi i infeksionit te shpellarit ne tru . Suksese mut muti shpoelles

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    Alex

                    Kur ka qënë normal??

                    Përgjigjjuni
                    1. a
                      am

                      Ky artikull permbledh berthamen e problemit aktual qe ka kjo shoqeri. Eshte bere elite nje bande zagaresh qe flasin me dhune e shprehen me dhune dhe edukojne dhune.

                      Përgjigjjuni
                      1. V
                        Vranakonti

                        Me Salin nuk kemi ndonje shprese qe per krimet e panumerta qe ka bere te arrestohet. Drejtesi eshte blere nga Saliu.Kjo eshte fatkeqesia e madhe per vendin tone. Na ngelet vetem nje gje,t'i lutemi zotit qe te mos na vije ne pushtet, se jo vetem nje shtyrej si kjo e Alibeut qe beri sot ne parlament,por ai do mobilizoi gjithe grupet mafioze qe ka rreth vetes dhe do vrasin sa t'i doje qejfi atij.Zoti na ruajt nga perbindeshi Sali Berisha.

                        Përgjigjjuni
                        1. K
                          Krimineli i pandeshkuar po përgatit zjarrin...

                          Një kriminel i lirë shet demokraci dhe jep leksione se si duhen bërë punët... Shtet ende i pakonsolidue!

                          Përgjigjjuni
                          1. S
                            Shpellari po bredh rrugeve dukd share me fjalorin

                            Krimineli sali nuk u cmend se ai ka lindur i cmendur ,ose u cmend kur i humbi nje dhi dhe nuk e gjente por kerkonte neper shpella.

                            Përgjigjjuni
                            1. M
                              Mersin

                              Fol shqip, jo fratricide por vëllavrasëse. Shih se ke edhe fjalë të tjera që e kanë simotrën në shqip. Në vend që të jeni të parët dhe të jepni shembullin e përdorimit të shqipes me korrektësi, bëni të kundërtën.

                              Përgjigjjuni
                              1. p
                                pite

                                mua me duket normal, erion brace me duket keq :)

                                Përgjigjjuni
                                1. D
                                  Dhjetoristi

                                  Ok. Për sa thekson z . Pata,por S.Berisha ka lindur i çmëndur,këtë e ka thënë i ndjeri A.Hajdari në parlament kur ka perifrazuar babanë e Teqesë të Luzhës dhe konkretisht : Ram Berisha ishte nisur nga Viçidoli për të çuar djalin S. Berisha në shkollë në Tiranë,në rrugë takon babanë e Teqesë të Luzhës dhe mbasi përshëndeten babai e pyet,.Ku je tu shku o Ram Berisha ? Rama përgjigjet jam tu çu djalin Saliun në shkollë në Tiranë për me u bë doktor o babë.dhe babai i Teqesë vazhdon "mos hej burrë ky pa shkollë dhe i ka vënë flakën(zjarrin) fshatit jo më me shkollë , se me shkollë ky ka me djeg komplet vatanin (Shqipërinë) . Babait të Teqesë të Luzhës i doli fjala a nuk e dogji i çmëndur Sali Shqipërinë në 97, çdo koment tjetër për ata që janë realisht shqipëtar gjukoj se do qe i tepërt,megjithatë gjukimet e vlerësimet mbështetur në të drejtën për të thënë gjithçka ashtu si e mendon dhe vlerëson duhen dëgjuar por me të çmëndurin kurrë nuk duhet bashkuar.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. j
                                    joel shkodra

                                    Saliu paska perdorur gjuhen e shprehjet e Nolit e Konices, sipas Z. Pata. Del se ia paska lene trashegim E. Rames qe thote gjithmone se eshte pasues i Nolit e Konices. Pra, modelin me te afert ne kohe Rama paska Berishen. Sidomos kur jane ne pushtet. D.m.th. nuk ka ndryshuar asgje.

                                    Përgjigjjuni

                                    Lini një Përgjigje