
-A do të ketë jetë pas PD-së?
(Sepse PD po shkon drejt shkrirjes ose shpërndarjes).
Ka dyshime se nuk ka jetë atje përtej PD-së, sidomos tani që fjalët dhe retë nuk na sjellin gjë tjetër mbi planetin tonë. PD këtu, PD atje, PD djathtas, PD majtas…, zgjedhje, luftë, kokë-dashi, gaz lotsjellës, armiq, Amerikë, Soros, Blinken, Ramë, Ramë…
-A është e vërtetë se PD quhet planet më vete
-Po të ishte planet më vete, e zgjidhim kollaj, ne ikim në një planet tjetër e jetojmë pa PD
-Po presidenti, ça do të bëjë në 25 korrik?, do të marrë LSI-në. A është LSI si sfurk, si kmesa?; apo ça force ka?
-Do të vdesim të gjithë kur Berisha dhe Meta do të bëhen së bashku; të dy me dy armë: PD dhe LSI?
…Skena jonë është mbushur vërtet me tragjizëm e pisllëk, por është edhe absurd. E tëra më sjell në mendje bisedat e gjata, thuajse në ‘puzzle’ mes një shkrimtari norvegjez, Gaarder dhe mbesës së tij 11 vjeç.
Hilda, mbesa e shkrimtarit, bënte pyetje e pyetje…, pyetje pa fund. Sa më shumë gjë të pakuptimtë shikonte, më shumë pyetje dhe arsyetime bënte Derisa një ditë e pyeti: Po shumëkëmbëshi, a arsyeton?
-A arsyeton shumëkëmbëshi?… Apo veç njeriu?
Jostein Gaarder, fiolozof dhe shkrimtar, e kishte të pamundur t’i mbushte mendjen mbesës mbi provat e Frojdit rreth çudisë së mendjes njerëzore, sidomos mbi frymëzimin, mbi vetëdijen dhe pavetëdijen. Ajo e kishte të pamundur të kuptonte.
Ashtu siç e kemi të pamundur të kuptojmë çfarë po bëjnë këta. Para tetë muajsh, në shtator, u kapën për Amerikën. Sot e kësaj dite shqyhen për fyti po për Amerikën. Kanë lëshuar buritë e brirët se kush ka më shumë njerëz (dmth buburreca njerëzore) se tjetri. Njëri thotë kam marrë selinë, tjetri ‘nuk të jap vulën’. Gjykata bën përshesh për të dy palët. Ilir Meta, presidenti, qëndron në ‘qymez’ dhe i bie bilbilit në lojën e këtyre: ‘Eeej, mos e prekni Saliun…, ti Lul tradhtari mos e prek!’. Po ky për vete çfarë pret? Të dalë nga zyra dhe të marrë PD-në. Apo të sulmojë Amerikën?…
Një zot e di…
Shumë njerëz, jo vetëm një fëmijë, e kanë të pamundur të kuptojnë kiminë e mendjes dhe bien në situata të turbullta. Sidomos kur këto që bëjnë këta nuk kanë asnjë lidhje me ligjin, as me politikën, as me dobinë e vendit, madje as me trurin normal. Sapo kalon një situatë, afrohet tjetra. Situata e parë që bënte sikur nuk kishte qenë, zhduket. Para dy ditësh kishin 32 deputetë pro kryetrarit të ri, dje mbetën 28, nesër s’i dihet; ca kohë më parë i nxorën të gjithë nga salla e Parlamentit si t’i nxirrnin në kullotë…, pastaj thanë ‘jo, nuk dolëm vetë’. Para ca kohësh Iliri guxoi të ‘kapte për veshi’ amerikanët e qeverisë, tani njerëzit po i kërkojnë paratë e miliona dekoratave. Me dekoratat e Ilirit dhe me fishekët e Saliut ka ndodhur që njerëzit të kenë në duar me miliona….
Absurd!
Kush e kuptoi situatën e parë? Askush. As të dytën, me sa shihet.
As mbesa e filozofit nuk do ta kuptonte dot. Shiko si do ta përjetonte 11 vjeçarja, sipas librit të filozofit
Hilde pyet:
“Po atëherë, çfarë kërkojnë këta?”
Filozofi Gaarder:
“Kërkojnë të kenë nga një parti secili, si armë për t’u mbrojtur”.
Hilda:
“Po mirë, t’i mbajnë… Armë? Cilin do të vrasin?”
Gaarder:
“Do të vrasin të parën Amerikën. Pastaj prokurorin… Pastaj policinë që do të vijë t’u marrë pasurinë e vjedhur.
Hilda:
Pasuri të vjedhur? Ça janë këta, indianët e filmit ‘1883’?…
Edhe Gaarder e kishte kaq të pamundur të merrej vesh me mbesën. Atëherë ç’të bënte?
Filozofi mendoi se mund t’ia dilte me anë të një tregimi të thjeshtë; tregim mbi shumëkëmbëshin.
“Ishte një shumëkëmbësh që kërcente në mënyrë ‘të përkryer’. Kërcente me të gjitha këmbët. Kur kërcente, rreth tij mblidheshin të gjitha kafshët e pyllit. Sa më shumë mblidheshin, shumëkëmbëshit i vinte më shumë zell.
Por jo të gjithëve u pëlqente, sigurisht.
Vinte një moment që e tepronte dhe duhej ndaluar.
-Si ta ndalonin?, pyet Hilde.
-Ja ta them. Thithëlopa po mendohej si të bënte që shumëkëmbëshi të pushonte….T’i thoshte ‘mos kërce’, do të bënte të kundërtën; madje mund të lëshonte edhe akuza për xhelozi. As se ‘ke kërcim koti’ nuk i thoshte dot.
Pas kësaj i punoi një reng: I shkroi një letër ku e pyeste:
“A është e vërtetë se ti, shumëkëmbësh, lëviz këmbën e majtë nr. 228 e pastaj këmbën e djathtë nr. 59?…Apo e fillon kërcimin duke lëvizur këmbën e djathtë nr. 26 e pastaj lëviz këmbën e majtë nr. 499?
Pres përgjigje/ Të fala: Thithëlopa”
Shumëkëmbëshi lexoi letrën dhe nisi të mendohet se çfarë bënte kur kërcente. Që atë ditë u ngatërrua kaq shumë në numërime, saqë nuk kërceu më kurrë.
-Këtë e ka shpjeguar Frojdi, i tha mbesës filozofi.
-Çfarë ndodhi?- pyeti Hilde
-Ndodhi që arsyetimi mbyti fantazinë,- u përgjigj Gaarder.
I madh fare.... Frrok.
i vertete
Si gjithmone i sakte .
Si gjithmone i sakte .
Z. Frrok, sot nuk jam dakort me analizen tuaj, sepse po shifet që jeni një kokë-fortë. Pse ! Edhe unë kam patur bindjen që Berisha është hajdut, kriminel, kopil, tradhetarë, trafikant, agjent i udb-së Serbe, dhe anti-Amerikan, por kur bëri be solemnisht në Tv-enë e djalit të vet, që "pa qi nanen as unë dhe as familja ime nuk jemi ata që ju dhe Amerika na akuzoni", unë e besoj totalisht, sepse një be e tillë është shenjtë për një Viçidolas-Tropojan. Sulmet tua ndaj heroit Tropojan të demokracisë Sali Lusha, që ishte probatim i heroit tjeter Azem shkerdhatës, që ishin bërë probatima duke ja pirë shurren njëri-tjetrit në zyren e kryetarit të D.P.Brendshme në B.Curri, gjithashtu janë të pa-drejta dhe të pa-verteta, sepse edhe ky Saliu është i paster dhe i ndershëm, të cilit i besova totalisht kur edhe ky bëri be në tv-zion, që "pa qi nanen nuk kam vjedhur kurrë xhepat e udhëtarve në autobusat B.Curri - Fierzë, nuk kam vjedhur kurrë një sakat, nuk kam bërë kurrë burg për vjedhje, nuk kam shitur kurrë drogë në gjermani ku pata shkuar si azilant me pashaportë diplomatike pas luftës kunder Jugut në 1997-en etj etj", që unë personalisht i besoj. Z. Frrok, ju besoj ketyre dy burrave më të mirë të veriut, sepse kur bën be Tropojani me "pa qi nanen", duhet me ju besue sy-mbyllur. Atëherë, edhe ti z.Frrok duhet t'ju besosh dhe mos ti sulmosh më keta dy heronjt të Tropojës, që janë ajka e burrnisë së Malsisë së Gjakovës. Z. Frrok, simbas meje, ti me shkrimet tua, mban krahun e popullit dhe të kombit Shqiptar, dhe unë kam patur dhe kam shumë rrespekt per ju si person dhe si analist politik. Nuk po perdori be-në e ketyre 2 shkerdhatave per 2 arsye, 1- nuk jam byrek-ngrënës as dumbabist nga Tropoja, dhe 2- ti Frrok më beson mua, dhe nuk është nevoja të perbetohem me "pa qi......".
Te lumte TY! Me ka kenqaur ironia jote. me doli me e fuqishme se shkrimi i Frrokut.
Me kenaqi dhe mua ....kam qeshur shume here duke lexuar kete "tungjatjeta", sa miku qe kam prane ( seksi femer, nuk ia shprehja dot kollaj bene vicidolase) me pyeti disa here - cfare po lexon ?
Po nuk eshte mjaft o Frrok Cupi! Nuk eshte mjaft! Duhet qe Saliu te dale para drejtesise edhe Meta! vetem ategere mund te marrim pak fryme me lirisht!
Le të e dekonstruktoj z Frroku këtë hajdut e vrasës të pafre dhe mirë bënë,po SPAK ku është ?!,pse nuk vepron?!,pse nuk e arreston këtë kriminel toksik?!,apo ndoshta po frikësohet nga çjerrjet që po i bënë ky monstrum anë e kënd Shqipërisë.Ata që janë zgjedhur në SPAK ëdhtë dashur ta dijnë kur kanë aplikuar për tu zgjedhur, se nuk do te kenë punë me njerëz të ndershëm por me hajna e vrasës të llojeve nga më të ndryshmet.
Qenka gjalle akoma ky rojtari I varreve? ?
Froku-president.
Tregojne se nje nip i nje komshiu te Saliut,do shkonte ushtar,atje ku do shkonte,kishte dhe Saliu nipin(Lulin), dhe i jati e con te saliu ,ta pyste se mos kishte ndonje porosi per Lulin,dhe zotni saliu i coi te fala,po filloi te ankohesh per gjendjen e tij,djali e ndigjoje sa e ndigjoje,po kur e pa se hallet e Sali Vici-dolit ishin shume,i tha o gjysh,une ato qe me the nuk i mbaj mend,po ti them Lulit se gjyshi ka dek,dhe e mbyllim kete muhabet
RESPET PER FRROK CUPIN QE JA THOTE NE SY QELBESIRAVE
Arsyetimi mbi Foltoren dhe Presidencen - referuar nga Shumebytheshi Frrocko Cupka.
Iku ky, ky do vdesi nga damllaja. Ne gur te varrit dicitura:Vdiq nga marazi ndaj Sali Berishes.
Albi po tretesh mor malok per salen qe po ta shajne .se froku eshte burre shume i zgjuar sa qe ti as ke per ta kuptuar kure ne kte jet se je nje vemje qe ron kot dhe nje parazit i peshtire .