Dritaret e Bojken Lakos, një rrëfim i këngëtarit që jeton me mamin, për Ben Blushin: Nga ndarja me Semin, tek lënia e drogës dhe ish-gruaja që ndodhet në burg

19 Prill 2022, 10:24Blog TEMA

Dritaret e Bojken Lakos, një rrëfim i këngëtarit që

Ben Blushi ka ndarë në profilin e tij personal një bisedë me artistin, Bojken Lako, i cili u dënua pasi hapi katër dritare në një ndërtesë, që do e kthente studion e tij muzikore.

Në këtë bisedë, ai zbulon gjithçka rreth muzikantin, nga dënimi, marrëdhënia me lëndën narkotike, të cilën Lako thotë që e ka lënë nga viti 2004, arsyeja e ndarjes me këngëtaren Semi Jaupaj, jetesa me të ëmën dhe mendimet për ish-bashkëshorten e tij, Olesia Duka që ndodhet në burg se akuzohet për mashtrim.

Nga Ben Blushi

Dëgjova që Bojken Lako mund të shkojë në burg.

I çova një sms. Mu përgjigj pas dy ditësh. A mund te takohemi pas orës 11 paradite, më tha. Deri në atë orë punoj.

U takuam te Rruga e Ambasadave.

Ça bën, i thashë

Punoj në një televizion, tha. Zgjohem çdo ditë në ora 5 të mëngjesit.

Ça thua, i thashë, kur unë drejtoja një televizion askush nuk zgjohej në 5 të mëngjesit.

Epo varet ça televizioni ke punuar, tha Bojken.

Me ça shkon në punë kaq herët, i thashë

 Lëre, tha, paguaj 200 mijë lekë taksi çdo muaj

Po pse nuk ke makinë?

E demolova, tha, e shkatërrova me qëllim

Si e demolove?

Piva shumë, tha, dhe doja të bëja një dëm. Për fat nuk vrava asnjeri

As veten, i thashë

Jo, tha, shpëtova me një dhëmb të thyer. Isha me 100 km në orë te rruga Myslym Shyri

Vetëm një herë jam dëmtuar në makinë dhe kjo ka ndodhur kur makina ishte e parkuar, thashë unë

Unë e kam për herë të dytë, tha Bojken. Herën e parë rashë në Lanë

Kishe marrë ndonjë gjë, e pyeta

Jo, tha. Askush nuk e beson që nuk marr asgjë që nga viti 2004

 Po me makinën çu bë?

Atë e hodha. Kam një makinë të babait, Bujos, (Bujar Lakos), është një Suzuki e 1994. Me nja dy milion bëhet e re. Është komplet mekanike. E mbaj në garazh.

Pse do të fusnin në burg?

Kishin të drejtë, tha, po u sollën mirë

Si u sollën mirë duke të çuar në burg?

Kam marrë një magazinë me qira. Për koncerte. Aty bëheshin bukët për ushtrinë. Dritaret ishin mbyllur me tullë. Vendosëm ti hapnim për ajër. I ramë me vare. I prishëm.

Shumë mirë bëre, ça ndodhi pastaj

Na spiunuan komshinjtë. Ata do ndërtonin pas nesh dhe muri duhej të ishte kallkan. Pa dritare. Sipas kodit penal dënimi ishte nga 3 në 6 vjet burg. Ishte shtuar një nen i ri.

Paske shpëtuar mirë,

Po, tha, me shërbim prove, duhet të paraqitem.

U morën të gjithë me ty, a thua se kishe bërë ndonjë pallat pa leje,

Çe pyet, tha Bojken, më thirrën dhe në Ministri

Ça donin, i thashë

Duan të bëj koncerte në burg për të ndryshuar imazhin e burgjeve

Do të paguajnë, e pyeta

Se besoj, tha. Ku kanë lekë burgjet

Do shkosh?

 Do shkoj, më vjen keq për ata aty brenda. Kam jetuar me një grua që tani është në burg

Po tani me kë jeton?

Që kur u ndava me Semin, jetoj me mamin

Pse u ndave, e pyeta, ajo ishte vajzë e mirë

E mirë ishte, po kishim diferencë. Ajo 26 unë 47

Si është të jetosh me mamin?

Shumë mirë, tha Bojken. Tani më shkruajnë shumë vajza në instagram

I takon?

Kur kam kohë,

Po flokët i lyen, e pyeta

I lyej, duhet të dukem pak më i ri. Pse ti nuk i lyen?

Skam kaq guxim sa ty,

Të shkojnë të thinjur, tha Bojken, mos i lyej

Dua të të bëj një fotografi, i thashë

Po, tha, patjetër. Edhe Bujo nga fundi bënte fotografi. Ça nuk sajonte. Me celular. Ti paske aparat. Sa fotografi ke?

Për katër muaj rreth 40 mijë.

Shumë, tha. Bashkë me mua dyzet mijë e një.

Mbase bëjmë më shumë se një shkrepje, i thashë.

Dolëm jashtë

Ja këtu, i thashë, po s’kemi shumë dritë

Unë nuk di të pozoj, tha

Ska lidhje, i thashë, kur një fotografi del keq fajin s’e ka ai që fotografohet, por ai që fotografon

Ja tregova.

Boo, tha, jam i fryrë. Nga alkooli

Në bardhë e zi nuk do dukesh, i thashë

Duhet te iki, tha Bojken. Do shkoj te magazina. Argonaut Art Factory. Është Berlin style.

A të vi dhe unë, e pyeta

Jo jo, një herë tjetër, sot do vijnë ca tipa që ke parasysh pinë pak. Janë kengëtarë të rinj

Ska gje, i thashë, më pëlqejnë këta tipa, mund ti fotografoj

Jo jo, tha Bojken do të them një herë tjetër

Shiko, i thashë do i shkruaj këto që biseduam

Shkruaj çfarë të duash, tha

Jo, i thashë ato që më the për atë gruan në burg nuk i shkruaj

 Si të duash, tha.

Dhe iku.

10 Komente

  1. K
    K

    Familje per tu pasur zili.

    Përgjigjjuni
    1. Z
      Zagali

      Kete Bojkenin sikur te ma falin per t'a vene plak bostani per te trembur sorrat, nuk e mare. Ai eshte nje shemtir qe nuk e shikon dot me sy.Ai ta shpif me ate fytyren apo mjekren pis qe te vjene ndot kure e shikon. I jati tij Bujari ishte king,i bukur,me ato mustaqe qe i shkonin shume,ishte serioz,kurse ky Bojkua s'i ka ngjar fare babajt. T'a shikosh ne mes te rruges e ngaterron komplet me ndonje harixhi.

      Përgjigjjuni
    2. E
      Ehhhhh..pfff, ku arriti kjo pune

      eh mer Blush , sikur t'i ngjaje pa talentit te babait tat te nderuar ne pene per mos te thene Gjyshit tat te shquar ,por nejse , i ka jeta kto . Megjithate ben mir qe je riaktivizuar e shkruan e na tregon mbi jeten e personazheve te tilla qytetare ,ne nji kohe kur mir shkrimtaret po vidhisen ne ate vend mbushur me plehra toksike (Politike .Bordello Drejtesi ,Putana Spak ,Prostitucion Televzive etj turma kafshesh ne xhiro qe mjergullojne e shurdhojn jeten qytetare ) lexon edhe pak publicistike ,nqs do na lejohej ta quanim keshtu . (do ishte fundi i nji mekati shume te madhe nqs burgoset qytetari dhe arti ne pergjithsi )

      Përgjigjjuni
      1. A
        Atdheu

        Shkrim i lezetshem :)

        Përgjigjjuni
        1. e
          east cost

          Shkrim idjot dhe kallp, ky tjetri gezon qe do shkoj ne burg...ç'mjerim intelektual

          Përgjigjjuni
          1. S
            Sala

            Pune drogaxhinjsh v.k.

            Përgjigjjuni
            1. P
              Pa emër

              Faleminderit, Ben! PS (për Post Scriptum, jo domosdoshmërisht për Partia Socialiste) Shkrimeve të vetmisë sate u duhet një redaktor.

              Përgjigjjuni
              1. K
                Ka hik per lesh

                Jete VIP-i. Cuni mamit, Jeton me mamin, te shtepia e mamit, gatuan mami, ku ka si mami.

                Përgjigjjuni
                1. H
                  Henks

                  Demoloj*??? Hajde albanistanezë hajde, pordhë e madhe duke përdorur fjalë të huaja...

                  Përgjigjjuni
                  1. s
                    student

                    Ne se standarti i denimit te muzikantit do te behej per cdo shkeles te ligjit per ndertime apo nderhyrje pa leje nuk mbetej asnje shqiptar jashte burgut. Bojkeni dhe sikur te kishte kerkuar leje s do ja kishin dhene, me qe se kerkoj e denuan ( ketu me duket s ka ere lekeu. Po jepje ndonje lek or Bojken. Ata mendojne se ke shume lek) Tani Bojkeni sipas ministrit do te qenka "SHEMBULL" se si funksionon sherbimi i proves, do jape koncerte neper burgje per 3- 4 vjet, do edukoje me shembullin e tij.( per te qesh) Po a e di se c do muaj duhet te paraqitet te zyra e proves e te firmos nje cope leter qe nenkupton se Bojkeni eshte ketu rrotull, se e njeh ligjin se nuk gabon se ne te kundert keto vite i kthehen ne burg??? C do muaj do veje te zyra. Tak. Tak.Tak do tokase, Jam bojkeni, OK firmos ne kete leter, Diten e mire, Mireupafshim muajn tjeter. Sa te tille kemi qe jane shendrruar nga njeres pa dinjitet per denime te tilla dhe ne te vertet se nuk kane pranuar te paguajne? Rrofte drejtesia e padrejtesive

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje