
Ridyndja e laraganëve politikë me Berishën në krye nëpër sallahanën e PD-së zyrtare, pa hasur në ndonjë rezistencë të gjerë intelektuale, shënon një goditje serioze që mbetjet e popullit të Enver Hoxhës po ju bëjnë përpjekjeve të aleatëve tanë strategjikë për përshpejtimin e maturimit demokratik të Shqipërisë.
Mungesa e rezistencës tregon se Shqipëria ka pak intelektualë publikë dhe shumë “intelektualë” interesash, viktima të mentalitetit, “është bërë keq për një vend pune!”
Berisha do të bëjë të vetën, atij që mban në dorë vetëm çekiçin gjithçka i duket në formën e gozhdës.
Nga Gezim Basha
Rebusi Rus në Tiranë
I.
Motivacioni i sekretarit amerikan te Shtetit, Anthony Blinken, per shpalljen e ish- kryeministrit Sali Berisha, person non grata në SHBA, duket i shkruar me tekniken e nje prej modeleve shkrimore me te lashta—Epitafit grek. Në ato pak rradhe, masa e ndeshkimit politik shprehet me nje egzaltim te pershkallezuar dhe gjithperfshires. Teksti telegrafik ja del te shprehe njeheresh demaskimin dhe distancimin, i jep fund cdo ambicjeje (te presupozuar) per te lene pas nje dinasti politike te perbere prej familjaresh dhe miqsh duke e vulosur historine politike te Berishes—his political legacy—me dy akuza qe e bejne ate potencialisht te pandehur—korrupsion dhe minim i demokracise.
Pas epitafit, nuk ka ringjallje, por prape ngrihet pyetja, si u arrit në kete pike dhe cili eshte shkaku i ndeshkimit?
Ka vetem nje shpjegim, dhe ai eshte fare i qarte: nga verberia politike apo ndoshta edhe nga motive te tjera me te erreta, Berisha—nje amator politik impulsiv dhe instiktiv—si mjaft autoritariste te tjere, vendosi te adoptoje copy and paste manualin Rus të mbijeteses politike duke u rreshtuar në anen e gabuar te konfliktit te ashper global mes Washingtonit dhe Moskes. Ky konflinkt, ndonese në thelb eshte perplasje politike mes dy formave te ndryshme te qeverisjes—demokracise dhe autoritarizmit—shoqerohet pashmangshem edhe me ankthe apo dilemma te sigurise per te cilat, protagonistet paresore nuk i falin devijimet a kalkulimet e pabesa nga aktore politike minore,. Fakti qe vet Berisha permend konfrontimin diku me nje “dosje Ruse” flet qarte se nuk kemi te bejme me nje metafore operacionale por me nje gare groteske per t’ja lene dikujt tjeter në duar pataten e nxehte.
Publikimi zyrtar i epitafit ka mare nje kohe relativisht te gjate. Ajo çka ndodhi kete vere, fare mire mund ti kishte ngjare Berishes edhe në vitin 2017, vit kur duke ndjekur ate qe amerikanet e konsiderojne si bluprintin Rus per destabilizim te demokracive me nje seri ‘‘revolucionesh te kadifenjta,” PD-ja ngriti çadren ne bulevard me synim diskreditimin e zgjedhjeve si mjetin e vetem te rotacionit demokratik.. Në ate kohe ai qe konsiderohej Hollbruk 2.0, Ndihmes Zevendes Sekretari Amerikan i Shtetit per Europen dhe Euroazine Hoyt Brian Yee, mbriti në Tirane si autoritet diplomatik i sprovuar në baltovinen Ballkanike. Yee, nje diplomat sfidant, super vigjilent ndaj detajeve dhe leximit politik te tyre, njihet si nje studiues i kujdesshem i Luftes se Ftohte. Atij I pelqen te citoje , Dean Rusk-un—nje secretary Shteti në vitet 60-te—, sipas te cilit “kur SHBA fle dy te tretat e botes komplotojne kunder saj,” Yee, e tronditi Berishen në nje takim fare te shkurter, pas te cilit ky i dyti u shpreh se ishte detyruar t’a ndryshonte qendrimin per “çadren” ngaqe Ndihmes-Sekretari, perdori “metoda te avancuara!” Ajo qe u mor vesh me vone ishte artikulimi ultimativ i Hoyt Brian Yee, i cili pas takimit deklaroi, “Shqipëria do të duhej së paku, të mbajë zgjedhjet e saj me orar të rregullt në Qershor, me 18 Qershor besoj. Ne e nxisim opozitën dhe gjitha partitë politike që të marrin pjesë në zgjedhje, jo që t’i bllokojnë ato.”
Ështe plotësisht e besueshme te mendohetse vendimi i sekretarit Amerikan te Shtetit, Blinken, zbuloi në Tirane nje nga guret me vulnerabel te rebusit Rus. (Milorad Dodik i serbeve te Bosnjes, apo Panajotis Kamenos i Agimit te Arte ne Greqi—nje pupete e oligarkit rus Savidis— jane lene menjane ngaqe, ndryshe nga Shqiperia, ata gezojne perkrahje politike ne popullata me sensibilitet te larte prorus.) Ne favor te ketij argumenti po sjell nje rezyme deklaratash nga disa prej zyrtareve me te larte Amerikane si dhe pikpamjet e nga dy prej think-tank-e me prestigjoze Amerikane, jo si thirje Eureka (!) por si food for thoughts, si kontekst për parallelle dhe përkime jo dhe aq të zakonshme.
II.
Kremlini nuk reagoi kur Shqiperia dhe Kroacia ju bashkuan Aleances se Atlantikut te Veriut por ndryshoi kryekeput sjellje pas agresionit ushtarak kunder Ukraines, i cili u pasua nga nje pershkallezim i konfliktit te tij politik me perendimin. Si rezultat, prej asaj kohe, Kremlini nisi ta shohe Ballkanin Perendimor si fushebetejen e tij te ardhshme. Siç pritej, kjo tendence Ruse u pasua nga nje reagim i menjehershem i SHBA-së.
Viti 2016, perkon me kohen kur sherbimi sekret i ushtrise Ruse, GRU, organizoi nje offensive në shkalle te gjerë jo vetem në vendet e ishjugosllavise, por në krejt vendet ishkomuniste të Europes. Nje situate e tille e shtyu Komandantin Suprem të Forcave te NATO-s ne Europe, Gjeneralin Amerikan Curtis Scaparroti, te shprehet perpara nje Komiteti te Senatit te SHBA-së se, sipas tij, “Ballkani eshte bere rajoni per te cilin, (në aspektin e sigurise,) une shqetesohem me teper.” Vetem pak kohe pas kesaj deklarate, Wes Mitchell, nje nga ndihmesit e Sekretarit Amerikan te Shtetit, qarte dhe pa ekuivok, u shpreh perpara gazetareve në Prishtine se ai e shihte Rusine “te luante nje rol destruktiv ne ritje ne nje pjese te madhe te Ballkanit duke shperndare dizinformim dhe duke minuar institucionet demokratike.”
Me kete deklarate u inagurua termi “minim” i demokracise si një nocion-çeles per reagimet Amerikane ndaj zhvillimeve në Ballkan. Deklaratat Amerikane vazhduan te nenvizonin se per rebusin global Rus, Ballkani perbente nje mjet te volitshem per te shmangur shmangur vemendjen nga aktivitetet e ushtruara gjetke, vecanrisht nga perpjekjet e Moskes per te influencuar sigurine Europiane dhe institucionet e saj ekonomike.
Sipas nje studimi te botuar nga, Carnegie Endowment for International Peace, kjo dukuri fitoi nje vemendje edhe me te larte nga SHBA, veçanrisht pas perpjekjes se deshtuar ruse per grusht shteti në Mal te Zi. Ne vitin 2017, në ceremonine e Kartes se Adriatikut në Mal te Zi, zevendespresidenti Amerikan, Mike Pence, terhoqi vemendjen e pjesemarresve në takim duke u shprehur qarte se Rusia po punonte per destabilizimin e rajonit dhe minimin e demokracive. Deklarata e Zevendespresidentit Pence, sërisht dhe jo rastesisht, e vuri theksin tek “minimi i demokracise.”
Në vjeshten e 2018s, Kurt Volker, nje ish-ambassador i SHBA-se në NATO dhe i derguari i Washingtonit në Ukraine, shkruajti në Foreign Policy se, “Nje Ballkan i cili, ngadale por i sigurt, po behet pjese e Europes normale, gjithinje e me teper, po acaron ambicjen ruse per ta perçare Europen në zona influence; per te legjitimuar praktikat jodemokratike; menyren jo perendimore te sundimit nga lart-poshte; dhe krijimin e mundesive qe Rusia ta ushtroje influencen e vet permes korrupsionit, operacioneve te spiunazhit dhe disinformimit. Duke qene formulim i nje zyrtari me teknik, rrezikut te minimit te demokracise i shtohet edhe korrupsioni.
Në te njejtin studim verehet se Moska po amplifikon fushatat e saj te fuqishme te dizinformimit publik në Ballkan—fake news spread—duke ju bere jehone lajmeve te sajuara qe ju shkojne për shtat kalibrimeve te saj politike bazuar në narrativa antiperendimore. Kjo eshte e dukshme në Shqiperi, vecanrisht prej zgjedhjeve presidenciale Amerikane te vitit 2016. Sipas hetimeve amerikane doli se nje numer i madh websitessh te tipit Russian Trolls, të perfshiura ne nje propagande qe synonte denigrimin e kandidates demokrate Hillary Clinton, rezultuan se i kishin domenet e tyre te rregjistruara në Tirane.
Në nje deshmi perpara anetareve te Nenkomitetit per Europen, Euroazine , Energjine dhe Ambientin, te mbajtur në Kongresin Amerikan në 21 Maj te vitit 2019, Dr. Micheal Carpenter, drejtor i Qendres per Diplomaci dhe Angazhim Global në Universitetin e Pensilvanise, u shpreh, “Moska po punon per ti thelluar lidhjet me ata politikane te Ballkanit te cilet perqafojne qasjen autoritariste te Kremlinit ndaj qeverisjes, pikpamjet konspirative ndaj perendimit si edhe refuzimin e normave te kultures politike perendimore. Ato parti politike te Ballkanit perendimor qe gezojne mbeshtetje te fshehte Ruse, shperndajne tani teori konspirative qe synojne diskreditimin e perendimit, te ngjashme si dy pika uji me narrativat e perhapura prej zyrtareve Ruse.
Narrativa e tyre me e njohur lidhet me mbeshtetjen filantropike te disa NGO-ve nga Xhorxh Soros. Zyrtaret Ruse dhe zyrtaret filo-ruse te Ballkanit, pretendojne se kjo filantropi ilustron perpjekjet e Perendimit per destabilizim te sistemeve politike te Ballkanit per perfitime gjeopolitike. Narrativat anti-Soros, te fabrikuara fillimisht në Rusi—ku organizata e tij u nxor jashte ligjit në vitin 2015– po përhapen globalisht dhe me intensitet nga nje pseudo e djathte kinse ekstreme me mbeshtetje financiare dhe logjistike Ruse.”
Deshmia e Dr. Carpenter në Kongres eshte botuar me titulin kuptimplote, “Minimi i demokracise; Mjeti i Kremlinit per Influence Politike Malinje.” Aty nder te tjera theksohet, “Ndryshe nga spiunazhi tradicional qe synon sekretet shteterore dhe teknologjite sensitive, spiunazhi i sotem Rus targeton nje shoqeri dhe klasen e saj politike me synim influencimin dhe alternimin e perceptimit te tyre mbi rreziqet, aleatet apo armiqte.” Yuri Bezmenov, nje ish zyrtar i KGB-se, apo Vladislav Surkov, nje strategjist i Kremlinit, citohen te kene thene se, “Operacionet Ruse të influences synojne te interferojne ne trurin e njerezve, te ndryshojne ndergjegjen e tyre.”
Think-Tank-u i siperpermendur, nuk le anash vemendjen as ekosistemin financiar Rus me banka te tipit offshore, ngaqe nje ndermarje e tilla globale per minim te demokracise permes influencave politike malinje, me shume se finencime direkte, kerkon nje infrastructure te sofistikuar per te lehtesuar fshehjen apo pastrimin e parave te perfituara permes korrupsionit nga elitat e korruptuara politike. Garancite e dhena jane te nje shkalle te tille sa qe gjithe te identifikuarit si individe te korruptuar perserisin si nje refren te perbashket frazen, “Me gjeni nje fakt, nje prove…!”
III
Le t’ju kthehemi paraleleve dhe perkimeve jo aq rastesoire, imitimit Copy and Paste nga Berisha të projektit rus per operacione influence qe synojne minimin e demokracise. Berisha ka perhapur, dhe vazhdon me kembengulje te perhape, nje numer narrativash ruse si karburanti i vetem per retorikes e tij populiste.
Narrativa e pare lidhet me diskreditimin e zgjedhjeve te lira e te ndershme si mjeti i vetem per rotacionin demokratik te pushtetit. Çadra e tij në bulevard, ishte nje punishte ku fabrikohej perditshem alternimi i psikikes politike shqiptare—sipas modelit te propozuar nga Yuri Bezmenov dhe Vladislav Surkov— per te dekurajuar besimin popullor ne mjetet e demokracise, ishte perpjekje per te mbrire ne pushtet me rruge revolucioinare.
Narrativa e dyte lidhet me diskreditimin e institucioneve me jetike te demkracise: Parlamentin dhe pushtetin lokal. Orkestrion prej tij i daljeve të rregullta nga parlamenti, djegia perfundimtare e mandateve dhe bojkotimi i zgjedhjeve lokale jane skenare me firmen e tij personale ngaqe faktorizimin e vet politik, Berisha perhere e ka pare te mundur vetem në nje Shqiperi kaotike. .
Narrativa e trete lidhet me filantropistin Amerikan, Xhorxh Soros, te cilin Berisha, me “fakte” fantaziste vazhdon ta portretizoje si minues te sistemit politik në vend. Përveç konotacionit antisemitik, nje konspiratorizem kaq vulgar, me shume se Sorosin vete, synon diskrediditim e SHBA-ve duke e paraqitur ate vend si Pazarin e Kelcyres, ku lobistet sillen si xhambazet e gjese se gjalle. Kjo eshte nje perpjekje e qellimshme per te alternuar perceptimin popullor në shtresa te caktuara te shoqerise Shqiptare mbi menyren se si funksionojne SHBA-te, per te mbjelle dyshime popullore se kush jane miqte dhe cilet jane demonet.
Enumeracioni i narrativave te tjera eshte i pa nevojshem. Gjithe ç’ka ngjare kete vere, pavarsisht grimases se habise nga pilastrat politike të ngulura në masmedian e Tiranes, nuk erdhi si rrufe në qiell te kthjellet. Embrieni i gjithe kesaj historie lidhet me faktin se Berisha spastroi lidershipin e PD-se per te emeruar në krye të saj te zgjedhurin e vet duke krijuar në kupolen e Partise nje dihotomi politike te qellimshme me synim fshehjen e pergjegjsive te tij personale. Prania e nje kryetari de jure dhe te nje tjetri de fakto, u hapi udhe sjelljeve dinake te tipit, “hedh gurin dhe fshih doren.” I pari firmoste si nje i punesuar per efekte PR-i, i dyti vendoste…Nuk eshte e habitshme pse vendimet politike te PD-se, gjate kesaj periudhe, kane qene vertet katastrofike dhe kunder interesave te Shqiperise dhe SHBA-se! Nuk habit as fakti pse Berisha flet per nje “dosje ruse” të Lulezim Bashes kur poseduesit e presupozuar te dosjes mendojne se ne qender te saj gjendet nje personazh tjeter, tashme i ndeshkuar politikisht prej tyre. Normalizing nuk mund te fillonte veçse me prishjen e dihotomise dhe per kete duhej vetem firma e kryetarit de jure.
Doktori duhet ti “mirkuptohet” pezmi dhe sorrollatja me “foltoren ambulante.” Ka hyre aq thelle sa qe e ka te pamundur kthimin në shtepi. Nderkaq burratinot e tij në media, ajo amalgame e neveritshme profanesh qe presin honorare per zderhallje neper zgëqet urbane të Tiranes, do te vazhdojne te flasin per arrogancë “gringosh” me repertorin e njohur retorik të propagandes enveriste dhe fjalorin antiamerikan të Hugo Chavezit apo Nikolas Maduros ngaqe siç thotë proverbi amerikan, “Atij që mban në duar vetëm çekiçin, gjithçka i duket në formën e gozhdës.”
Nuk e kuptoj se si Z. Mero Baze nuk boton komentet e mija! Megjithate eshte e drejte e tij! Por vetem nuk kuptoj arsyet! Nuk ka nevoje t'i yhote ashtu si Amerikanet nuk i thone "arsyet" e ditura nga te gjithe per "non Grata" berishiane! Nuk kane fakte thote Saliu ,nuk kane fakte therresin ne kor zhabat e tij! Kjo rrace e poshter Shqiptaresh qe i shkojne prapa jane te etur per para dhe jane mjerimi i nje pjese te popullsise shqiptare!
Te dhjefsha mu ne artikull,qe do nje muaj te lexohet.
Thank you gazetatema!
Shume bukur analiza Gezim. Te pergezoj, por mendoj se duhet te ishe futur edhe tek shkaterrimi qe i beri sistemit gjyqesor, me plepista e shofere. E kam thene disa here. Çdo gje te ndyre ne kete vend mba vulen e tij. Populli nuk eshte aq budalla siç mendon Salihu. Fitoi me 22 mars 1992 dhe pas tre muajsh humbi zgjedhjet lokale. Populli e nuhati kete perbindesh qe punonte me metoda enveriste duke denuar njerez.
Nuk renditen qarte lidhjet e Saliut me Rusine te mireqena apo te supozuara... Artikulli mundohet te hedhe drite mbi fakte qe deri tani mbeten fjale kafenesh. Komplotismi antiamerikan dhe te qenit spiune te Rusise kane baza te njejta formimi, faktet qe duhet te sjellin gazetaret mungojne. Arsyet i dime. Dicka me cudit. Ne 97 Saliu ishte islamik dhe e perzune (plasi konflikti i Kosoves, fatmiresisht per Kosoven), ne 2021 na ishte rus dhe prape e perzune (nuk i dihet c'plasi ne kete rast vec foltores po ende ka kohe te plase me shume)... Dhe sa do vazhdojme te degjojme idiotesira te ketij lloji...Fshati qe duket nuk do kallauz. Amerikanet gjithmone kane qene dirigjente te politikave boterore, ruset jane munduar t'i imitojne pa sukses, po Saliu ne kete mes ka qene sic eshte dhe Rama aktualisht, aktore "protagoniste" me skenare te parapergatitur nga te tjere. Non grata mbetet fjale kafeneje e firmosur nga zyrtaret e larte amerikane.
Pa pa pa sa thelle paska qene kto gjera!!!! Rebusi Rus- da bulgur e ka titulluar. Komplet rus Berisha!!!! Po lerini kto mer se late nam. Me largpamesine tuaj e moret ne qafe Bashen e shkrete. Demokratet e duan Berishen kaq e thjeshte eshte. Nese Kimetja sjell faktet dhe gjyqi e denon atehere do mbajne qendrim edhe Mileti. Me parulla „I din Partia ato qe ke bere „nuk ecet me ne kte vend. Ta mesoje edhe kimetja nese sja kane thene akoma. Boll me llogje kavaje. As Basha as alibeu as bardhi as ziu nuk kane me elektorat. Le ta provojne perseri Po te duan por ata e dine kte.
"Xeni", po Argiten ku e ke? Po nusen mire e ke? Keto shiko ti, mos i ngjaj babait, Salihit, se ai ecen sipas parimit te shpellave: Po ke bisht ta pret, po nuk ke bisht, ta ngjit. Zonjen ambasadoret te USA, e quajne KIM, dhe jo Kimete apo Sheqere si te pelqen ty dhe babait tend ta quani. Elektorati i Salihit eshte nje tuf horrash dhe malokesh prehistorik qe mbrojne "baben" dhe jo se kane qellim te forcojne demokracine, fjale e cila, per ata eshte njesoj sikur tu spiegosh teorine e relativitetit. Sa per artikullin, eshte nje shkrim qe per ata qe kane tru, duhet te mundohen ta perdorin.
Ate elektoratin e Saliut do e shikosh kur te votoje populli dhe jo fanatiket e Sali kermes.
Kush ka SPAK-un komshi ne plazh merr pushtetin ne Shqiperi.
PO ASHTE NORMALE QE TI THEMI AGJENT RUSIE KETIJ KOMUNISTI QE NGA VITI 1968 ME TESTE PARTIE PA PRITMAS NA DEL NJI DEMOKRAT I FLAKET DHE MBAS 32 VITESH NE PARTIN DEMOKRATIKE NUK KA NDRYSHIME PER NJE LIDER TE NDERSHEM SEPSE NE PARTIN DEMOKRATIKE KA AKOMA MBETJE TE KOMUNIZMIT QE E DUAN KETE QELBESIRE . DEMOKRATET E NDERSHEM E KANE KUPTUAR TANI DHE NUK DO TE VOTOJNE KETE PARTI NEQOFTESE DO TE JETE SALIU PERSERI . SALIU TANI PO LUFTON QE P.D. TA COJE PER SKRAP.
Misioni i panjohur “Harxhi” në Moskë në prill 2012. Kërkesa e Tiranës: Berisha në Rusi, Lavrov në Shqipëri • Zëvendësministrja shqiptare e Punëve të Jashtme: “Ndërveprimi në Ballkan krah për krah me Rusinë ka shumë rëndësi për garantimin e sigurisë në rajon” Në vitet 2011-2012 Shqipëria përpiqej të vinte në funksionim të gjitha nivelet e marrëdhënieve me Rusinë, duke siguruar një ftesë për kryeministrin Berisha në Petërburg dhe një vizitë të kryediplomatit rus Lavrov në Shqipëri. Këto fakte bëhen të ditura në një intervistë që i ka dhënë agjencisë shtetërore ruse të lajmeve ITAR-TASS ish-zëvendësministrja e Punëve të Jashtme Edit Harxhi, më 12 prill 2012. Ndërkohë është i pashpjegueshëm fakti që ndërsa MPJ-ja dhe mediat ruse i bënë jehonë vizitës të Harxhit në Moskë, vartësit e saj në Tiranë nuk e pasqyronin në sajtin e Ministrisë së Punëve të Jashtme veprimtaritë në “Romën e Tretë”. Po hedhim dritë për një vizitë të gjatë të nr. 2 të MPJ-së, Edith Harxhi në Moskë, por që nuk është bërë publike as nga MPJ-ja dhe as nga mediat shtetërore. Përtej misterit që shkakton ky fakt, ngjallin interes deklarimet e Harxhit në vendin e stepave të pamat. Sipas njoftimit për shtyp të MPJ-së ruse, në konsultimet midis Titovit dhe Harxhit, më 4 prill 2012, “u diskutuan çështje të ndërveprimit të dy vendeve në organizatat ndërkombëtare, veçanërisht në kontekst të kryesimit të ardhshëm të Shqipërisë në Këshillin e Evropës, një numër çështjesh të politikës globale dhe gjendja në Evropën Juglindore”. Me sa duket, Rusia mund t’i jepte kënaqësi Tiranës duke i çuar ftesë Kryeministrit Berisha për një forum ekonomik në qershor dhe ku të takonte kryeministrin e ri rus. Të paktën, kështu del nga intervista e Harxhit që priste të realizohej ky event. “Po bëjmë përpjekje të aktivizojmë lidhjet tona”, tha në intervistë Harxhi, e cila 9 ditë më parë, më 3 prill 2012, në universitetin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Federatës Ruse MGIMO, në një leksion kushtuar zhvillimit të marrëdhënieve miqësore midis Rusisë dhe Shqipërisë, tregoi me hollësi mbi bazat e bashkëpunimit, që u vendosën në marrëdhëniet mes dy vendeve në vitet 1940-50. Harxhi nënvizoi se kujtimi për këto tradita është ende i gjallë në Shqipëri. Berisha u tregua tejet i sjellshëm, kur priti një vit më parë në një audiencë drejtorin e Antidrogës Ruse dhe urdhëroi aderimin e Shqipërisë në Pesëshen e udhëhequr nga Rusia dhe Serbia për të rrethuar Kosovën me një “kordon sanitar” për luftën kundër narkotrafikut. Jo vetëm kaq, Harxhi u udhëzua të deklaronte në intervistën e cituar se Shqipëria beson që “ndërveprimi në Ballkan krah për krah me Rusinë ka shumë rëndësi për garantimin e sigurisë në rajon”. Berisha u ka kërkuar rusëve të fusin në Shqipëri një degëzim të gazsjellësit rus “Rryma Jugore”. Harxhi: Po aktivizohen lidhjet shqiptare-ruse të viteve 1940-50 Agjencia e shtetërore telegrafike ruse ITAR-TASS, intervistë me zëvendësministren shqiptare të Jashtme Edith Harxhi. - Ju erdhët në Moskë për konsultime në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Federatës Ruse. Na tregoni se cilat ishin çështjet që u prekën në bisedimet me homologun tuaj rus Vladimir Titov? A u diskutua grafiku i vizitave të ardhshme të zyrtarëve rusë dhe shqiptarë dhe në ç’ nivele? - Shpreh mirënjohje të thellë për ftesën që m’u bë nga kolegu im Vladimir Titov për një vizitë në Moskë për vazhdimin e konsultimeve politike. Në vitin 2010 konsultime të tilla bëmë në Shqipëri. Ftova Vladimir Titovin të vinte në Tiranë. Si gjithmonë, konsultimet janë zhvilluar në mënyrë konstruktive. Sot diskutuam probleme të marrëdhënieve në formatet dypalëshe dhe shumëpalëshe. Çështja më e rëndësishme që prekëm sot, lidhej me formatin e vizitave shtetërore në vendet tona në të gjitha nivelet, duke filluar nga krerët e Ministrive të Jashtme. Kemi përgatitur tashmë ftesën për Sergej Lavrovin [ministër i Punëve të Jashtme i Federatës Ruse] për të vizituar Tiranën. Ministri ynë i Punëve të Jashtme [Edmond Haxhinasto] ka shprehur dëshirën për të ardhur në Moskë. Do të donim të përfshinim të gjitha nivelet në zhvillimin e marrëdhënieve ruse-shqiptare. Vizitat dypalëshe mund të shpeshtohen dhe në një nivel më të lartë, duke pasur parasysh dhe fushën ekonomike. Presim që kryeministri ynë [Sali Berisha] të jetë i pranishëm në forumin ekonomik të Shën-Peterburgut në muajin qershor [2012], në të cilin mund bëhen bisedime me homologun rus për çështje konkrete ekonomike (Ozhidayem, chto nash prem'yer-ministr posetit Peterburgskiy ekonomicheskiy forum v iyune, na kotorom mogut proyti peregovory s rossiyskim kollegoy po konkretnym ekonomicheskim voprosam). Niveli i qarkullimit të mallrave midis Rusisë dhe Shqipërisë është i ulët në krahasim me ato mundësi që kemi. Mund të hapet epokë të re në bashkëpunimin dypalësh, duke zhvilluar një forum të përbashkët ekonomik. Vitin e kaluar, një forum i tillë u bë në Moskë, kurse vitin tjetër do të donim ta mbanim në Tiranë. Pas formimit të qeverisë se re në Federatën Ruse është planifikuar sesioni i komisionit rus-shqiptar për ekonominë me pjesëmarrjen e kabinetit të ri. Nga pala shqiptare këtë takim e mbulon ministri i Ekonomisë [Nasip Naço]. Shpresojmë se mbledhja do të mbahet sa më shpejt e mundur në Tiranë. Do të donim gjithashtu të shihnim investitorë rusë në Shqipëri. Aktualisht kjo gjë është një nga objektivat kryesorë në marrëdhëniet ekonomike. Ndërkaq kemi përvojë pozitive në shkëmbimet ndër-parlamentare. Për shembull, spikerja e parlamentit tonë para pak kohësh ka qenë për vizitë në Moskë. Në një kohë sa më të shpejtë presim një vizitë në Shqipëri të kryetarit të komitetit për çështjet ndërkombëtare të Dumës së Shtetit [dhoma e ulët e parlamentit të Federatës Ruse]. Gjithashtu i kemi dërguar ftesë spikerit të Dumës së Shtetit. Po bëjmë përpjekje të aktivizojmë lidhjet tona (starayemsya aktivizirovat nashi svyazi). Besojmë se ndërveprimi në Ballkan krah për krah me Rusinë ka shumë rëndësi për garantimin e sigurisë në rajon. - A mund të jepni një prognozë të integrimit evropian të Shqipërisë? - Do të doja të theksoja se Shqipëria tashmë është në procesin e euro-integrimit. Kemi përmbushur tashmë shumicën e kërkesave të BE-së për marrjen e statusit të kandidatit. Shpresojmë se do të marrim vlerësim pozitiv nga ana e Brukselit në tetor 2012 lidhur me këtë status. Gjithashtu shpresojmë në fillimin e negociatave së shpejti. Hyrja në BE është përparësia numër një në politikën e jashtme të Shqipërisë, e cila ndodhet në Evropë dhe ka po atë kulturë evropiane dhe vlera si të gjitha vendet e tjera të Botës së Vjetër. Në këtë aspekt, presim vazhdimin e diskutimit midis Shqipërisë dhe BE-së. Do të jemi gati të bëjmë bisedime me BE-në, kur të përmbushim 12 kërkesat. Ndërlikimet kryesore për anëtarësim në BE lidhen me problemet e brendshme, ndonëse kemi arritur rezultate të mira kohët e fundit. - Tani në kuadrin e NATO-s po formohet në mënyrë aktive sistemi evropian i mbrojtjes nga raketat. A po planifikon Shqipëria t’i bashkohet kësaj strukture, a do të instalohen në të ardhmen në territorin shqiptar elemente të sistemit pan-evropian të mbrojtjes nga raketat? - Që nga viti 2009, Shqipëria është anëtare e NATO-s. Angazhimi ynë në Aleancë nuk konsiston vetëm në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në botë në tërësi, si edhe në rajon, por edhe në pjesëmarrjen në operacionet paqeruajtëse. Do të vazhdojmë të përmbushim detyrimet tona në kuadër të ISAF-it në Afganistan, si dhe në operacione të tjera të NATO-s në të gjithë botën. Shqipëria është një vend, i cili jo vetëm garanton siguri, por edhe e prodhon, dhe, duke qenë një shtet i tillë, ne kemi instrumentet përkatëse për zgjidhjen e çështjeve të agjendës ndërkombëtare. Pozicioni ynë mbetet i pandryshuar lidhur me çështje të ndryshme në OKB, OSBE dhe Këshillin e Evropës. Në bisedimet me Vladimir Titovin u konstatua se negociatat në kuadër të Këshillit Rusi-NATO duhet të vazhdojnë, nuk ka rëndësi se në çfarë niveli do të bëhen. - Në një sërë vendesh të Ballkanit po rritet kërcënimi për konfrontim ndëretnik me pjesëmarrje të shqiptarëve. A mund të çojë kjo gjë drejt një skenari kosovar? - Çështja e Kosovës nuk ka qenë asnjëherë skenar. Shqipëria mendon se Kosova është çështje ndërkombëtare. Konsideroj se tani pikërisht është koha kur të gjitha vendet e Ballkanit po jetojnë në paqe dhe mirëkuptim. Ne u kushtojmë vëmendje të madhe çështjeve të bashkëpunimit rajonal. Një nga elementet e bashkëveprimit me vendet të gadishullit të Ballkanit synon shmangien e skenarëve, keqkuptimeve apo interpretimit të gabuar të së kaluarës. Sikurse dihet, në disa vende të rajonit ka pasur raste që lidhen me probleme të motivuara etnikisht. Mendojmë se koha kur në Ballkan lindnin çështje etnike, konflikte fetare dhe konteste territoriale, kanë marrë fund një herë e mirë. Ne besojmë dhe respektojmë plotësisht sovranitetin e shteteve. Në të njëjtën kohë përpiqemi t’u japim të gjitha vendeve të rajonit mesazhe korrekte paqeje dhe tolerance. Opinioni se në të gjitha konfliktet në Ballkan kanë gisht shqiptarët, është absolutisht i gabuar. Ndoshta jo gjithmonë kjo i referohej shtetit shqiptar, por duhet pasur parasysh se në rajon jetojnë 6-7 milionë shqiptarë, dhe ata kanë qenë gjithmonë dhe do të jenë faktor stabiliteti si në shkallë rajonale dhe më të gjerë. Imazhi i Ballkanit si qendër konfliktesh etnike nuk përputhet me realitetin. Ne tashmë jetojmë në një rajon të qëndrueshëm dhe të sigurt. Takimi me të rinjtë rusë - diplomatë të ardhshëm Më 3 prill 2012 në departamentin e politikës së BE-së në Institutin mësimor Evropian pranë universitetit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Federatës Ruse MGIMO (inicialet rusisht për “Instituti Shtetëror i Marrëdhënieve Ndërkombëtare i Moskës”) mbajti një leksion mysafirja e tij, zëvendësministre e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Edit Harxhi. Veprimtaria u organizua nga Instituti mësimor Evropian, Ambasada e Shqipërisë në Rusi dhe Shoqata ruse e Miqësisë me Shqipërinë. Në këtë takim ishte i pranishëm edhe ambasadori i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Rusi Sokol Gjoka. Edit Harxhi shkoi për vizitë zyrtare në Rusi me ftesë të homologut të saj rus, zëvendësministrit të Punëve të Jashtme të Federatës Ruse Vladimir Titov, njoftoi radioja publike e Moskës “Golos Rossii” (Zëri i Rusisë). Leksioni i Edit Harxhit iu kushtua zhvillimit të marrëdhënieve miqësore midis Rusisë dhe Shqipërisë. Ajo tregoi me hollësi mbi bazat e bashkëpunimit, që u vendosën në marrëdhëniet mes dy vendeve në vitet 1940-50, dhe nënvizoi se kujtimi për këto tradita është ende i gjallë në Shqipëri, njoftoi MGIMO. Në vitin jubilar 2012 përkujtohet 100-vjetori i shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë nga perandoria Osmane. Lidhur me këtë, MPJ-ja e Shqipërisë, ka hartuar një program të gjerë veprimtarish kulturore dhe shkencore që do të zhvillohen në Rusi gjatë vitit. Duke folur për bashkëpunimin ekonomik mes Shqipërisë dhe Rusisë, E. Harxhi vuri theksin në interesin që ka Shqipëria për tërheqjen e investimeve ruse në zhvillimin e burimeve hidroenergjetike të vendit, si dhe foli për planet e ndërtimit të një rrjeti HEC-esh në lumenjtë malorë të Shqipërisë. Drejtim tjetër i bashkëpunimit është zhvillimi i turizmit. Për këtë arsye, që nga viti i kaluar në Shqipëri për periudhën e verës është regjimi i vizave për qytetarët rusë. Mysafirja u ndal në detaje në atë punë që po kryen qeveria për marrjen e statusi të vendit kandidat në Bashkimin Evropian. Izolimi shumëvjeçar i vendit gjatë regjimit totalitar ultra-komunist e ka bërë tranzicionin drejt ekonomisë së tregut në Shqipëri veçanërisht të ndërlikuar në krahasim me vendet e tjera post-socialiste. Për tërheqjen e investimeve të huaja në Shqipëri janë vendosur tarifa të ulëta dhe taksa e sheshtë mbi ndërmarrjet me investime të huaja deri në 10 për qind (i ashtuquajturi “modeli sllovak”), gjë që ka mundësuar gjallërimin e jetës ekonomike në vend. Ndër partnerët kryesorë të Shqipërisë në BE janë Italia, Greqia dhe Austria. Një aspekt tejet të rëndësishëm të punës për anëtarësimin në BE, qeveria shqiptare konsideron konsensusin mes partive parlamentare për çështje kryesore të politikës ekonomike dhe sociale. Gjithashtu, E. Harxhi foli mbi problemin e të ashtuquajturit “neo-otomanizëm”, që po bëhet gjithnjë e më popullor në disa qarqe politike në Turqi. Shqipëria i përmbahet pikëpamjes se çështja e trashëgimisë osmane perandorake ka një dimension thjesht historik dhe nuk duhet të zbatuar në politikën bashkëkohore. Leksioni i Edit Harxhit ngjalli interes të madh te studentët dhe u shoqërua me shumë pyetje. Dokumenti / Njoftim për shtyp i MPJ i Federatës Ruse Mbi konsultimet politike ruse-shqiptare Më 4 prill [2012], V.G. Titov, zëvendësministër i Punëve të Jashtme të Rusisë, zhvilloi konsultime me E. Harxhin, zëvendësministre e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë. Palët shkëmbyen mendime mbi një gamë të gjerë çështjesh që lidhen me bashkëpunimin e dyanshëm dhe tema aktuale të agjendës ndërkombëtare. Vëmendje e veçantë iu kushtua grafikut kontakteve të ardhshme ruse-shqiptare, duke përfshirë edhe ato nën linjën e ministrive së punëve të jashtme, zgjerimit të marrëdhënieve tregtare-ekonomike, zhvillimit të bashkëpunimit në fushën e arsimit dhe kulturës. U diskutuan çështje të ndërveprimit të dy vendeve në organizatat ndërkombëtare, veçanërisht në kontekst të kryesimit të ardhshëm të Shqipërisë në Këshillin e Evropës, një numër të çështjeve të politikës globale dhe gjendja në Evropën Juglindore. 4 prill 2012
Ridyndja e langaraqeve si salianji me griden,alizoti i persekutuar qe tha edhe une rrot k.. si ju jame do ishte me mire te thoshe
Peshqit e preferuar te Temes jane nostalgjiket e Enverit. Kto I ushqen Merua rregullisht me propagande.
Luli ! Nje nder nostalgjiket e Enverit eshte edhe Saliu per te cilin ti dukesh dukesh nostalgjik.
E sa kohe do era e mutit, qe te largohet. Tjetri nderoi dhjete shtepi dhe eren e mutit te bere ne vazo lulesh e merte me vete dhe era e mutit nuk i iku, qe nuk i iku
Artikull I shkelqyer prej profesionisti , I lutem TEMES ta mbaje sa me gjate ne faqen e pare te saj online qe ta lexojne shume njerez, hedh drite mbi te gjitha ckan ngjare kete dekade ne vendin tone, ne PDne hallemadhe te uzurpuar. Lexojeni me vemendje gjithashtu edhe komentin e gjate te " durrsak 24 karat" sepse ploteson me se miri artikullin e jashtezakonshem te GEZIM BASHES.