
Nga Aranit Muraçi
Një ndër personazhet më të njohura për publikun, "i fabrikuar" në studion e Arian Çanit, u bë i famshëm për mbështetjen e papritur që mori në rrjetet sociale. Por i njëjti personazh është harruar "padrejtësisht" kohët e fundit duke krijuar një "boshllëk" para publikut. Është koha që personazhit në fjalë t'i rikthehet dinjiteti i nëpërkëmbur, që të paktën, nëse nuk vetëshpallet, të propozohet nga mediat që promovuan figurën e tij. Studioja që e bëri atë të famshëm ka edhe ekspertizën e duhur ligjore për të propozuar një tjetër kandidaturë, në këto ditë të mbushura nga debati i nxehtë mbi emrin e presidentit të ardhshëm.
Me argumentin se mbështeten gjerësisht nga publiku, duke u nisur nga statistikat e çmendura të rrjeteve sociale, prej disa ditësh nuk ka mbetur delirant dhe sharlatan i këtij vendi pa shpallur kandidaturën për postin e kreut të shtetit. Mediat tona kombëtare që shpesh bien viktimë të çorentimit kulturor si pasojë e rrjeteve sociale, sipas modelit Kim Kardashian, nuk kanë lënë personazh nga 'çmenduria e rrjetit' pa promovuar.
Kështu që, mbi këtë argument, përse edhe Lekë Plepi të mos jetë një kandidaturë e mundshme për president?
Nëse kërkohet një grua, mbi të njëjtin argument përse duhet përjashtuar një personazh tjetër po aq i suksesshëm pavarësisht nëse zotëron apo jo një profesion, Tea Trifoni?
Pas një mungese të gjatë Tea, me një foto të publikuar kohët e fundit (pasi mësoi se president në Shqipëri mund të zgjidhet kushdo dhe mund të jetë grua) ka marrë mbi 25 mijë pëlqime në Instagram, shumë më tepër se çdo figurë tjetër politike, akademike, apo të çdo lloj fushe tjetër dhe qindra komente mbështetëse.
Atëherë?
Të gjithë delirantët dhe sharlatanët e këtij vendi duhet të garojnë në garën mediatike me Tea Trifonin (kriteri që e penalizon është mosha por me ndryshimet kushtetuese dhe vullnet politik ajo dhe të tjerë si ajo mund të futet në garë), kurse mediat duhet të dinë që Presidenti i Republikës, sipas Kushtetutës, propozohet nga një grup prej 28 deputetësh dhe zgjidhet me votat e shumicës së Kuvendit të Shqipërisë, qoftë edhe të shumicës së thjeshtë parlamentare.
Shqipëria është Republikë Parlamentare, siç është Gjermania, Italia, Greqia etj. Presidenti aktual i Gjermanisë është Frank-Walter Steinmeier, i cili u zgjodh më 12 shkurt 2017 dhe u rizgjodh më 13 shkurt 2022. Ai aktualisht po kryen mandatin e tij të dytë pesëvjeçar, i cili filloi më 19 mars 2022 dhe ndiqet jo më tepër se 50 mijë vetë në rrjetet sociale.
Në 30 vite pluralizëm asnjë presidenti nuk i është besuar një mandat i dytë në Shqipëri, çka tregon sesa ka rezultuar të ngrihet mbi palët një i tillë.
Çuditërisht kreu i shtetit gjerman komentohet dhe pëlqehet nga një publik prej mbi 80 milionë banorësh më pak në rrjetet sociale se personazhë që promovojnë mediat dhe rrjetet sociale në Shqipëri.
Duhet theksuar po ashtu fakti që të tillë personazhë qëndrojnë mbi "palët" duke qenë se nuk kanë shfaqur preferenca politike.
Ata kanë arritur gjithashtu një 'sukses' të jashtëzakonshëm në jetën tonë publike, duke kapërcyer në çdo prezencë publike çdo debat politik, çka besohet se me profilin e mundshëm të presidentit, kjo i bën interesantë edhe për vetë mediat që garojnë çmendurisht për ca klikime më shumë.
Megjithatë, në kushtet aktuale të vendit tonë Presidenti i ri do të jetë burrë apo grua, pjesë e politikës apo e shoqërisë civile, këtë e vendos vetëm ai që zotëron votat e Kuvenit të Shqipërisë sipas kushtetutës.
Si përfundim, Partia Socialiste aktualisht në qeverisje nga e cila do të varet vendim-marrja, ka në gjirin e saj jo pak emra me përvojë të gjatë akademike dhe politike, të lënë gjatë viteve të fundit disi në hije si Valentina Leskaj, Et'hem Ruka, Namik Dokle etj, të cilët zotërojnë profilin e mundshëm të një presidenti serioz, nuk pritet të surprizojë aspak me emrin e ri teksa do të sfidohen prej saj me qindra kandidatura të paraqitura gjatë ditëve të fundit, në një formë kaq groteske.
Une jam per debilin Arjan Cani te behet presidente e meritone si shefi debilave
Une jam per kryekurven sali berishen.
Padyshim!!
Plotesisht dakort, Arianit Çani (keshtu e ka pat emrin por e ka kthy ne Arjan se nuk i pelqente pasi i dukej i vjetrum) te jete kandidat per president i mbeshteur nga foltoret e Berishes dhe ushtria e gangove te Sandrit.
Ky vend, per president ka hake, jo Leke Plepin, po Leke Kallamin !
President! Lek plepi Xeni i Qimi i Pekajve Mul Noka Taulant Balla Xikja Çiljeta Bleona Xhozi Sudja Edi Paloka Sazan Guri Kadrije Gjallica Gita Desara Grida Artjola Toska Sinani Magjari i Nolit Me Nave, fitojne te tane! Rrofte rrumpalla!
Lek Plepi for President!
Une them te kemi president 'xhixh merimongen'.
Gazetar partiak, por edhe propozimet e tua duken te pamerituara sepse presidenti sado onorofik te jete duhet te kete nivelin e duhur intelektual te cilin persona te tille nuk e kane dhe nuk mund ta kene per aresyen e thjeshte se aktiviteti partiak i kufizuar per tu bere te tille. Kishe harruar pa propozuar edhe Majkon per ta bere akoma me te papranueshem propozimin tuaj. Zoti gazetar mund te gjenden me dhjetra personalitete te shquar ne fusha jashte politikes, Shqiperia ka plot qe te mos promovohen personazhe te tille, mjafton te heqesh syzet partiake.
Ky o miku tim ,nuk ka sy ti i thua hiq syzet !!!! Ky qor i ndyre na propozon Namik goranin komunistin qelbesire per presidente ,qe ne kohen e tij te lavdishme futesh ne kotece te pulave te fshatareve ,per boshatisjen e koteceve nga pulat ,qe fshatersia te mos bhesh kapitaliste e pasur. Ketij populli nuk i mungon presidenti ,por trute e kokes ,qe eshte gjeja kriesore.U mblodhen 75 veta me kafkallen bosh dhe na zgjodhen nje bashipozuk opingar nga Cepani per presidente!!! Tani na thone qe bem gabim,kjo turrme pa tru dhe e qoruar e votuar nga te qoruarit e perjetshem dem baba dem ,ka te drejten ,qe te zgjedhi nje tjeter gomar si presidente . [ Ky eshte problemi o miku tim qe zgjedhin tru shkulurit dhe qorat ]
Dëgjojmë salikafshën se kafshë e shkuar kafshës shtrembaluqe do të bëhemi... Kafsha shfryn e shtyn, aty ku ha, aty pështyn, kafsha leh dhe skërmit dhëmbët, mbi tokë i përplas këmbët, aty , ku kullot, bajgon dhe prapë aty të hajë shkon... Mjerë vendi ynë i vogël, që ka gëlltitur një gogël dhe i ka mbetur në grykë, është shndërruar në pykë, me çdo kusht kërkon ta mbytë, nuk dëgjon të lëvizë, derisa të kalbet vet, anës ka disa legenë, secili hienë mbi hienë, këkojnë ta shqyejnë prenë... Vendi im dikur me emër, si u katandis kështu?! Fat' i shqipes - fat ziu! Shqipe, ty të nxin saliu! I ziu që në gjenezë Të do me shami të zezë... Sali' u do të pëçarë, Bashkohuni, o shqiptarë! Hiqni dorë nga ky i marrë, Është i vdekur, por i gjallë, Është i gjallë, por i vdekur, Kërkon tu shohë të pjekur Në furrat plot me gëlqere. Nën' e tij quhet zehere... Krimineli, që s'njeh faj, Kërkon të vijë në pushtet, Kërkon çdo nënë të qajë, Veç ai të bëhet mbret...