Dilema PS-së: Presidenti që duam apo presidenti që duhet?

19 Prill 2022, 11:14Blog TEMA

Dilema PS-së: Presidenti që duam apo presidenti që duhet?

Nga Lutfi Dervishi

Tani që po afron momenti  i procesit të zgjedhjes së kryetarit të shtetit, ndoshta jemi në kohën që histeria, cinizimi dhe shakaja që ka mbërthyer rrjetet sociale për kandidatin/en për president të Republikës t’ia lerë vendin arsyes, logjikës dhe procesit kushtetues.

Partia Socialiste i ka votat që ta zgjedhë vetë kryetarin e ardhshëm të shtetit, pa patur nevojë të bëj spektakël “konsultimesh” me opozitën, me grupin e vet parlamentar apo ca më keq me propozimet popullore.

Pas 24 vjetësh PS i ka duart e lira që të zgjedhë një kryetarin e shtetit nga radhët e veta.  Presidenti i parë dhe i vetmi që ka zgjedhur PS ka qenë Rexhep Meidani më 1998.

Por a është në interesin e PS-së që të marrë edhe kalanë e fundit të rëndësishme institucionale në vend?

PS qeveris vendin prej 2013, ka pothuaj gjithë pushtetin lokal prej 2019, ka ndikuar në procesin e reformimit të gjyqësorit që prej 2016 dhe me marrjen edhe të Presidencës nuk do të ketë më askënd për të fajësuar për problemet dhe sfidat që do të vijnë dhe të bëhen më të mprehta.

Shqipërisë nuk i mungojnë kandidatët e mirë që mund t’i bënin nder postit dhe vendit. Por më shumë se për kriteret që mund të plotësonte një president i mirë, lajmet, debatet dhe shpotitë janë drejtuar drejt individëve.

Këtë radhë nuk po flitet më për “president konsensual”. Dhe nuk ka kuptim. Ky togëfjalësh kishte kuptim deri në vitin 2008 kur u bënë ndryshimet kushtetuese. Deri në atë vit, Kushtetuta kërkonte një President konsensual (⅗ e votave në Kuvend) sepse Presidenti kishte kopetenca të gjera sidomos në raport me institucionet e pavarura. Me shkurtimin e kompetencave të kryetarit të shtetit dhe ndryshimin që në raundin e 4 dhe të 5, Presidenti zgjidhet me shumicë të thjeshtë në Kuvend. Konsensusi në Kuvend, që u arrit vetëm më 2003 me zgjedhjen e z. Mosiu President, ka mbetur si një përvojë suksesi që nuk pati më guxim për ta përsëritur.

Por pavarësisht mungesës së konsensusit në Kuvend është i rëndësishëm që kandidati të gëzojë një konsesus sa më të gjerë në shoqëri.

Së pari nuk duhen harruar dy kriteret kushtetuese: mosha 40 vjeç, shtetas shqiptar nga lindja dhe me banim 10 vitet e fundit në Shqipëri.

Në planin e brendshëm, një kandidaturë e mirë do të ishte një kandidaturë me një distancë të shëndetshme nga politika e ditës dhe që “garanton” që nuk ka ambicie politike pas mbarimit të mandatit. (5 prej 6 presidentëve të fundit me mbarimin e mandatit kanë rinisur aktivisht jetën politike si kryetar apo aspirant për të drejtuar parti politike).

Një kandidaturë që ka pëlqyeshmëri përtej së majtës dhe së djathtës- mund të ishte një kandidaturë ideale që plotëson edhe kriterin kushtetues si përfaqësues i unitetit të popullit.

Shqipëria është vend i vogël. Vendet e vogla nuk e kanë luksin që në pozicione të tilla të rëndësishme të vendosin njerëz sido- kudo. Një kandidaturë e mirë, do të ishte secili/a që i garanton Shqipërisë një përfaqësim dinjitoz në raport me “të huajt”. Për shembull, një detaj banal:  do të ishte anakronike që Presidenti/Presidentja e ardhshme të mos komunikonin në anglisht apo një gjuhë tjetër ndërkombëtare.

Se kush do të jetë Presidenti/Presidentja e ardhshme do të varet pothuaj kryesisht nga pëlqyeshmëria që do të ketë Kryeministri. Problemi me liderët e fortë është si rregull liderët nuk e kanë të lehtë të zgjedhin një “lider”.

Por një kandidat/e që nuk është ekskluzivisht nga oborri i PS-së, do t’i shërbente shumë mirë vendit, e pse jo edhe vetë partisë në pushtet. Në të kundërtën, një kandidaturë kukull do të ishte edhe kandidatura më e keqe për të gjithë, përfshirë edhe “të përzgjedhurin/ën”!

3 Komente

  1. K
    Kalec Dega

    Ne titull cuditerisht mungon Shqiperia/shqiptar....lol Pra, ne Albansitan, vendos dhe behet si duan djajte komuniste....per interesin e tyre - per te miren e njerezimit sipas mesimeve te Marksit-Engelsit-Leninit dhe Sorrosit.

    Përgjigjjuni
    1. p
      president=idiote te medias

      Luti, propozimi yt ka dale jashte kohe dhe loje sepse president ne Shqiperi dhe shqiptar pa "mendesi" politike nuk gjen dot. Vetem po te vene ty Luti se ti ishe ca dite me saliun dhe pastaj beje sikur ishe qe te ruaje vendin ne RTSh. Presidentin shqiptar, sipas kushtetutes, duhet ta zgjedhe shumica qe ka besuar me voten e tij populli. Nese eshte e vertete ajo qe thua ti Luti se mazhoranca i paska te gjitha pushtetet, kjo flet se ti Luti dhe ata qe ke per zemer ti, jane minorance qytetare ne Shqiperi si kane qene ne kohen e ditatures ballistat dhe ata qe bashkepunuan me nazi-fashizmin. Per kete nuk e ka fajin mazhoranca, por ti me shoke. Mua nuk me çudit asgje per kete pune se sot pashe Sazan Gurin tek TopChannel ne oren kater pa nje çerek ku çfaqi platformen per president, si duket do shikoj dhe Kocaqin apo Lek Plepin ne ditet ne vijim duke mos perjashtuar dhe ate Marrin Memen. Pse jo edhe une do çperfaq platforme per kete pune se vendi presidentit eshte vend pellumbash: jep pasaporta si beri Iliri qe nga miljarderet indiane e deri tek futbollistet afrikane, jep dekorata "turpi i kombit" qe nga ata qe bejne shurren ne breke e deri ne restorantet qe ha paçe apo mund te rrahesh dhe policet si beri Iliri tek selia e Frymes Re demokratike? por futesh ne çdo zgeq e cep te qytetit i mbrojtur nga Ilir KUlla deri tek propozimi per strehim politik e parash ne Guande tek ministrja e tregetise dhe e fundit, se s'kemi kohe', SPAK-un e shpall te vdekur dhe e ngjall kur te duash ti. Por mund te therrasesh edhe te rinjte shqiptare ne JAL dhe te bejne zinà me njeri tjetrin duke u dhuruar edhe nga nje ajfon , keshtu qe qeveria nuk harxhon fare per ngritjen e bordellove shqiptare si forma te shtrydhjes se organit seksual dhe e drejte dhe liri qytetare. Prandaj, Luti, lutu qe "kandidatet" qe vetshpallen dhe mbulojne mire organet e medias shqiptare dhe pastaj te çfryhen si u çfryhet "rinise" se Monikes ne Jal;

      Përgjigjjuni
      1. k
        k

        Shqiperia eshte plot me fshatarë injorantë si meta. Nuk do ngelni pa president.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje