
Pas një investigimi një mujor të Dritare TV, më së fundmi Sali Berisha, doli të mbronte atë që e quan investimin madhor të qeverisjes së tij, por që në fakt rezulton që është investim që vetëm për shqiptarët nuk vlen.
Me një skenar që dukej se ishte shkruar në zyrat e marrëdhënieve për publikun të TAP dhe që Berisha vetëm e recitonte, ai iu shmang problemit kryesor që ka kjo sipërmarrje: Mungesën e pagesës së taksës së transitit, shtetit shqiptar.
TAP me gojën e Berishës, sqaronte sesi ka bërë ca rrugë një kalimshe që tani pas ndërtimit vlejnë vetëm për mirëmbajtjen e tij; ka rregulluar ca nevojtore në fshatra që tashmë nuk banohen; dhe ka shfrytëzuar fuqinë punëtore vendase për nja dy vjet. Këto i quante përfitime për Shqipërinë, ndërkohë që as i binte krahut pse nuk paguante 100 milionë euro në vit si taksë kalimi.
Pastaj Berisha filloi e tregonte përralla sikur ishte në oxhakun e vilës në Gjirin e Lalzit sesi i kishte mbushur mendjen Allilujevit, Gensherit dhe Erdoganit që TAP të kalonte në Shqipëri, ndërkohë që investigimi i Dritare TV ka zbuluar se kalimi në tokën shqiptare u bë vetëm për shkak të kostos më të lirë, rreth 5 miliard euro që kishte varianti shqiptar krahasuar me atë grek.
Por pyetjes se ku ka shkuar transit fees, pra ku janë ato 100 milionë euro në vit që duhet të merrnin shqiptarët, i ra shkurt, duke thënë se ne e konsideruam veten si pjesë e BE ku kjo taksë nuk paguhet. Nuk ka gënjeshtër më të trashë për shitjen e interesave ekonomike të vendit, ose të plaçkitjes që i është bërë dhe po i bëhet. Me këtë logjikë asnjë vend, as Turqia, Gjeorgjia, Ukraina etj vende ku kalojnë gazsjellës, nuk duhet të marrë taksë transiti. Por në fakt të gjithë marrin dhe e kanë zë të rëndësishëm të buxhetit të tyre.
Dhe gjithë problemi ynë është pikërisht, pse nuk marrin shqiptarët paratë që ju takojnë, pyetje të cilës as TAP dhe as Berisha ende nuk i kanë dhënë përgjigje.
Pastaj gjithë justifikimet e tjera janë garniture për të mbuluar një vjedhje që po ju bëhet ditën për diell shqiptarëve. I tillë është justifikimi se Shqipëria bëhet një nyje e rëndësishme energjetike me kalimin e këtij gazsjellësi në territorin tonë. TAP është i pari dhe i vetmi gazsjellës që do të kalojë në Shqipëri. Serbia po merr gaz nga një degëzim tjetër.
Është gënjeshtër që nga TAP do të furnizohen vende fqinje me ne, pasi sasia që është planifikuar të na shesin në rast nevoje (rreth 500 milionë m3) nuk plotëson as nevojat e Shqipërisë. Madje para se të fillonte ndërtimi i TAP, qeveria Berisha u kujdes që të bëhej skrap i vetmi termocentral me gaz, ai i Fierit.
Askush nuk e shpjegon pse qeveria Berisha nuk kërkoi të shtrihej linjë gazi edhe në Vlorë që të furnizohej termocentrali, i cili ishte ndërtuar dhe po rrinte pa punë.
Është problem tjetër pse nuk është bërë shtrimi i rrjetit të gazit në Shqipëri, pasi kjo nuk është punë e TAP. Problemi që ka TAP është pse nuk paguan taksë transit buxhetit shqiptar? Ose të paktën të na thotë se nëse e paguan, kujt ia paguan? Të paktën TAP të na thotë një fjalë se ku shkojnë paratë. Se që i paguan, kjo nuk ka diskutim. Puna është në cilën llogari i çon./dritare.net
Si mund te hapet nje hetim penal Dritan? S ka gjasa qe plackitsit e trojeve tons te shkojne ne burg apo eshte nje naivitet popullor?
Gjurmet e Saliut si kembet e gjarperit! Sa interesa kombetare ka shitur vetem ai e di, kuptohet me bashkpuntoret e vet. Mali
A ju kujtohet valixhja qe i vune Saliut tek kemb e karrikes ne takimin me presidentin azer! Ishte valixhe qe mbante dollare!
Hila me Hile....pyet ne shtet o Hila bej nje shkrese....a e di se e ke me emra qe ngeegociatat e perfitimit jane bere ne kohen e Rames.....ti them ca emra po deshe I ke ne shkresa....
Ore zotni Flobi. Ligji qe ka miratuar marrveshjen Qeveri-Tap eshte i Sali Berishes, mban nr 116/2013. Hape dhe lexoje si e ka hequr nga defteri tranzit fee!.. Nese ke emra jepi, beji publike ashtu sic i ka bere Dritani drejt per drejt e jo me hile mor zotni. nes ete dhimbset Saliu eshte tjeter gje. Koha e rames te marri mekatet e veta qe nuk e coi gazin ne Vlore dhe te vinte tec-in ne pune por jo te pergjigjet per shitjen e interesave qe e ka bere Saliu. Naftetari
O Zot ne ka Zot !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! Lexhenda Historike i ka matufepsur nje pjese te popullsise qe akoma e enderrojne ti shkaterroje edhe nje here para se te vdese . thjesht nga mania qe ka- urren shqiptaret ne gen.
Ky eshte problem i SPAK dhe jo arka me peshk apo 10 eurot qe mernin policet ne kufi Keta te dytet mund ti mare dhe prokuroria e zakonshme po SPAK ngaqe nuk ja mban me Saliun vjen verdalle me ceshtjet ordinere
Ka len gje pa dhen Berrisha detin greqise,malet fusha ky pis njeri eshte antishqiptare
Harruat ju o shpellare kur Mostra Sali krimineli i binte gjoksit per TAPIN dhe qe do kishte nje bum ekonomik Shqiperia, po si nuk u fryte duke lepire ate bythe te qelbet o trushpelare injorante.