
Nga Aranit Muraçi
Franca do të votojë më 24 prill nëse do t'i japë presidentit Emmanuel Macron një mandat të dytë pesëvjeçar apo do t'ia besojë presidencën sfidueses së tij, ekstremistes së djathtë, Marine Le Pen.
Nëse fiton Le Pen, Shqipëria mund të marrë njëkohësisht tri goditje paralele:
E para, Shqipërisë jo vetëm që i zbehen shanset për çeljen e negociatave, por edhe vetë blloku rrezikon shpërbërjen.
E dyta, e ardhmja e emigrantëve në Francë do të jetë më e pasigurt se kurrë më parë dhe të parët që mund ta pësojnë mund të jenë ata që shkuan të fundit: shqiptarët.
E treta, zgjedhja e Le Pen do të inkurajojë nacionalistët, populistët dhe ekstremistët e mbarë Europës, sigurisht edhe ata të Shqipërisë (demokracia ikën pa ardhur).
Gara presidenciale franceze është një përsëritje e zgjedhjeve të vitit 2017, në të cilat Macron e mposhti bindshëm Le Pen me 66 për qind të votave. Por sondazhet e fundit tregojnë për një rezultat shumë më të ngushtë mes tyre.
Emmanuel Macron, presidenti aktual i qendrës, fitoi raundin e parë me 28 për qind të votave. Epërsia e tij në sondazhe u ngushtua ndjeshëm në javët e fundit para votimit, duke e detyruar Macron që të pranojë për herë të parë se edhe mund të humbë në garë përballë të djathtës ekstreme.
Macron shpenzoi shumë kohë duke u marrë me luftën në Ukrainë, në vend që të bënte fushatë. Presidenti aktual i Francës u përpoq të luante një rol udhëheqës në fushatën diplomatike për të parandaluar luftën dhe madje ai ende po zhvillon telefonata intensive me Vladimir Putin dhe Volodymyr Zelensky në përpjekje për të ndërmjetësuar paqen. Fushata e Macron fokusohet në idenë e tij për të liberalizuar ekonominë, ku përfshihen planet për të rritur moshën e daljes në pension.
Rimëkëmbja e fortë ekonomike e Francës pas pandemisë i rriti vlerësimet e tij në sondazhet parazgjedhore. Por tani ai duhet të bindë votuesit se është më shumë se një president i të pasurve dhe mund të bashkojë një Francë të përçarë. Për Macron imigracioni mbetet një fushë beteje kyçe në debat.
Marine Le Pen doli e dyta me 23 për qind të votave në raundin e parë. Ajo u rishfaq fuqishëm në sondazhe edhe pse u kundërshtua nga kandidatët e tjerë të së djathtës ekstreme dhe natyrisht nga e majta ekstreme. Megjithatë, ajo mund të bëhet presidentja e parë femër e Francës dhe ndoshta ky është shansi i saj i fundit.
Analistët thonë se drejtimi i fushatës së saj në çështje si imigrimi dhe kriza e kostos së jetesës e ka ndihmuar Le Pen të zgjerojë bazën e votuesve të saj. Le Pen është skeptike ndaj BE-së dhe NATO-s dhe ka lidhje të gjata me Putinin, të cilat për të fituar mbështetje në publik ajo kohët e fundit është përpjekur t'i minimizojë.
Ajo po bën fushatë nën sloganin "Jepini francezëve vendin që u takon" si dhe dëshiron të rishkruajë kushtetutën për t'i dhënë Francës kompetenca të reja me qëllim për të kontrolluar fort kufijtë e saj dhe po ashtu për t'u ndërprerë emigrantëve subvencionet e strehimit dhe kujdesit shëndetësor. Nga dy pretendentët e mbetur prej 12 kandidatësh në raundin e parë të votimit që u zhvillua më 10 prill, demokracia liberale e Europës dhe mbarë botës shpreson që Le Pen ta humbë gurën.
Në rast se Le Pen fiton, jo vetëm ekonomia por edhe demokracia liberale e Europës do të ecë më tej nën 'lokomotivën' e Gjermaninë.
E ardhmja e Shqipërisë në Europë, për fatin e saj, aktualisht varet tërësisht nga vullneti i Gjermanisë.
32.24 dëmet që do të pësonte shqipëria nëse një astereoid gjigand do të përplasej në tokë në gjirin e dalsufit!! a doni me jua thënë të gjitha?? lene se bohet punë muti,zgjatemi shumë!!
Dite te veshtira per sunitet... Erdogan(birazereve):qafirat e mi,mos e rruni fare(vec sumes),Istamboul-i eshte e ardhmja juaj.... allah uakbar.
ti e ke mbyll apo po e mjekon me pambuk??
Faktikisht me Macroni na e hapen negociatat,po ne s deshem vete she e refuzuam
KAZANET kur nuk ka plehra - prodhojne vete plehra.
Me ben pershtypje nje gje:-levizjeve dhe partive fashiste u keni nderruar emrin ne Europe.Njerezit Jane te njejtet,platformat politike te njejta.Vetem emri i partisse se lePeneve Ka ndryshuar.Mos po' fshihet fakti qe fashizmin Ka kapur per dyti disa vende europiane?
Franca historikisht ka qene koke edhe kembe me Ruset dhe Serbin,pavarsisht lojrat qe ben tani me Rusin
Kjo eshte femra me e peshtire ne Europe .turp me Kandiduar kjo baxhella keto parti extreme duhen zhdukur SA me pare skadal.
Pse femer eshte ??
Jam dakord, te zhduken si ps e ppsh
Për kë e ke nga të dy kandidatet?
Aq shkrim pa lidhje sa që as emrin e artikull shkruesit nuk mora munimin me lexu.Si fillim ky që ka shkrujt duhet të di që Franca ësht vllai modh i Serbisë e Rusisë e për KOMBIN SHQIPTAR as që ka menu e interesu nai her. Për ata ne jemi të paligjshëm. Macron apo Le Pen asgjo nuk ndrysho për SHQIPFOLËSIT.
E shru muraçi
E vertete me Macronin kane filluar bisedimet per hapjen e bisedimeve per rrugen ne BE por me kusht qe te mbeshteten,nxiten dhe te shtohen LGBT, Lesbians nese doni anetaresim ne BE apo jo mi motra.Sec kane qene disa grupe qe u krijuan nga fillimi I viteve 2005 ne mos gaboj njefare G99 apo Mjaft.
Eshte kryetar bashkie edhe pasardhesi I Fames për Kryeminister drejtuesi I G99 dhe Mjaft-it… Kaq mjafton për të pare se sa thelle i ka futur tentakulat mafja sorosiane.
Na ben te vjellim me kete fjale "sorosjane". Te gjithe ata qe e kane gjendjen te trazuar, ose ata qe duan te duken te gjitheditur, mjafton te thone fjalen magjike "Soros" dhe hop, si me magji marin titullin doktor profesor, ose fajet e tyre duken te ligjshme sepse GEORGE SOROS eshte armiku i njerëzve "perparimtare" siç jane kerma Brrishe dhe Danoç Trapi.
Mendon se problemi i madh i shqiperis eshte LGBTQ? Zhjohu!!
Ky gazetari nuke e ka kuptuar akoma se si ruhet siguria e te dyja paleve te njerzeve te politikes si majtas e djathetas ,duke futur ne mese edhe ekstremistet e djathte .Makron per te siguruar fitoren e tije ,nuke eshte se do te shaje veten ,si puna e Saliut te shqiperise ,pore do te shaje ekstremistet e Le Penit qe me thjeshte mundet ti quash xhilexhalet (jelekeverdhet )qe sapo i kujton emerin i mungojne vetem bombat per te filluar nje lufte civile ne France .E njejta gje ne Shqiperi , me ekstremistet ,po e njejta gje ne SHBA,qe shikohet me ngjarjen e ndodhur ne KAPITOL .Problemi eshte se c'fare fitoi Shqiperia me Francen demokratike ??? asgje I vetemi shtete qe fitoi ishte FRANCA ,GJERMANIA ,SERBIA ,RUSIA .Te tjeret shtete u gezuan me perfitimet e ketyre shteteve ,edhe se Ballkani u shendrua ne nje fushe,ku mezi pritej se kushe e kushe ta gllaberonte i pari . Evetmja politike qe luhet eshte vetem politika e interesit ekonomike ,te tjerat gjera qe prrallisin gazetaret si puna e ketije ,apo politikanet si Makron jane dallavere per tu hudhur hi syve qe popullit voton .Shikoni si vepron Saliu per te siguruar veten e tije .Eliminon c'do kundershtare politike qe i dele kundra ,eleminon edhe te pa fajshemit duke mose lene asnje deshmitare .KESAJE I THONE ZGJEDHJE DEMOKRATIKE ,NEN SYTE E GJITHE BOTES .
I turpshem qendrimi i Frances, te te dy kraheve ndaj Shqiperise.Franca nuk eshte lider, as ne Europe as ne bote.Ajo cka po ndodh ne Shqiperi eshte rezultat direkt i mungeses se lidershipit europian, Frances dhe Gjermanise.Te dy krahet e politikes franceze jane thellesisht antieuropiane ne praktiken e perditshme.personalisht do te doja nje fitore te ekstremit te djathte qe njehere e pergjithmone politika franceze te tregoje fytyren e vertete.Franca ndaj Shqiperise po sillet me tee njejten papergjegjshmeri si ndaj Ukraines.
Më një Marine Le Pen ?! Të dhjefsha këtë BE.
Keshtu thane edhe kur u zgjodh ne Itali ekstremisti i djathte Salvini , do ndjekin shqiptaret dhe kesisoj karlliqesh , dhe cu ben shqiptareve ???....U ruajten koqet me briskun e pamukut me lart , o pamuk te qifshin robt e shtepise ty dhe Agimin e Arte me gjith Janullato klebonjarin ,
kjo baxhella La Pena , mbetje e perdhunimeve naziste ne france , s'ka shance t'ja hipi Magrronit edhe pse shoqeria franceze si ajo Europiane ne pergjithsi eshte Fashistizuar ne ate fare mase ,sa solli reagimin Ushtarake te Rusise ne Ukraine . Pasanej ,ku i rrun lesht Magrroni per kte rropsine qe ka morr disa 10-ra Miljona borxh me e hudh nga Karrigja Magrronin
Nuk na u nda armiku i jashtem......
FRANCA VAFTE NE HESFEL KURRE TE MIREN SNA DESH THIKEN PAS SHPINE E MBAN KUJDES KUR TE BUZEQESH MAKARONI TURIQEN DHE NE ENDERR TE GENJEN
FRANCA VAFTE NE HESFEL KURRE TE MIREN SNA DESH THIKEN PAS SHPINE E MBAN KUJDES KUR TE BUZEQESH MAKARONI TURIQEN DHE NE ENDERR TE GENJEN
Parashikimi im shkon me larg.Sa pa vlere eshte parrulla e poitikes shqiptare : E duam Shqiperine si gjithe Europa" dhe pas kesaj shkaterruan ekonomine duke perfunuar te gropa. Ne mos ka qene kompolot kjo eshte driteshkurtesi naivitet politik, per te cilen politianete ketyre 32 vjeteve duhet t'i kerkojne te falur shqiptarve. Hapi tjeter duhet te ndryshoje kursi. Shqipeia duhet te ndertoje nje politike te bredshme dhe te jashtme ne perputhje me interesat e vendit, per te qene me pragmatists. Lidhje pa paragjykim me te gjitha ato shtete qe i intereson. Shqiperia me kot sakrifikon per tu bere pjese e Europes, gjasat jane qe tre shtete te Ballkanit si Shqiperia, Kosova dhe Bosnja te mos behen kurre pjese e Eurpoes. Kush nuk e kupton kete eshte naiv. Sic po vijne ngjarjet edhe vete Europa e Bashkur nuk ka gjasa te mbijetoje. Shembulli me i qarte eshte dalja e Britanise nga ky bashkim. Sa me shpejt te ktohet kjo dhe sa e fort te lidhemi ekonomikisht me kundershtaret e Europes aq me mire do jete. Europa duhe te paguaje talljen me shqiptaret. Historiksh na ka borxhe.
Znj. Marine Le Pen mendon per vendin e saj. Shqipot pa letra prej bythe do kthehen. Pare nga kendveshtrimi i Frances, ajo apo ai do te mbroje interesat e vendit te vet. Nuk eshte Marine Le Pen per prishjen e BE-se por per formatimin e saj. Ajo kerkon pavaresine e Frances. Perse Franca eshte mike me Rusine apo me Serbine kjo nuk do te thote se eshte armike me ne. Kur lexoj komentet e njerezve, sinqerisht me vjen keq per nivelin. Ku kemi perfunduar.