Pse Shqipëria s’duhet të zgjedhë një Presidente grua?

21 Prill 2022, 10:20Blog Nga Kreshnik Spahiu

Pse Shqipëria s’duhet të zgjedhë një Presidente grua?

Fjalën e fundit po e them të parën: Një grua shqiptare për Presidente do e uroja të vinte me vota nga Shqipëria dhe jo me simpati nga partia.

Sipas të gjitha gjasave, Partia Socialiste do ta zgjedhë një Presidente grua.

Në fakt s’ka si ndodh ndryshe, sepse kjo është një formulë që u ngrit në sistem, jo si meritokraci, por si kuotim dhe përqindje.

Jo rastësisht jemi shteti me më shumë gra në qeveri, 67%.

Më shumë se gjithë Europa dhe Amerika sëbashku ka Shqipëria gra në qeveri.

A mendoni se është e rastësishme apo e qëllimshme?

A mendoni se bota nuk i di dhe njeh vlerat e gruas europiane apo amerikane?

A mendoni se janë zgjedhur me kontribute apo me lista?

Për këto arsye po rendis disa arsye, pse Shqipëria nuk duhet të ketë në këto momente një Presidente grua:

1- Një grua që bëhet kryetare shteti nga partia në pushtet pa votë nga populli, ka si qëllim të jetë një kukull e qeverisë dhe hije e kryeministrit.

2- Një grua si Presidente e Shqipërisë do jetë një zgjatim i modelit të Bora Muzhaqit, që sa herë hap gojēn qesh gjithë populli, apo shumë grave ministre që kishim tetë vite dhe u harruam emrin si i kishin…..

3- Një grua Presidente e Shqipërisë, në thelb synohet që mos kemi fare kryetar shteti, por Edi Rama t’i bëjë të dyja; edhe Kryeministrin edhe Presidentin

4- Një grua shqiptare Presidente nuk mund të vijë artificialisht kur populli ende nuk përfaqësihet dot me vota.
Mos harrojmë që Amerika, shteti më i emancipuar në botë ende nuk ka votëbesuar një grua si kryetare shteti, por 100% burra në gjithë historinë e saj.

5- Gruaja shqiptare është kuptuar më shumë se burrat: 67% në qeveri, 58% në administratë, 52% në gjykatë, dhe kjo ka kaluar pa meritë çdo limit europian apo amrikan.

Le të themi Spanja dhe Portugalia deri para 5 vjetësh nuk zgjidhnin asnjë grua në Gjykatën e Lartë apo Kushtetuese, ndërkohë Shqipëria ka gjykata si Kruja që 100% janë gra dhe asnjë burrë.

6- Një grua shqiptare për Presidente Republike do ishte një shkatërrim i institucionit më keq se Ilir Meta. Shqipëria do kalonte 5-vjet me një krytar shteti fantazmë që do ndante dekorata.

Modeli i Kosovës, me Atifete Jahjagën, që në darkë ishte police dhe në mëngjes presidente, nuk duhet përsëritet në Shqipëri.

I mirkuptoj ata që na lexojnë dhe nuk e njohin Atifete Jahjagën, por kështu do të ndodh edhe me Shqipërinë, nëse partia do gjejë një grua anonime.

7- Një grua shqiptare nuk duhet vijë në krye të shtetit si formulë, as si skemë, as si model, por si frymë dhe proces. Gruaja shqiptare duhet të vijë si shpresë dhe evolucion.

Ajo grua nuk duhet vijë Presidente se është bionde, e gjatë, me sy bojëqiell, se flet anglisht apo se është e urtë.

Gruaja shqiptare nuk duhet vijë si paragjykim, por si shpëtim.

Gruja shqiptare nuk duhet ta marrë kolltukun e Presidentit si dhuratë, por duhet ta fitojë.

Ajo biondja e rradhës nuk duhet të marrë çelsat e shtetit si e pëlqyera e pushtetit, por si idhulli i miletit.

Prandaj, gruaja shqiptare meriton më shumë se të përdoret si makiazh i Shqipërisë, për sa kohë ajo është shpirti dhe syri i shqiptarisë.

8 Komente

  1. D
    Detari

    skiperia si shtet mutliman duhet te bej president Elvisin. Elvisi dhe ramuti 2 eunuket e sulltan erdoqenit qe ndytin token e Arbrit.

    Përgjigjjuni
    1. a
      anti25642654censurë

      ky është një copë idioti,por këtu i ka thënë të gjitha si duhet!! kushdo që të jetë president,rama është ai që drejton!!ai drejtoi dhe kur ishte nishanlliu,dhe kur ishte bomiri,dhe kur ishte floriri,dhe kur do jetë dordoleci i ardhshëm!! me të vërtetë që ai ka vënë 67% gra,dhe si e thotë niku kuq e zi,për të pasur disa kukulla që firmosin vendimet që ai merr,por në të vërtetë dhe atë pjesën e mbetur ng 67% nuk është se e kemi ndryshe!! të gjithë janë figura,si ato që përdornin gjermanët nëpër stadiume gjat mbylljeve për shkak të koronës!! nuk kemi dëgjuar asnjë,duke përjashtuar 100%,real të qeverisë,eDramën,që ta kundështojë,ta këshillojë,të ketë një mendim 1% ndryshe nga ai!! 100% e qeverisë së tij me shumicë gra është në mbrojtje të gjeniut!!pavarsisht se pas çdo dështimi ai heq ata që nuk kanë punuar mirë!por përsa kohë i duhen, ata e mbajnë ngrohetë QEVERIUN tonë të madhërishëm!!

      Përgjigjjuni
      1. P
        Pensionisti i Porcelanit

        Tri kandidaturat per Presidente te Shqiperise jane: Bora Muzhaqi, Edona Bilali, Frida Krifca, sepse sa here flasin na kthejne buzeqeshjen ne pensionisteve...

        Përgjigjjuni
        1. a
          anti25642654censurë

          po mor po,ta këthejnë buzqeshjen,por i varur të rri i shkreti!!

          Përgjigjjuni
        2. K
          Katunari

          Nuk e kuptoj se te gjithe krahet e politike bejne si qen,ngrejne fortuna ne gote,per zgjedhjen e presidentit,kur ligji eshte shume i qarte.Propozohet,votohet dhe kaq,kur nderkohe mazhoranca i ka votat edhe vetem .Eshte cuar cdo budalla i mundshem dhe veteofrohet per president.Lexoni ligjin o milet,e ka ne dore maxhoranca,edhe me tyryfylin te propozojne,opozita,mileti nuk ka cfare te beje ligjerisht.Prodhojne konsum politik kot,hallakaten duke fol,bejne si qen,jo,po,po,jo kot fare.

          Përgjigjjuni
          1. Qafkuqi

            Edhe trans ,edhe seksist Kreshniku jone.

            Përgjigjjuni
            1. D
              Duam nje nga shoqata e romeve

              Kemi edhe ne gra qe e hedhin shurren perpjete si jozefina me kallam.

              Përgjigjjuni
              1. V
                Vetetima

                Ka nje grua shqiptare ekselente e distancuar me vjet drite (ne kuptimin figurativ) historiane, juriste konstitucionaliste dhe per marredhenje nderkombetare, me vizion te qarte se: presidenti duhet te mbroje popullin dhe atdheun e tij, duke gjetur vendimin me te mire. Kjo grua me mendime te qarta si kristali eshte Profesore Dr. Eleni Kostaqi. A do ta kete pergjegjesine e duhur kuvendi dhe deputetet aktuale ta zgjidhin ate? Te pakten kete here te mendojne per popullin fatkeq shqiptar. Me mencurine saje unike do transformoje Shqiperine..... eshte me shume se nje Merkel apo grua tjeter ne boten perendimore.... mos u cudisni... luftoni qe ajo te zgjidhet presidente ne doni Shqiperine.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje