A po i vjen radha presidentit më banal në historinë e Shqipërisë?

21 Prill 2022, 18:28Blog Alfred Lela

A po i vjen radha presidentit më banal në historinë e

Kryeministri Rama po ia del që, ndërsa flet për proces të hapur, demokratik e përfshirës, dhe anatemon kreun aktual të shtetit si më të keqin, të banalizojë kryekrejet një procedurë që deri dje ka qenë me plot të meta, por sërish ka mbetur politike në gjithë gjerësinë.

Po e bën këtë, më së pari, duke ‘hapur thesin’ me anë të ‘demokratizimit’ të përzgjedhjes. Ky tejdemokratizim nuk është gjë tjetër veçse një hi syve për të gjithë ata që hutohen nga spektakli, ndërkohë që kali i Trojës futet nga porta kryesore në formën e dhuratës në mes të ditës.

Partia Socialiste mund ta zgjedhë Presidentin pa kurrfarë andralle, duke djegur tri etapat e para ku kërkohet shumicë e cilësuar dhe duke e kaluar me shumicë të thjeshtë, pas ‘dështimit’ në përpjekjet e para. Sidomos kështu në kushtet e një opozite të frakturuar dhe që nuk flet dot me një zë për Presidentin. Edhe më shumë kështu kur ndërkombëtarët nuk pipëtijnë asnjë parregullsi apo nevojë për lëshime nga mazhoranca. Gjë e herës së parë edhe kjo, sepse dërgatat dhe trysnitë ambasadoriale kanë qenë të shpeshta e vokale, thuajse në të gjithë rastet para këtij.

Në gjithë këtë mjedis, që nuk e lejon shakanë, kur pushtetet janë në një dorë, kur vartësit e tij shkojnë deri aty sa ta thërrasin ‘Zeus’ dhe ‘marka e vetme ndërkombëtare e Shqipërisë’, lideri suprem luan ‘Portokallinë’ e radhës për hatrin e popullit. Ai e përmend mundësinë e një Presidenti nga populli, për të cilin duhet ndryshuar kushtetuta, dhe në mungesë të tij prodhon një president gjysmëpopullor, duke hapur konkursin për kreun e shtetit, si në Kuvend ku ulen përfaqësuesit e popullit, ashtu edhe në Facebook ku populli voton, vetëkandidohet, luan presidentash në mëngjes, dhe bën Umberto Econ e të gjitha dijeve në mbrëmje.

Ndryshe nga koha e Berishës kur procedura kishte rëndesën thuajse të një marshi funebër, edhe pse Doktori gjithaq e tepronte më yshtjen që i bënte ndonjë kandidati, kryeministri i kohës së Ramës e tepron me të gjithën, duke banalizuar procesin. Sidomos kur mundohet ta paketojë si më të mirin e proceseve, më të hapurin etj., etj.

Pa përmendur edhe atë tjetrën, që thotë diçka, edhe pse nuk është kryesorja: ai e ka ndërkohë në kokë Presidentin, me emër, mbiemër e gjini. Meqë është mbiquajtur Zeus nga herat e tij ministrore, aq gati e ka emrin dhe njeriun, sa do ta qesë nga kryet ashtu si Zeusi lindi Athinën pas një migrene të padurueshme.

Por, nuk jemi në mitologji, edhe pse miti i një demokracie funksionale, të hapur, likuide është më i rrejshmi ndër disa mitologji që Rama dhe të tijtë mundohen të instalojnë, ashtu siç bëjnë anekënd qytetit me instalacionet artistike të Rilindjes së tyre, më i fundit ndër ta kuajt e zinj te portat e Kryeministrisë.

Ky President nuk do të jetë, nuk ka se si, më ndryshe nga emërimet arbitrare të ministrave nga Kosova. Nuk ka se si të jetë më i pranuar dhe iluminuar se ministreshat e reja, inteligjenca dhe shqipja demente e të cilave bën edhe dijetarët e Facebook-ut të skuqen. Nuk ka se si të jetë më adapt/e dhe statist/e se partnerët në politikë apo në biznes të kësaj qeverie.

Sa më shumë Kryeministri përpiqet të na hapë para syve procese magjepsjeje që nuk i kemi parë kurrë, ato nuk janë politike, por marketuese. Ato duan të marketojnë një brand personal të Edi Ramës, por jo të vlerësojnë dhe të fuqizojnë shtetin.

Ilir Meta ka qenë një President me teprimet e veta, por ai që vjen pas tij do të ketë më shumë të meta sepse do jetë lindur me teprimet e Ramës. Republikat para Ramës nuk kanë qenë më të mirat. Republikat e Ramës duket se nuk mund të jenë më shumë se butafori të më së mirës së tij artistike.  

14 Komente

  1. A
    Albapao

    Po i vjen, po i vjen. Po hap syte ti mos thyen qafen ne ato malet qe shkon, se presidentin po e zgjedh shumica. Jo SHQUP-i qe i shkoje ne cader ti, e i merrje rroge si keshilltar.

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vranakonti

      Ti Lelo,ti kokegjarper,kur flet dukesh sikur dhjet.Nuk t'i beson njeri keto qe gjoja po na bene ndonje sensacion te madh.Mbroçkulla flet gjithenje.Por ka bere shume gabim Top Channel qe te ka mare ne pune. Ti do çuar me dhi bashk me salin.

      Përgjigjjuni
    2. L
      Labi

      Një milingonë publike që flet si aneks - qenefi i Sali Berishës. Sigurisht askush nuk pret logjikë në "dëshmorin" e Teatrit, të tërhequr ish si keqbërës. Ai flet për diktaturë dhe përqeshet me debatet publike Keqardhje për këtë "drejtues" emisioni në televizion..!

      Përgjigjjuni
      1. K
        Komshiu

        Saliu me Liken,te paskan “dhene” laps e leter,por me siguri edhe nje Zarf,per te shkruar kete “Hartim” … Komshiu

        Përgjigjjuni
        1. N
          Na mbyten idiotet e Komunistit Sali

          Komshiu, respekte. E ke fjetur,me pak fjalë.

          Përgjigjjuni
        2. A
          Arian

          O I shpifur po si ka mundësi që ju i lexoni mendjet e njerëzve dhe bëni të zgjuarin dhe pastaj Rama ju degjeneron.

          Përgjigjjuni
          1. J
            Jevge tirone

            Duhet te jesh i kenaqur se je nje cope jeve Jevgjit Tirane dhe te ka dhene mundesin te flasesh .

            Përgjigjjuni
            1. a
              a t'dhift Ramo n'kaptin o kokbytha e medies

              cfar jane kto lloj funderinash mor zot ,qe dijne vetem te lehin si qen rrugesh e mos tregojne asnji lloj preokupimi e serioziteti si qytetare i ktij vendi ,ktij pederasti nuk i intereson fare Presidenti i ktij vendi ? Perse duhet te fantazoj skenare idiotesh ky plehr apo plehra ka brenda kaflkes se tij ndoshta . C'eshte kjo rrace shkerdhatash qe ngelen duke i sherbyer te keqes ,ne kte vend kaosit e injorances ! Nuk bo vaki me ndesh diku tjeter Botes ti ,njerez kaq dashakeqes per vendin e tyre . Kush i pagun kto Pderatse apo greku e serbi me bo corb trurin shqiptareve . yyyyyyyyyyt ta shkerdhefte dreqi faren pederastat e mutit .kur sju shkerdhen faren ai i pari skeni faj ju prostituta kazani

              Përgjigjjuni
              1. S
                Simpatizanti

                Sa i mencur o ALFRED Lela !?Gjynah qe je nga Fush-Kruja ! Po pse e paragjykon ,kete nuk e kuptoj ? Prit perfundimin me durim,pastaj .........bjeri.

                Përgjigjjuni
                1. q
                  qytetar

                  Keto ta shpifin. Me keq se Andushi. KAXANA

                  Përgjigjjuni
                  1. J
                    JENI

                    Ky Alfredua eshte fiks si nje top muti i bere ne mengjez ne mes te pyllit.

                    Përgjigjjuni
                    1. q
                      qytetar

                      Fredua miku Like Floririt .

                      Përgjigjjuni
                      1. Z
                        Ze qir

                        CAMI PO TA SHIKOSH ME VEMENDJE ESHTE SHUME I ZGJUÁR TAMAM SIC EDHE DUKET. SI NJE KOKLOQE

                        Përgjigjjuni
                        1. n
                          një çun Tirone, jo provincial...

                          Ik more BQ, more provincial si ati yt shpirtëror Sali Berisha dhe këlyshi i Tij Ilir Meta, që në Amerikë ishe një pjatëlarës dhe na erdhe e u bëre Gazetar e Analist, falë bythlëpirjes ndaj Doctor Vdekjes dhe Lulushit dështak. Yt fytyrë e ndyrë mediatike, që Wdi Ramës as tek qimet e By... nuk i afrohesh sot e mot, e jo më të ironizosh e fantazisë lëvizjet e Tij. BASTARDËT NË PËRQINDJEN MË TË MADHE KANË QENË, JANË E DO TË JENË; PROVINCIALËT. (A.L.Lington 1989)

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje