Një falënderim për Sali Berishën

22 Prill 2022, 12:29Blog Dritan Hila

Një falënderim për Sali Berishën

Për të gjithë ata që kanë memorien e dobët, shfaqja e së enjtes u kujtoi edhe njëherë që njeriu të cilin shqiptarët e hoqën në 2013-ën, nuk ka ndryshuar aspak.

Sali Berisha duhet falënderuar që largoi me dhunë Enkelejd Alibeajn nga foltorja e Kuvendit.

Faleminderit Sali që na kujtove se ke mbetur i njëjti që ke bërë rrahjet dikur në Libofshë, në mitingjet që organizonte PS, rrahjet e 26 majit 1996, hedhjen në erë të 26 personave në Gërdec, vrasjet e 21 janarit 2011.

Faleminderit që na kujtove sesi ti nuk e duron mendimin ndryshe dhe sesi ke rrahur konkurrentët e tu në parti dhe qeveri. Ke mbetur i njëjti!

Faleminderit që na kujtove që je i njëjti bandit që mbledh rreth vetes banditë, na kujton sesi deri edhe truprojat e tua kanë vrarë e kanë vjedhur në emrin tënd.

Faleminderit që nuk na le të pendohemi pse kemi votuar Edi Ramën, dhe na e kujton që ti të vjedh dhe të vret dhe çdokush tjetër duket njeri normal krahasuar me ty.

Faleminderit që na kujtove se ti je një dhunues serial femrash kur bëhet fjalë për egon tënde. Lëre pastaj për të tjerat.

Faleminderit që na kujtove që vazhdon dhe je dhunues sistematik institucionesh dhe rregullash.

Të falënderojmë që të mjaftuan vetëm pesë minuta që të na rikujtoje se çfarë makthi ke qenë për shqiptarët normalë.

Faleminderit që në këto muajt e fundit na rikujtove sesi ashtu si një anodë, ti ke dhuntinë që të grumbullosh rreth vetes njerëzit problematikë.

Faleminderit që falë teje, këmbënguljes dhe pandreqshmërisë tënde, amerikanët u kujtuan të na shpëtojnë prej teje.

Të gjitha këto peshqeshe që na ke bërë në 30 vite, të paktën na kanë ndihmuar që të mos gabojmë në të ardhmen me ndonjë të ngjashëm tëndin, që fati do na e sjellë në rrugë. Ndaj, faleminderit./dritare.net/

21 Komente

  1. S
    Sqepari

    Dritan, faleminderit edhe juve qe na kujtoni se ky eshte i pandreqshmi, I dhunshmi, ai qe bodigarde mban vrasesa!

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lorenc Fishta

      Zoti Hila, me gjithë respektin, si -ish-diplomat dhe me shkollim në Insitutin Pedagogjik të Shkodrës, ju lutem mësoni shqip mirë e mirë njëherë! Pastaj jepni mend për të të tjerët...! As trajtat e shkrurtra nuk i njohni, as nuk dini të ndani "njëjësin" nga "shumësi" kur i drejtoheni dikujt, i cili ka qenë Presidenti dhe Kryeministër...! Është "injorancë" gjuhësore nga ana juaj,... mungesë dijesh, jo për gjë, por edhe shkruani dhe jeni analist.... Asnjeri nuk është i përsosur, por andej nga Shkodra jonë plot kulturë e dije thonë: "Kush nuk foli, nuk gaboi..."! Tung!

      Përgjigjjuni
      1. S
        Suzana

        Ky njeri shyqyr qe gjeti nuse gazetare qe e punesoi ne TV cdo bej kur ti mbyllen TV se per ne administrate si Zv.Minister nuk ndricoi gje dhe tani vjellin duke share,njerez pa shtylle kurizore,sharlatane.

        Përgjigjjuni
        1. b
          bujari

          ti nuk je as 'fishta ' as 'lorenci;...ti je bisht laruku;;;; flet gamari ..edhe ne emer te 'shkodranve' C'fare majmun i salehit. anti komuniso---anti amerikan ! cfare morra bithe!!

          Përgjigjjuni
          1. L
            Labi

            Andej na ne thone,! pse spordhe zotrote po fole!?

            Përgjigjjuni
            1. F
              Feksor Shkurti

              Ky serbi nuk ka haal te tregoje kush eshte krimieli me i madh i ketij vendi e populli,po ka hallin e drejt shrimit..haje zog gomarit hajde..

              Përgjigjjuni
          2. R
            Referendum per arrestimin e koleres sali

            Falenderoni gogolin sali qe edi rama tremb popullin

            Përgjigjjuni
            1. g
              goni

              Mos eshte djali i monstres se "Divorce Albanian Style" ky Hila?

              Përgjigjjuni
              1. i
                iliri

                goni...gomari...saleh

                Përgjigjjuni
              2. a
                alphade

                Te lumte zoti Dritan per atikullin brilant por valle degjon haleja Vicidolit nga pordhet !!!

                Përgjigjjuni
                1. L
                  Lala i Lushnjes

                  Me një fjalë një qen bir qeni, që leh si qen rrugaç. Por që të ngeli qen rrugësh duhet punë. Nga qeveria e shoqëria se ndrrohet ambasadori i Amerikës dhe i thot përsëri "burrë shteti,, tjetri, ndryshojnë konjukturat. Sepse po qe vetëm me "non grata,, nuk e rruan njeri. "Derri do plumb,,.

                  Përgjigjjuni
                  1. m
                    muratori

                    Dritan Hila është person shumë i trashë, është me kokëtrashi nga të gjithë anal-istët shqiptarë. Ndiqet në distance shumë të shkurtër nga Blendi Fevziu.

                    Përgjigjjuni
                    1. N
                      Njazi Canaj

                      Si ka .mundesi te gjithe bijte e krimineleve hetuues gjykates u bene gazetare historiane fale Sali Berishes ky eshte realiteti komuniste per mbullimin dhe deformimin e historise kriminale komuniste te baballareve te tyre

                      Përgjigjjuni
                      1. K
                        Kujtese

                        Dritano per te gjitha mund te te jap te drejte po qe te thuash qe Saliu eshte dhunues serial femrash kur dhunuesin e mbarenjohur te femrave e ke votuar eshte TURP e GJYNAH per femrat e dhunuara ne vecanti nga kryemeja jot e ne pergjithesi nga te tjeret. A e gjithsesi nuk jam dakord me shumicen e brockullave te tua dhe pse Kujtesen (fjala shqip rrusho jo memorie se je dhe gazemut) e kam shume te forte. Titulli te pershtatet sepse ai dhunuesi lejoi te ngjallin zverkun plehra si puna jote. Me respekt.

                        Përgjigjjuni
                        1. T
                          Ti Shqiperi me ep nder

                          Ti mirë e thu mor mik posi po ai shurra Sali Berisha ka akoma njerez (me iq të ulët)që e perkrahin....Ai trimi i madh që do bombardonte jugun e Shqipërisë në 97

                          Përgjigjjuni
                          1. E
                            Ethem Lalaj

                            Dritan: Isha shok i tënd në Fb.Më hoqe nga lista si i Edi Ramës që TY të largoi si Zv.MB. -Unë isha dhe jam me E.Ramën se fundja Ai vlerësohet nga A.Moisiu dhe R.Qose si KM më i mirë në 30 vite. -Unë jam me E.R se fundja Ai nuk ka vrarë njërz si kobZiu Sali. -Unë jam më i moshuar se Ty dhe di çka bërë Sb që nga 2 prilli 1991 Shkodër e deri 23 prill 2021 në Elbasan.. -Unë di që Sb është agjent i shumfisht që nga 8 nëntori 1968,70 e në vazhdim..me gruan Sërbe..Sllobodanka.. -Unë di që Sb shkatërroi ekonomin 45 vjeçare të mbi 350 mild.$ dhe nën pushtetin e tij 92-2013 jan vrarë mbi 20.000 njërz,200 në Tropojë. -Unë di që edhe Amerika nuk e arreston dot Sb se ky përbindësh ka pas vetiu mbi 3000 malsor,Tropojan të armatosur me në krye AK që i paguan për ta mbrojtur nga 101 krimet e tij dhe se në Shqipëri kërcet L3B si në Ukrainë dhe Sërbi,Rusi dalin në Adriatik..Ndaj Sb tallet me DASH,DREJTËSINË,POPULLIN deri në vdekje me gjithë celulën e tij të kamur po prej tij me paret e firmave piramidale të fshehura në bodrumet E SHQUP e kudo.Kjo ësht arsyeja që në 8 janar dhunoi selinë e PD dhe drejtësia e tredhur prej tij i rrujti bolet.. -Sb ka frikë vetëm zotin dhe asnjë tjetër.Biles militantët e paguar shtrenjtë të tij kur të vdesi do kërkojnë vendosjen e bustit të tij në vënd të Enver Hoxhës për ti bërë karshillëk Ahmet Tradhtari Zogut..që Edi Rama e Lali Eri paturpësisht i mbajnë sehir.. -Të ndjek me vëmendje në TV..edhe Rudinën.. jeni 2 pëllumba paqeje në medje të pahapura nga Sb në demokracinë tonë merre..merre..!

                            Përgjigjjuni
                            1. M
                              Myzeqari

                              Z Dritan, saliu bene sikur nuk i degjon kritikat qe i behen ,edhe kur i numerohen bemat ogurzeza ndaj shqiptareve,por se fundi zonjat ne parlament kan hapur nje kapitull te ri .Ato po ja numurojn ne fytyr saliut te gjitha prapesit qe ka ne shpirtin e tij te zi .ato kan filluar ti flasin pa dipllomaci .Diskretitimi tij ne parlament ,para popullit , do jete arma me efikase .Ju bej thirrje gjithe atyre qe drejtojn punimet te mos e lejon qe ai te flasi per cfar ti teket ,por ti permbahet VETEM rendit te dites.Mbaroj koha kur krietar parlamenti ishte shkelqesia e tij z Ilir Meta .Inkurajoj Zonjat qe tja pellcasin ne fytyr , si cpo bejn Ministret kohet e fundit .

                              Përgjigjjuni
                              1. A
                                Askushi

                                Te gjith replika sipas asaj qe mendoni ,un do thoshja per 31 vjet jemi ne dor te plakut mere, ilir hajdutit , dhe ky i gjati qe i ka hip vetja ne qef , secili sipas partis se vet , analista gazetar , moderator , televizione jan me partit kurva, biles dhe sporti shefi i madh me partit, njerez qe i ven nga pas ku jan te ndar me krahina , veriu me plakun mere (sali gerdecin) nje pjes skraparllinjt me ilir e monika floririn, vlora , memaliaj ,saranda ,gjirokastra me te gjatin, o burra sali vicidoli miting ngrihen kamza ,bathorja e te tjer me vrap me djeg shkaterruar e ber lemsh ku i kryeson sali lusha me te birin stres drogaxhiun, miting i gjati o burra jugu me shkopinj , dhe keshtu populli bageti e bujqesi, ngrien ushqimet ,nafta etj asnje nuk ngrihet , po te jen per partit me vrap dhe si mund te behet ky vend ,keshtu zgjedhim ikjen sa me larg.

                                Përgjigjjuni
                                1. A
                                  Arben x

                                  Mire Dritani qe paska ikur per lesh po paska edhe me keq Ethem Lalaj

                                  Përgjigjjuni
                                  1. X
                                    Xhulio

                                    Kalbëzimi i berishës, do vijë nga veshët që nuk dëgjon se çfar po i thonë ndërkombëtarët. Këtë lloj kërrme nuk e hanë as jenat, sepse infekton vetëm vrasje.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. F
                                      Fiks 19 dhjetor 2022

                                      ETHEM LALAJ I PERKET SERIALIT TELEVIZIV "OSMANI", AI ËSHTË NJE ANADOLLAK MBETURINË POR DHE HILA I NJEJTI MATERJAL ....

                                      Përgjigjjuni

                                      Lini një Përgjigje