Të paktën 40% në vathën ramiste; 60% andej-këndej…

22 Prill 2022, 10:44Blog Nga Eduard Zaloshnja

Të paktën 40% në vathën ramiste; 60%

Rama, historikisht, në sondazhet kombëtare që janë publikuar (apo privatë që kam zhvilluar ose kam parë), nuk ka pasur kurrë më pak simpatizantë se 40% e banorëve të rritur të Shqipërisë (kuotat e tij në sondazhe ishin më të larta edhe se të Fatos Nanos, kur ky i fundit ishte kryeministër).

Nga një sondazh që publikova dje, rezulton se kuotat e Ramës vazhdojnë mbi 40% — ndër tre politikanët kryesorë, ai preferohet sot nga 42.1% e banorëve të rritur (shihni Garafikun 1). Ndërkohë, rivalin e tij të drejtpërdrejtë, Berishën, e preferojnë vetëm 23.6% e banorëve të rritur. Ndërsa 30.1% e banorëve të rritur janë aktualisht në sinorin e abstenimit…

Të paktën 40% në vathën ramiste; 60%

Qëndrushmëria e kuotave personale të Ramës është përkthyer edhe në qëndrushmëri elektorale të koalicionit që ai ka udhëhequr pas largimit të Nanos nga politika. Qysh kur Rama arriti të shtjerë në dorë drejtimin e Partisë Socialiste (me ndihmën e Gramoz Ruçit etj.), partitë e koalicionit të udhëhequr prej tij (PS+PSD+PDS+Etj.) kanë pasur një stabilitet të jashtëzakonshëm elektoral në zgjedhjet parlamentare (si kur ishin në opozitë, edhe kur erdhën në pushtet). Turbulencat elektorale të kohës së skizmës Meta-Nano u harruan pas humbjes së këtij të fundit më 2005.

Duke filluar nga zgjedhjet e 2009-ës e deri më 2021, PS+PSD+PDS+Etj. kanë marrë votat e 40%-41% të banorëve të rritur të Shqipërisë, ndërsa 59%-60% e banorëve të rritur janë endur sa tek PD+satelite, sa tek LSI, apo thjesht tek bojkotimi i votimit (shihni Garafikun 2).

 

Të paktën 40% në vathën ramiste; 60%

4 Komente

  1. H
    Hasan Spahiu.

    Keq mos te te vijen o kokeloqe zaloshnja.Parashijimet e tua Kane 30 vjet qe nuk dalin.Ndaj je teresisht i pabesueshem.Megjithate stampini dhe shperndai flet se duhen.

    Përgjigjjuni
    1. j
      ja pra dhe Nastradiiiiiiiiniiiiiiiiii tu shetit me

      njiashtu - njiashtu asht bre kokloqe parazite te qelbur manipulues te dhjer plehra kazani

      Përgjigjjuni
      1. P
        Poli

        Zaloshnja po I bere dondazhet ne zyrat e shtetit kete Resultat japin .....Shqiptari ka frike dhe nga hija e vet...popull I rrahur heret....dele...

        Përgjigjjuni
        1. V
          Vito mashtruesi, shoku i Nikos

          Zaloshnja duhet t'i bejee nje pyetje ne sondazh : A ka gisht Edi Rama, kryeministri yne legen, ne vjedhjen fondeve publike ne rastin e inceneratorit?

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje