
Nga Spartak Ngjela
Bashkë me shthurjen mendore të Saliut, sot po shihet se është i trembur i gjithë korrupsioni i lartë shtetëror në Tiranë.
l.
Dhe Saliu dhe të korruptuarit e trembur po godasin ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, zonjën Yuri Kim.
Kurse ambasadorja qesh me ta se ua di hallin: të gjithë këta kanë frikë nga ligji.
Se kanë vjedhur shqiptarët.
Normal, kjo është psikologjia e vjedhësit në të gjithë botën. Por shqiptarët kanë shpresë të shpëtojnë se në këtë kohë historike kanë përkrahës drejt çlirimit të tyre Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kurse të korruptuarit, kanë shthurje mendore, në këtë rast. Dhe duhen mëshiruar.
Kjo që po shihet sot në Shqipëri, është psikologjia e atij që ka frikë jo vetëm nga burgu, por edhe nga shpronësimi.
Do t'iu konfiskohet pasuria dhe të gjitha paratë që këta banditë të korrupsionit shqiptar u kanë vjedhur shqiptarëve. .
Normal.
Por, për faktin që të korrruptuarit janë acaruar me frikë, dhe Saliu godet edhe gjykatën me terminologji sovjetike, kuptohet se fitorja e shqiptarëve është shumë e afërt.
Pse çfarë po pritet?
ll.
Kuptohet se goditja është e afërt. Dhe, për faktin që reformën antikorrupsion po e drejton politika amerikane, ambasadorja Yuri Kim duhet të jetë shumë e sigurt dhe shumë e vendosur.
Dhe, në fakt, ashtu po tregohet.
Janë metrat e fundit drejt çlirimit të Shqipërisë dhe shqiptarëve nga pushtimi shumëvjeçar i korrupsionit të lartë shtetëror.
Dhe, në këto çaste vendimtare për historinë e Shqipërisë, do shihni përditë çjerrmat që do të lëshohen si klithma nga krimi i organizuar dhe korrupsioni i lartë shtetëror; por do të shohim edhe vendosmërinë e politikës së jashtme amerikane që do të spikasë, me forcën amerikane, nga ambasadorja Yuri Kim kundrejt korrupsionit të lartë shtetëror në Tiranë.
Prisni dhe shikoni fitoren historike të Shqipërisë dhe të shqiptarëve.
Pse kur e perkrahnit ju ,ishte ne rregull menderisht?!!!!! Ky kriminel qekur te nxori ty e lubonjen nga blloku ka qene i cmendur.
Zoti Ngjela! Mire e thoni se jemi ne metrat e findit drejte çlirimit te shqiperis nga kriminelet e korruptuar,por kushe do ta beje kete? SPAK-u? Jo dhe vetem jo. SPAK-ku,Kryeprokurori,Kryetari gjykates se lart,jane shitur me kohe te Sali Berish me euro. Eurot jane me te embela se interesi i popullit shqipetar qe kerkon drejtesi,dhe mytebereve te drejtesise marin ate qe eshte me e embel.Prandaj ata qe kane vjedhur do t'i gezojne dhe nuk kane per t'u denuar kurre.
90 % e shqiptareve janë me probleme mendore.10 % që mbeten jane ata që janë me të varferit.
Saliu frike nga burgu?Gabohesh.Eshte vete SHABA qe e mbron.Mos ia qaj hallin.Madje do varroset me ceremoni shteterore.
Ai ka qenë i shthurur dhe çmendur gjithmonë por ju nuk e shikonit.
Mendoj se avokati ka të drejtë.
Kjo eshte e vertete dhe ka ndodhur ne nje te Shkodres
Po presim,presim,presim.U bë shumë e gjatë kjo pritja o Taku.Deri kur,u zgjat fort.
Avokat, fjala jote ne dore te Zotit ! Por frike se zoti Ngjela jeni paksa euforike !?
Shpellari Sali eshte trim mbi trimat, ka lindur komunist dhe komunist do vdese si deshmor!...
Akoma me Shaban Qose Ngjelen o Mero. Nga nje ane te korruptuarit, nga ana tjeter te lotuarit. Ngjela eshte i rjedhur. Vetem ben parashikime, asgje nuk i del. Ti vazhdon na e nxjerr. Ti qofsh.
Njeriu me i ndyre qe ja drejtuar Shqiperine! Pis burre! Na u qep dhe nuk na ndahet per 32 vjet! Komunist muti
Ne menyren tende Spartak edhe ti nuk je me pak i cmendur se ai.
Liria demokracia ishte shume e afert o Tak Ngjala por kaluan plote 30 vite e kurre se kemi pare e drejtuar oikerusht nga Amerika!Me siguri zotrote po na jep kurajo per vitet 2050 pasi duket te kalojne edhe 30 vite te tjera ,por nuk e di nese do keshe ymer deri ne ate vit qe ti marresh frytet ,ndonese ti marre i ke e koompania e uqerve qe e kane marre peng kete vend!Liria eshte martuar me Saliun ndersa Demokracia me Ilir Meten ndaj edhe ndihen pronare te ketij vendi!Me pelqen humori dhe optimizmi jot ,apo e bene per ti hedhur hi syve qorrave qe nuk kuptojne qe keta hajduter i polli sistemi e jo shoqeria shqipetare!
Spartak, respekto Namik Hotin. Sali Berisha nuk terhiqet nga istikami pa e vrare... Zonja Ambasadore Yuri Kim ka ne dore 100% Reformen Shqiptare ne Drejtesi dhe aty duhet te mbeshtese fort prokuroret e gjyqtaret qe t'ia thyejne brinjet Perbindeshit te Vicidolit. Te hapen 38 dosjet e krimeve e te vjedhjeve te kreut te Trustit te gangstereve te "Geshtenjave dhe Boronicave te Tropojes". Vetem keshut do te arrihet ne clirimin e dyte nga diktatura e komunistit fanatik Sali Berisha.