Pse Alibeaj nuk e rrahu…, për nder?!

22 Prill 2022, 15:57Blog Nga Frrok Çupi

Pse Alibeaj nuk e rrahu…, për nder?!

Kur Sali Berisha e shtyu Enkeled Alibeajn në foltoren e Kuvendit, kjo nuk mund të mbetej pa ndëshkim. Gjithë bota për këtë po flet, po çë!?  Alibeaj mund ta kishte rrahur mirë e mirë Sali Berishën, mu aty para popullit.

Ndodhemi para një situate të re, edhe pse duket si kanunore.

Sali Berisha ka nisur t’i rrahë vetë njerëzit; pse?

Dikush thotë se ish- presidenti i Republikës dhe ish kryeministri, tani nuk ka armë në dorë, ndryshe do ta kishte vrarë tjetrin… Edhe mundet të kishte ndodhur kështu. Kur kishte armë Berisha e luajti fort dhe vrau. Vetë ka thënë se në zyrën e kryeministrit mbante në dorë një snajper drejtuar në kokën e kryetarit të opozitës. Vrau katër qytetarë që protestonin kundër korrupsionit, vrau 26 në Gërdec, vrau e zhduku Remzi Hoxhën, mbyti 180 në Otranto, vrau 3000 në luftën e tij ‘civile’. Bobo!, sa shumë, më shumë se në Kullat Binjake

Mirëpo nuk shtrohet çështja kështu: ‘Sikur të kishte armë në dorë…’. Berisha nuk vret me dëshmi; futet në shpellë dhe urdhëron të afërmit që të vrasin. Kësaj here Berisha e shtyu Alibeajn jo me vesin e shpellës, por me instinktin e kanunit: E turpëroi Alibeajn ‘faqe të tanëve’, siç thotë Kanuni. Berisha ka shkuar deri në zgripin mental saqë i thotë truri se ‘nuk shkele ligjin, ndërsa Kanuni nuk punon më’.

Po ta kishte rrahur Alibeaj, do të kishim një epokë të re tani:

Nuk po flas vetëm për hundën e fashuar të Berishës, por po flas për një ‘epokë kanunore’ që do të kishte hyrë në mes palëve të PD. Alibeaj është burrë më i fuqishëm, me një fëmijëri në punë krahu…, dhe, do ta kishte bërë… (ashtu!) Berishën. Nami u bëftë, Enkeled!; një herë burri e lanë veten. Por po kthehemi te epoka: Alibeaj është një djalë i ndrojtur, aq më shumë para Berishës. 

Kur Saliut i vriste e priste shpata në diktaturë, Enkeledi i shikonte nga poshtë, plot frikë, xhelatët e diktaturës. Edhe sot e ka atë frikë para Saliut. Ta kishte hedhur peshk në dysheme, atëherë ta shikonte Saliu ‘hundëleshin’ e vuajtur sipër vetes. Dhe ndërkohë klasa e vuajtur, e përfaqësuar nga Enkeledi, do të merrte një herë hak ‘faqe të tanëve’; nami i bëftë!. Do ta kishin sulmuar këta lakenjtë e Berishës në Kuvend?… Sigurisht që po. Por as kështu nuk shpëton Alibeaj… Kjo pra është epoka.

Pse Berisha provokon Kanunin dhe shkel ligjin?

Ligjin nuk e ka njohur kurrë Berisha; ky është një ves që i vjen që nga Byroja Politike. Për t’u dëshmuar ‘burrë i ndershëm’ i është kthyer Kanunit: Besa, pabesia, zakonet, ‘nanën e këtij e nanën e atij’, ‘jashtë Amerika nga shtëpia jonë”… Kështu mërmërit Saliu.

Këto i bën me qëllim që të sigurojë mbrojtje kanunore, si ‘burrë i ndershëm’. Se ndryshe nuk mund ta shtynte tjetrin ‘faqe të tanëve’. Ka një normë, si katundi i Salës, si katundi im e çdo katund në Veri: ‘Burri nuk shtyhet, as pështyhet…’. Mirëpo Berisha ka siguri se Enkeledi nuk do t’i kthehej dhe kështu Saliu do ta linte të ‘pa nderë’; dhe kaq.

Saliu, siç ka një lidhje të tmerrshme me ligjin, po kështu e ka edhe me Kanunin. Kanunin e ka ‘state of mind’. Qysh të parët e tij e kishin shkelur keq Kanunin, kishin dhunuar priftin e fshatit, por atëherë kishte dalë ‘Hundëleshi’.

‘Kisha shpatë e konop, s’ka!’, thotë Kanuni, por hakun e Kishës e merr famullija. Famullija vendosi me u djeg shtëpinë, me u pre pemët dhe me i nxjerr nga katundi të parët e Berishës… Janë shkruar rreth kësaj historie mijëra faqe e dëshmi.

Vesi i prekjes së tjetrit në nder u përsërit në Kuvend. Por Alibeajn nuk e mbron famulija.

A do të ishte një nder apo detyrim i Alibeajt…?

Detyrimi i Alibeaj, së pari është ndaj vetes; pastaj ndaj popullit. Deri më tani ‘ligji i shtetit’ nuk po vepron mbi Berishën; ndërsa turpi i Berishës po rëndon mbi të gjithë popullin. Enkeledit ia ka ba ballin ‘të vrugnuem’. Ish presidenti i Partisë dhe i vendit i erdhi Enkeledit në foltore me perlimin ‘me ia lënë turpin në ballë’. Mund t’i kishte shkuar edhe në kafe, edhe në shtëpi, e kudo. E pse kështu? Se Berisha kanunor qenka ‘burrë më i mirë se tjetri!’.

Atëherë Alibeaj duhet t’i tregonte ‘para tanëve’ se kjo nuk është e vërtetë.

‘Kanuni i Maleve të Shqypnis nuk e veçon nierin prej nierit. “Shpirt per shpirt, sè duken e falë Zoti. I koritmi e ka derën çilë për nga nderi”, thotë Kanuni. Edhe Enkeledi.

Paragrafi 594: ‘I miri e i keqi kàn nji çmim”. ‘Kanûja thotë: në daç, fale, po deshte ma mirë laje ballin e vrugnuem’.

Puna është se pas kësaj me Alibeajn, Saliu nuk mund të rrahë krejt popullin, një për një.

23 Komente

  1. K
    Kater snajper dhe une ne dritare do hapnim zjarr

    Alibeu i persekutuari iku si i dhjere nga ky kriminel qe e persekutoi kur ishte sekretar i ppsh,dhe po e persekuton edhe sot. Ja ky nipi i ballistit qe vriste komunistet (ne vend te pushtusve)sot tallet komunist saliu me kete birbo qe iku nga foltorja dhe i dridheshin gjunjet dhe fliste nga vendi. Keta burra leshi i ka bere saliu te shurrojne ne breke dhe po tallet jo vetem me pederat po me gjithe popullin nga pa aftesia e drejtesis se arben llalles qe mund te kete ndonje semundje si tik llalla

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dardan

      Pyetja eshte: "Pse kryetarja nga Mirdita nuk e perjashtoi kriminelin Sali Berisha per 12 muaj nga Kuvendi i Shqiperise???!!!

      Përgjigjjuni
      1. J
        Jorgo

        po pse anonim ky shkrim?!!! ende keni frike nga nje kerme qe zbvarritet ende ne dy kembe?!!!

        Përgjigjjuni
        1. P
          Presidenti nga skrapari qe te pret doren

          Jorgaqi nuk eshte anonim po te dish shkrim e kendim... Frrok cupi duhet te kishte thene qe ata qe jane te dhjere si alibeja i persekutuari,alizoti apo ata qe jane rritur me foton e kriminelit sali si gaz pederi bardhi,apo vokshi,muli deri te lulashi qe e ngriti nga hici,nuk e ngrene dot koken se krimineli jua pret sic ka bere me shume vete qe edhe sot jane pa dhembe.... Apo nikoll lehesit i dogjen redaksine dhe ai eshte i dashuruar me kriminelin!!!!!

          Përgjigjjuni
          1. t
            tirana

            Shkrimi nuk eshte anonim, E ka shkruar Frok Cupi

            Përgjigjjuni
          2. S
            Sali Trimi

            Aktori i math i Wollivudit Smith, goditi me pellembe komedianin Kris Rock ne Oskar. Pavaresish nga arsyet, asnje nuk mban anen e Smith. Te gjithe mbeshtesin Kris per qetesine e tij. Smith mbas kesaj kerkoi falje duke qare. Pati edhe ndonje qe mbrojti Smith si "kalores" qe mbrojti gruan. Smith humbi kontratat me Holliwudin dhe ju hoq cmimi Oskar.... Te tera keto i them se cfare muti eshte Sali Berisha dhe cfare bajge jane ata qe i ven nga mbrapa. Me shume me vjen keq kur lexoj "trimerira" me kanun te Sali Berishes kunder rivaleve te vet. Ne nje vend normal Alibeaj do kish te drejte ta hidhte ne gjyq Sali Berishen, per dhune fizike. Po ashtu Kuvendi duhej te prononcohej. Pyetja qe une shtroj: Ku vete Shqiperia? Akoma me dhunues dhe kanun????

            Përgjigjjuni
            1. Bëri mirë !

              Të dehurit i hap rrugë dhe budallai , Alibeaj mund të jetë pak Babale , po i dehur s’ishte !

              Përgjigjjuni
              1. F
                Frrokhanet e Anal-listes 30-vjecare te pushteteve

                Kur flet per rrahje edhe ky Frrocko i rrahur qe kelysh nga Saliu!

                Përgjigjjuni
                1. q
                  qytetar

                  Sa te ndyre jeni ju zagaret e saliut !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

                  Përgjigjjuni
                  1. g
                    goni

                    Me te ndyre se zagaret e Rames?!

                    Përgjigjjuni
                    1. A
                      Arbër

                      Po, shumë shumë.

                      Përgjigjjuni
                2. a
                  albi

                  Uthull Frrok,uthull se funksionon!

                  Përgjigjjuni
                  1. .
                    .

                    Sepse nuk eshte nje mut muti si ti

                    Përgjigjjuni
                    1. V
                      Vlesh j

                      Frroku Coji janer kryetares Nikolla: Po mos 2-3 jave nga Parlamenti a mund ta perjashtoj kete burrecin plak? Nuk ka nevoje ti drejtohet SPAK.

                      Përgjigjjuni
                      1. r
                        raul

                        Po a e njihni bodigardin e Vucidolit te foltores, eshte kryeperbindeshi, kryekrimineli Sali Lush kundertanku qe terrorizoi Tiranen ne grushtin e deshtuar te shtetit ne 1998 me tankun e grabitur tek garda mbushur me shpellaret e Vucidolit. Dhe presin mjeranet qe populli tu besoje pushtetin atyre qe sulmuan shtepine e vet ne mes te dites ashtu si Geringu sulmoi Rajshtagun naten. Kurre me ne pushtet keta horra te 4 vrasjeve ne bulevard poshte zyres ku qendronte vucidoli me snajper ne dore.

                        Përgjigjjuni
                        1. F
                          Fredi

                          O Frrok nuk i ndahesh spiunllikut ti ke qene edhe spiuni Saliut edhe spiun i Ramizit, si duket spiunlliku do te ndjeke deri ne varr

                          Përgjigjjuni
                          1. n
                            nord.al

                            Njeri thot ketu per Alibeajn" nipi i ballistit qe vrisre komuniste ne vend te pushtuesve". Do ta pyesja se cili komunist nuk ka vrare balliste ne vend te pushtuesve.

                            Përgjigjjuni
                            1. X
                              Xeni

                              Po cna çate trapin me kte histori Syte ne balle i kemi. Po beni sikur i hyri me grushta sala alibeut. Mjaft eshte mjaft. Thjesht foli para tij e preku me kuptimin ti lironte foltoren. Dhe siç e tha spikerja nikolla as Alibeut nuk ja kishte dhene fjalen por Mediut. Ca qelbesira analiste Po e bejne mizen buall Dhe si gjithmone Kartifozet ne ekstaze!!!

                              Përgjigjjuni
                              1. K
                                K

                                Rojtari i varreve spaska vdek akoma!!!

                                Përgjigjjuni
                                1. Z
                                  Zada

                                  PD ka raportin e Sindromes se Stokholmit me Saliun! Jorida por edhe vete Alibeaj po i thrrisnin Balles se :cfare te duhet ty qe nderhyn! Keta jane keta PD istet e dhjere!

                                  Përgjigjjuni
                                  1. A
                                    Arber iliri

                                    Po ta kish rrahur Enkelejdi Saliun,ky nuk ngrihej më në këmbë do kishim shpëtuar të gjithë,eh mor Alibeaj çka bòne.Me ligj e kanun e kishe dhe e ke të drejtën me e rraf Saliun.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. N
                                      Ndoc Kukaj

                                      IA BENTE DUART PIS !

                                      Përgjigjjuni

                                      Lini një Përgjigje