Fatos Nano, i vetmi kryeministër shqiptar me prirje perëndimore

31 Tetor 2025, 19:59Blog TEMA
Fatos Nano, i vetmi kryeministër shqiptar me prirje perëndimore

Nga Spartak Ngjela

Sot u nda nga jeta kryeministri Fatos Nano.

Një humbje e madhe është kjo për familjen, por edhe për shoqërinë shqiptare.

Fatos Nano ka qenë kryeministri i parë me vizion të plotë demokrarik pasi u vendos rendi demokratik në Shqipëri.

Fatos Nano ishte një kryeministër që solli në jetën politike shqiptare botëkuptimin e vërtetë demokratik dhe evropiano-perëndimor njëherësh.

I qetë dhe një person që i ka dhënë shumë cilësi shoqërisë shqiptare që nga viti 1991 e deri në ditët e sotme.

Krijuesi elokuent i Partisë Socisliste.

Ai ka qenë kryeministri shqiptar që i dha atdheut të vet modelin unik të kryeministrit të një vendi evropiane me prirje perëndimore.

E burgosën në vitin 1993 si kundërshtar politik pa asnjë provë.

Por doli nga burgu në vitin 1997 si kryeministër i Republikës së Shqipërisë, dhe nuk krijojë asnjë ndjenjë hakmarrjeje për burgun e paligjshëm që ai kishte kryer.

Intelektual i nivelit të lartë, humanist dhe qytetar brilant, i lindur dhe i rritur në Tiranë, në kryeqytetin e Shqipërisë.

Gjakftohtë dhe humanist.

Intelektual elokuent në disa gjuhë  perëndimore, dhe bashkëpunues me një ndjenjë thjeshtësie të lartë në Kuvendin e Shqipërisë, edhe atëherë kur ai ishte si kryetar një maxhorance absolute.

Fatos Nano ka vlerën e tij të lartë në të gjithë ndërtimin e shtetit demokratik në Shqipëri, dhe në të gjitha reformat e mëdha që u kryen këtu, dhe në të gjitha aspektet: politike, humaniste, shtetërore - dhe gjithmonë me një ndjenjë të intelektualizmit të lartë.

Fatos Nano deri tani është kryeministri i Shqipërisë më i barabartë dhe më i pranueshëm në Bashkimin Evropian, si një personalitet që ka nderuar  Republikën e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, në OKB, dhe në të gjitha organizmat ndërkombëtare, ku ai u paraqit si kryeministër i Republikës së Shqipërisë.

Fatos Nano, deri tani, është i vetmi kryeministër shqiptar me prirje perëndimore dhe i iluminuar brenda qytetërimit evropian, që, me një elokuencë të lartë, ai dha dorëheqjen si kryetar i Partisë Socialiste menjëherë pas humbjes së Partisë Socialiste në zgjedhjet e vitit 2005.

Por, si disa herë kryeministër, ai i dha Shqipërisë modelin perëndimor dhe atë të Bashkimit Evropian, dhe, pikërisht për këtë, ai ka hyrë me lavdi dhe sukses të veçantë në historinë e Shqipërisë.

I përjetshëm do të jetë kujtimi i kryeministrit Fatos Nano, si një figurë e ndritur në historinë e Shqipërisë.

4 Komente

  1. A
    Arber

    Rrofsh! Te paçim Spartak! Ta kujtojme fisnikun Fatos????

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dursakja

      Nëse Fatos Nano është figurë e ndritur e historisë së Shqipërisë, Sali Ramë Sheqere Berisha është figura më e ndyrë dhe tradhtare e historisë shqiptare.

      Përgjigjjuni
      1. L
        Lirika

        Eh more Taku torrollaku. Kjo hipokrizia jote dhe megallomania permanente nuk janë aspak perëndimore, madje as Lindore. Janë thjesht pordhë me rigon Zagorie o katundar i kohës sonë.

        Përgjigjjuni
        1. Q
          QYTETARI QE Q! LIRIKAT

          O Lirika te rente pika... po Taku ka pas tall manallin me sojin tend (po qe se je e re) dhe te gjithe valixhexhinjte provincial (dukesh qe nga ëmri qe je shpellkare e kohes se PPSH). Sa per torollak, Taku, kur ti punoje nen zhegun e vapes freskonte koqet ne plazhet e Shqiperise.

          Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje