Nga Fatos Çoçoli
Ftesa e Presidentit amerikan, Donald Trump, drejtuar Kryeministrit Edi Rama për të qenë pjesë e Bordit të Paqes së Gazës nuk është thjesht një akt protokollar. Ajo përfaqëson një fitore diplomatike për Shqipërinë dhe përbën një zhvillim me rëndësi të veçantë strategjike për vendin tonë.
Dhe jo vetëm për marrëdhëniet Shqipëri–SHBA, por edhe për pozicionimin ndërkombëtar të vendit, në një nga çështjet më delikate të sigurisë globale. Ka disa arsye pse kemi dalë të fituar. Së pari, kjo ftesë është një njohje e drejtpërdrejtë e rolit dhe besueshmërisë së Shqipërisë si një aktor i përgjegjshëm në politikën ndërkombëtare. Një vend i vogël në përmasa, por i qëndrueshëm në orientimin e tij euroatlantik, Shqipëria shihet si palë që kontribuon në paqe, dialog dhe stabilitet.
Përfshirja e Kryeministrit Rama në një strukturë që synon paqen në Gaza tregon se Tirana zyrtare konsiderohet një zë i moderuar dhe konstruktiv në arenën globale. Së dyti, ftesa e Presidentit Trump thekson marrëdhënien strategjike mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Historikisht, Shqipëria ka qenë një nga aleatët më të besueshëm të SHBA-së në Ballkan, duke mbështetur iniciativat amerikane në NATO, në luftën kundër terrorizmit dhe në misionet ndërkombëtare të paqes.
Ky hap konfirmon vazhdimësinë e këtij partneriteti dhe besimin politik që Uashingtoni ka ndaj udhëheqjes shqiptare. Së treti, përfshirja e Kryeministrit Rama në bordin e Paqes së Gazës rrit profilin diplomatik të Shqipërisë përtej rajonit të Ballkanit. Gaza dhe konflikti izraelito-palestinez janë çështje me ndikim global, ku përfshihen interesa të mëdha gjeopolitike. Prania e një përfaqësuesi shqiptar në këtë tryezë e vendos vendin tonë në një nivel më të lartë të diplomacisë shumëpalëshe dhe e bën Shqipërinë pjesë të diskutimeve, ku merren vendime me rezonancë ndërkombëtare.
Ftesa nuk ka asnjë detyrim financiar për buxhetin e Shtetit tonë, as edhe nuk kushtëzohet me kontribute financiare, pasi dihen kufizimet dhe mundësitë financiare të Shqipërisë. Së katërti, kjo ftesë ka edhe një dimension simbolik dhe moral. Vendi ynë njihet ndërkombëtarisht për traditën e tij të tolerancës fetare dhe bashkëjetesës paqësore. Ky model shoqëror përbën një vlerë të shtuar në çdo nismë që synon paqen në zona konfliktesh të thella, si Gaza. Ftesa e Trump mund të shihet edhe si një përpjekje për të sjellë në tryezë këtë përvojë unike shqiptare. Në fund, ftesa e Presidentit Trump për Kryeministrin Rama nuk është vetëm një ngjarje protokollare, por një sinjal i qartë politik.
Ajo dëshmon se Shqipëria po fiton hapësirë dhe peshë në diplomacinë ndërkombëtare dhe se lidershipi i saj po perceptohet si pjesë e zgjidhjeve, jo e problemeve. Në një botë të trazuar nga konflikte dhe tensione, ky është një kapital politik dhe diplomatik që i shërben interesave afatgjata të vendit. Së pesti, vendi ynë nuk paraqitet thjesht si përfitues i sigurisë ndërkombëtare, por si kontribuues aktiv. Anëtarësimi në Bordin e Paqes së Gazës e shfaq vendin si faktor dialogu, ndërmjetësimi dhe zëri i moderuar në konflikte të ndërlikuara, duke ndërtuar një imazh pozitiv dhe afatgjatë. Angazhimi në misione paqeruajtëse dhe forume ndërkombëtare rrit kredibilitetin e Shqipërisë edhe në sytë e Bashkimit Europian. Kontributi për stabilitet global është një element i rëndësishëm politik që forcon argumentin se Shqipëria është gati të marrë përgjegjësi si vend anëtar i ardhshëm i BE-së.
Së gjashti, pjesëmarrja në këtë bord krijon mundësi për kontakte të reja diplomatike, bashkëpunim shumëpalësh dhe rol më aktiv në iniciativat ndërkombëtare për rindërtim, ndihmë humanitare dhe zhvillim ekonomik në rajone konflikti. Së shtati, ftesa e Presidentit Trump për Shqipërinë është gjithashtu një mesazh për Ballkanin: vendet që mbështesin paqen, stabilitetin dhe aleancat perëndimore shpërblehen me rol dhe besim. Kjo e veçon Shqipërinë pozitivisht nga vendet që ndjekin politika të paqarta dhe që pjellin tension. Ftesa rrit peshën ndërkombëtare të vendit, forcon aleancën me SHBA-të dhe e pozicionon Shqipërinë si një aktor të përgjegjshëm në skenën globale të paqes dhe të sigurisë. Në një botë të trazuar, Shqipëria fiton zë, rol dhe respekt.
Kush është më i përdorshëm ftohet i pari nga ata që ftesat i kanë perde pas të cilave bëhet humor me ngazëllinin e të ftuarve. Fluturoni dhe bëni ftesa për të fluturuar me...
hahahahahahhahahaha Cfare nuk ben njeriu i shkrete per buken e gojes.
Drejt e ke me ato pikat. Por ka dhe një “POR”: 1 Janë rreth 60 vende të ftuara. N.q.s. nuk paguan, vendin e ke vetëm për tre vjet.
Po , tre vjet të sigurta o Jani , pastaj varet nga Kryetari i Bordit , që edhe pa paguar të shton afatin ose jo . Po pse nuk e di Trampi që një miliard euro Shqipëria nuk i paguan dot kurrë ?
Dakord jam. Por po mendoja: Cilat do ishin komentet kur pas tre vjetësh Shqipëria të mos rizgjidhej?
Idiot! Trump-it nuk i intereson aspak paqja në botë. Sot e shprehu hapur me një letër drejtuar kryeministrit norvegjez. Për Trump është e rëndësishme vetëm Amerika dhe zgjerimi territoriale i saj. Nuk i intereson as NATO, as konflikti në Ukrainë dhe sigurisht as fati i palestinezëve të Gazës. Me një fjalë tha "kokat hëngërshi, unë (Amerika) do marrim çfarë dëshirojnë dhe Rusia të bëjë çfarë të dojë në kufijtë e saj me Europën"! Dhe ti kujton se Trump do shqetësohet për fatet e një vendi në Ballkan që quhet Shqipëri?!!!!!!! Prisni se do ju "ndihmojë" si dikur sulltanët, Musolini, Hitleri .....!
Po pse o Klimax , kush po thotë që do të na ndihmojë Amerika ? Askush nuk po thotë këtë . Kjo ftesë është një vlerësim për Shqipërinë dhe kryeministrin e ka të drejtë Çoçoli . Që nga gjithë Ballkani Perëndimor , morri ftesë vetëm Shqipëria , kjo do të thotë shumë , apo jo ?
Po mor po. Mundesi per kontakte eshte patjeter me vende dhe lidera te tjere. Por ne na ze tmerri se ky palloshi i gjate ngaqe eshte i kompleksuar ne europe dhe vuan nga kompleksi i inferioritetit, mbaron qe te ofroje cdo gje, sazan, himare, porto romano, etj etjm kujtdo arabi apo izraeliti apo amerikani apo turku ql ka ne dore ta mbaje ne pushtet. Ky paguan jo 1 miliarde dollare. Po ky i fal sazanin qe ben 1 trilion dollare trumpit vetem qe te rregullohet. Prandaj me mire mos dale se na felliqi ne bote e na falimentoi
Europa mund ra bojkotoje prej Groenlandes...Shqiperia nese do te hyje ne BE duhet te beje te njejten gje. Per Shqiperine kjo eshte luge bosh. Luge plot per mijera familje ishte pezullimi i green carte
Mesazhi per ballkanin ishte se Serbise nuk ju ndalua green carde o Cocoli....neve po. Pra ne ne fund ngopemi me ajer.
Tani, jo se dua me spekulluar, por spekullumi është argëtues. Me mendje them, mos i duhet ndonjë nder këtij Trumpit prapë nga Shqipëria ndaj po e kthen pllakën e gramafonit.
Unë them mos na ka ngatërruar prapë me Armeninë!
Si gjithmone dhe kete rradhe kemi fituar Nocin
E ka ftuar se perfiton nga gjatesia qe ka ?
Bravo Cocol ke shkruajtur gjera te verteta.jam dakort me sa shkruan ti.Ne si vend si popull fitojme ngs ftesa kundershtare te Ed Rames mos u merni fare me kete ftese kapuni ne tjera probleme,lereni kete kalojeni mire do ju beje. ..