Çeçua e ka biçakun ne dore: Lerjani duart e lira!

18 Janar 2026, 18:03Blog TEMA
Çeçua e ka biçakun ne dore: Lerjani duart e lira!

Nga Petro Koçi

Nese ne optiken amerikane Shqiperia do konsiderohej narkoshtet, si e pergojon opozita vendin e vet ne gjithe boten, atehere nuk do te kishte asnje shans qe Presidenti Trump te ftonte Kryeministrin Rama ne iniciativen e krijimit te Bordit per bashkeqeverisjen e Gazes.

Me kete rast fabula idiote e opozites, sipas te ciles Shqiperia krahasohej me Venezuelen dhe Rama do kishte fatin e Maduros perfundoi ne koshin e plehrave.

Opozita nuk e kupton se krijimi i iluzioneve politike ne opinionin publik sjell jo vetem deshtime te njepasnjeshme opozitarizmi, por bashke me to  derrmohen edhe kauzat e drejta qe lidhen me luften e ndershme ndaj korrupsionit.

Politika e ndershme qofte e maxhorances apo edhe e opozites duhet te perqendrohet ne mbeshtetjen e drejtesise se re, duke shmangur fenomenet kompromentuese qe shfaqen aktualisht ne zedhenien politike.

Rendesi paresore ka heqja dore nga gjyqi politik qe tentohet ti behet SPAK ut dhe GJKKO se, gjyq i cili perkthehet ne presion te drejtperdrejte ndaj pavaresise se ketyre institucioneve.

Nga ana tjeter duhet eleminuar standarti i dyfishte me te cilin operon politika ne trajtimin e rasteve konkrete me te cilat po merret dhe pandeh drejtesia. Kur pandehen kundershtare politike drejtesia qenkësh e mire dhe mbeshtetet me hov dhe pasion, kur pandehen nga krahu i vet partiak drejtesia vihet nen sulm. Kjo sjellje frikacake duhet te marre fund.

Nje dukuri tjeter e shemtuar eshte edhe abuzimi me pervetesimin politik te meritave te SPAK duke u sjelle si zedhenes apo si kolege qesharake te ketij institucioni.

Ka politikane te opozites sidomos, qe pozojne sikur po te mos ishin gjalle ata SPAK do te shuhej dhe do fitonin armiqte e korruptuar te prokurorise se posacme.

Drejtesia ka nevoje vetem per mbeshtetje, pa u hequr si pale me te dhe pa u sjelle armiqesisht me te.

Ne skenen e sotme politike maxhoranca jone ka me shume ne dore sesa opozita per te luftuar korrupsionin. Duhet nje reagim i vendosur ndaj rasteve te denoncuara publikisht per korrupsion. Shkarkimet per dyshime te besueshme korrupsioni nuk duhen neglizhuar, perkundrazi duhen aplikuar me guxim dhe vendosmeri. Korrupsionin nuk e lufton vetem drejtesia. Na duhet nje opinion publik aktiv, denoncues dhe veprues. Jo vetem duke eleminuar me vote te inkriminuarit e politikes, por duke çliruar mekanizmat demokratike qe garantojne pjesemarrjen e qytetarit ne bashkeqeverisje.

Megjithate fatmiresisht Çeçua e ka biçakun ne dore.

Lerjani duart e lira!

2 Komente

  1. K
    Korab Tomorri

    Z. Koci ne artikullin e mesiperm tha nje fjali lapidare : maxhoranca ka me shume ne dore se opozita per te luftuar korrupsionin. Por ndoshta zoteria i nderuar harroi te thoshte se opozita as nuk ka ne dore te beje korrupsion as ka ne dore te luftoje korrupsionin pasi eshte vetem mazhoranca qe e ben korrupsion dhe eshte po ajo qe ka ne dore te mos korruptohet. SPAK mund te luaje nje fare roli ne ndeshkimin e rasteve te vecanta por eshte krejt e pamundur te hetoje te gjitha rastet pasi krejt administrata publike eshte ne gare se kush te perfitoj me shume sipas mundesise qe u jep vendi i punes. Per te hetuar e ndeshkuar te gjitha rastet e korrupsionit SPAK duhet te kishte nje personel sa te administrates publike cka do te kerkonte me shume fonde se sa vete demet nga korrupsioni. Prandaj nese maxhoranca eshte e dakortesuar per tu korruptuar e per te pervetesuar fondet e pronat publikje nuk ka SPAK qe mund ta ndaloje. Fakti qe pas krijimit te SPAK korrupsioni eshte shumefushuar e verteton kete gje.

    Përgjigjjuni
    1. C
      C/A

      Ore Problemi qendron se ju ju duket vetja sikur jeni ju Mema e Shqipnis edhe keni te drejte ti nderroni burrat cdo nate -Por sa te drejta ka Nena(ps) ka edhe Burri(pd - opozita) pike de fakt de jure- Shqipnia eshte e te gjitheve shqiptareve punoni per te miren e popullit e mos beni tradhti me pronat e shqiptareve ...pike jo berrisha jo leshi shiko punen populi ju jep hakun

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje